}

NewsArticle

10/06/2013

U mbajt takimi i radhës i Bordit të Akademisë

Vushtrri, 10 qershor 2013 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, sot u mbajt takimi i radhës i Bordit, në të cilin morën pjesë kryeprokurori i Shtetit i cili njëherit është edhe kryesues Ismet Kabashi, Ismail Smakiqi drejtor i Përgjithshëm i AKSP-së, Naim Rexha zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës, Naim Huruglica drejtor i Doganave të Kosovës,  Resmi Hoxha drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Metije Ademi drejtoresh e Përgjithshme e Shërbimit Sprovues, Fadil Kodra Kryeshef Ekzekutiv i Agjencionit për Menaxhimin e Emergjencave si dhe Fitim Shishani Kryeshef Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës.
Gjatë këtij takimi u miratua Plani Vjetor i Punës së Bordit të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike për vitin 2013.
Qëllimi i këtij plani vjetor është përcaktimi i hapave kryesorë të cilët i ndërmerr Bordi gjatë këtij viti, me qëllim të kryerjes së përgjegjësive, në mënyrë që nëpërmes vendosjes së standardëve dhe politikave të trajnimit dhe edukimit, pjesëtarët e institucioneve të sigurisë publike të jenë sa më të përgatitur  në mënyrë profesionale dhe sipas standardeve ndërkombëtare të pranuara, që të ju bëjnë ballë të gjitha sfidave në fushën e sigurisë publike.
Ky plan i punës paraqet prioritetet e Bordit të Akademisë dhe jep përmbledhje të aktiviteteve të planifikuara për realizimin e synimeve.

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Në MPB u mbajt ceremonia e hapjes së Zyrës Koordinuese për Forumet e Sigurisë
Në MPB u mbajt ceremonia e hapjes së Zyrës Koordinuese për Forumet e Sigurisë

Prishtinë, 31 maj 2013 - Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt ceremonia e hapjes së Zyrës Koordinuese për Forumet e Sigurisë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.

Në këtë ceremoni morën pjesë: ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, menaxheri i Programit të
Departamentit të Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara në Kosovë (ICITAP), Darrel Hart, drejtori i Përgjithshëm i AKSP-së, Ismail Smakiqi, kryesuesi i misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Jean-Claude Schlumberger, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë vendorë dhe ndërkombëtarë.

Ministri Bajram Rexhepi theksoi se hapja e Zyrës Koordinuese për Forumet e Sigurisë  synon zbatimin e suksesshëm të Strategjisë për policinë në bashkësi, e cila është në përputhje me Planin Zhvillimor Strategjik të PK-së 2011-2015.

“Kjo zyrë do të koordinojë punën e mëtejshme të mekanizmave të sigurisë në bashkësi në Kosovë dhe do të krijojë mjedis edhe më të sigurt për jetesë, për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, tha ministri Rexhepi.

Menaxheri i programit të ICITAP-it, Darrel Hart, tha se përmes programit të Policisë në Komunitet, ICITAP hartoi programin për Ekipet Vepruese për Siguri në Bashkësi (EVSB) qysh para dhjetë vjetësh.

“Tashmë janë 34 EVSB të themeluara të cilat kanë për qëllim që të identifikohen problemet e sigurisë në komunitet siç janë: ndalimin e rasteve të dhunës nëpër shkolla, përdorimit të drogës, parandalimit të vetëvrasjes, parandalimit të keqtrajtimit të fëmijëve dhe dhunës familjare, etj.”, tha Hart.

Ndërsa ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Jean-Claude Schlumberger u shpreh i kënaqur me themelimin e kësaj zyre, e cila sipas tij tregon përpjekjet për të ndihmuar institucionet e Republikës së Kosovës që lidhen me zhvillimin dhe sigurinë në bashkësi.
 
Organizimi i forumeve të sigurisë është në tri nivele. Në nivelin bazë janë Komitetet  Lokale për Siguri Publike dhe Ekipet Vepruese për Siguri në Bashkësi, në nivelin komunal janë Këshillat Komunale për Siguri në Bashkësi dhe në nivelin e lartë është Grupi drejtues për implementimin e Strategjisë për Siguri në Bashkësi.
 

Lexo më shumë
Instituti i Krimeve Ekonomike tash e tutje do të funksionojë në kuadër të AKSP-së
Instituti i Krimeve Ekonomike tash e tutje do të funksionojë në kuadër të AKSP-së
Vushtrri, 10 qershor 2013 - Vushtrri, 10 qershor – Institutit i Krimeve Ekonomike tash e tutje do të funksionojë në kuadër të Akademisë së Kosovës për Siguri Publik (AKSP), kjo u bë më vendim të Bordit të AKSP-së gjatë një takimi që pati sot në të cilin mori pjesë edhe zëvendës ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Kelly Degnan dhe zyrtarët e Departamentit të Thesarit Amerikan.
Të gjitha trajnimet që kanë të bëjnë më luftimin e krimit ekonomike do të mbahen në AKSP. Qëllimi kryesor i këtij Instituti është përgatitja  e zyrtarëve për luftimin e krimit ekonomik, identifikimin dhe konfiskimin e aseteve, luftimin e shpëlarjes së parave, korrupsionin dhe ikjes së tatimeve.
Zv/ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë Kelly Degnan, duke thënë se Ambasada Amerikane do ta mbështet fuqishëm Akademinë e Kosovës për Siguri Publike theksoj se ky Institut ka për qëllim luftimin e krimeve ekonomike.
Degnan tha se Instituti i Krimeve Ekonomike është mjaftë i rëndësishëm për Kosovën pasi që të gjithë pjesëtarët e sigurisë publike janë të obliguar ta luftojë krimin ekonomik dhe pastrimin e parave.
“Këto janë probleme globale e natyrisht që as Kosova nuk bënë përjashtim nga kjo, por SHBA është e interesuar që ta ndihmojë Qeverinë e Kosovës në këtë drejtim”, tha Degnan duke shtuar se Kosova ka shënuar përparimin në luftimin e krimit ekonomik.
“Lufta kundër krimit ekonomik mundë të bëhet vetëm përmes bashkëpunimit”, tha ajo.
Kurse Drejtori i Drejtorisë së Trajnimeve të Specializuar dhe të Avancuara në Policinë e Kosovës, Akrem Rraci, tha se në kuadër të këtij instituti janë të certifikuar trajnerët nga agjensionet e sigurisë publike, si Policia e Kosovës, Dogana e Kosovës, Agjensioni Tatimor i Kosovës, Njësia Financiare e Inteligjencës etj.
Rraci tha se këta zyrtarë janë certifikuar nga Departamenti i Thesarit Amerikan.
“Deri me tani këto trajnime janë mbajtur në Prishtinë, ndërsa tash e tutje këto trajnime do të mbahen në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike nga Instituti në fjalë”, tha Rraci.
Ndërsa Gary Hyde këshilltarë i Krimeve Ekonomike në Thesarin Amerikan i cili foli rreth funksionimit të këtij institutit tha se funksionimi i një instituti të tillë është shumë i nevojshëm për liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.
Rolin kryesor për fuqizimin e Instituti për Krime Ekonomike e ka Departamenti i Thesarit Amerikan.

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës