}

NewsArticle

16/11/2016

Një delegacion nga OSBE-ja vizitoi Akademinë

Vushtrri, 15 nëntor 2016 – Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për  Siguri Publike, Ismail Smakiqi priti në takim një delegacion nga Komiteti i Auditimit në OSBE, i kryesuar nga udhëheqësi, Hayk Karamayan.

Drejtori Smakiqi fillimisht i përshëndeti të pranishmit për vizitën e më pas ai informoi delegacionin me procese të rëndësishme të cilat ka kaluar Akademia që nga themelimi e deri me sot. Duke folur për historikun e Akademisë drejtori Smakiqi theksoi se OSBE-ja, bazuar në misionin e caktuar pas përfundimit të luftës, “Demokratizimi dhe Ndërtimi i Institucioneve”, në shtator të vitit 1999 filloi trajnimin e parë themelor për 176 kadet të Policisë së Kosovës.
OSBE-ja për një kohë të gjatë e ka menaxhuar Shkollën e Shërbimit Policor, më vonë Qendra e Kosovës për Siguri Publike Edukim dhe Zhvillim, duke përfshirë donacionet infrastrukturore, laboratorë, uniforma të kadetëve, automjete, pajisje të IT (kompjuter, skaner, printer), pajisje policore dhe të agjencive tjera, pajisje të klasave të mësimit. OSBE është partneri kryesor edhe në mbajtjen e trajnimeve në Akademi.

Drejtori Smakiqi me thekës të veçantë foli edhe për Projektin e II të Binjakëzimit të Komisionit Evropian, projekt i implementuar  nga Finlanda dhe Estonia e që ka për qëllimi përmirësimin e arsimimit në sektorët e rendit dhe sigurisë publike. Në implementimin e këtyre projekteve OSBE po ashtu ka ndihmuar Akademinë me organizimin e punëtorive të cilat lidhen me rezultatet e Projektit të Binjakëzimit.

Smakiqi foli edhe për bashkëpunimin ndërkombëtar që ka Akademia e Kosovës për Siguri Publike me shumë vende të Evropës dhe me gjerë duke shprehur nevojën e zgjerimit edhe më shumë të këtij bashkëpunimi me qëllim të bartjes së përvojave dhe eksperiencave në fushën e rendit dhe sigurisë.

Në fund Smakiqi falënderoi OSBE-në për përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë për Akademinë dhe po vazhdon të jap përmes trajnimeve në sektorin e sigurisë si dhe donacioneve të shumta të cilat kanë bërë AKSP-në  një qendër profesionale të ofrimit të trajnimeve për të gjitha agjencitë e sigurisë në vende.

Ndërsa udhëheqësi i Komitetit të Auditimit në OSBE-së  Hayk Karamayan, theksoi se e gjithë kontributi dhe përkrahja që ka dhënë OSBE për Akademinë ka qenë i arsyeshëm sepse rezultatet dhe sukseset mjaftë pozitive vetëm po shihen në këtë institucion mjaftë të rëndësishëm për trajnimin e pjesëtareve të sigurisë.

Në fjalën e tij Ake Roghe drejtor i Departamentit për Rend dhe Siguri publike  tha, “kamë shërbyer në shumë misione nëpër botë por misioni im në Republikën e Kosovës është shumë i veçantë dhe mund të them se jam i kënaqur me progresin i cili po ndodh në Kosovë në veçanti në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike”.

Në funde të vizitës delegacioni vizitoi edhe objektet përcjellëse të Akademisë ku përmes prezantimeve nga instruktorët u informuan më shume lidhur me pjesën praktike ku pjesëtarët e sigurisë mbajnë trajnimet.
 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Mbahet  seminari i komponentës së tretë të Projektit të Binjakëzimit
Mbahet seminari i komponentës së tretë të Projektit të Binjakëzimit

Vushtrri, 15 Nëntor 2016 – Në Akademinë e Kosovës  për Siguri Publike (AKSP), po mbahet seminari i komponentës së tretë të  Projektit të Binjakëzimit, i cili ka për qellim përkrahjen  e mëtejme të arsimit në fushën e sigurisë publike në Kosovë. Qëllimi i kësaj komponente është të kontribuojë që Instituti për Hulumtim dhe Zhvillim i Akademisë të funksionalizohet plotësisht në interesin e të gjitha agjencive të sigurisë publike. 


Në hapjen e seminarit morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi, Ambasadorja e Finlandës në Kosovë  Anne Huhtamaki, Drejtor i Departamentit të Sigurisë Publike të MPB-se, Mensur Hoti, përfaqësues nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë Rafael Nievergelt, Prorektor për Mësimdhënie, Çështje të Studentëve dhe Kërkime Shkencore nga Universiteti i Mitrovicës Izet Zeqiri dhe Universiteti i Prizrenit Malush Mjaku, përfaqësuesja e ICITAP-it Drita Pereziq, përfaqësuesja e OSBE-së, Shpresa Muharremi,  përfaqësuesja e Qendrës së Kosovës për Studime të Sigurisë Arife Muji, përfaqësues të Agjencive të Sigurisë Publike, mësimdhënës të Fakultetit të Sigurisë pranë Akademisë, menaxhmenti i lartë i Akademisë si dhe ekspertët nga Finlanda dhe Estonia.


Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi në hapjen e këtij seminari foli rreth ecurisë së projektit të binjakëzimit. Ai vlerësoi lartë punën e bërë deri më tani duke vënë në pah edhe sfidat të cilat do të përcillen projektin deri në finalizim.


“Në këtë seminar po fillojnë aktivitetet e komponentës së tretë të Projektit të Binjakëzimit ‘Përkrahja e mëtejshme e arsimit në sigurinë publike në Kosovë’, me titull, ‘Kontributi për Institutin e Hulumtimit dhe Zhvillimit të Akademisë që të bëhet plotësisht funksional për përfitim të gjitha agjencive të sigurisë publike në Kosovë”, u shpreh Smakiqi duke thënë se më qëllim të rritjes së aftësisë dhe kompetencës profesionale në fushën e sigurisë publike është arritur një pajtueshmëri se nevojitet më shumë njohuri se sa vetëm aftësim për punë specifike, posaçërisht në pozitat menaxheriale të agjencive. 

 

Smakiqi tha se zhvillimeve të mëtutjeshme në Akademi dhe në fushën e Sigurisë Publike i parapriu aprovimi i ligjit për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, ku përmes së cilit Akademia përcaktohet institucion përgjegjës për ofrimin e trajnimeve dhe arsimit të lartë, gjegjësisht zhvillimin e kapaciteteve për të gjitha institucionet e sigurisë publike.


Duke folur rreth rëndësisë së projektit Smakiqi tha se projekti i parë dhe dytë i binjakëzimit janë përkrahje e Akademisë dhe Agjencive të Sigurisë Publike në realizimin e vizionit që “në vitin 2020 Akademia do të njihet nga palët e interesit të saj kombëtarë dhe ndërkombëtarë si një institucion parësor për të gjitha nivelet e arsimit në fushën e rendit dhe sigurisë publike”.


Ndërsa duke folur rreth institutit për Hulumtim dhe Zhvillimit, Smakiqi theksoi rëndësinë që ka ky institut për Akademinë, Agjencitë e Sigurisë Publike, Qeverinë e Kosovës, partnerët ndërkombëtarë si dhe  për të gjithë ekspertët e fushave të sigurisë jo vetën në Kosovë po edhe më gjere. Smakiqi tha se Akademia për një kohë të gjatë ofron dhe mban trajnime të vazhdueshme profesionale për zbatuesit e ligjit të punësuar në Institucionet e Sigurisë Publike, duke zhvilluar trajnime në fushën e sigurisë publike të nivelit: bazik, të avancuar, të specializuar, si dhe të lidershipit dhe menaxhmentit.


Në hapjen e seminarit foli edhe ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Anne Huhtamaki e cila e cilësoj si shumë të rëndësishëm projektin e dytë të binjakëzimit dhe krijimin e institutit për hulumtim dhe zhvillim.  “Policia e Kosovës është shumë e suksesshme ka bërë një rrugë të gjatë dhe tani ajo është e trajnuar dhe e pajisur shumë mirë, populli i Kosovës i beson, është shumë e rëndësishme dhe sukses i mirë, kjo është që ne dëshirojmë për  vazhduar në ngritët kapacitet të institucioneve të sigurisë publike”, u shpreh Huhtamaki. Ambasadorja Huhtamaki tha se bashkëpunimi mes Kosovës dhe Finlandës gjithmonë ka qenë i mirë në shkëmbimin e përvojave dhe ngritjen e  eksperiencave. Huhtamaki vlerësoi se krijimi i një  instituti për zhvillim dhe hulumtim është shumë i rëndësishëm për institucionet e sigurisë publike në Kosovë.


Seminarin e përshëndeti edhe Mensur Hoti Drejtor i Departamentit të Sigurisë Publike të MPB, i cili falënderoi Bashkimin Evropian për përkrahjen e vazhdueshme të MPB-së dhe Agjencive të saja si dhe partnerët e përhershëm ICITAP dhe OSBE. Hoti tha se Ministria e Punëve të Brendshme është e lumtur me progresin e arritur në Akademi gjatë implementimit të Projekteve të Bashkimit Evropian dhe do të vazhdoi të përkrah Akademinë dhe Agjencitë e Sigurisë Publike në synimin e përbashkët të Sigurisë Publike në vendin tonë.


Ndërkaq Rafael Nievergelt përfaqësues nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, është shprehur i kënaqur për pjesëmarrjen në hapjen e seminarit të projektit të dytë të binjakëzimit. 

Nievergelt tha se arsimimi në sigurinë publike është fuqi kruciale dhe në institucionet tjera që kanë të bëjnë më zbatimin e ligjit, për arsye se kanë të bëjnë drejtpërdrejtë në forcimin e ligjit dhe sigurisë.  “Institut i hulumtimit dhe zhvillimit ndihmon në ngritjen e eksperiencave  të gjithë pjesëtarëve të agjencive të sigurisë publike”, tha Nievergelt duke falënderuar partnerët për rezultatet e arritura.


Seminarin e ka përshëndetur edhe prorektori për Mësimdhënie, Çështje të Studentëve dhe Kërkime Shkencore nga Universiteti i Mitrovicës Izet Zeqiri  dhe Universiteti i Prizrenit Malush Mjaku.

  

Seminari do të zgjatë tri ditë radhazi nga data 15, 16 dhe 17 nëntor, ku do të bëhen prezantime nga ekspertet e projektit të binjakëzimit.


Lexo më shumë
Mbahet punëtoria “Shqyrtimi i zbatimit të Strategjisë Zhvillimore dhe Planit të Veprimit si dhe përfundimi i Planit Vjetor të Trajnimit”
Mbahet punëtoria “Shqyrtimi i zbatimit të Strategjisë Zhvillimore dhe Planit të Veprimit si dhe përfundimi i Planit Vjetor të Trajnimit”

Vushtrri, 18 tetor 2016 - Sot në Prizren filloi punëtoria “Shqyrtimi i zbatimit të Strategjisë Zhvillimore dhe Planit të Veprimit si dhe përfundimi i Planit Vjetor të Trajnimit” për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. Në këtë punëtori po marrin pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Bejtush Gashi, Kastriot Gashi nga Ministria e Punëve të Brendshme, Drita Perezic nga ICITAP, Shpresa Muharremi nga OSBE-ja, përfaqësuesit e agjencive të sigurisë publike si dhe menaxhmenti i lartë i AKSP-së.


Edhe kësaj here mbështetëse e punëtorisë “Shqyrtimi i zbatimit të Strategjisë Zhvillimore dhe Planit të Veprimit për vitin 2016 si dhe përfundimi i Planit Vjetor të Trajnimit për vitin 2017”, dokumente më rëndësi për Akademinë dhe agjencitë të cilat zhvillojnë trajnime është Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE).


Në hapje të kësaj punëtorie fillimisht Drejtori Smakiqi përshëndeti të pranishmit dhe theksoi se punëtoria “Shqyrtimi i zbatimit të Strategjisë Zhvillimore dhe Planit të Veprimit për vitin 2016 si dhe përfundimi i Planit Vjetor të Trajnimit për vitin 2017”, është ngjarje shumë e rëndësishme për planifikimin gjithëpërfshirës sa më real dhe të nevojshëm për agjencitë e sigurisë publike. Gjithashtu Smakiqi falënderoi OSBE-në për mbështetjen e vazhdueshme që po tregon për institucionet e sigurisë publike, e në veçanti për Akademinë. 


“Plani i trajnimit është një dokument unik i përfshirjes të të gjitha trajnimeve të planifikuara në baza vjetore, përmes të cilave arrihet një pasqyrë mbi fushat e trajnimit, kohëzgjatjen e trajnimit, grupet e synuara dhe hapësirat e zhvillimit të trajnimit”, tha Smakiqi.


Në vazhdim të fjalës së tij, Smakiqi tha se “qëllimi i kësaj punëtorie është planifikimi, organizimi dhe implementimi i analizës së nevojave të trajnimeve për agjencitë e sigurisë publike në fushën e ngritjes dhe avancimit të zyrtarëve të saj përmes trajnimeve të ndryshme, si dhe evidentimi i realizimit të objektivave strategjikë të Strategjisë Zhvillimore dhe Planit të Veprimit të AKSP-së për vitin që po lëmë pas”. 

 

Punëtoria “Shqyrtimi i zbatimit të Strategjisë Zhvillimore dhe Planit të Veprimit për vitin 2016 si dhe përfundimi i Planit Vjetor të Trajnimit për vitin 2017” mbështetet nga OSBE-ja, partneri i vazhdueshëm i Akademisë, e cila po mbahet në Prizren dhe do të zgjasë katër ditë nga 18 - 21 nëntor 2016.  

 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës