Lajmet

Lajmet

Deputetet e Kuvendit të Republikës së Kosovës vizituan Akademinë

Vushtrri, 30 qershor 2015 – Drejtori i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Ismail Smakiqi, priti sot në takim deputetët e Parlamentit të Republikës së Kosovës Nuredin Ibishin dhe Rexhep Selimin; anëtar të  Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.


Qëllimi i vizitës ishte  që të njihen me për se afërmi me punën dhe aktivitetet në Akademi.

Drejtori Smakiqi i njoftoi deputetet për të gjitha aktivitet, arritjet dhe sfidat e AKSP-së.

Po ashtu Smakiqi i njoftoi ligjvënësit edhe për projektin e binjakëzimit, ku si rrjedhojë e punës se mirëfilltë dy vjeçare është hapur Fakulteti i Sigurisë Publike. 

 

Drejtori Smakiqi gjatë takimit më deputetet  foli edhe për proceset e fundit, për progresin e arritur në Akademi,  zhvillimin e trajnimeve nga agjencitë e sigurisë, funksionalizimin e Fakultetit të Sigurisë si dhe bashkëpunimet ndërkombëtare.

 

Duke folur rreth trajnimeve drejtori Smakiqi i informoi deputetet se në Akademi trajnohen pjesëtarë të sigurisë publike jo vetëm nga Republika e Kosovës, por  edhe nga vendet e rajonit.

 

Ndërsa  deputetet e Kuvendit të Republikës së Kosovës gjatë takimit vlerësuan se Akademia e Kosovës për Siguri Publike është vend adekuat  për t'i ofruar trajnime dhe përgatitje shkencore pjesëtareve të sigurisë publike në vend. 

 

Deputetet  e Kuvendit të Kosovës me këtë rast premtuan se do t'i japin mbështetje Akademisë në çdo aspekt.

 

Ata vlerësuan se Akademia ka bazament dhe kapacitet që të jetë një qendër e rëndësishme për trajnimet e  pjesëtarëve të  sigurisë publike,  jo vetëm për agjencitë e sigurisë në vend por edhe më gjerë.


Filloi mini-olimpiada për persona me aftësi të kufizuara në Akademi

Vushtrri, 27 qershor 2015 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot filloi mini-olimpiada për persona me aftësi të kufizuara. 

Në hapje e mini-olimpiadës morën pjesë, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail  Smakiqi, ambasadori i Ambasadës së Italisë në Kosovë, Andreas Ferrarese, shefi i misionit të OSBE-së Jan Claude Schlumberger,  kryetarja e Komitetit  Paralimpik, Njomza  Emini, z/vendës komandanti i KFOR-it Anthony Waldner si dhe përfaqësues tjerë nga institucionet e Republikës së Kosovës.

Presidentja e komitetit para olimpik Njomza Emini theksoi se është privilegj i madh dhe historik të ju mirëpres në ngjarjen e tret radhazi e pikërisht me OPFAKOS- mini-olimpiada 2015, i pari që prej njohjes historike të Kosovës edhe në Komitetin Olimpik Botërorë në dhjetor të vitit 2014.

Gjithashtu ajo theksoi se nëpërmjet organizimit të kësaj mini-olimpiade me karakter tradicional dërgojmë mesazhin e qartë institucioneve ndërkombëtare sportive se në Kosovë ka të rinj dhe të reja të komunitetit me nevoja të veçanta, që i përkasin komunitetit sportiv mbarë botërorë, dhe që zyrtarisht duan të bëhen pjesë e të gjithë sportistëve të botës për të kontribuar në ndërtimin e një bote më të mirë të një bote më paqësorë.

“Ndjej peshën, privilegjin dhe përgjegjësin që në një moment si ky të shumëpritur dhe të veçantë për secilin prej nesh, të përjetojmë krenarin, mirësinë dhe ngazëllimin që na e fal organizimi i mini-olimpiadës për fëmijë dhe të rinj me aftësi të kufizuara”, tha Emini.

Ndërsa shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë Jan Claude Schlumberger, tha se sa i lumtur jam që të shoh të gjithë ju këtu sot në turneun mini-olimpik për personat me aftësi të kufizuara dhe jam i sigurt se do të jetë një fundjavë argëtuese me shumë lojëra dhe argëtim dhe me një shans për të bërë miq të rinj. 

Gjithashtu ai tha se kjo ngjarje nuk është vetëm për lojëra dhe argëtim kjo ka të bëjë me përfshirjen sociale dhe integrimin e secilit dhe çdo njërit prej nesh. Ngjarje si kjo ku ju mund të tregoni aftësitë tuaja dhe talentet janë të rëndësishme sepse ato na ofrojnë një mundësi të shkëlqyer për të na kujtuar se secili prej nesh është i talentuar  dhe se me ndihmën dhe drejtimin e duhur ne të gjithë mund të jemi të suksesshëm dhe të vlefshëm për komunitetin, tha Schlumberger.


OSBE-ja për herë të parë filloi mbështetjen e kësaj ngjarje në vitin 2005 këtu ne Akademi, dhe që atëherë kjo ngjarje ka evoluar dhe është e ndarë tani me Komunitetin Para-olimpik të Kosovës dhe partnerët e tjerë lokalë e ndërkombëtarë. Ne jemi të sigurt se nën drejtimin e Komitetit Para-olimpik të Kosovës ngjarja do të vazhdojë traditën e të ju sjellë të gjithë së bashku dhe do të vazhdojë të tërheqë vëmendjen tuaj, u shpreh Schlumberger.


Ambasadori i Ambasadës së Italisë në Kosovë, Andreas Ferrarese, duke përshëndetur pjesëmarrësit e mini-olimpiadës tha se është i lumtur që merr pjesë në takimin e njerëzve të cilët kanë nevojë për përkujdesjen e shoqërisë. Ambasadori po ashtu shprehu kënaqësinë për prezencën e KFOR-it Italian të cilët sponzoruan mini-olimpiadën, si dhe prezencën e  karabinierëve italian të cilët janë vullnetar në shërbimit të personave me aftësi të kufizuar gjatë dy ditëve sa edhe zgjatë mini-olimpiada.

Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi fillimisht iu uroi mirëseardhje në Akademi duke theksuar se për Akademinë është një ngjarje mjaft me rëndësi sepse këtu gjatë dy ditëve radhazi zhvillohen aktivitete të ndryshme nga kjo pjesë mjaftë e rëndësishme e shoqërisë sonë. 

Ai tha se Akademia është e gatshme çdo herë të përkrah dhe të ndihmojë çdo qytetarë të Republikës së Kosovës. “Vetë organizimi i mini-olimpiadës tregon rëndësinë e përfshirjes dhe ofrimit të mundësive të barabarta për secilin anëtarë të shoqërisë sonë”, tha Smakiqi.

Në Akademi gjatë dy ditëve radhazi sa edhe zgjat  mini-olimpiada, nga personat me aftësi të kufizuara do të zhvillohen aktivitete të ndryshme sportive si vrapim me karrocë, basketboll, hendboll, pikado shenjëtari etj.

Mini-olimpiada “Kosova 2015” është organizuar nga Komiteti Para-Olimpik i Kosovës dhe OPFAKOS “Prindi e Fëmiu”, dhe është përkrahur nga  KFOR-i Italian, OSBE-ja dhe Akademia. 
Ky komitet bashkë me institucione të tjera organizon për të trembëdhjetën herë me radhë mini-olimpiadën, e cila tashmë është bërë tradicionale dhe mbahet çdo vit.

Ministri Bajrami vizitoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike

Vushtrri, 23 qershor 2015 – Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Arsim Bajrami, sot vizitoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), ku u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi.  Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi rreth projektligjit për Arsimin e Lartë në Kosovë, konkretisht përfshirja e  propozimeve dhe komenteve të Akademisë. 


Drejtori i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi fillimisht ka falënderuar ministrin Bajrami për përkrahjen. Drejtori Smakiqi gjatë takimit foli rreth funksionimit të Akademisë, trajnimeve dhe aktiviteteve. Në theks të veçantë drejtori Smakiqi foli për themelimin, hapjen dhe funksionimin e Fakultetit të Sigurisë Publike i cili është në kuadër të Akademisë. 


Ndërkaq duke folur rreth  projektligjit për Arsimin e Lartë në Kosovë, i cili pritet shume shpejtë të miratohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ministri Bajrami tha  se Akademia ka shënuar arritje të mëdha.


“Sa here që vizitoi Akademinë shoh përparime, ky institucion është e pasqyrë e arritjes se shteti tonë”, tha Bajrami. 

Ai tha se do ta përkrah Akademinë, konkretisht Fakultetin e Sigurisë Publike në rritjen e kapaciteteve dhe zhvillimin e programeve. Ai ka vlerësuar lartë krijimin e kurrikulave në Fakultetin e Sigurisë Publike, po ashtu ai tha se ciklet e studimeve janë plotësisht në pajtim me ligjin dhe me standardet  e  Bolonjes. 

“Ju përgëzoj për kurrikulen, është i vetmi institucion ku është evalvimi i mësimit praktik me kredi”, u shpreh Bajrami i cili tha se edhe krijimi i organeve të qeverisjes se Fakultetit janë  sipas ligjit. 


 “Uroi që më kohë të filloi dizajnimi i programeve për master në mënyrë që këta studentë të cilët i mbarojnë studimet, të fillojnë më studime master. Ne kemi njohur Akademinë si një institucion specifik që ofron një arsim special të lartë”, tha Bajrami. 


“Dëshirojmë që Akademia të jetë lider dhe e vetmja që ofron standarde  në fushën e sigurisë”, u shpreh ai. 

Në fund ministri Bajrami shprehu  gatishmërinë  ta përkrah Akademinë konkretisht Fakultetin e Sigurisë Publike edhe në të ardhmen. 

Ndërsa Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike, Nazmi Iballi gjatë takimit ka folur rreth  funksionimit, misionit dhe vizionit të Fakultetit.

Propozimi për përfshirjen e Akademisë në draft/ligjin për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës, të cilin e prezantoi Shpend Shabani, Drejtor i Departamentit për Planifikim Strategjik dhe Çështje Ligjore ka zgjuar debat edhe nga mësimdhënësit e Fakultetit të Sigurisë Publike dhe u mirëprit nga Ministri Bajrami.


Diplomoi gjenerata e 52 e kadetëve të Policisë së Kosovës

Vushtrri, 12 qershor  2015 – Që nga sot Policisë së Republikës së Kosovës do t’i shtohen edhe 141 zyrtar  policor.  Në Akademinë e Kosovës për  Siguri Publike (AKSP), pas një trajnimi gjashtë mujor sot diplomoi gjenerata e 52  e kadetëve të Policisë së Kosovës.

 

Në ceremoninë e diplomimit morën pjesë ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Skender Hyseni,  Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, Kryetari  i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, drejtuesit e agjencioneve të Sigurisë Publike dhe institucioneve shtetërore, përfaqësues e  ICITAP-it, OSBE-së dhe KFOR-it.

 

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Skender Hyseni, gjatë ceremonisë së diplomimit  të gjeneratës së 52-të, të kadetëve tha se Policia e Kosovës  është një forcë demokratike, shumë funksionale dhe më e mira në rajon. 

 

“Policia e Kosovës është një  forcë multietnike në shërbim të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, pa dallim etnie dhe feje”, u shpreh Hyseni duke thënë se policet e sapo diplomuar do të bëhen pjesë e një instrumenti të pazëvendësueshëm për rend dhe  ligj në Republikën e Kosovës. 

“Do të jeni në shërbim të qytetarëve të Kosovës, në shërbim të sigurisë dhe në shërbimit të mirëqenies së secilit qytetar të vendit”, tha ministri Hyseni duke uruar kadetëve policor suksese në punën e tyre. Ai ka ftuar kadetët që të jenë pjesë e Policisë së Kosovës, e cila siç tha ai deri më sot ka dhënë prova të jashtëzakonshme të  një punë të shkëlqyeshme. 

 

Ndërkaq, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhumi vlerësoi se trajnimi i kadetëve policor është bërë ashtu siç kërkohet që të jetë Policia e Kosovës në nivel të standardeve më të larta. 

 

Maxhuni  para të pranishmëve tha se vizioni i Policisë së Kosovës është zbatimi i ligjit prandaj ka ftuar të gjithë zyrtarët  e rinj policor  që ta ndiqnin këtë rrugë. 

“Sundimi i rendit dhe ligjit është një parakusht esencial në të gjitha aspektet e shoqërisë”, u shpreh Maxhuni. 

 

Maxhuni ka ftuar të gjithë zyrtarët policorë që gjatë punës së tyre të tregojnë përgjegjësi dhe profesionalizëm. Ai ka uruar kadetët edhe për uniformen e re të Policisë së Kosovës. 

 

Ndërsa,  Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Ismail Smakiqi, tha se Akademia vazhdon të jap kontribut të jashtëzakonshëm në ofrimin e trajnimeve për  pjesëtarët e sigurisë publike. Smakiqi gjatë fjalimit në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 52-të të kadetëve të Policisë së Kosovës, tha se pesëdhjetë e dy gjenerata dhe më shumë se 12 mijë zbatues të ligjit janë trajnuar në Akademi. 

 

Drejtori Smakiqi vendimin e kadetëve për t’u bërë pjesë e Policisë së Kosovës e ka vlerësuar shumë lartë duke thënë se profesioni i policit është profesion i shenjtë. “Akademia tani më është qendër e fort e të gjitha llojeve të trajnimit me bashkëkohore për të gjitha Agjensionet e Sigurisë Publike”,  tha Smakiqi . 

 

Para kadetëve të sapo diplomuar, drejtori Smakiqi, tha se Akademia do t’iu siguron trajnime të vazhdueshme dhe arsimim bashkëkohor. Në fund Smakiqi ka uruar kadetët për  diplomimin e tyre dhe për uniformen e re të Policisë së Kosovës. Ai i ka ftuar policët e rinj që ta dëshmojnë vetën  në punën e tyre ashtu siç e dëshmuan gjatë trajnimit bazik. 

 

 

Përfundoi trajnim për zyrtaret kufitar te vijës se gjelbër

Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot  përfundoi “Trajnimi Regjional për Vije te Gjelbër Kufitare”, i cili zgjati një javë. Në trajnim morën pjesë 27 oficer policor nga vendet e regjionit. 


Trajnimi është organizuar nga ICITAP-it (Programi Ndërkombëtar i Ndihmës së Trajnimit të Hetimit Penal) të Departamentit të Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nën përkujdesjen e  Aurora Castillo, këshilltare e lartë për PMIK ( Programi i Minaxhimit të Integruar të Kufirit) dhe nënkolonelit, Mentor Shabani, zyrtari i lart nga Policia Kufitare e Kosovës.


Në ceremoninë e çertifikimit morën pjesë, Cameron Fisher Menaxher i Programit të ICITAP-it, Shpend Maxhuni, Drejtor i Përgjithshëm i PK-së, Ismail Smakiqi, Drejtor i Përgjithshëm AKSP-së.


Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi, fillimisht i përshëndeti të pranishmit duke  falënderuar në veçanti  ICITAP-in për përkrahjen e këtij trajnimi.


“Akademia do të vazhdoi të përkrah të gjitha trajnimet regjionale të cilat kanë një rëndësi tepër të madhe për sigurinë e qytetarëve”.  Ai falënderoi ICITAP-in për organizimin këtij trajnimi.


Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni duke përshëndetur të pranishmit iu uroi suksese në punën e tyre,  pjesëtarëve të sigurisë publike nga Kosova dhe vendet e rajonit. 

“Policia e Kosovës do të jetë e hapur me të gjitha Policitë e Vendeve të Regjionit dhe më gjer. Kjo është e vetmja rrugë e ndaljes të kanosjeve të cilat mundë të i kemi si regjion”.


Ndërsa Cameron Fisher menaxher i projektit të  ICITAP-it i inkurajoi zyrtarët policor për punën dhe përkushtimin që kanë treguar gjatë këtij trajnimi.  

Gjithashtu ai theksoi se ICITAP ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Akademinë  në arritjen e objektivave për trajnimin dhe aftësimin sa më profesional për pjesëtarët e sigurisë publike.


Në funde u ndanë certifikata për vijuesit e trajnimit.Po ashtu Zoti Cameron Fisher menaxher i projektit të  ICITAP-it ndau mirënjohje për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike dhe drejtorin e saj Zotin Smakiqi.

 

Përfundoi trajnim për zyrtaret kufitar te vijës se gjelbër

Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot  përfundoi “Trajnimi Regjional për Vije te Gjelbër Kufitare”, i cili zgjati një javë. Në trajnim morën pjesë 27 oficer policor nga vendet e regjionit. 


Trajnimi është organizuar nga ICITAP-it (Programi Ndërkombëtar i Ndihmës së Trajnimit të Hetimit Penal) të Departamentit të Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nën përkujdesjen e  Aurora Castillo, këshilltare e lartë për PMIK ( Programi i Minaxhimit të Integruar të Kufirit) dhe nënkolonelit, Mentor Shabani, zyrtari i lart nga Policia Kufitare e Kosovës.


Në ceremoninë e çertifikimit morën pjesë, Cameron Fisher Menaxher i Programit të ICITAP-it, Shpend Maxhuni, Drejtor i Përgjithshëm i PK-së, Ismail Smakiqi, Drejtor i Përgjithshëm AKSP-së.


Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi, fillimisht i përshëndeti të pranishmit duke  falënderuar në veçanti  ICITAP-in për përkrahjen e këtij trajnimi.


“Akademia do të vazhdoi të përkrah të gjitha trajnimet regjionale të cilat kanë një rëndësi tepër të madhe për sigurinë e qytetarëve”.  Ai falënderoi ICITAP-in për organizimin këtij trajnimi.


Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni duke përshëndetur të pranishmit iu uroi suksese në punën e tyre,  pjesëtarëve të sigurisë publike nga Kosova dhe vendet e rajonit. 

“Policia e Kosovës do të jetë e hapur me të gjitha Policitë e Vendeve të Regjionit dhe më gjer. Kjo është e vetmja rrugë e ndaljes të kanosjeve të cilat mundë të i kemi si regjion”.


Ndërsa Cameron Fisher menaxher i projektit të  ICITAP-it i inkurajoi zyrtarët policor për punën dhe përkushtimin që kanë treguar gjatë këtij trajnimi.  

Gjithashtu ai theksoi se ICITAP ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Akademinë  në arritjen e objektivave për trajnimin dhe aftësimin sa më profesional për pjesëtarët e sigurisë publike.


Në funde u ndanë certifikata për vijuesit e trajnimit.Po ashtu Zoti Cameron Fisher menaxher i projektit të  ICITAP-it ndau mirënjohje për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike dhe drejtorin e saj Zotin Smakiqi.

 

Nesër diplomon gjenerata e 52-të e zyrtarëve policor

Njoftim për media

 

Vushtrri, 11 qershor 2015 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), nesër në ora 12:00,  do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 52 -të e zyrtarëve policor (kadetë) të Policisë së Kosovës. 


Të pranishëm në ceremoninë e diplomimit pritet të jenë, ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, Drejtori i Përgjithshëm i AKSP-së, Ismail Smakiqi, si dhe zyrtarë të lartë vendor dhe ndërkombëtarë. 


Ftohen mediat që të marrin pjesë. 

 

U mbajt takimi i radhës i Bordit të Akademisë

Vushtrri, 08 qershor  2015 - Bordi  i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP),  mbajti sot takimin e njëmbëdhjetë ku u diskutuan çështje të cilat kanë të bëjnë me procesin dhe aktivitetet që zhvillohen në Akademi.  

 

Gjatë  këtij takimi u diskutua rreth shpenzimeve dhe planifikimit buxhetor në organizimin  e trajnimeve. 

Më këtë rast Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi, elaburoi çdo shpenzim që është bërë dhe do të bëhet për aktivitetet dhe trajnimet.

 

 Ndërkaq Bordi i Akademisë e konfirmoi mbështetjen si institucion më i rëndësishëm për zhvillimin e trajnimeve dhe arsimimin  e pjesëtarëve të sigurisë publike.  

 

Pikë diskutimin në rëndin e ditës ka qenë edhe përcaktimi i kuotës për institucionet e sigurisë publike në studimet themelore bachelor për vitin 2015/2016.  

Më këtë rast Bordi i Akademisë mori vendim  se  numrin i atyre që do të ndjekin studimet në Fakultetin e Sigurisë Publike për vitin e ri akademik 2015/2016, do të jetë 65 studentë.   

Gjatë këtij  takimi u diskutua edhe  rreth përcaktimit të statusit të studentëve në agjencionet e sigurisë publike pas përfundimit të studimeve në Fakultetin e Sigurisë Publike.   

 

Në takim morën pjesë drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, kryeprokurori i Shtetit Aleksander Lumezi, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues, Emrush Thaci, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencionit të Menaxhimit Emergjent Fadil Kodra, Drejtori i Përgjithshëm i Inspektoratit Policor të Kosovës, Fitim Shishani, Drejtoresha e Shërbimit Sprovues Metije Ademi, përfaqësuesja e Doganave së Kosovës si dhe bashkëpunëtor ndërkombëtarë nga OSBE-ja dhe ICITAP-i.

 

Përfundoi trajnimi për trajnerët e Policisë Kufitare

Vushtrri, 05 qershor 2015 –  Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot  përfundoi trajnimi  për trajnerët e  Policisë Kufitare, ku morën pjesë 22 zyrtarë të Policisë së Kosovës.

 

Në ceremoni të çertifikimit ishin Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi,  Cameron Fisher menaxher i projektit të  ICITAP-it, nënkolonel Driton Zabergja si dhe zyrtarë tjerë nga Akademia dhe ICITAP-i.

 

Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi fillimisht i përshëndeti të pranishmit duke  falënderuar në veçanti  ICITAP-in për përkrahjen e këtij trajnimi.Gjithashtu Smakiqi falënderoi  edhe instruktoret për kontributin e dhënë në bartjen e përvojave tek zyrtarët policor.


 

‘’Ndihma e partnerëve ndërkombëtarë, këtë rast e ICITAP-it ka qenë gjithherë prezent   në përkrahjen e Akademisë në zhvillimin e trajnimeve për pjesëtarët e sigurisë publike’’, tha Smakiqi.

 

Ndërsa Cameron Fisher menaxher i projektit të  ICITAP-it i inkurajoi zyrtarët policor për punën dhe përkushtimin që kanë treguar gjatë këtij trajnimi.  Gjithashtu ai theksoi se ICITAP ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Akademinë  në arritjen e objektivave për trajnimin dhe aftësimin sa më profesional për pjesëtarët e sigurisë publike. 

 

Nënkolonel Driton Zabergja  tha se ky është një trajnim mjaftë i rëndësishëm për Policinë e Kosovës, trajnim i cili do të kontribuoj në punën dhe përgjegjësit e tyre.

Ligjërues në trajnimin për trajnerët e Policisë Kufitare i cili ka zgjatur tri jave ishin instruktor nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). 

 

Akademia e Kosovës për Siguri Publike dhuroi mbi 60 doza gjak

Vushtrri, 19 maj 2015 – Një numër i madh i kadetëve të Policisë së Kosovës, Instruktorët si dhe  zyrtarë të tjerë që punojnë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në mënyrë vullnetare dhuruan gjak.

 Aksioni humanitar i dhurimit të gjakut është realizuar në bashkëpunim me Shërbimin Shëndetësor të Policisë së Kosovës, Transfuzionin e Gjakut nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës dhe ekipin mjekësor të  AKSP-së.

Gjatë këtij aksioni një ditor të mbajtur në Akademi janë dhuruar mbi 60 doza gjak, për nevojat e Qendrës së Transfuzionit të Gjakut.

Personeli mjekësor thanë se thirrjes për dhënien e gjakut në mënyrë vullnetarë i janë përgjigjur një numër i madh i pjesëtarëve të Institucioneve të Sigurisë Publike të cilët janë duke ndjekur trajnime si dhe stafi i Akademisë.

Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi gjatë vizitës së tij tek personeli mjekësor ku grumbullonin gjak u shpreh i kënaqur që Akademia është bërë një shembull i mirë për dhurimin e gjakut.

“Dhurimi i gjakut është një sakrificë dhe ndihmë e madhe për të gjithë ata qytetarë që kanë nevojë për gjak”, tha Smakiqi.


 

Drejtori Smakiqi priti në takim një delegacion të Universitetit Policor nga Munsteri i Gjermanisë

Vushtrri, 11 maj 2015  - Akademinë  e Kosovës për  Siguri Publike (AKSP), sot e vizitoi një delegacion i Universitetit Policor Gjerman nga Munster i kryesuar nga Gerd Thielmann, zëvendës president i këtij universiteti. Delegacioni gjerman u prit  nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi. 


Qëllimi i kësaj vizite ishte krijimi i bashkëpunimit dhe shkëmbimi i përvojave  mes Universiteti Policor Gjerman dhe Akademisë së Kosovës për Siguri Publike. 


Për nder të vizitës së delegacionit në fjalë, Akademia organizoi  paradën e mëngjesit me kadetët e gjeneratës së 52 të Policisë së Kosovës.


Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi, vlerësoi lart vizitën e delegacionit gjerman duke thënë se vizitat e tilla janë një përkrahje e madhe për Akademinë dhe një inspirim për kadetët që ta përfundojnë më sukses trajnimin e tyre bazik. 


“Kadetët e Policisë së Kosovës në qershor do t’i bashkëngjiten 8 mijë  policëve të Policisë së Kosovës të cilët janë trajnuar në Akademi. Këtu deri më tani janë trajnuar mbi 12 mijë zbatues të ligjit nga gjashtë Agjenci të Sigurisë Publike”, tha Smakiqi para të pranishmëve. 


Smakiqi falënderoi të gjitha institucionet ndërkombëtare, të cilat e kanë përkrahur dhe po vazhdojnë ta përkrahin Akademinë siç janë; OSBE-ja,  ICITAP-i, Bashkimi Evropian dhe shtetet evropiane veç e veç. 



Drejtori Smakiqi tha se partneriteti i pandërprerë i Akademisë me institucionet dhe Agjencitë ndërkombëtare të trajnimeve, ka bërë që Akademia të jetë e njohur ndërkombëtarisht si institucion i besueshëm dhe profesional për ofrimin e trajnimeve për Agjencitë e Sigurisë Publike. 


Para të pranishmeve Smakiqi u shpreh i gatshëm për bashkëpunim të ndërsjellët. 


Para kadetëve të gjeneratës së 52 të Policisë së Kosovës foli edhe zëvendës presidenti i Universitetit Policor nga Munster i Gjermanisë, Gerd Thielmann. 


Ai tha se policia është njëri ndër institucionet më të rëndësishëm të një shteti. 


“Polica është një institucion qendror dhe simbolik e një shteti. Ajo simbolizon faktin se një shoqëri e deklaron një shtet të pavarur në një territor të caktuar - një ngjarje historike që ndodhi këtu në Kosovë. Prandaj ju jeni anëtarë krenar i një institucioni i cili është më rëndësi jetik për një shtet”, u shpreh Thielmann duke thënë se sjellja e mire për çdo pjesëtarë të policisë është thelbësore për organizatën dhe shtetin. 


“Për ti përmbushur këto kërkesa ambicioze ju duhet të keni një edukim gjithëpërfshirës siç është trajnimi bazik, arsimim të avancuar akademik i orientuar në jurispodencë, shkenca shoqërore, shkenca penale apo taktika policore etj”, tha Thielmann. 


Thielman iu ka uruar kadetëve të gjeneratës së 52 të Policisë së Kosovës një arsimim  të frytshëm në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike dhe të jenë bartës të suksesshëm të këtij edukimi. 

Para paradës së kadetëve të gjeneratës së 52 foli edhe nënkolonel Driton Zabërxha i cili vizitën e delegacionit gjerman vlerësoi si shumë të rëndësishme, ndërsa kadetëve iu uroj suksese gjatë trajnimit dhe gjatë detyrës si pjesëtarë të Policisë së Kosovës. 


Ndryshe gjatë kësaj vizite përfaqësuesit nga Akademia dhe përfaqësuesit e Universiteti Policor Gjerman bënë nga një prezantim  ku folën rreth funksionimit dhe sistemit të arsimit nëpër këto dy institucione arsimore. 


Në fund të vizitës zëvendës president i Universiteti Policor nga Munster i Gjermanisë, Gerd Thielmann, mbajti një ligjëratë para studentëve të Fakultetit të Sigurisë Publike i cili është në kuadër të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike.

 

Në takim morën pjesë,  Henrik Malmquist, drejtor i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike;  Carsten Twelmeier, zëvendës drejtor i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE si dhe përfaqësues tjerë nga agjencionet e sigurisë publike


 

Akademia përfituese për herë të dytë e Projektit të Binjakëzimit

Vushtrri,  23 prill 2015 – Akademia e Kosovës për Siguri Publike po fillon një fazë të re të përkrahjes nga partnerët ndërkombëtarë e cila është përfituese e projektit të dytë  të  binjakëzimit nga Instrumenti për Ndihmë Para-anëtarësim (IPA II), të Komisionit Evropian (KE). 


Gjatë kësaj jave në Akademi po qëndron ekipi i ekspertëve nga Finlanda dhe Estonia, vende anëtare të cilët do të implementojnë projektin e binjakëzimit me titull “Forcimi i mëtejmë i arsimimit publik në Kosovë”.


Ekipi i ekspertëve nga Finlanda dhe Estonia janë duke punuar së bashku me personelin mësimdhënës të Akademisë dhe ekspertët e fushave të Agjencive të Sigurisë Publike në përgatitjen e dokumentit në të cilin do të përfshihen komponentët, aktivitetet dhe plani dinamik i projektit.


Projekti do të ketë tri komponentë; trajnim profesional,  programi bachelor i sigurisë publike dhe Instituti për Hulumtim. 


Më këtë projekt synohet mbështetja e dispozitave  të arsimit me cilësi të lartë në fushën e sigurisë publike në Kosovë,  duke forcuar kapacitetet trajnuese të AKSP-së dhe të gjitha Agjencitë e Sigurisë Publike. Për më tepër, projekti synon forcimin e programit Bachelor  në Akademi me qëllim të përmbushjes së plotë të standardeve të Bashkimit Evropian  dhe ato ndërkombëtare.


Ky projekt do të fillojë nga tetori i këtij viti ku do të zgjasë tri vite (2015 – 2018)  dhe do të ketë koston 1.4 milion euro. 



Ndryshe  në vitin e kaluar ka përfunduar projekti dy vjeçar i binjakëzimit nga programi IPA-së i cili ka rezultuar me programin studimor  katër  vjeçar bachelor  të akredituar nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë gjegjësisht nga Agjencia e Akreditimit e Kosovës. 


Realizimi i të gjitha këtyre proceseve, bëri të mundshëm që në Akademi të themelohet Fakulteti i Sigurisë Publike në kuadër të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike.