}

NewsArticle

19/06/2013

Cena mbrojti titullin e kampionit evropian

Vushtrri, 19 qershor – Instruktori i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Anton Cena edhe me tutje vazhdon ta mbajë titullin e kampionit evropian në judo.
Ai gjatë garave të  mbajtura në Parisë të Francës për herë të tretë ka marrë titullin kampion Evrope në kategorinë  66 kg M5.
 
“Luftën e parë kam luftuar  me francezin Bournhol i cili është  edhe zyrtarisht kampion bote i po kësaj kategorie për vitin 2012 në Amerike. Këtë e munda me ippon, 10 me 0. Pastaj kam pas betejën me kandidatin e dytë francezin  të cilin e munda pa vështirësi me ippon, 10 me 0. Ndërsa i treti ishte rusi të cilin po ashtu e munda”, tha Cena. Në finale Cena u ndesh me austriakun të cilin po ashtu e mundi 10 me 0 dhe u shpall kampion Evrope.

Ai tha se finalja ishte e lehte për të,  dhe pret që edhe garat tjera në judos  të fitoj  dhe ta zë vendin e parë.

“Tani me presin sfidat e radhës dhe atë kampionati botëror për polici që do të mbahet në Dublin të Irlandës ku shpresoj qe edhe atje të bëhem kampion bote për Polici dhe do ta ngriti flamurin shtetëror dhe atë të Policisë së Kosovës”, u shpreh Cena
Ai ka falënderuar të gjithë e posaçërisht Policinë e Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme për të qenë pjesëmarrës e pastaj edhe fitues në gara.
 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Në AKSP u mbajt Miniolimpiada për persona më aftësi të kufizuara
Në AKSP u mbajt Miniolimpiada për persona më aftësi të kufizuara

Vushtrri, 16 Qershor 2013 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), për dy ditë radhazi u mbajt Miniolimpiada tradicionale për të rinj me aftësi të kufizuara,“Kosova 2013”, ku morën pjesë më shumë se 450 të rinj. Në hapjen e Miniolimpiades morën pjesë presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi, shefi i OSBE-së në Kosovë, Jean-Claude Schlumberger, zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajdin Abazi, ambasadori i Anglisë Ian Cliff dhe zyrtar tjerë nga institucionet e Republikës së Kosovës.
 
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, në fjalimin e saj tha se vetë organizimi i Miniolimpiades tregon rëndësinë e përfshirjes dhe ofrimit të mundësive të barabarta për secilin anëtarë të shoqërisë sonë.

Më këtë rast presidentja Jahjaga ka falënderuar OSBE-në e po ashtu edhe Akademinë e Kosovës për Siguri Publike që siç tha ajo me kontributin e saj po arrin gjithnjë e më shumë të ndërtojë një shoqëri të sigurt dhe gjithëpërfshirëse.
“Pjesëmarrësit në këtë miniolimpiadë po tregojnë se me vullnet të fortë, mund të thyhen të gjitha barrierat dhe të tejkalohet çdo vështirësi”, tha Jahjaga.
 Ajo tha se institucionet e Kosovës janë duke punuar që të ndërtohet një shoqëri gjithëpërfshirëse, jo përjashtuese, që ofron mundësi të barabarta dhe i përgjigjet kërkesave dhe nevojave të të gjithë qytetarëve të saj pa dallime.
 Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi vlerësoj se Miniolimpiada është një nga aktivitetet më të rëndësishme që  zhvillohen në Akademi. 
Ai tha se Akademia është e gatshme çdo herë të përkrah dhe të ndihmojë çdo qytetarë të Kosovës.
“Akademia do të vazhdoi me përkushtim të përmbush misionin e saj, të ofroi të gjitha llojet e trajnimeve, e së shpejti edhe arsim të lartë, hulumtim dhe zhvillim për Agjencitë e Sigurisë Publike. Akademia edhe gjatë ditëve të Miniolimpiadës e dëshmoi vetën duke marrë pjesë vullnetarisht në të gjitha aktivitetet e Miniolimpiadës”, tha Smakiqi

Edhe ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Jean-Claude Schlumberger ka shprehur kënaqësinë e tij që Miniolimpiada po mbahet në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.
Ai tha se së çdo shoqëri është përgjegjëse që të luftojë paragjykimin, diskriminimin e në disa raste izolimin e personave me aftësi të kufizuar,
“Gara e sotme është për personat me dhe pa aftësi të kufizuara dhe jam i sigurt se shumë persona që nuk janë me aftësi të kufizuara, në fund do ta humbasin garën. Duhet të jemi mendje hapur, që mos t’i shohim personat  për atë çka nuk mund të bëjnë, por për atë çka mund të bëjnë dhe të sigurohemi që legjislacioni progresiv  anti-diskriminues i Kosovës të zbatohet plotësisht”, u shpreh Jean-Claude Schlumberger. Presidentja e Komitetit Para-
Olimpik të Kosovës, Njomza Emini tha se me qëllim që të kontribuojë në zhvillimin dhe ndërkombëtarizimin e sportit të personave me aftësi të kufizuara në Republikën e Kosovës, u themelua Komiteti Para-Olimpik i Kosovës.

“Ky Komitet bashkë me institucione të tjera organizon për të dymbëdhjetën herë me radhë mini-olimpiadën, e cila tashmë është bërë tradicionale dhe mbahet çdo vit në muajin qershor”, tha Emini.

Mini-olimpiada “Kosova 2013” është organizuar nga Komiteti Para-Olimpik i Kosovës dhe OPFAKOS “Prindi e Fëmiu”. Miniolimpiada e cila organizohet nga OPFAKOS, përmban aktivitete të ndryshme sportive si vrapim me karrocë, basketboll, hendboll, pikado shenjëtari etj.

Lexo më shumë
Në AKSP u mbajt takimi i pestë i Komitetit Drejtues për Projektin e Binjakëzimit
Në AKSP u mbajt takimi i pestë i Komitetit Drejtues për Projektin e Binjakëzimit

Vushtrri, 03 korrik 2013 – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike u mbajt takimi i pestë i Komiteti Drejtues i Projektit të Binjakëzimit, gjatë së cilit u bënë vlerësimi  i ecurisë së këtij projekti për tre mujorin e fundit. Gjatë këtij takimi u prezantua puna e deritashme e bërë nga ekspertet ndërkombëtarë si dhe bashkëpunëtoret vendor në realizimin dhe implementimin e këtij projekti.
Po ashtu nga të pranishmit u vlerësuar se, projekti i cili ka për qëllim përmirësimin e trajnimit bazik si dhe krijimin e programit të ri të studimeve të arsimit të lartë në nivel Bachellor, është drejt finalizimit.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët për kontributin e dhënë në realizimin e këtij projekti. Smakiqi tha se projekti është shumë i rëndësishëm për të gjitha agjensionet e sigurisë publike në Kosovë. “Akademia do të jetë e përkushtuar që në partneritet të plotë me të gjitha institucionet vendore me Komisionin Evropian si dhe me të gjithë akteret tjerë që ky projekt të përfundoj me sukses”, tha Smakiqi.
Kurse udhëheqësi i Projektit të Binjakëzimit, Anti Haikio tha se Akademia e Kosovës për Siguri Publike, është duke punuar në realizimin e një projekti mjaft të rëndësishëm. Ai tha se Akademia tashmë plotëson të gjitha kushtet që sistemi i arsimit këtu  të bëhet në nivel Bachellor.
Ekspertet e këtij projekti vlerësuan se bashkëpunimi i mirë me të gjithë partnerët ka bërë që projekti deri në këtë fazë të realizohet në mënyrën ma të mirë të mundshme .





 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës