Lajmet
Lajmet
Akademia nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Institutin e Trajnimeve të Shërbimeve të Burgut dhe Sprovues dhe Universitetin Laurea të Shkencave të Aplikuara të Finlandës
Në kuadër të vizitës zyrtare në Finlandë Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi nënshkroi marrëveshje për bashkëpunim reciprok ndërmjet Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Institutit të Trajnimit të Shërbimeve të Burgut dhe Sprovues (RSKK), dhe Universitetit Laurea të Shkencave të Aplikuara të Finlandës.
Qëllimi i marrëveshjes është krijimi i bashkëpunimit afatgjatë dhe të qëndrueshëm ndërmjet tri institucioneve për të përkrahur objektivat e tyre strategjike në fushat e trajnimit, arsimit të lartë, hulumtimit, zhvillimit si dhe në marrëdhëniet me publikun.
Ndër të tjerash vlen të përmendet se ekspertët nga RSKK dhe Laurea të Finlandës, kanë qenë pjesë e stories së suksesshme në implementimin e projektit të binjakëzimit, Përmirësimi i arsimit në sektorët e rendit dhe sigurisë publike në Kosovë (KS 09 IB JH 01), financuar nga Komisioni Evropian me 1.5 milion euro dhe implementuar gjatë periudhës 2012-2014 nga shtetet anëtare Finlanda dhe Estonia me çrast rezultoi në themelimin e arsimit të lartë në fushën e sigurisë publike në AKSP.
Në kuadër të prioriteteve bazuar edhe në Strategjinë Zhvillimore të AKSP-së 2014-2018 Akademia e Kosovës për Siguri Publike ka bërë një hap tutje drejt ndërkombëtarizimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
Publikohen rezultatet për pranimin e studentëve në Fakultetin e Sigurisë Publike
Vushtrri, 03 shtator 20015 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) u publikuan rezultatet e afatit të dytë për pranimin e studentëve në Fakultetin e Sigurisë Publike për vitin e parë akademik.
Listën e rezultateve të zyrtarëve të cilët kanë aplikuar për studime në Fakultetin e Sigurisë Publike e gjeni më poshtë.
Kandidatët të cilët nuk janë të kënaqur me rezultatet mund të paraqesin ankesë pran Komisionit të Ankesa në Akademi nga data 04.09.2015 deri me datën 06.09.2015 ora 16:00.
Rezultatet Preliminare
Rezultatet Preliminare - Origjinal
Vazhdohet konkursi deri me datën 28 gusht
Vushtrri, 24 gusht 2015 Konkursi për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore bachelor në vitin akademikë 2015/2016 i hapur me datën 19.08.2015 gusht do të vazhdojë deri më datën 28 të këtij muaj në ora 16:00. Kështu u vendos sot në mbledhjen e mbajtur nga Keshilli i Fakultetit në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.
Ndërsa provimi pranues mbahet më datën 02.09.2015 duke filluar nga ora 10:00, kurse rezultatet publikohen me datën 03.09.2015.
Kandidatët të cilët nuk janë të kënaqur me rezultatet mund të paraqesin ankesë pran Komisionit të Ankesa në Akademi nga data 04.09.2015 deri me datën 06.09.2015 ora 16:00.
Të drejtë aplikimi kanë vetëm zyrtarët e institucioneve të sigurisë publike si; Policia e Kosovës (PK), Dogana e Kosovës (DK), Shërbimi Korrektues i Kosoves (SHKK), Agjencioni i Menaxhimit të Emergjencave (AME), Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) dhe Shërbimi Sprovues (SHS).
Për më shumë informata klikoni këtu:
Konkursi: KONKURS_Shqip_2408.pdf
Aplikacioni: Aplikacion
Manuali për provim pranues: Manuali per provim pranues
U hap konkursi për pranimin e studentëve në vitin e parë akademik 2015/2016
Vushtrri 19 gusht 2015 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, u hap konkursi për afatin e dytë, për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore bachelor, në Fakultetin e Sigurisë Publike, për vitin akademikë 2015/2016. Të drejtë aplikimi kanë vetëm zyrtarët e institucioneve të sigurisë publike si; Policia e Kosovës (PK), Dogana e Kosovës (DK) , Agjencioni i Menaxhimit të Emergjencave (AME), Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) dhe Shërbimi Sprovues (ShS).Studentët të cilët kanë konkurruar në afatin e parë dhe nuk janë pranuar, e të cilët dëshirojnë të konkrrojnë edhe në afatin e dytë, nuk kanë nevojë të dorëzojnë dokumente shtesë. Ata nuk kanë nevojë të sjellin dokumente, përveç plotësimit të aplikacionit!
Për më shumë informata klikoni këtu:
Konkursi: KONKURS.pdf
Aplikacioni: Aplikacion
Manuali për provim pranues: Manuali per provim pranues
Publikohen rezultatet për pranimin e studentëve në Fakultetin e Sigurisë Publike
Vushtrri, 30 korrik 20015 - Në Fakultetin e Sigurisë Publike i cili është në kuadër të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike për afatin e parë të konkursit të shpallur më datën 02.07.2015, për pranimin e studentëve në vitin akademik 2015/2016, pas mbajtjes së provimit pranues më datën 27.07.2015, u shpallën rezultatet e arritura:Listën e rezultateve të zyrtarëve të cilët kanë aplikuar për studime në Fakultetin e Sigurisë Publike e gjeni më poshtë.
Klikoni ketu: Lista e Rezultateve
Në Akademi u mbajt provimi pranues për zyrtar të sigurisë publike
Vushtrri, 27 korrik 2015 - Më shumë se 200 zyrtarë të agjencioneve të sigurisë publike iu nënshtruan provimit pranues në vitin e parë akademik 2015/2016, në Fakultetin e Sigurisë Publike.
Të drejt aplikimi kanë pasur të gjithë ata zyrtarë që janë të punësuar në institucionet e sigurisë si Policinë e Kosovës, Shërbimin Korrektues të Kosovës, Dogana e Kosovës, Agjensionine Menaxhimit të Emergjencave, Shërbimin Sprovues të Kosovës dhe Inspektoratit Policor të Kosovës.
Në Fakultetin e Sigurisë Publike këtë vit do të pranohen 69 studentë të cilët do ti vijojnë studimet në fushën e sigurisë.
Filloi trajnimi themelor i gjeneratës se 40- të të Shërbimit Korrektues të Kosovës
Vushtrri, 27 korrik 2015 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot filloi trajnimi bazik i gjeneratës së 40-të të Shërbimit Korrektues të Kosovës. Kjo gjeneratë numëron gjithsej 25 pjesëtar.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi iu uroi mirëseardhje në Akademi dhe shprehu gatishmërinë e përkrahjes deri në përfundim të trajnimit për të gjithë pjesëmarrësit.
Pjesa teorike e trajnimit do të mbahet në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike ndërsa pjesa praktike në institucionet ku ata do të punojnë. Trajnimi bazik do të zgjasë 16 javë.
Akademinë sot e vizitoi Presidenti i Seksionit të ANP-së së San Franciskos Calvin Chow
Vushtrri, 24 korrik 2015 - Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot e vizitoi Presidenti i Seksionit të Asociacionit Ndërkombëtar të Policisë së San Francikos Calvin Chow, i cili ishte i shoqëruar nga Uliks Gjonaj Instruktorë në disiplinën krav maga.
Delegacioni u prit nga Drejtori i Përgjithshëm Ismail Smakiqi, nënkolonel Akrem Racaj si dhe menaxhmenti i lartë i Akademisë.
Drejtori Smakiqi gjatë këtij takimi foli për strukturën organizative të Akademisë, hapjen e Fakultetit të Sigurisë si dhe rreth trajnimeve të cilat mbahen në Akademi nga agjencionet e sigurisë publike.
Drejtori Smakiqi tha se partneriteti i pandërprerë i Akademisë me institucionet dhe Agjencitë ndërkombëtare të trajnimeve, ka bërë që Akademia të jetë e njohur ndërkombëtarisht si institucion i besueshëm dhe profesional për ofrimin e trajnimeve për Agjencitë e Sigurisë Publike.
Gjithashtu gjatë këtij takimi dhe nënkolonel Akrem Racaj para të pranishmëve bëri një prezantim rreth organizimit të brendshëm të Policisë së Kosovës.
Qëllimi i këtij takimi ishte bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave në mes të Asociacionit Ndërkombëtar të Policisë së San Francikos dhe Akademisë së Kosovës për Siguri Publike.
Filloi zbatimi i programit të intershipit
Vushtrri, 21 korrik 2015 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), filloi se zbatuari programi i intershipit. Studentët e Fakultetit të Sigurisë Publike që nga data 20 korrik 2015 kanë filluar praktiken nëpër agjencionet e sigurisë publik. Gjatë një takimi që u mbajt sot ku morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi, stafi akademik i Fakultetit të Sigurisë Publike, studentët e këtij fakulteti si dhe mentorët e agjencioneve të sigurisë, u diskutua rreth të arriturave dhe zbatimit të programit studimor bachellor në mënyrë teorike, si dhe rreth fillimit të praktikës studimor nga ana e studentëve. Periudha e parë e praktikës se studentëve do të zgjatë nëntë javë.
Programi studimor bachellor i sigurisë publike në Akademinë e Sigurisë Publike zgjatë katër vjet dhe ka 240 kredi, ku një e treta e këtij programi përbëhet nga pjesa praktike.
Ndryshe Fakulteti i Sigurisë Publike i cili është në kuadër të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike është hapur në vitin 2014 dhe viti i parë akademikë 2014/2015 ka filluar më 15 tetor 2014, ku janë duke ndjekur studimet 69 pjesëtarë të sigurisë publike në programin studimor bachellor në fushën e sigurisë.
Vazhdohet konkursi deri me datën 22 korrik
Vushtrri, 14 korrik 2015 Konkursi për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore bachelor në vitin akademikë 2015/2016 i hapur me datën 01.07.2015 korrik do të vazhdojë deri më datën 22 të këtij muaj në ora 16:00.
Ndërsa provimi pranues mbahet më datën 27.07.2015 duke filluar nga ora 10:00, kurse rezultatet publikohen me datën 31.07.2014.
Kandidatët të cilët nuk janë të kënaqur me rezultatet mund të paraqesin ankesë pran Komisionit për Ankesa në Akademi nga data 03.08.2015 deri me datën 05.08.2015 ora 16:00
Të drejtë aplikimi kanë vetëm zyrtarët e institucioneve të sigurisë publike si; Policia e Kosovës (PK), Dogana e Kosovës (DK), Shërbimi Korrektues i Kosoves (SHKK), Agjencioni i Menaxhimit të Emergjencave (AME), Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) si dhe Shërbimi Sprovues i Kosovës (SHSK).
Për më shumë informata klikoni këtu:
Konkursi: http://www.aksp-ks.net/KONKURS.pdf
Aplikacioni : http://www.aksp-ks.net/Aplikacion.pdf
Manuali për provim pranues: http://www.aksp-ks.net/Manuali_per_provim.pdf
U hap konkursi për pranimin e studentëve në Fakultetin e Sigurisë Publike për vitin akademik 2015/2016
Vushtrri, 1 korrik 2015 Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, u hap konkursi për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore bachelor, në Fakultetin e Sigurisë Publike, për vitin akademikë 2015/2016. Të drejtë aplikimi kanë vetëm zyrtarët e institucioneve të sigurisë publike si; Policia e Kosovës, Dogana e Kosovës , Agjencioni i Menaxhimit të Emergjencave, Inspektorati Policor si dhe Shërbimi Sprovues.
Për më shumë informata klikoni këtu:
Konkursi: http://www.aksp-ks.net/KONKURS.pdf
Aplikacioni : http://www.aksp-ks.net/Aplikacion.pdf
Manuali për provim pranues: http://www.aksp-ks.net/Manuali_per_provim.pdf