}

NewsArticle

17/10/2016

Ambasadorja e Finlandës vizitoi Akademinë

Vushtrri, 17 tetor 2016 - Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot e vizitoi ambasadorja e Finlandës në Kosovë Anne Huhtamäki , e cila u prit nga Drejtori i Përgjithshëm Ismail Smakiqi dhe menagjmenti i lartë i AKSP-së.

 

Në këtë takim drejtori Smakiqi e informoi ambasadoren lidhur me historikun e Akademisë, progresin,  proceset e rëndësishme  të cilat ka kaluar Akademia e më theks të veçantë ai foli për projektin e binjakëzimit të Komisionit Evropian të implementuar nga Finlanda dhe Estonia,  projekt i cili ndihmoi në hapjen e Fakultetit të Sigurisë.

 

Gjithashtu drejtori Smakiqi foli edhe për projektin  i ri të binjakëzimit i cili ka për qëllim ,“Përkrahjen e mëtejme të arsimit në sigurinë publike në Kosovë”.

 

Drejtori Smakiqi me këtë rast foli edhe për bashkëpunimin ndërkombëtar  që ka Akademia  me institucionet e sigurisë të vendeve të ndryshme evropiane si dhe rreth anëtarësimit të Akademisë në  Asociacionin Kolegjeve Policore Evropiane (AEPC) dhe Asociacionit Ndërkombëtar të Akademive Policore (INTERPA).

 

Në fund drejtori Smakiqi  falënderoi ambasadoren Huhtamäki për vizitën, njëherit  ai shprehu  edhe  falënderimet që shteti i Finlandës ka dhënë për Kosovën e në veçanti për Akademinë.

 

Ndërsa në fjalën e saj ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Anne Huhtamaki, përgëzoi  drejtorin Smakiqi për progresin dhe zhvillimet e Akademisë. Ambasadorja Huhtamaki po ashtu shprehu mbështetje për Akademinë edhe në të ardhmen.

 

Në fund ata vizituan edhe objektet përcjellëse të Akademisë.

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Drejtori Smakiqi merr pjesë në Konferencën vjetore të AEPC
Drejtori Smakiqi merr pjesë në Konferencën vjetore të AEPC

Vushtrri 06 tetor 2016 - Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi, i shoqëruar nga Avni Istrefi, udhëheqës i Divizionit për Marrëdhënie me Jashtë po merr pjesë në Konferencën Vjetore të AEPC - Asociacionit të Kolegjeve Policore Evropiane (Association of European Police Colleges).

Akademia është anëtare vëzhguese e këtij asociacioni që nga shtatori i vitit 2009, ku janë të përfshira Akademitë Policore të vendeve të Evropës dhe më gjerë. Në Web faqen e këtij Asociacioni publikohen oraret e trajnimeve të akademive anëtare duke përfshirë edhe trajnimet e AKSP-së (si ofertë për pjesëmarrje reciproke në trajnime).

Konferenca po i zhvillon punimet e saja në Antalya të Turqisë prej 5 deri 7 tetor me temën boshte të konferencës \\\"Parandalimi i radikalizmit dhe zbatimin e tij në Trajnimin Policor\\\". Gjatë konferencës do të mbahet takimi i Bordit Drejtues të Konferencës.

Fjalimin përshëndetës e mbajti Prof. Dr. Yilmaz Çollak, Presidenti i TNPA, Vice President i AEPC, kurse hapjen zyrtare Dr Norbert Leitner, Presidenti i AEPC.

Në ditën e parë të konferencës mbajtën fjalime ekspert të fushave të parandalimit të radikalizmit të dhunshëm:
Prof. Dr. Bayram Ali SONER – “Çështjet dhe proceset që lidhen me Luftimin e radikalizmit”;
Fatma Ceren YAZGAN nga Ministria e Punëve të Jashtme, Republika e Turqisë, - Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm për Çështje të Sigurisë dhe Inteligjencës, - “Cikli i radikalizmit”;
Dr. Bibi van Ginkel, studiues në institutin Clingendael – “Gjendja e legjislacionit në Evropë në lidhje me grupimet Radikale”
Dr Omar Ashour, Ligjërues i lartë në Universitetin e Exeter, - Mënyrat dhe praktikat më të mira të mësimit rreth radikalizmit në Trajnimin Policor” dhe
Darren Coventy Howlett, Gardia, Irland – “Guida e Trajnimeve nga fusha e Radikalizmit”.


Në ditën e dytë konferenca vazhdon punimet me takimin e Bordit Drejtues të Asociacionit dhe aprovimin e Deklaratës Finale të Konferencës.

 

Lexo më shumë
Pjesëtarët e Policisë së Republikës së Shqipërisë trajnohen në Akademi
Pjesëtarët e Policisë së Republikës së Shqipërisë trajnohen në Akademi

Vushtrri, 18 tetor 2016 - Me rastin e trajnimit të pjesëtarëve të Policisë së Shqipërisë,  Akademinë e Kosovës për siguri Publike sot e vizitoi zëvendësdrejtori i Policisë së Shqipërisë Altin Qato, dhe drejtori i Akademisë së Sigurisë së Shqipërisë Bilbil Memaj. Me këtë raste të pranishëm  ishin edhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme Nehat  Mustafa, drejtori i Departamentit  për Hetime në Policinë e Kosovës Riza Shillova si dhe zyrtar të lartë nga institucionet e vendit. Të pranishmit u priten nga Drejtori i Përgjithshëm Ismail Smakiqi dhe menagjmenti i lartë i Akademisë.

 

Gjatë këtij takimi ata vizituan  poligonin ku po trajnohen pjesëtarët e Policisë së Shqipërisë me motoçikleta, ku përmes prezantimeve nga instruktoret u informuan lidhur me pjesën praktike ku pjesëtaret po e zhvillojnë trajnimin.

 

Zëvendësdrejtori i Policisë së Shqipërisë Altin Qato mbajti një fjalim para të pranishmëve duke treguar për një  bashkëpunim të  shkëlqyer me Akademinë dhe duke vlerësuar lartë punën e cila po bëhet në profesionalizimin dhe trajnimin e pjesëtarëve të Policisë nga Shqipëria.

 

Duke folur për  nevojën dhe thellimin e bashkëpunimit me qëllim të ngritjes dhe avancimit të trajnimeve për pjesëtarët e sigurisë publike ai shfaqi gatishmërinë e tij të plotë për bashkëpunim  në mes  të dy institucioneve Akademisë së Kosovës për siguri Publike dhe Policisë së shtetit të Shqipërisë.

 

 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës