}

NewsArticle

19/07/2013

Medalje dhe mirënjohje për Instruktoret e Policisë së Kosovës

Vushtrri, 19 korrik 2013 -  Në paradën e mëngjesit e cila organizohet çdo dit në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike nga nënkolonel Driton Zaberxha dhe instruktoret sot u shpërndan medalje dhe mirënjohje për 12 Instruktorët e Policisë së Kosovës, “Shërbim më Besnikëri”.
Me vendim të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni, janë dekoruar instruktorët policorë të cilët i kanë kryer me sukses detyrat dhe përgjegjësit në trajnimin sa më profesional të zyrtarëve policorë si dhe shërbim me besnikëri, shembullorë dhe të jashtëzakonshëm.
Në ceremoninë e ndarjes së medaljeve dhe mirënjohjeve morën pjesë, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, Drejtori për Trajnime Mandatore nënkolonel Driton Zabergja, Këshilltari nga ICITAP David Snodgrass dhe Instruktorë të Policisë së Kosovës pran Akademisë.
Medalje dhe mirënjohje, shërbim më besnikëri u ndanë për: Major Olga Stefanovic, Kapiten Milaim Fejzullahu, Toger Reshat Bugaçku, Toger Xhemajl Sallahu, Rreshter Avni Deliu, instruktorët policorë Arian Xhema, Mukadese Gogolli, Adnan Fejza, Basri Islami, Qerim Spahiu, Isuf Shabani, Xhavit Sinani dhe Ruzhdi Hoxha të cilët për dhjet vite kryen shërbim të devotshëm në Policinë e Kosovës, standarde të larta të shërbimit dhe profesionalizmit policorë, etikë të pastër dhe përkushtim të lartë ndaj popullit të Kosovës.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Kadetët e gjeneratës së 45-të vizituan IPK-në
Kadetët e gjeneratës së 45-të vizituan IPK-në

Vushtrri, 18 korrik 2013 - Në një organizim të veçantë, Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) bëri sot pritjen e mbi 40 kadetëve të gjeneratës së 45-të dhe stafit të AKSP-së.
Në këtë vizitë përveç kadetëve të Policisë së Kosovës dhe atyre të Inspektoratit Policor të Kosovës morën pjesë edhe dy zëvendës ministra të MPB-së z. Izmi Zeka dhe Sasha Rashiq, Drejtori i AKSP-së z. Ismail Smakiqi, drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave z. Fadil Kodra, përfaqësues nga ICITAP-i amerikan, përfaqësues nga EULEX-i etj.
Gjatë vizitës kadetët morën njohuri shtesë për rolin dhe misionin e Inspektoratit Policor të Kosovës. Në një fjalë rasti, zëvendës ministri i MPB-së z.Izmi Zeka falënderoi IPK dhe AKSP për realizimin e një vizite të tillë:“Inspektorati Policor i Kosovës, për një kohë të shkurtër ka arritur të krijoj mbështetje të gjerë të qytetarëve dhe ka treguar rezultate të dukshme në luftimin e dukurive negative brenda Policisë. Ne e urojmë  menaxhmentin e Inspektoratit Policor të Kosovës, që  duke marr parasysh punën specifike që ka,  ka gjetur kohë dhe ka  bërë të mundur kadetëve një vizitë kaq mirë të organizuar”- theksoi ndër të tjera z. Zeka.
Edhe Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së, z.Fitim Shishani falënderoi stafin e AKSP-së dhe kadetët në veçanti për realizimin e kësaj vizite:
“ Ju keni një mundësi shtesë që krahas ligjëratave në akademi të merrni njohuri shtesë për rolin dhe misionin e Inspektoratit Policor të Kosovës. Ne e dimë që roli i juaj është i një rëndësie të veçantë për sigurinë e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe mendoj se kjo vizitë do të ndikoj në ngritjen e profesionalizmit tuaj” – theksoi para kadetavë dhe të pranishmëve ndër të tjera z. Shishani.
Edhe Drejtori i Përgjithshëm i AKSP-së z. Ismail Smakiqi duke folur për rëndësinë e kësaj vizite theksoi se Akademia e Kosovës për Siguri Publike do të vazhdoj me trajnimet profesionale themelore, të specializuara dhe njëkohësisht të themelohet arsimi i lartë në fushën e sigurisë publike:
“Institucionet e Sigurisë Publike të Kosovës kanë nevojë për personel të aftë, profesional, të paanshëm, të trajnuar dhe të arsimuar, të respektoi të drejtat e njeriut, të gatshëm të ballafaqohen me detyrat e përditshme me qëllim të ruajtjes të rendit publik dhe sigurisë të qytetarëve të vendit tonë. Qytetarët e Kosovës dhe shtetet mike do të vazhdojnë të investojnë në trajnimin dhe arsimimin tuaj. Këtë investim më së miri do ta ktheni duke shërbyer profesionalisht dhe me nderë.” – theksoi ndër të tjera z.Smakiqi duke ju drejtuar kadetëve. Si pjesë këtij organizimi, gjatë vizitës në Inspektoratin Policor të Kosovës kadetët ndoqën edhe prezantime të shkurtra nga tre drejtorë të departamenteve duke përfshirë atë të hetimeve, inspektimeve dhe analizës së informacionit.
Vizita përfshiu edhe pamjen vizuale të disa nga pajisjet e IPK-së që përdoren për çështje operative hetimore e që janë pranuar si donacion nga ICITAP-i amerikan si dhe një nga dhomat e intervistimit të pajisur me pajisje moderne.
 

Lexo më shumë
Përfunduan garat sportive në Akademi
Përfunduan garat sportive në Akademi

Vushtrri, 19 korrik 2013- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike përfunduan garat sportive të cilat u organizuan në disiplina të ndryshme si në basketboll, pingpong dhe hendboll. Pjesëmarrës të këtyre garave ishin kadetët e gjeneratës së 45-të të Policisë së Kosovës dhe inspektoratit si dhe stafi i Akademisë.
Vendin e pare në volejboll a zuri klasa “A”, vendi e dytë  klasa “D” dhe vendin e tret klasa “C”. Në Basketboll vendin e parë e zuri klasa E, vendin e dytë klasa “D” dhe vendin e tret klasa “A”, ndërsa në pingpong vendin e parë e zuri, Salih Gjyshinca nga stafi i Akademisë, vendin e dytë Ivan Staletovic kadet i klasës “A”, dhe vendin e tret, Ilir Selimi kadet i klasës “A”.
Kupat dhe shpërblimet u ndan në paradën e mëngjesit e cila organizohet çdo ditë nga nënkolonel Driton Zabergja Drejtor i Trajnimeve Mandatore dhe instruktorët.
 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës