}

NewsArticle

06/10/2016

KFOR-i gjerman vizitoi Akademinë

Vushtrri, 06 tetor 2016 - Një  delegacion i KFOR-it gjerman i kryesuar nga kapiten Stefan Niethman vizitoi sot Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, të cilët u priten nga drejtori i Departamenti për Planifikim Strategjik dhe Çështje Ligjore  Shpend Shabani, nënkolonel Driton Zabergja si dhe menagjmenti i lartë i Akademisë.


Gjatë takimit, drejtori Shabani  njoftoi delegacionin e KFOR-it për  zhvillimet në Akademi, duke u fokusuar në trajnimet profesionale të zyrtarëve të sigurisë publike dhe në arsimin e lartë.

 

Delegacioni u informua edhe për historikun e Akademisë,  për projektin e binjakëzimit që ka për qëllim forcimin e arsimit në fushën e sigurisë si dhe për bashkëpunimin ndërkombëtar.

 

Drejtori  Shabani  foli edhe për bashkëpunimin e AKSP-së me KFOR-in, si dhe me institucione të ndryshme të Republikës Federale të Gjermanisë, siç është Universiteti Policor Gjerman në Münster. 

 

Ndërsa KFOR-i gjerman shprehen interesimin e tyre lidhur me trajnimin e pjesëtareve të sigurisë e në veçanti të Policisë së Kosovës rreth përgatitjeve të tyre në raste të trazirave.

 

Në fund, delegacioni  vizitoi objektet përcjellëse, ku përmes prezantimeve nga instruktoret u informuan lidhur me pjesën praktike ku pjesëtarët e sigurisë publike zhvillojnë trajnimet.

 

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Në Akademi mbahet seminari  i projektit të binjakëzimit
Në Akademi mbahet seminari i projektit të binjakëzimit

Vushtrri, 04 tetor 2016 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot filloi seminari dy ditor , “Përkrahja e mëtejme e arsimit në fushën e sigurisë publike në Kosovë”, projekt i Bashkimit Evropian i fituar nga Finlanda dhe Estonia.


Pjesëmarrës në këtë seminar janë drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi , profesorët e Fakultetit të Sigurisë pranë Akademisë , menaxhmenti i lartë, përfaqësuesit e agjencionev të sigurisë si dhe ekspertët nga Finlanda dhe Estonia.

 

Fillimisht drejtori Smakiqi i përshëndeti të pranishmit e më pas foli rreth ecurisë së projektit të binjakëzimit . Duke folur rreth projektit ai vlerësoi lartë punën e bërë deri më tani duke vënë në pah edhe sfidat të cilat do të përcillen gjatë gjithë projektit deri në finalizim.

 

Seminari do të mbahet më dt. 04 dhe 05 tetor,  ku gjatë këtyre dy  ditëve edhe do të ketë prezantime nga ekspertet e projektit të binjakëzimit. 

 

Lexo më shumë
Drejtori Smakiqi merr pjesë në Konferencën vjetore të AEPC
Drejtori Smakiqi merr pjesë në Konferencën vjetore të AEPC

Vushtrri 06 tetor 2016 - Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi, i shoqëruar nga Avni Istrefi, udhëheqës i Divizionit për Marrëdhënie me Jashtë po merr pjesë në Konferencën Vjetore të AEPC - Asociacionit të Kolegjeve Policore Evropiane (Association of European Police Colleges).

Akademia është anëtare vëzhguese e këtij asociacioni që nga shtatori i vitit 2009, ku janë të përfshira Akademitë Policore të vendeve të Evropës dhe më gjerë. Në Web faqen e këtij Asociacioni publikohen oraret e trajnimeve të akademive anëtare duke përfshirë edhe trajnimet e AKSP-së (si ofertë për pjesëmarrje reciproke në trajnime).

Konferenca po i zhvillon punimet e saja në Antalya të Turqisë prej 5 deri 7 tetor me temën boshte të konferencës \\\"Parandalimi i radikalizmit dhe zbatimin e tij në Trajnimin Policor\\\". Gjatë konferencës do të mbahet takimi i Bordit Drejtues të Konferencës.

Fjalimin përshëndetës e mbajti Prof. Dr. Yilmaz Çollak, Presidenti i TNPA, Vice President i AEPC, kurse hapjen zyrtare Dr Norbert Leitner, Presidenti i AEPC.

Në ditën e parë të konferencës mbajtën fjalime ekspert të fushave të parandalimit të radikalizmit të dhunshëm:
Prof. Dr. Bayram Ali SONER – “Çështjet dhe proceset që lidhen me Luftimin e radikalizmit”;
Fatma Ceren YAZGAN nga Ministria e Punëve të Jashtme, Republika e Turqisë, - Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm për Çështje të Sigurisë dhe Inteligjencës, - “Cikli i radikalizmit”;
Dr. Bibi van Ginkel, studiues në institutin Clingendael – “Gjendja e legjislacionit në Evropë në lidhje me grupimet Radikale”
Dr Omar Ashour, Ligjërues i lartë në Universitetin e Exeter, - Mënyrat dhe praktikat më të mira të mësimit rreth radikalizmit në Trajnimin Policor” dhe
Darren Coventy Howlett, Gardia, Irland – “Guida e Trajnimeve nga fusha e Radikalizmit”.


Në ditën e dytë konferenca vazhdon punimet me takimin e Bordit Drejtues të Asociacionit dhe aprovimin e Deklaratës Finale të Konferencës.

 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës