}

NewsArticle

19/12/2012

Drejtori Smakiqi priti ne takim kryetarin e KLL-se al-Sagizli

Vushtrri, 18 dhjetor 2012 – Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Ismail Smakiqi, priti në takim një delegacion nga Libia i udhëhequr nga  Mustafa al-Sagizli, kryetar i Këshillit të Luftëtarëve Libianë. Drejtori Smakiqi i uroi përfaqësuesit e popullit libian për ndryshimet në vendin e tyre dhe për kalim të lehtë e të shpejtë të fazës së tranzicionit. Drejtori Smakiqi gjatë takimit e bërë një përshkrim së si funksionon Akademia që nga paslufta e deri më tani. Delegacioni nga Libia po ashtu u informua edhe për progresin e vazhdueshëm që po arrihet në Akademi si dhe për objektivat dhe prioritetet e saj që synohen të arrihen në të ardhmen. Drejtori Smakiqi po ashtu e ka njoftuar delegacionin për trajnimet dhe aktivitetet që zhvillohen në AKSP nga të gjitha  institucionet e sigurisë publike.
Me këtë rast Smakiqi tha se AKSP ka krijuar raportet të mira bashkëpunimi me të gjitha akademitë policore të vendeve të rajonit.
“Akademia e Kosovës për Siguri Publike është e gatshme të bashkëpunoi me të gjitha Akademitë që kujdesen për rendin dhe sigurinë e vendit”, tha Smakiqi.
Ndërsa përfaqësuesi i Këshillit të Luftëtarëve të Libisë dhanë një pasqyrë të zhvillimeve aktuale në Libi, të të arriturave pas revolucionit dhe sfidave me të cilat po përballen institucionet e reja në vendosjen e rendit e të ligjit në vend. Përfaqësuesi libian i cilësoi shumë të rëndësishme të arriturat e Kosovës, duke shfaqur interesimin për të marrë përvojën e saj në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe krijimin e infrastrukturës juridike. Në takim u shfaq interesimi për vendosjen e një bashkëpunimi afatgjatë ndërmjet dy vendeve.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

OSBE dhuron donacion për AKSP
OSBE dhuron donacion për AKSP

Vushtrri,  29 nëntor 2012 – Ambasadori i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me mision në Kosovë,  Jean Claude Schlumberger, sot vizitoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) ku u takua me Drejtorin e Përgjithshëm Ismail Smakiqi. Më këtë rast OSBE-ja dhuroi një sasi të pajisjeve për përkthim simulant donacion ky për AKSP-në.
Drejtor i Përgjithshëm Ismail Smakiqi  njoftoi ambasadorin Claude Schlumberger për aktivitetet dhe proceset nëpër të cilat po ecë Akademia. Ai po ashtu u njoftua edhe për projektin e binjakëzimit. Drejtori Smakiqi ka falënderuar OSBE-në për mbështetjen e dhënë Akademisë, ndërkohë që ka theksuar se përkrahja nga ky mision është shumë e nevojshme. “Duke i falënderuar për kontributin pres që ta kem edhe më tutje një bashkëpunim të ndërsjellët ashtu siç kemi pas deri më tani”, tha Smakiqi.
Nga ana tjerët, ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Jean-Claude Schlumberger, tha se ky donacion është një vazhdimësi e ndihmës që ka dhënë misioni i OSBE-së për institucionet e Kosovës, veçanërisht për Akademinë.
 

Lexo më shumë
Drejtori Smakiqi u takua me kadetët e rinj të Policisë së Kosovës
Drejtori Smakiqi u takua me kadetët e rinj të Policisë së Kosovës

Vushtrri, 15 janar 2013 – Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës (AKSP), Ismail Smakiqi, të martën u takua me kadetët e gjeneratës së 44 të Policisë së Kosovës. Gjatë  takimit drejtori Smakiqi i inkurajoj kadetët që ta kryejnë detyrën e tyre me ndershmëri, krenari dhe dinjitet.
Drejtori Smakiqi gjatë fjalimit të tij tha se AKSP ka bërë gjithçka që ka mundur, në mënyrë që trajnimi themelor të zhvillohet dhe të përfundojë me sukses të plotë. Ai tha se Akademia do të vazhdojë të kontribuoj në trajnimin e zbatueseve të ligjit, respektimit të rëndit dhe sigurisë në vend. Smakiqi  tha se ndjekja e mësimit në AKSP dhe trajnimet që zhvillohen i bën kadetët garantues të respektimit të rendit dhe ligjit në Republikën e Kosovës.

“Kjo është e vetmja mënyrë që shteti ynë të vazhdojë në plotësimin e standardeve ndërkombëtare si një shtet ligjor demokratik”, tha Smakiqi.  

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës