}

NewsArticle

16/06/2017

Pjesëmarrësit e konferencës rajonale për trajnimet e specializuara të policisë vizituan Akademinë


Vushtrri , 13 qershor  2017 –Akademinë  e  Kosovës  për  Siguri Publike (AKSP), sot e vizitoj një delegacion i zyrtarëve  policor nga Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Kroacia dhe Maqedonia, të cilët janë pjesëmarrës në konferencën rajonale për trajnime të specializuara të policisë,  qëllimi i secilës është ngritja e bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe shkëmbimi i përvojave më të mira të menaxhimit të trajnimeve të specializuara policore nga vendet pjesëmarrëse.  


Delegacioni u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi  i cili e njoftoj  për veprimtarinë e Akademisë  që nga themelimi e deri më sot.


Drejtori Smakiqi  foli edhe për zhvillimet e fundit në Akademi që ka të bëjë me procesin e ri-akreditimit si dhe për  ofrimin e trajnimeve  që bën Akademia për të gjitha agjencionet e sigurisë publike.



Me këtë rast, delegacioni u informua lidhur me bashkëpunimin që Akademia ka më  institucionet e sigurisë qofshin ato vendore apo ndërkombëtare.


“Akademia ka bashkëpunim me  Malin e Zi, me Shqipërinë e shumë shpejtë pritet të nënshkruaj marrëveshje bashkëpunimi edhe me Maqedoninë dhe vende të tjera”, u shpreh Smakiqi duke thënë se Akademia  do të vazhdojë që të jetë institucion  kryesor për trajnimin dhe aftësimin e pjesëtarëve të sigurisë publike.


“Falënderoi partnerin e përhershëm të Akademisë,  ICITAP-in i cili na përkrah vazhdimisht që ne të ndërtojmë institucione sa më të besueshme për qytetarët”, tha Smakiqi. 


Po ashtu Smakiqi ka veçuar edhe hapjen e Fakultetit të Sigurisë Publike, si dhe  mundësinë e hapjes së programit master në një të ardhme shumë të afërt.  


Ndërkaq Dave Harvey nga asociacioni IADLEST  duke falënderuar drejtorin Smakiqi për pritjen e bërë, tha se Akademia është shembull për të mirë për punën që e bënë si dhe për ofrimin e trajnimeve shumë profesionale.


 “Puna që bëhet këtu është shumë impresionuse dhe  duhet të ju marrim shembull juve për atë se sa jeni fokusuar  në lidership, ju përgëzoj”, tha Harvey.   


Ndryshe konferenca e organizuar nga Policia e Kosovës dhe e mbështetur nga ICITAP-i do të zgjasë tri ditë. 

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Akademia anëtarësohet në asociacionin e kolegjeve evropiane të shërbimit të zjarrfikjes
Akademia anëtarësohet në asociacionin e kolegjeve evropiane të shërbimit të zjarrfikjes

Vushtrri,5 maj 2017 - Në Akademinë e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit të Berlinit (BFRA), në Berlin, nga 31 maj deri më 2 qershor 2017,  u mbajt Konferenca dhe takimi vjetor i Asociacionit të Kolegjeve Evropiane të Shërbimit të Zjarrfikjes (EFSCA – European Fire and Service Colleges’ Association).

EFSCA është asociacion i trajnimit evropian në fushën e shërbimeve të zjarrfikjes dhe shpëtimit me qëllim të shkëmbimeve të përvojave ndërkombëtare në fushën e kërkimit (hulumtimeve), arsimit të lartë dhe trajnimit.


Në konferencën kanë marrë pjesë përfaqësues të 20 vendeve evropiane nga Austria, Bjellorusia, Belgjika, Bullgaria, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Gjermania, Hungaria, Kosova, Letonia, Lituania, Holanda, Polonia, Portugalia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia dhe Ukraina.


Temat boshte e konferencës së këtij viti ishte “Teknologjitë e reja për trajnimin e vullnetarëve të zjarrfikjes”, me theks të veçantë zhvillimi, avancimi dhe përdorimi i teknologjive të reja për trajnimet e zjarrfikësve dhe metodat e trajnimeve bazuara në përdorimin e tokologjisë. Ndër të tjera u ligjëruan dhe u elaboruan temat në fushat e përdorimit të dronëve, trajnimet përmes simulimeve virtuale, mësimet e kombinuara (mësimet në klasë dhe në distancë, -learning), si dhe në fushën e Mbrojtjes Civile të BE-së.


Ceremoninë e hapjes së kësaj ngjarje e bënë z. Wilfrid Gräfling – Drejtori i BFRA, njëri ndër Shefat të BFRA-së z. Harald Herweg dhe President i EFSCA z. Wim Beckmann nga Holanda.    


Për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike si dhe për zbatuesit e ligjit në Republikën e Kosovës në kuadër të përkrahjes arsimore në fushën e Menaxhimit të Emergjencave me theks të veçantë të zjarrfikjes dhe shpëtimit, konferenca ishte e rëndësisë së veçantë pasi që pas parashtrimit të aplikimit për anëtarësim në këtë asociacion, njëzëri të gjithë 20 përfaqësues, pjesëmarrës dhe anëtarë të EFSCA-së votuan për anëtarësim të AKSP-së.


Gjatë konferencës përfaqësues të AKSP-së Drejtori i Përgjithshëm z. Ismail Smakiqi dhe z. Avni Istrefi – Udhëheqës i Divizionit për Marrëdhënie me Jashtë, patën rastin të zhvillojnë takime të shumta bilaterale e në veçanti vlen të theksohet se takimet me personalitete që kanë qenë pjesë e misioneve të rëndësishme ndërkombëtare në Kosovë si z. Martin Thomsen – Kolonel/Udhëheqës i Kolegjit Agjencisë së Menaxhimit Emergjent të Danimarkës, si dhe z. Peter Wagner – Doktor i Shkencave Teknike.



 

Lexo më shumë
U mbajt takimi i pestë i Komitetit Drejtues i Projektit të Binjakëzimit
U mbajt takimi i pestë i Komitetit Drejtues i Projektit të Binjakëzimit

Vushtrri, 14 qershor 2017 –   Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot u mbajt takimi i pestë  i Komitetit Drejtues i Projektit të Binjakëzimit, që ka për qellim “Përkrahjen e mëtejme të arsimit  në  fushën e sigurisë në Kosovë”, ku gjatë takimit u vlerësua se në këtë tre mujor  të gjitha rezultatet e detyrueshme janë përmbushë me sukses.


Në këtë takim  përveç  Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë,  Ismail Smakiqi, të pranishëm ishin  edhe Rafael Nievergelt përfaqësues i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë,  Drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE  Ake Roghe, Ron Krasniqi  nga Ministria e Punëve të Brendshme,  Udhëheqësja e Projektit të Binjakëzimit  Krista Haak, Ritva Vahakoski eksperte të projektit të komponentës së tretë Vesa Muttilainen, Irmeli Maunonen-Eskelinen, Shpresa Muharremi nga  OSBE-ja, Agron Rukiqi nga Policia e Kosovës, Vjollca Kaqiku  nga Shërbimi Sprovues i Kosovës, Bujar Mustafa nga Inspektorati Policor i Kosovës, Tefta Bytyqi nga Shërbimi Korrektues i Kosovës,  Bashkim Arifi  nga Dogana e Kosovës dhe Muhamet Pllana nga Agjencia e Menagjimit të Emergjencave.


Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë,  Smakiqi përshëndeti të pranishmit në takim duke u shprehur i lumtur për realizimin e projektit me sukses. 

Duke shpalosur të arriturat e Akademisë të muajve të fundit, Drejtori Smakiqi njoftoj Komitetin Drejtues për pranimin e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike në Asociacionin e Kolegjeve Evropiane të Shërbimit të Zjarrfikjes, më datën dy qershor 2017.


Po ashtu gjatë këtij takimi drejtori Smakiqi foli edhe për vizitën  e ekspertëve vlerësues në Akademi që kanë të bëjnë më ri akreditimin  e programit studimor dhe akreditimit  institucional. 


Drejtori Smakiqi tha se Projekti i Binjakëzimit deri me tani ka ecur hapave të sigurt edhe është duke u realizuar me sukses. 


Udhëheqësja e Projektit të Binjakëzimit  Krista Haak  vlerësoj se, edhe pse deri në përfundim të projekti ka edhe një vit e gjysmë, të gjitha rezultatet e detyrueshme të planifikuara deri me tani janë realizuar.


Haak tha se  komponentës së parë  që ka të bëjë me kontributin për një strukturë të qëndrueshme të trajnimeve profesionale për  të gjitha Agjencitë e Sigurisë Publike po i afrohet fundit. Ajo tha se të gjitha korrikulat janë aprovuara nga Bordi i AKSP-së dhe të gatshme për aplikim në AKK për validim.


“Aktiviteti i fundit ka të bëjë më akreditimin institucional dhe validimin e kualifikimeve,  validimin e këtyre korrikulave të reja. Ka filluar shumë suksesshme  në prill më një seminar,  nga ku kemi marr një numër të madh të informacioneve dhe tani jemi duke i modifikuar ato informacione dhe do të  vazhdojmë deri në nëntor të këtij viti ku edhe do ti vijë fundi komponentës së parë” , u shpreh Haak duke thënë se është bërë shumë punë dhe rezultati ka qenë shumë i mirë ndërkohë që shfaqi shpresën se edhe vendimi do te jetë pozitiv. 


Haak po ashtu foli edhe rreth aktivitet E-learning duke thënë  se janë realizuar shumë kurse. 


Ajo po ashtu vlerësoj se edhe komponenta e tretë është duke arritur progres të mirë.  

Haak tha  se deri me tani e gjithë puna është kryer në përputhshmëri me planin dhe vlerësoj se të gjitha rezultatet janë arritur deri me tani. “Puna vazhdon në mënyrë shumë të mirë më bashkëpunim të ngushtë më Akademinë”,  u shpreh Haak. 


Ndërkaq Rafael Nievergelt përfaqësues i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë,  duke ofruar përkrahje për Akademinë tha se Akademia është shembull i mirë për të gjitha institucionet tjera .  


“Mua  me vjen mirë që dëgjoj fjalë të mira për Akademinë mund  të them se kjo  është ajo çka mund të mësojmë nga AKSP-ja dhe kjo do të thotë  integrim evropian,  që do të thotë ecim përpara duke qenë  pro aktiv.  Patjetër  që BE-ja  gjithmonë do të jetë aty, mirëpo ne marrim mësim pozitiv dhe marrim shembull nga Akademia dhe gjithë kjo do ti ndihmojë shteti në rrugën drejtë integrimit evropian”, tha Rafael duke shtuar se gjithë ky pro aktivitet që Akademia e ka treguar  deri me tani do të vazhdojnë  për  të mirën e projektit dhe AKSP-së dhe e gjithë vendit.


“ Jam shumë i kënaqur që akreditim është duke shkuar shumë mirë dhe vlerësimi është pranuar mirë dhe komponentët e projektit janë duke shkuar  shumë mirë”, tha Rafael. 


Edhe drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE  Ake Roghe tha se Akademia është një shembull i mirë që mund të merret nga institucionet tjera. 


“Unë e përshëndes  drejtorin Smakiqi për anëtarësimet që ka bërë Akademia në Asociacionin e Kolegjeve Evropiane të Shërbimit të Zjarrfikjes dhe asociacione tjera të ndryshme ndërkombëtare. Roghe tha se OSBE do të vazhdojë ta përkrah Akademinë edhe në të ardhmen.

“Ne jemi vërtetë  të përkushtuar  ndaj Akademisë sepse AKSP është një  institucion shumë profesional’, u shpreh Roghe. 


Kurse Ron Krasniqi nga Ministria e Punëve të Brendshme, përgëzojë Akademinë për  punën e deritanishme. 


“Shihet që edhe ky projekt sikurse ai i pari si duket do të jetë i suksesshëm dhe i dobishëm  për AKSP-në.  MPB do ta vazhdojmë ta mbështesim edhe me tutje AKSP-në”, tha Krasniqi. 


Edhe përfaqësuesit e Agjencive të Sigurisë Publike  shprehen qëndrimet e tyre rreth projektit të binjakëzimit. Ata duke ofruar përkrahje u shprehen të lumtur që  projekti po ecën ashtu siç është e paraparë.


Gjatë këtij takimi të Komitetit Drejtues të Projektit znj. Ritva Vahakoski prezantoi raportin e tre mujorit për secilën pikë veç e veç , raport i cili u vlerësua i suksesshëm nga të pranishmit.




 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës