}

NewsArticle

19/10/2016

Promovohet libri “Lidershipi në Policinë e Shtetit” i autorit dr.sc Bilbil Memaj

Vushtrri, 18 Tetor 2016 – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot u promovua  libri “Lidershipi në Policinë e Shtetit – rasti i Shqipërisë”,  të autorit dr.sc i shkencave Bilbil Memaj, i cili është Drejtor  i Përgjithshëm i Akademisë së Sigurisë në Shqipëri.

Ceremoninë e promovimit e hapi Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike  Ismail Smakiqi, i cili falënderoi autorin e librit Memaj për  pranimin e ftesës që kjo ngjarje të mbahet në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.

Drejtori Smakiqi çmoi lartë personalitetin e Memajt, drejtuesin e dikurshëm të Policisë së Shtetit, i cili për dy vite në funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Sigurisë,  punoi në reformimin e sistemit të arsimit policor gjegjësisht, avancimin e kursit themelor për polici, programin Studimor në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit, programin Studimor Bachelor, programet e Studimeve Master Profesional dhe Master Shkencor.

Në promovimin e librit morën pjesë ambasador i Republikës së Shqipërisë në  Kosovë, Qemal Minxhozi, zëvendësministër i  Punëve të Brendshme,  Nehat Mustafa, oficer të lartë të policisë së shtetit në krye me zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të Sigurisë Publike ne Policinë e Shtetit, Altin Qato si dhe oficer të lartë të Policisë së Kosovës në krye me Drejtorin e Departamentit për Hetime  Riza Shillova. Gjithashtu në promovim morrën pjesë edhe mësimdhënësit e Fakultetit të Sigurisë, student dhe personeli udhëheqës i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike.

Zëvendësministër  Mustafa vuri theksin në nevojën e përkrahjes të dyja Akademive në avancimin e trajnimeve dhe arsimimit të lartë me qëllim të ngritjes së kapaciteteteve të policive të dy shteteve dhe agjencive tjera të zbatimit të ligjit. Ai u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin e akademive duke përfshirë trajnimin e njësisë së motoçikletave, i cili aktualisht është duke zhvilluar në Akademi.
“Mund të themi se Akademia e Kosovës për Siguri Publike dhe Akademia e Sigurisë së Shqipërisë  janë shembull  i bashkëpunimit edhe për institucionet tjera”,  u shpreh Mustafa.

Kurse ambasadori  i Republikës së Shqipërisë në  Kosovë,  Qemal Minxhozi, falënderoi drejtorin Smakiqi për ftesën dhe përgëzoi  Memaj për librin. Më këtë rast ambasadori Minxhozi lavdëroi punën e Memaj gjatë gjithë karrierës së tij.

Në vazhdim për librin vlerësime u  dhanë edhe  nga  Riza Shillova, drejtor i Departamentit për Hetime, shefi i Sektorit të Trajnimeve në Policinë e Shtetit Besnik Bakiu, dhe Bejtush Gashi,  profesor në Fakultetin e Sigurisë Publike pranë Akademisë.

Në fund të kësaj ngjarje autori i librit Bilbil Memaj, falënderoi Akademinë për organizimin e kësaj ceremonie dhe të gjithë ata të cilët janë të angazhuar për realizimin e kësaj ngjarje. Autori  Memaj  në fund të ceremonisë shpërndau libra falas për të pranishmit si dhe dhuroi dhjetë ekzemplar për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike dhe pesë ekzemplar për Bibliotekën  Kombëtare të Kosovës.




 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Pjesëtarët e Policisë së Republikës së Shqipërisë trajnohen në Akademi
Pjesëtarët e Policisë së Republikës së Shqipërisë trajnohen në Akademi

Vushtrri, 18 tetor 2016-Me rastin e trajnimit të pjesëtarëve të Policisë së Shqipërisë,  Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot e vizitoi ambasadori i Republikës së Shqipërisë Qemal Minxhozi, zëvendësdrejtori i Policisë së Shqipërisë Altin Qato, dhe drejtori i Akademisë së Sigurisë së Shqipërisë Bilbil Memaj.

 

Me këtë raste të pranishëm  ishin edhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme Nehat  Mustafa, drejtori i Departamentit  për Hetime në Policinë e Kosovës Riza Shillova si dhe zyrtar të lartë nga institucionet e vendit. Të pranishmit u priten nga Drejtori i Përgjithshëm Ismail Smakiqi dhe menaxhmenti i lartë i Akademisë.

 

Gjatë këtij takimi ata vizituan  poligonin ku po trajnohen pjesëtarët e Policisë së Shqipërisë me motoçikleta, ti cilet përmes prezantimeve nga instruktoret u informuan lidhur me pjesën praktike ku pjesëtaret po e zhvillojnë trajnimin.

 

Zëvendësdrejtori i Policisë së Shqipërisë Altin Qato mbajti një fjalim para të pranishmëve duke treguar për një  bashkëpunim të  shkëlqyer me Akademinë dhe duke vlerësuar lartë punën e cila po bëhet në profesionalizimin dhe trajnimin e pjesëtarëve të Policisë nga Shqipëria.

 

Duke folur për  nevojën dhe thellimin e bashkëpunimit me qëllim të ngritjes dhe avancimit të trajnimeve për pjesëtarët e sigurisë publike ai shfaqi gatishmërinë e tij të plotë për bashkëpunim  në mes  të dy institucioneve Akademisë së Kosovës për Siguri Publike dhe Policisë së shtetit të Shqipërisë.

 

 

Lexo më shumë
Drejtori Smakiqi priti në takim një delegacion nga shoqata e miqësisë Austri-Kosovë
Drejtori Smakiqi priti në takim një delegacion nga shoqata e miqësisë Austri-Kosovë

Vushtrri, 31 tetor 2016 - Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike,  Ismail Smakiqi, së bashku me menaxhmentin e lartë priti sot në takim një delegacion nga shoqata e miqësisë Austri - Kosovë. Delegacioni ishte i shoqëruar edhe nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Austri Sami Ukelli.
 

Fillimisht drejtori Smakiqi iu dëshiroi mirëseardhje delegacionit nga shoqata e miqësisë Austri-Kosovë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. Më tej drejtori Smakiqi gjatë fjalës së tij, tha se kjo vizitë është e mirëseardhur dhe do të ndikoj në njohjen tonë reciproke, gjithashtu do të ndikojë edhe në vazhdimin dhe forcimin e mëtutjeshëm të  marrëdhënieve .
 

Gjatë këtij takimi drejtori Smakiqi e  informoi delegacionin me zhvillimet e fundit të Akademisë, zhvillimin e trajnimeve nga agjencionet e sigurisë, si dhe  rreth projektit të binjakëzimit të Komisionit Evropian. Me theks të veçantë ai foli për hapjen e Fakultetit të Sigurisë në Akademi si dhe rreth bashkëpunimit ndërkombëtarë që ka Akademia me institucione të sigurisë të vendeve të ndryshme nga Evropa, e njëra ndër to edhe me Akademinë e Sigurisë të Austrisë.
 

Në fund drejtori Smakiqi falënderoi delegacionin për vizitën dhe ndihmën e vazhdueshme që shteti austriak ka dhënë për Republikën e Kosovës.
 

Ndërsa delegacioni nga  shoqata e miqësisë Austri -Kosovë shprehu interesimin rreth trajnimeve të ofruara në Akademi si dhe rreth inkuadrimit të gjinisë femërore në AKSP.

 


 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës