Lajmet
Lajmet
Ndihmës ministri i Qendrës për Trajnim të Policisë së Maqedonisë Goce Bačanov vizitoi Akademia
Vushtrri, 29 qershor 2016 Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot e vizitoi ndihmës ministri i Qendrës për Trajnim të Policisë së Maqedonisë, Goce Bačanov. Ndihmës ministri Bačanov u prit nga drejtori i përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi dhe menaxhmenti i lartë i Akademisë.
Temë diskutimi e këtij takimi ishte trajnimi i pjesëtareve të sigurisë publike si dhe bashkëpunimi në mes të dyja vendeve.
Drejtori Smakiqi e informoi delegacionin me të arriturat dhe aktivitetet e AKSP-së, me shkollimin, trajnimet, bashkëpunimin vendor dhe ndërkombëtar, me theks të veçantë ai foli për hapjen e Fakultetit të Sigurisë Publike dhe aktivitet tjera të cilat zhvillohen në Akademi.
Gjithashtu gjatë këtij takimi drejtori Smakiqi dhe ndihmës ministri Bačanov shprehën nevojën për thellimin e bashkëpunimit me qëllim të ngritjes dhe avancimit të trajnimeve për pjesëtarët e sigurisë publike, si dhe shfaqën gatishmërinë e plotë për bashkëpunim dhe koordinim në mes të dy institucioneve.
Në fund, ata vizituan objektet përcjellëse, ku përmes prezantimeve nga instruktorët u informuan lidhur me pjesën praktike ku pjesëtarët e sigurisë publike zhvillojnë trajnimet.
Drejtori i Fakultetit të Sigurisë së Maqedonisë Goce Bacanov vizitoi Akademinë
Vushtrri, 29 qershor 2016 Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot e vizitoi Drejtori i Fakultetit të Sigurisë së Maqedonisë Goce Bacanov.
Drejtori Bacanov u pritë nga drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi si dhe menaxhmenti i lartë i Akademisë.
Temë diskutimi e këtij takimi ishte trajnimi i pjesëtareve të sigurisë publike si dhe bashkëpunimi në mes të dyja vendeve.
Drejtori Smakiqi e informoi delegacionin me të arriturat dhe aktivitetet e AKSP-së, me shkollimin, trajnimet, bashkëpunimin vendor dhe ndërkombëtar, me theks të veçantë ai foli për hapjen e Fakultetit të Sigurisë dhe aktivitet tjera të cilat zhvillohen në Akademi.
Gjithashtu gjatë këtij takimi drejtori Smakiqi dhe Bacanov shprehen nevojën për thellimin e bashkëpunimit me qëllim të ngritjes dhe avancimit të trajnimeve për pjesëtarët e sigurisë publike, si dhe shfaqen gatishmërinë e plotë për bashkëpunim dhe koordinim në mes dy institucioneve.
Në fund, të dy drejtorët vizituan objektet përcjellëse, ku përmes prezantimeve nga instruktoret u informuan lidhur me pjesën praktike ku pjesëtaret e sigurisë publike zhvillojnë trajnimet.
Përfundoi trajnimi për Taktikat ne Operacione Speciale
Vushtrri, 27 qershor 2016 - Pas një trajnimi dyjavor i mbajtur nga instruktorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Njësia Speciale Intervenuese (NJSI) e Policisë së Kosovës sot përfundoi trajnimin Taktikat ne Operacione Speciale.
NJSI në përfundim të këtij trajnimi demonstroj në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike disa taktika intervenuese në operacionet me rrezikshmëri të lartë.
Të pranishëm gjatë demonstrimit dhe ndarjes së çertifikatave ishte ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Greg Delawie , Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Naim Rexha dhe përfaqësues tjerë.
Nga të pranishmit ky trajnim u vlerësua lartë në ngritjen e nivelit profesional dhe përfitimit të njohurive të shkëlqyera nga fusha e sigurisë publike.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Naim Rexha vlerësoi se ky trajnim është shumë i rëndësishëm për Policinë e Kosovës. Ai falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndihmën që po vazhdon ti jap policisë. Rexha u shpreh i impresionuar më mënyrën e realizmit të ushtrimeve.
Duke shpresuar se eprorët dhe operatorët e NJSI-së kanë përfituar nga ky trajnim, Rexha u shpreh i gatshëm që ta mbështes këtë njësi edhe me tutje.
Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Akdemisë, Ismail Smakiqi, tha se ky trajnimi është shumë i rëndësishëm për gjithë Kosovën. Smakiqi tha se Akademia gjithmonë ka qenë dhe është e gatshëm që të ofroi mbështetje më të gjitha kapacitet për trajnime të tilla. Ne jemi të njohur që ofrojmë trajnime jo vetëm për pjesëtarët e sigurisë publike në vend, por edhe për regjionin, tha Smakiqi.
Kurse komandanti i NJSI-së, Alban Jetullahu tha se trajnimi dy javor i cili u mbajt në kampin Vrella ka qenë një sfidë për vetë pjesëtarët e kësaj njësie.
Duke u shprehur i kënaqur me përvojat e fituara nga ky trajnim, Jetullahu tha se Njësia Speciale Intervenuese është edhe një hapë përpara në realizimin e detyrave të përcaktuara në misionet e saja.
Filloi mini-olimpiada për persona me aftësi të kufizuara
U mbajt takimi i parë i Komitetit Drejtues për Projektin e Binjakëzimit
Vushtrri, 17 qershor 2016 Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot u mbajt takimi i parë i Komitetit Drejtues për Projektin e Binjakëzimit, që ka për qëllim përkrahjen e mëtejme të arsimit në fushën e sigurisë publike. Në këtë takim u diskutua dhe u prezantua puna tre mujore e bërë nga ekspertet ndërkombëtarë si dhe bashkëpunëtorët vendor në realizimin dhe implementimin e këtij projekti
Gjatë takimit u vlerësua se në tre mujorin e parë është shënuar progres..
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët për kontributin e dhënë, i cili është i rëndësishëm për të gjitha agjencionet e sigurisë publike në vend.
Smakiqi tha se Akademia do të jetë e përkushtuar në partneritet të plotë me të gjitha institucionet vendore, me Komisionin Evropian si dhe me të gjithë akterët tjerë, që ky projekt të përfundoi me sukses.
Ai tha se gjatë punës tre vjeçar të projektit të dytë të binjakëzimit do të ketë shumë sfida, por siç tha ai me punë dhe përkushtim do të përmbyllet me sukses.
Ky projekt vjen si rezultat i përfundimit më sukses të projektit të parë i cili ka pas për qëllimi përmirësimin e arsimit në sektorët e sigurisë dhe rendit publik, i cili ka rezultuar me akreditimin e programit të studimor bachelor për periudhën tre vjeçar si dhe me hapjen e Fakultetit të Sigurisë Publike, u shpreh Smakiqi.
Duke vlerësuar se kjo është shumë më rëndësi për Akademinë, drejtori Smakiqi tha se projekti në fjalë do të zhvilloi edhe me tutje programet bazike studimore, më qëllim që tu ofrohet shërbime më të mira qytetarëve të Kosovës në fushën e sigurisë.
Ndërsa, Krista Haak, udhëheqëse e projektit nga shtetet anëtare, tha se gjatë këtij tre mujori është bërë një punë e frytshme. Haak vlerësoj se falë bashkëpunimit të mirë, puna në tre mujorin e parë ka rezultuar më sukses.
Ajo tha se ka qenë bashkëpunim aktiv mes anëtarëve të AKSP-së dhe ekspertëve të projektit duke shkëmbyer përvojat dhe njohurit edukative arsimore në fushën e sigurisë. Një detyrë e rëndësishme është që ta mbështesin Akademinë në procesin e ri akreditimit të programit bachelor i cili proces është duke vazhduar, u shpreh Haak.
Ndërkaq, Rafael Nievergelt, përfaqësues nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, duke u shprehur i gatshëm për bashkëpunim, tha se projekti i dytë do të përfundoj më sukses.
Kur shoh përvojën që keni pas në projektin e parë, besoj që ky projekt do të jetë shumë pozitivë dhe do ti arrijë të gjitha. Unë shpresoj që në bazë të bashkëpunimit do të kemi sukses, tha Nievergelt.
Prezantimin e raportit tre mujori të projektit të binjakëzimit e bëri, Ritva Vahakoski, këshilltare rezidente e binjakëzimit.
Vahakoski, bëri prezantimin e së cilës komponent veç e veç që është realizuar deri me tani. Ai tha se puna për realizimin e projektit do të vazhdojë edhe në muajt tjerë ashtu siç është punuar deri me tani.
Vlerësim pozitivë për ecurinë e projektit dhanë edhe zyrtarët, përfaqësuesit dhe ekspertët tjerë të cilët ishin të pranishëm në takim. Ata vlerësuan se Akademia është shembull për ngritjen e nivelit të lartë të arsimit në fushën e sigurisë publike.
Tutje në takimin e parë të Komitetit Drejtues të Projektin të Binjakëzimit u fol edhe për veprimet që duhet të ndërmerren në tre mujorin e ardhshëm.
Në takim të pranishëm ishin, zyrtarë të lartë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, përfaqësues të të gjitha agjencioneve të sigurisë publike, ekspertë vendor dhe ndërkombëtarë të projektit si dhe personel akademik.
U mbajt takimi i radhës i Bordit të Akademisë
Vushtrri, 13 qershor 2016- Bordi i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) mbajti sot takimin e tij të pesëmbëdhjetë, gjatë të cilit u diskutuan shumë çështje që kanë të bëjnë me funksionalizimin e Akademisë dhe Fakultetin e Sigurisë Publike.
Pikë diskutimi në rëndin e ditës ka qenë përcaktimi i kuotave për Institucionet e Sigurisë Publike në studimet themelore bachelor për vitin akademik 2016-2017 në Fakultetin e Sigurisë Publike në Akademi. Më këtë rast funksionalizimi i Fakulteti u vlerësua në mënyrë pozitive.
Gjithashtu gjatë takimi, anëtarët e bordit të Akademisë diskutuan rreth themelimit të grupit punës për përcaktimin e statusit të studentëve në Agjencionet përkatëse pas përfundimit të Fakultetit të Sigurisë Publike në Akademi.
Diskutim tjetër ka qenë edhe mobiliteti i studentëve të Fakultetit, ku dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike, Nazmi Iballi foli rreth sqarimit dhe rëndësinë së mobilitetit.
Ndryshe, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi, njoftoj anëtarët e bordit rreth shpenzimeve dhe planifikimeve buxhetore në organizimin e trajnimeve, ku u kërkua që Akademia të përkrahet në këtë aspekt.
Tutje në takimin e Bordit të AKSP-së u bë prezantim i aktivitetit Mbështetja e mëtejme e Bordit të AKSP-së si mekanizëm koordinues për implementimin e trajnimeve profesionale për të gjitha Agjencionet e Sigurisë Publike, të projektit të binjakëzimit.
Në takim, përveç Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë, Ismail Smakiqi, morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Kosovës, Lulëzim Rafuna i cili njëherit është edhe kryesues i Bordit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, kryeprokurori i Shtetit, Aleksander Lumezi, u/d i drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues Sokol Zogaj, Drejtori i Përgjithshëm i Inspektoratit Policor të Kosovës, Hilmi Mehmeti, Drejtori i Shërbimit Sprovues Bajram Bujupi, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencionit të Menaxhimit Emergjent, Fadil Kodra si dhe përfaqësues nga OSBE-ja dhe ICITAP-i.
Drejtori Smakiqi ka qenë për një vizitë zyrtare në SHBA
Vushtrri, 13 qershor 2016 Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Ismail Smakiqi, i shoqëruar nga Drita Perezic, këshilltare e lartë e ICITAP-it pranë menaxhmentit ekzekutiv të MPB-së kanë marrë pjesë në konferencën vjetore të Asociacionit Ndërkombëtar të Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit (IADLEST) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Akademia e Kosovës për Siguri Publike, gjegjësisht drejtori Smakiqi është anëtar i këtij Asociacioni. Konferenca e cila ka zgjatur nga data 05 deri me datën 08 të këtij muaj, është mbajtur në qytetin Grand Rapids, Michigan të SHBA-ve.
Asociacioni IADLEST është organizatë e njohur që shërben si katalizator i përmirësimit të zbatimit të ligjit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Drejtorët e akademive, trajnimeve dhe standardeve gjatë gjithë vitit shkëmbejnë përvoja, këshillohen, pyesin dhe kërkojnë përgjigje për organizatat e tyre të zbatimit të ligjit.
Në këtë konferencë teme ka qenë trajnimi i çështjeve më të ngutshme për menaxherët dhe drejtuesit e trajnimeve.
Konferenca e Asociacionit organizohet në seancë plenare (dita e parë) me tema bosht të konferencës dhe tryeza të rrumbullakëta (dita e dytë dhe tretë) me tema të ndryshme. Këtë vit temë boshte ishte Policimi në Komunitet.
Në njërën prej tryezave të rrumbullakëta lidhur me trajnimet ndërkombëtare, Drita Perezic nga ICITAP në Kosovë ka bërë prezantimin me temën Ekipet e Veprimit të Sigurisë në Komunitet, i cili ka zgjuar interesim të jashtëzakonshëm nga vendet pjesëmarrëse në konferencë dhe është kërkuar si model i sigurisë në komunitet.
Përveç anëtarëve të IADLEST nga SHBA, në konferencë kanë marrë pjesë edhe anëtarë të IADLEST nga vende të ndryshme nga të gjitha kontinentet. Nga regjioni i Ballkanit, përveç Kosovës ka marrë pjesë Shqipëria dhe Bosnjë e Hercegovina.
Drejtori Smakiqi ka zhvilluar takime me pjesëmarrësit e konferencës, me theks të veçantë ka kërkuar përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, nga zyrtarët e Pakistani, Afrika e Jugut, Kolumbia, Filipinet, Bosnjë e Hercegovina dhe Algjeri.
Gjatë kësaj vizite në SHBA, drejtori Smakiqi dhe Perezic kanë vizituar Akademinë e Drejtësisë Penale - Schoolcraft College dhe Departamenti i Policisë Westland ku janë pritur nga kryetari i qytetit Westland, William Wild. Vizitat janë mundësuar dhe përkrahur John Goci, shqiptaro amerikan, i cili në legjislacionin e kaluar ka qenë anëtar i kuvendit të qytetit Westland.
Gjatë kësaj vizite, drejtorit Smakiqi i është ndarë mirënjohje e veçantë nga shteti i Michigan, për pjesëmarrje në konferencën e IADLEST, që ka mbështetur në mënyrë efektive qëllimet e arsimit e ka zbatuar si duhet funksionet që i janë besuar Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, si dhe që ka bërë forcat e Policisë së Kosovës një ekip profesional dhe transparent të zbatimit të ligjit.
Vizitën në SHBA e ka mundësuar Programi në Kosovë i ICITAP, i cili gjatë gjithë viteve të pas luftës është përkrahës dhe partner i përhershëm i Akademisë.
Pas kthimit nga vizita, drejtori Smakiqi ka falënderuar Asociacionin IADLEST për ftesën në Konferencë, për përvojat e jashtëzakonshme dhe shkëmbimet reciproke me anëtarët e IADLEST, si dhe ICITAP-in për përkrahjen për pjesëmarrje në konferencën në fjalë.
Drejtori Smakiqi ka falënderuar edhe dy shqiptarë amerikanet Goci dhe vëllezërit Dervishaj për organizimin e vizitës në Institucionet e Sigurisë Publike si dhe Kryetarin e Komunës, Zotërin Wild.
Bordi i Akademisë vizitë zyrtare në Finlandë dhe Estoni
Vushtrri, 30 maj 2016 Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Ismail Smakiqi, i shoqëruar nga përfaqësuesit e Bordit të Akademisë, në kuadër të projektit të ri të binjakëzimit ka qëndruar për një vizitë zyrtare në Estoni dhe Finlandë.
Në kuadër të Projektit të dytë të Binjakëzimit në Akademi, i cila ka për qëllim përkrahjen e mëtejme të arsimit në sigurinë publike në Kosovë, nën komponenten e parë, respektivisht nën aktivitetin mbështetja e mëtejme e Bordit të AKSP-së si mekanizëm koordinues për zbatimin e trajnimeve profesionale për të gjithë agjencionet e sigurisë publike në Kosovë, gjatë qëndrimit në Estoni dhe Finlandë është organizuar dhe zhvilluar vizita studimore.
Organizimi i kësaj vizite është bërë nga shtetet anëtare të zbatimit të Projektit të Binjakëzimit, siç janë Finlanda dhe Estonia, si model organizativ i ngjashëm me atë të AKSP-së.
Qëllimi i kësaj vizite ishte, që anëtaret e Bordit të AKSP-së të njoftohen me përvojat, rreth rolit dhe rëndësisë së bordeve në Estoni përkatësisht në AESHS, rolit të tyre në procesin e vendimmarrjes, rreth trajnimeve profesionale të agjencive të sigurisë publike si dhe shkëmbimi i përvojave ndërmjet agjencive të sigurisë publike të Kosovës dhe Estonisë.
Gjatë vizitës pjesëmarrësit vizituan disa institucione arsimore të sigurisë publike që ofrojnë trajnime dhe arsim të lartë për zbatuesit e ligjit në Estoni.
Delegacioni nga Kosova i kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi, vizituan edhe Akademinë e Shkencave të Sigurisë në Estoni, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Burgun e Virussë, Drejtorinë e Policisë, Drejtorinë e Shpëtimit të Estonisë, Drejtorinë e Taksave dhe Doganave, Kolegjin e Drejtësisë të AESHS-së, Qendrën e Shpëtimit në Rakvere dhe Shkollën e Shpëtimit në kuadër të kolegjit etj.
Në vizitën e tij zyrtare, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi, mori pjesë në 25 vjetorin e Universitetit Laurea të shkencave të Aplikuara në Finlandë, ku më këtë rast u organizua ceremonia e diplomimit të studentëve nga ky universitet.
Të pranishëm në vizitën studimore në Estoni, përveç Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë, Ismail Smakiqi, ishin edhe Aleksandër Lumezi, Kryeprokurori i Shtetit, Lulzim Rafuna, Drejtor i Përgjithshëm i Doganave të Kosovës dhe njëherit Kryesues i Bordit të AKSP-së, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Shpend Maxhuni, Zëvendësdrejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Shemsi Hajrizi, Bajram Bujupi, Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Sprovues, Fadil Kodra, Kryeshef Ekzekutiv i Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave si dhe nga një përfaqësues Udhëheqës të grupeve punuese nga secila prej 7 agjencive të sigurisë publike të lartëcekura duke përfshirë edhe Inspektoratin Policor të Kosovës.
Përfundoi trajnimi rajonal Vija e gjelbër kufitare
Vushtrri, 20 maj 2016 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot përfundoi trajnimi rajonal Vija e gjelbër kufitare, i cili zgjati një javë. Në trajnim morën pjesë 25 oficer policor nga vendet e regjionit siç janë; Shqipëria, Serbia, Mal i Zi, Maqedonia, Bosnja Hercegovina dhe Kosova.
Trajnimi është organizuar nga ICITAP-it (Programi Ndërkombëtar i Ndihmës së Trajnimit të Hetimit Penal) të Departamentit të Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në ceremoninë e çertifikimit morën pjesë, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Greg Delawie, zëvendësministri i Punëve të Brendshme Valdet Hoxha, Cameron Fisher menaxher i Programit të ICITAP-it, Shpend Maxhuni, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kastriot Jashari drejtor për Trajnime dhe Përkrahje Arsimore si dhe zyrtar tjerë vendor e ndërkombëtarë.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovës, Greg Delawie shfrytëzoi rastin që të ripërsëris rëndësinë që Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Në vazhdim, ai falënderoi të pranishmit për përpjekjet e tyre të përditshme për të mbikëqyrur kufinjë të sigurt, kujdesin e tyre dhe zbulimin e krimet ndërkufitare, hetimin dhe prokurorinë. Shtetet e Bashkuara janë të sfiduara dhe jemi të kënaqur që të përkrahim kurset regjionale sikur ky për t`ju ndihmuar për të forcuar aftësitë tuaja për të kryer këtë detyrë. Të gjithë ne këtu, të angazhuar në shërbimin publik, po e kryejmë punën tonë për të ju shërbyer qytetarëve tanë dhe vendeve tona , tha Delawie.
Delawie tha se zhvillimi dhe forcimi i efikasitetit operacional dhe zbatimi i rregulloreve në kufijtë rajonal kanë rëndësi thelbësore. Ai tha se puna e përbashkët është shumë e rëndësishme për vendet që janë fqinje në mes veti. Shpresoj që ky trajnim ju ka përgatitur më mirë për vëzhgimin dhe analizimin e situatës dhe për ti ndaluar veprimtaritë e paligjshme, u shpreh ambasadori Delawie.
Ndërsa zëvendësministrit i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha duke e vlerësuar lartë mbajtjen e këtij trajnimi tha se të gjitha vendet pjesëmarrëse në këtë trajnim janë përfitues.
Gjithashtu është shprehur i kënaqur që në këtë trajnim kanë marrë pjesë të gjitha vendet e rajonit, duke i tejkaluar sfidat dhe duke krijuar ura të komunikimit, ura ndërlidhëse mes veti. Gjithmonë i lumtur që ky trajnim organizohet këtu në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike me kushte shumë të mira për trajnim dhe i lumtur që Policia e Kosovës tashmë është një nga institucionet më të besueshme në bazë të shumë anketave në vend dhe të shumë marrëveshjeve të bashkëpunimit , tha zëvendësministri Hoxha,
Ai tha se trajnimet e tilla janë permanente në përgatitjen e vazhdueshme të mekanizmave të sigurisë. Zëvendësministri Hoxha i inkurajoi pjesëmarrësit e trajnimit dhe shfaqi shpresën që këto përvoja do ti bartin në shtetet e tyre, konkretisht në agjencionet të cilat punojnë.
Ndërkaq duke i përshëndetur të pranishmit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, tha se mes njohurive avancimit profesional përmbushen objektivat në një segment mjaft specifik siç është menaxhimi i integruar i kufijve.
Maxhuni falënderoi qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës, Policisë së Kosovës në zbatimin e ligjit. Falë kësaj mbështetje ne kemi arritur këtë nivel profesional, duke synuar ta avancojmë edhe me tutje policinë, u shpreh Maxhuni duke thënë se një trajnim i tillë ku marrin pjesë të gjitha vendet e rajonit është një shembull i mirë për të siguruar paqe në çdo vend.
Sot siguria paraqet një çështje mjaft komplekse e cila tejkalon përmasat nacionale dhe kjo përbërje të cilën jeni ju është shembulli më i mire se si duhet të bashkëpunojmë dhe bashkëveprojmë në mënyrë të sigurisë së përgjithshme, u shpreh Maxhuni.
Në funde u ndanë çertifikata për vijuesit e trajnimit, po ashtu zoti Cameron Fisher menaxher i projektit të ICITAP-it ndau mirënjohje për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike dhe Drejtorin e Përgjithshëm, Ismail Smakiqi.
Një delegacion nga Byro për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatim të Ligjit vizitoi Akademinë
Vushtrri, 4 prill 2016- Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP),sot e vizitoi një delegacion nga Byro për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatim të Ligjit për Evropë dhe Azi Qendrore nga Departamenti i Shtetit të SHBA-ve, të udhëhequr nga Judith Campbell, drejtoreshë e BÇNN-së.
Po ashtu delegacioni ishte i shoqëruar edhe nga zyrtaret e ICITAP-it në Kosovë.
Drejtori Smakiqi gjatë këtij takimi e informoi delegacionin për procese të rëndësishme të Akademisë, për hapjen e Fakultetit të Sigurisë, bashkëpunimin ndërkombëtarë si dhe projektin e binjakëzimit IPA II- të financuar nga bashkimi Evropian.
Me këtë rast drejtori Smakiqi ka falënderuar delegacionin veçanti ICITAP-in për ndihmën e pakursyer që po japin Akademisë në ngritjen profesionale të pjesëtarëve të sigurisë, për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm, si dhe për gatishmërinë e tyre për t'i ofruar ndihmë Akademisë edhe në të ardhmen.
Delegacioni nga Byro për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatim të Ligjit, për Evropë dhe Azi e inkurajuan drejtorin Smakiqi për të arriturat, ku po ashtu ata shprehen gatishmërinë e tyre për bashkëpunim dhe përkrahje edhe në të ardhmen.
Përkrahja për Akademinë është suksese jo vetëm i Akademisë, por edhe i yni. Ne jemi të gatshëm ta ndihmojmë Akademinë sa herë kanë nevojë, tha Campbell. Në fund delegacioni bëri një vizitë nëpër kampusin e Akademisë.
Diplomoi gjenerata e 53-të e kadetëve të Policisë së Kosovës
Vushtrri, 25 mars 20016 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), pas një trajnimi gjashtë mujor sot diplomoi gjenerata e 53-të e kadetëve të Policisë së Kosovës.
Në ceremoninë e diplomimit morën pjesë ministri i Punëve të Brendshme (MPB),Skender Hyseni, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK),Rrahman Rama, ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Jean-Claude Schlumberger, drejtori i Përgjithshëm i Inspektoratit Policor të Kosovës, Fitim Shishani, drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Lulëzim Rafuna, drejtuesit e agjencioneve të Sigurisë Publike dhe përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.
Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Skender Hyseni, gjatë ceremonisë së diplomimit të gjeneratës së 53-të, të kadetëve tha se Policia e Kosovës është një forcë demokratike, shumë funksionale dhe më e mira në rajon.
Ministri Hyseni, duke i inkurajuar kadetët e sapo diplomuar, tha se Policia e Kosovës është një organizatë, është një forcë policore profesionale e ndërtuar në pajtim me standarde më të larta ndërkombëtare. Ai tha se Qeveria e Kosovës nuk do të kursej asgjë që Policia e Kosovës të jetë edhe më e përsosur, që të jetë e gatshme të përballet me të gjitha sfidat që i sjellë koha.
Hyseni ka falënderuar të gjitha organizatat ndërkombëtarë që kanë dhënë përkrahje të pakursyer në formimin e policisë, kanë dhënë përkrahje për një polici çfarë ka sot Kosova.
Mirësevini në organizatën tuaj të cilën jam i sigurt që do ta pasuroni, ajo sot do të bëhet për 280 kadetë me e pasur, u shpreh ministri Hyseni në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 53-të të Policisë së Kosovës. Ai tha se Policia e Kosovës është institucion, është palcë kurrizore e shtetit.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) Ismail Smakiqi, tha se shërbimi në Policinë e Kosovës është vendim shumë i rëndësishëm që t i shërbeni familjeve dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës në përgjithësi.
Ai tha se Akademia tani më është qendër e fortë e të gjitha llojeve të trajnimit me bashkëkohore për të gjitha Agjensionet e Sigurisë Publike.
Smakiqi tha se qytetarët me padurim presin inkuadrimin e juaj në Policinë e Kosovës radha është e juaja, të dëshmoni shkathtësitë dhe diturit që i keni arritur në Akademi, dëshmojeni veten, se jeni gjenerata që vendin tuaj e doni të jetë vend demokratik dhe me respektim të plotë të drejtave të njeriut.
Drejtori Smakiqi tha se Akademia gjithmonë është e gatshme dhe me padurim pret gjeneratën e re të Policisë së Kosovës, sepse siç tha ai kadetët janë ata që i japin hijeshi Akademisë.
Meritoni pritjen e qytetarëve dhe ruajeni përjetësisht të drejtën që qytetarin ta shikoni në sy. Bëjeni krenar Akademinë dhe familjet tuaja, kështu u shpreh Smakiqi para kadetëve të sapo diplomuar.
Ndërkaq drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës (PK), Shpend Maxhuni, në ceremoninë e diplomimit tha se kadetët e sapo diplomuar do të shërbejnë në organizatën me të respektuar në vend, siç është Policia e Kosovës.
Policia e Kosovës ka nevojë për ju, jeni të përgatitur dhe të motivuar për ti shërbyer komunitetit me profesionalizëm, etik, nderë dhe krenari, u shpreh Maxhuni duke thënë se trajnimet e policisë bëhen më standarde më të larta evropiane.
Më këtë rast Maxhuni ka kërkuar nga kadetët që punën e tyre ta kryej me përgjegjësi, profesionalizëm, korrektësi, efikasitet, objektivitet dhe ndershmëri.
Vizioni ynë është zbatimi i ligjit është në interesin e të gjithëve, është rruga e drejtë, prandaj ndiqeni këtë rrugë që të realizoni këtë vizion, tha Maxhuni për të shtuar se sundimi i rendit dhe ligjit sot është një parakusht esencial në të gjitha aspektet e shoqërisë.
Në Akademi u mbajt seminari i Projektit të Binjakëzimit
Vushtrri, 16 mars 2016 -Në Akademinë e Kosovës për siguri Publike sot u mbajt seminari i fillimit të Projektit të Binjakëzimit Përkrahja e mëtejme e arsimit të sigurisë publike. Ky projekt është i financuar nga Bashkimi Evropian si pjesë e programit të Instrumentit për Ndihmë Para Anëtarësimit (IPA), projekt i cili do të implementohet nga Finlanda dhe Estonia.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë z. Ismail Smakiqi duke ju falënderuar te pranishmëve për përkrahje, theksoi se ky projekt vjen si rezultat i projektit të parë të binjakëzimit Përmirësimi i Arsimit në Sektorët e Sigurisë dhe Rendit Publik , i cili ka mundësuar akreditimin e programit studimor Bachelor të sigurisë publike për periudhën 3 vjeçare, si dhe hapjen e Fakultetit të Sigurisë Publike i cili ofron arsim të lartë për zyrtarët e agjencive.
Ai tha se projekti i dytë i binjakëzimit, të cilin sot po e promovojmë Përkrahja e mëtejme e arsimit në siguri publike në Kosovë është projekt i Bashkimit Evropian, IPA 2014-2020, projekt i cili do të implementohet nga shtetet anëtare Finlanda dhe Estonia gjegjësisht: Kolegji Universitar i Policisë- Finlandë, Akademia e Estonisë e Shkencave të Sigurisë, Agjencia e Sanksioneve Penale-Finlandë dhe Universiteti i Shkencave të Aplikuara Kolegji për Arsim të Mësimdhënësve.
Siguria publike, gjegjësisht lufta kundër krimit dhe të gjitha dukurive negative të shoqërisë, mund të arrihet vetëm me zbatues të ligjit të trajnuar mirë dhe me arsim të lartë sipas standardeve të njohura ndërkombëtare tha Smakiqi.
Ndërsa ministri i Punëve të Brendshme z. Skender Hyseni potencoi se sot po lansojmë një seminar tjetër të projektit të binjakëzimit në këtë tempull të nxënies së mësimeve akademike në fushën e sigurisë. Ministri Hyseni citoi se:
E konsideroj të rëndësisë së veçantë çdo gjë që zhvillohet brenda këtij projekti të binjakëzimit, sepse e shoh si mundësi tjetër shumë të rëndësishme që standardet që aplikohen në fushën e dijeve në rrafshin e sigurisë në Kosovë, të barazohen tërësisht me standardet që aplikohen në vendet e Bashkimit Evropian. Është jetike që Kosova të filloj të ndërtoj strukturat e veta edukativo-arsimore në pajtim të plot me standardet evropiane, tha Hyseni .
Nërsa Christof Stock shef i Seksionit të Bashkëpunimit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë tha se implementimi i këtij projekti është mjaftë me rëndësi për Akademinë konkretisht për zyrtarët e sigurisë publike.
Arsimimi në të gjitha fushat, dhe veçanërisht arsimimi në fushën e zbatimit të ligjit është prioritet për ne dhe ne do të vazhdojmë këtë përkrahje, pasi që edhe investimi në projektin e kaluar të binjakëzimit për këtë arsimim të specializuar ka qenë investim shumë i mirë.
Përveç arsimit të lartë, ai tha se do të vazhdohet përkrahja në mësimin gjatë tërë jetës në arsimin profesional në sigurinë publike. Përmes projektit të ri, arsimi i sigurisë publike në Kosovë do të jetë edhe më efektiv dhe efikas. Jam i impresionuar, shtoi Stock, me përkushtimin e plotë të stafit të Akademisë. Njerëzve që punojnë në këtë institucion ju pëlqen puna të cilën e bëjnë dhe janë plotësisht të angazhuar për të realizuar misionin e Akademisë.
Ambasadorja e Finlandës në Kosovës Anne Huhtamaki tha se është kënaqësi që gjendet sot në Akademi në këtë seminar të Projektit të Binjakëzimit të financuar nga Bashkimi Evropian, dhe Finlanda si shtet përfitues i këtij projekti do të jep mbështetje të mëtutjeshme në realizimin e suksesshëm të këtij projekti.
Ne presim që nga ky projekt të arrihen rezultate të larta dhe të suksesshme në fushën e sigurisë dhe edukimit të lartë. Finlanda edhe më tutje përmes ekspertëve do të vazhdoj ti mbështesë projektet e tilla në fushën e sigurisë dhe edukimit të lart për zbatuesit e ligjit, tha Huhtamaki.
Në hapje të seminarit ishin ministri i Punëve të Brendshme Skender Hyseni, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Nazmi Iballi, Christof Stock nga Zyra e Bashkimit Evropian, Ambasadorja e Finlandës Anne Huhtamaki, udhëheqësja e projektit të binjakëzimit Krista Haak, përfaqësues nga agjencionet e sigurisë si dhe ekspertët e projektit të binjakëzimit.