}

NewsArticle

22/09/2016

Në Akademi rishpallët konkursi për pranimin e studentëve të rinj

Vushtrri, 21 shtator 2016 - Akademia e Kosovës për Siguri Publike  (AKSP) rishpallë konkurs  për pranimin e studentëve  në Fakultetin e Sigurisë Publike, për vitin e parë akademik  2016/2017.

Konkursi është i hapur nga data 21.09.2016  deri me datën 27.09.2016  në ora 16:00. Kurse provimi pranues do të mbahet më datën 28.09.2016 në ora 10

Për informata kliko këtu:

Konkursi: Konkursi

Aplikacioni: Aplikacioni

Manuali: Manuali



 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

KFOR-i gjerman vizitoi Akademinë
KFOR-i gjerman vizitoi Akademinë

Vushtrri,  21 shtator 2016 – Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Ismail Smakiqi priti sot në takim një delegacion të KFOR-it gjerman i kryesuar nga komandanti i këtij kontingjenti Siegfried Zeyer.
 
Gjatë takimit, drejtori Smakiqi njoftoi delegacionin e KFOR-it për  zhvillimet në Akademi, duke u fokusuar në trajnimet profesionale të zyrtarëve të sigurisë publike dhe në arsimin e lartë që zhvillohet nga Fakultetit i Sigurisë Publike.

Delegacioni u informua edhe për historikun e Akademisë, për strategjinë zhvillimore ,  për planin e veprimit të  AKSP-së për vitin 2014 – 2018, për projektin e binjakëzimit që ka për qëllim forcimin e arsimit në fushën e sigurisë si dhe për bashkëpunimin ndërkombëtar.

Drejtori Smakiqi foli edhe për bashkëpunimin e AKSP-së me KFOR-in, si dhe me institucione të ndryshme të Republikës Federale të Gjermanisë, siç është Universiteti Policor Gjerman në Münster, për mundësinë e bashkëpunimit me Universitetin e Brandenburgut të Shkencave të Aplikuara Policore, si dhe për projektet e financuara nga ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë përmes Misionit në Kosovë të OSBE-së, siç janë vizitat e ndërsjella të zyrtarëve nga Universiteti Policor Gjerman në Münster dhe AKSP-ja, donacioni i librave për Fakultetin e Sigurisë Publike dhe Konferenca “Ndërlidhja me rrjete”, e mbajtur në Prishtinë në tetor 2015.
Në takim, Drejtori Smakiqi falënderoi Kolonelin Zeyer për donacionin e kontejnerëve për nevoja të trajnimit të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave.

Ndërkaq kolonel Siegfried  Zeyer përgëzoi drejtorin Smakiqi për të arriturit e Akademisë. Duke folur për angazhimin e KFOR-it për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë, Zeyer tha se është shumë e rëndësishme pikëpamja e sigurisë, duke u shprehur për reduktimin e angazhimit të KFOR për shkak të situatës së sigurisë në vend, e cila gjithmonë e më shumë po përmirësohet.

Zeyer tha se Akademia e Kosovës për Siguri Publike  është një institucion shumë i rëndësishëm për sigurinë publike në Kosovë.

Koloneli Zeyer u zotua që përkrahja dhe bashkëpunimi për Akademinë do të vazhdoi edhe me tutje.

Në fund, delegacioni vizitoi hapësirat e AKSP-së dhe falënderoi nikoqirët për mirëpritje. 

Lexo më shumë
Në Akademi filloi punëtoria për komunitete
Në Akademi filloi punëtoria për komunitete

Vushtrri, 28 shtator 2016- Në Akademinë e Kosovës për siguri Publike sot filloi punëtoria , “orientimi për Romë Ashkali, Egjiptian me qëllim të rritjes së përfshirjes së tyre në radhët e Policisë së Kosovës”.


Në hapjen e punëtorisë folën Ake Roghe, drejtor i Departamentit për siguri në OSBE i cili theksoi se gjatë këtyre dy ditëve sa do të qëndrojnë në Akademi pjesëmarrësit do të kenë mundësi të informohen rreth aplikimit dhe punës në Policinë e Kosovës.

 

“Ju në të ardhmen do të keni një rol shume të rëndësishëm në Policinë e Kosovës”, tha para të pranishmëve Roghe.

 

Policia edhe në të kaluarën edhe tani ka një rol të rëndësishëm dhe demokratike në sigurinë e qytetarëve pa asnjë dallim përkatësie etnike, fetare apo çfarë do tjetër.

 

Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) Ismail Smakiqi,  gjatë hapjes tha se punëtoritë e tilla janë shumë të rëndësishme që ndikojnë në informiminë tuaj rreth policisë.

 

Smakiqi u tha të pranishmëve se në këtë punëtori do të mësoni se si ta gjeni rrugën e mirë për tu  inkuadruar në Policinë e Kosovës.

 

“Rruga e ardhjes në Akademi nuk është e vështirë, duhet pak punë.  Policia e Kosovës ka nevojë për ju, komuniteti i juaj ka nevojë për ju, familjet e juaja kanë nevojë për ju”, tha Smakiqi.

 

Duke përmendur emra të njohur që janë të inkuadruar në Policinë e Kosovës  dhe që janë të graduar, Smakiqi tha se në të gjithë shoqëritë e organizuara ekziston shkalleshmëria e arritjes së gradave.

 

“Kjo rrugë nuk është e lehtë është përgjegjësi me u marrë më sigurinë e vendit të juaj”,  u shpreh Smakiqi duke thënë së në Kosovë ka barazi ndër etnike, fetare etj. 

 

Smakiqi falënderoj OSBE-në për përkrahjen e Akademisë që po ja bënë në vazhdimësi.

 

Edhe kolonele Taibe Canolli e falënderoi OSBE-në, për organizimin e kësaj punëtorie, për punën dhe përkrahjen që i ofron Policisë së Kosovës që nga themelimi, më projekte të ndryshme që ndikojnë në fuqizimin e policisë. 

 

“Është shumë më rëndësi që një numër kaq i madh nga ju jeni të interesuar që të inkuadroheni në Policisë së Kosovës. Besoj se gjatë këtyre tri ditëve sa do të qëndroni në Akademi do  të informoheni rreth procedurave të aplikimit për pranimin në Policinë e Kosovës”, u shpreh Canolli.


Punëtoria “orientimi për Romë Ashkali, Egjiptian me qëllim të rritjes së përfshirjes së tyre në radhët e Policisë së Kosovës”, do te zgjate nga 28.09.2016 deri me daten 30.09.2016.

 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës