}

NewsArticle

16/09/2016

U mbajt takimi i Komitetit Drejtues për Projektin e Binjakëzimit

Vushtrri, 16 shtator 2016  – Në  Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot u mbajt takimi i Komitetit  Drejtues për Projektin e Binjakëzimit, që ka për qëllim përkrahjen e  mëtejme të  arsimit  në fushën e sigurisë publike. Gjatë takimit ekspertët ndërkombëtarë prezantuan punën që është bërë gjatë tre mujorit të dytë.

Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët për kontributin e dhënë në realizimin e projektit të binjakëzimit.

Duke e vlerësuar këtë projekt si shumë të rëndësishëm për të gjitha agjencionet e sigurisë publike në vend, Smakiqi tha se ky projekt  do të përmbush të gjitha synimet e tyre.  Drejtori Smakiqi u shpreh u kënaqur me ecurinë e projektit të binjakëzimit.

“Kjo më bënë të ndihem i sigurt që projekti do të përfundojë me suksese. Akademia do të jetë e përkushtuar në partneritet të plotë me të gjitha institucionet vendore, me Komisionin Evropian si dhe me të gjithë akterët tjerë që qëllimi i projektit të realizohet ashtu siç është e paraparë”, u shpreh Smakiqi. 

Drejtori Smakiqi tha se projekti në fjalë do të zhvilloi edhe me tutje programet bazike studimore, më qëllim që tu ofrohet shërbime më të mira qytetarëve të Kosovës në fushën e sigurisë.
 
Ndërsa, Krista Haak, udhëheqëse e projektit nga shtetet anëtare, tha se gjatë këtij tre mujori është bërë një punë e frytshme.

Haak vlerësoj se falë bashkëpunimit të mire më zyrtarët e Akademisë dhe ekspertët tjerë edhe në tre mujorin e dytë   janë shënuar rezultate të mira në realizimin e projektit.

Edhe përkundër sfidave Haak tha se deri me tani janë realizuar të gjitha pikat që kanë qenë të parapara në planë.


Edhe ekspertët të cilët ishin të pranishëm në takim vlerësuan se projekti ka shënuar progres. Të pranishmit folën edhe për hapat dhe veprimet që duhet të ndërmerren në realizimin e projektit gjatë muajve të ardhshëm.

Prezantimin e raportit tre mujori të projektit të binjakëzimit e bëri, Ritva Vahakoski, këshilltare rezidente e binjakëzimit.
 

Në takim të pranishëm ishin, zyrtarë të lartë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, përfaqësues të të gjitha agjencioneve të sigurisë publike, ekspertë vendor dhe ndërkombëtarë të projektit. 

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

U mbajt takimi i rregullt i Bordit të Akademisë
U mbajt takimi i rregullt i Bordit të Akademisë

Vushtrri, 07 shtator 2016-  Bordi i Akademisë së Kosovës për  Siguri  Publike (AKSP), mbajti sot  takimin e gjashtëmbëdhjetë, ku  u diskutuan  çështje që kanë të bëjnë me funksionalizimin e Akademisë dhe Fakultetin e Sigurisë Publike.

Në këtë takim dekani i Fakultetit të Sigurisë Nazmi Iballi, paraqiti raportin mbi zhvillimin e konkursit të pranimit te studentëve në programin bachelor dhe propozim ndryshimi i kuotave për Institucionet e Sigurisë Publike në studimet bachelor për vitin akademik 2016-2017.

 

Në këtë takim drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi  prezantoi raportin gjashtë mujor të punës për vitin 2016, raport i cili u vlerësua larte nga te pranishmit.

 

Tutje në takimin e Bordit të AKSP-së  nga ekspertet e projektit të binjakëzimit u bë prezantimi i aktivitetit, “Mbështetja e mëtejme e Bordit të AKSP-së si mekanizëm koordinues për implementimin e trajnimeve profesionale për të gjitha Agjencionet e Sigurisë Publike”, të projektit të binjakëzimit.

 

Gjithashtu gjatë  këtij takimi, anëtarët e bordit të Akademisë diskutuan rreth plotësim ndryshimit të vendimit nr. 3/15 i datës 13.06.2016 për themelimin e  grupit punës për përcaktimin e statusit të studentëve në agjencionet përkatëse pas përfundimit të Fakultetit të Sigurisë Publike në Akademi.

 

Në takim, përveç Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë, Ismail Smakiqi, morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Kosovës, Lulëzim Rafuna i cili njëherit është edhe kryesues i Bordit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, kryeprokurori i Shtetit, Aleksander Lumezi, u/d  i drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues Sokol Zogaj, Drejtori i Përgjithshëm i Inspektoratit Policor të Kosovës, Hilmi Mehmeti,  Drejtori i Shërbimit Sprovues Bajram Bujupi,  Drejtori i Përgjithshëm i Agjencionit të Menaxhimit Emergjent, Fadil Kodra,  përfaqësues nga OSBE-ja dhe ICITAP-i, dhe ekspert nga projekti i binjakëzimit.


 

Lexo më shumë
Publikohen rezultatet e afatit të dytë
Publikohen rezultatet e afatit të dytë

Vushtrri, 19 shtator 2016 – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), publikohen rezultatet e afatit të dytë të studentëve të cilët kanë aplikuar për studime në Fakultetin e Sigurisë Publike për vitin e parë akademik  2016/2017.

Afati për parashtrimin e ankesave është nga data 20.09.2016 deri 22.09.2016 nw ora 16:00.

Listën e rezultateve të zyrtarëve të cilët kanë aplikuar për studime në Fakultetin e Sigurisë Publike e gjeni më poshtë;

Lista: Lista e rezultateve

Afati i Ankesa: Ankesa

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës