}

NewsArticle

21/09/2016

KFOR-i gjerman vizitoi Akademinë

Vushtrri,  21 shtator 2016 – Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Ismail Smakiqi priti sot në takim një delegacion të KFOR-it gjerman i kryesuar nga komandanti i këtij kontingjenti Siegfried Zeyer.
 
Gjatë takimit, drejtori Smakiqi njoftoi delegacionin e KFOR-it për  zhvillimet në Akademi, duke u fokusuar në trajnimet profesionale të zyrtarëve të sigurisë publike dhe në arsimin e lartë që zhvillohet nga Fakultetit i Sigurisë Publike.

Delegacioni u informua edhe për historikun e Akademisë, për strategjinë zhvillimore ,  për planin e veprimit të  AKSP-së për vitin 2014 – 2018, për projektin e binjakëzimit që ka për qëllim forcimin e arsimit në fushën e sigurisë si dhe për bashkëpunimin ndërkombëtar.

Drejtori Smakiqi foli edhe për bashkëpunimin e AKSP-së me KFOR-in, si dhe me institucione të ndryshme të Republikës Federale të Gjermanisë, siç është Universiteti Policor Gjerman në Münster, për mundësinë e bashkëpunimit me Universitetin e Brandenburgut të Shkencave të Aplikuara Policore, si dhe për projektet e financuara nga ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë përmes Misionit në Kosovë të OSBE-së, siç janë vizitat e ndërsjella të zyrtarëve nga Universiteti Policor Gjerman në Münster dhe AKSP-ja, donacioni i librave për Fakultetin e Sigurisë Publike dhe Konferenca “Ndërlidhja me rrjete”, e mbajtur në Prishtinë në tetor 2015.
Në takim, Drejtori Smakiqi falënderoi Kolonelin Zeyer për donacionin e kontejnerëve për nevoja të trajnimit të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave.

Ndërkaq kolonel Siegfried  Zeyer përgëzoi drejtorin Smakiqi për të arriturit e Akademisë. Duke folur për angazhimin e KFOR-it për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë, Zeyer tha se është shumë e rëndësishme pikëpamja e sigurisë, duke u shprehur për reduktimin e angazhimit të KFOR për shkak të situatës së sigurisë në vend, e cila gjithmonë e më shumë po përmirësohet.

Zeyer tha se Akademia e Kosovës për Siguri Publike  është një institucion shumë i rëndësishëm për sigurinë publike në Kosovë.

Koloneli Zeyer u zotua që përkrahja dhe bashkëpunimi për Akademinë do të vazhdoi edhe me tutje.

Në fund, delegacioni vizitoi hapësirat e AKSP-së dhe falënderoi nikoqirët për mirëpritje. 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Publikohen rezultatet e afatit të dytë
Publikohen rezultatet e afatit të dytë

Vushtrri, 19 shtator 2016 – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), publikohen rezultatet e afatit të dytë të studentëve të cilët kanë aplikuar për studime në Fakultetin e Sigurisë Publike për vitin e parë akademik  2016/2017.

Afati për parashtrimin e ankesave është nga data 20.09.2016 deri 22.09.2016 nw ora 16:00.

Listën e rezultateve të zyrtarëve të cilët kanë aplikuar për studime në Fakultetin e Sigurisë Publike e gjeni më poshtë;

Lista: Lista e rezultateve

Afati i Ankesa: Ankesa

Lexo më shumë
Në Akademi rishpallët konkursi për pranimin e studentëve të rinj
Në Akademi rishpallët konkursi për pranimin e studentëve të rinj

Vushtrri, 21 shtator 2016 - Akademia e Kosovës për Siguri Publike  (AKSP) rishpallë konkurs  për pranimin e studentëve  në Fakultetin e Sigurisë Publike, për vitin e parë akademik  2016/2017.

Konkursi është i hapur nga data 21.09.2016  deri me datën 27.09.2016  në ora 16:00. Kurse provimi pranues do të mbahet më datën 28.09.2016 në ora 10

Për informata kliko këtu:

Konkursi: Konkursi

Aplikacioni: Aplikacioni

Manuali: Manuali



 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës