}

NewsArticle

29/07/2013

Drejtori Smakiqi priti në takim ish - luftëtarët nga Libi

Vushtrri, 29 korrik 2013 – Akademia e Kosovës për Siguri Publike është bërë shembull për të mirë, jo vetëm brenda Kosovës, por edhe jashtë saj, për marrjen e përvojave se si duhet të funksionoj një institucion i sigurisë. Komisioni për Çështje të Luftëtarëve nga Libia i përbërë prej 15 personave të cilën kanë qenë ish - luftëtarë në Libi sot vizituan Akademinë ku u pritën nga Drejtori i Përgjithshëm, Ismail Smakiqi. Qëllimi i vizitës së tyre ishte që të fitojnë përvoja se si duhet të funksionojë një institucion i sigurisë publike. Drejtori Smakiqi e informoi delegacion lidhur me trajnimet, aktivitete, misionin dhe vizionin e Akademisë. Ai  foli  edhe për procese të rëndësishme të cilat ka kaluar Akademia nga themelimi e deri më tani, si dhe për ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë partneret ndërkombëtar në themelimin e këtij institucioni.
Smakiqi tha se Akademia me punën dhe trajnimin e pjesëtarëve të sigurisë publike të të gjitha agjencioneve në vend duke i përfshirë të gjitha komunitet është shembull i tolerancës ndëretnike si dhe i respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut.

Drejtori Smakiqi i informoi zyrtarët nga Libia edhe për projektin e binjakëzimit që ka për qëllim themelimin e programit studimor të arsimit të lartë.

Ndërkaq ish–luftëtarët libianë u njoftuan më për së afërmi me aktivitetet e Akademisë. Në veçanti shprehën interesin e tyre për trajnimet e specializuara. Ata po ashtu u interesuan edhe rreth programit se si bëhet demobilizimi, çarmatimi dhe riintegrimi i personave ushtarakë dhe inkuadrimi i tyre në institucione.
 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Përfundoi mandatin e tij në Akademi David Snodgrass
Përfundoi mandatin e tij në Akademi David Snodgrass

Vushtrri, 19 korrik 2013 - Në një ceremoni të veçantë të organizuar në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike përfundoi mandatin Këshilltari nga ICITAP  David Snodgrass.
Për nderë të punës dhe angazhimit në ngritjen e kapaciteteve të Akademisë si dhe zhvillimin e trajnimeve sa më profesionale për agjencionet e sigurisë në Akademi, David Snodgrass u ftua edhe në paradën e mëngjesit e cila organizohet çdo ditë nga nënkolonel Driton Zabergja Drejtor për Trajnime Mandatore dhe instruktoret pran Akademisë.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, theksoi se parada sot është e veçantë sepse nga sot David Snodgrass, këshilltarë rezidentë në Akademi nga ICITAP, pas pesë viteve të shërbimit në Kosovë kthehet në vendlindjen e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Akademia dhe të gjitha Agjencionet e Sigurisë Publike gjithmonë do të jenë mirënjohës për kontributin e jashtëzakonshëm në mësimet dhe trajnimet që i keni ofruar për zbatuesit e ligjit në Kosovë.
 Ndërsa David Snodgrass tha se ndihet i lumtur dhe i privilegjuar që për këto pesë vite ka shërbyer në Republikës e Kosovës konkretisht për zbatuesit e ligjit e që ka shumë rendësi në ruajtjen e paqes dhe sigurisë së përgjithshme për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. ICITAP edhe më tutje do të vazhdojë të jetë partner i Akademisë duke dhënë kontributin e sajë në ngritjen e kapaciteteve dhe trajnimeve tha Snodgrass. Gjithashtu edhe nënkolonel Driton Zabergja falënderoi David Snodgrass për kontributin e dhënë në Akademi si dhe i ka uruar suksese dhe punë të mbarë në vendin e tij.
 

Lexo më shumë
Kadetët e Akademisë Ushtarake nga Ajova vizituan AKSP-në
Kadetët e Akademisë Ushtarake nga Ajova vizituan AKSP-në

Vushtrri, 01 gusht 2013 – Kadetët e Akademive Ushtarake nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), konkretisht nga Ajova dhe kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) vizituan Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) ku u priten nga Drejtori i Përgjithshëm Ismail Smakiqi. Qëllimi i vizitës ishte që të njihen më për se afërmi me aktivitetet dhe trajnimet që zhvillohen në Akademi.
Drejtori Smakiqi gjatë takimit i informoi kadetët për historikun e Akademisë. Po ashtu kadetët u njoftuan edhe për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon institucioni ynë.
Smakiqi gjatë këtij takimi falënderoi SHBA-në për ndihmën e vazhdueshme që po i bënë Kosovës dhe vlerësoi lartë kontributin e tyre që kanë dhënë në ndërtimin dhe ngritjen e institucioneve të sigurisë e në veçanti për Akademinë.
Ai tha se bashkëpunimi dhe ndihma e  SHBA-ve është e nevojshme për vendin tonë, ndërkohë shfaqi shpresën se bashkëpunim me SHBA-të do të vazhdojë edhe me tutje.
Kadetët e Akademive Ushtarake nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke qendëruar në Kosovë konkretisht në kazermat e Forcës së Sigurisë  të Kosovës. SHBA-ja, ka dërguar 30 kadetë dhe instruktor të gjuhës angleze të cilët gjatë qëndrimit në Kosovë do të punojnë me 66 pjesëtarë të FSK-së, më qëllim të zgjerimit të njohurive dhe komunikimit në gjuhën angleze.
 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës