}

NewsArticle

05/06/2017

Akademia anëtarësohet në asociacionin e kolegjeve evropiane të shërbimit të zjarrfikjes

Vushtrri,5 maj 2017 - Në Akademinë e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit të Berlinit (BFRA), në Berlin, nga 31 maj deri më 2 qershor 2017,  u mbajt Konferenca dhe takimi vjetor i Asociacionit të Kolegjeve Evropiane të Shërbimit të Zjarrfikjes (EFSCA – European Fire and Service Colleges’ Association).

EFSCA është asociacion i trajnimit evropian në fushën e shërbimeve të zjarrfikjes dhe shpëtimit me qëllim të shkëmbimeve të përvojave ndërkombëtare në fushën e kërkimit (hulumtimeve), arsimit të lartë dhe trajnimit.


Në konferencën kanë marrë pjesë përfaqësues të 20 vendeve evropiane nga Austria, Bjellorusia, Belgjika, Bullgaria, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Gjermania, Hungaria, Kosova, Letonia, Lituania, Holanda, Polonia, Portugalia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia dhe Ukraina.


Temat boshte e konferencës së këtij viti ishte “Teknologjitë e reja për trajnimin e vullnetarëve të zjarrfikjes”, me theks të veçantë zhvillimi, avancimi dhe përdorimi i teknologjive të reja për trajnimet e zjarrfikësve dhe metodat e trajnimeve bazuara në përdorimin e tokologjisë. Ndër të tjera u ligjëruan dhe u elaboruan temat në fushat e përdorimit të dronëve, trajnimet përmes simulimeve virtuale, mësimet e kombinuara (mësimet në klasë dhe në distancë, -learning), si dhe në fushën e Mbrojtjes Civile të BE-së.


Ceremoninë e hapjes së kësaj ngjarje e bënë z. Wilfrid Gräfling – Drejtori i BFRA, njëri ndër Shefat të BFRA-së z. Harald Herweg dhe President i EFSCA z. Wim Beckmann nga Holanda.    


Për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike si dhe për zbatuesit e ligjit në Republikën e Kosovës në kuadër të përkrahjes arsimore në fushën e Menaxhimit të Emergjencave me theks të veçantë të zjarrfikjes dhe shpëtimit, konferenca ishte e rëndësisë së veçantë pasi që pas parashtrimit të aplikimit për anëtarësim në këtë asociacion, njëzëri të gjithë 20 përfaqësues, pjesëmarrës dhe anëtarë të EFSCA-së votuan për anëtarësim të AKSP-së.


Gjatë konferencës përfaqësues të AKSP-së Drejtori i Përgjithshëm z. Ismail Smakiqi dhe z. Avni Istrefi – Udhëheqës i Divizionit për Marrëdhënie me Jashtë, patën rastin të zhvillojnë takime të shumta bilaterale e në veçanti vlen të theksohet se takimet me personalitete që kanë qenë pjesë e misioneve të rëndësishme ndërkombëtare në Kosovë si z. Martin Thomsen – Kolonel/Udhëheqës i Kolegjit Agjencisë së Menaxhimit Emergjent të Danimarkës, si dhe z. Peter Wagner – Doktor i Shkencave Teknike.



 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Smakiqi vizit zyrtare në SHBA
Smakiqi vizit zyrtare në SHBA

Vushtrri, 02 qerrshor 2017 –  Në Nashville, Tennessee, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjatë ditëve 21 – 24 maj 2017 zhvilloj punimet e saja Konferenca Vjetore e Asociacionit Ndërkombëtar të Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit (IADLEST) të Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në konferencë morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Ismail Smakiqi, Drejtori për Trajnime të Specializuara dhe të Avancuara të Policisë së Kosovës Akrem Racaj, të shoqëruar nga Këshilltarja e Lartë e ICITAP-it në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Programi i Menaxhimit të Lartë dhe Menaxhimit Ekzekutiv – Znj. Drita Perezic.


Përveç anëtarëve të IADLEST nga SHBA, në konferencë kanë marrë pjesë edhe anëtarë të IADLEST nga vende të ndryshme nga të gjitha kontinentet. Nga regjioni i Ballkanit, përveç Kosovës ka marrë pjesë Shqipëria dhe Bosnjë e Hercegovina.


Drejtori Smakiqi dhe Nënkolonel Racaj të shoqëruar nga Znj. Perezic, gjatë punimeve të konferencës janë takuar me zyrtar të lartë të ICITAP-it z. Gary Bullard dhe IADLEST z.Brian Grisham si dhe zyrtar tjerë të ICITAP-it të cilët shërbejnë në misione të vendeve të ndryshme dhe të cilët dikur kanë shërbye në Akademi dhe Kosovë siç janë Stiv Benet, Darell Hart, David Snodgrse.

Gjatë këtyre takimeve u bisedua për përkrahjen e Akademisë në dy pika të rëndësishme;

- Përkrahje e Akademisë dhe Agjencive të Sigurisë Publike në fushën e krijimit të skenarëve të trajnimeve të ndryshme bazuar në analizën e nevojave për trajnime;

- Gatishmëria e IADLEST, të Akreditoi Akademinë si Institucion i Trajnimit dhe Arsimit të Lartë. Akreditimi i Akademisë nga IADLEST, do të shtonte reputacionin e Akademisë ( të akredituar nga Institucionet e pavarura të Kosovës) si institucion trajnues dhe arsimor për zbatuesit e ligjit.


Një tjetër aktivitet i rëndësishëm ishte edhe takimi me Drejtorin Ekzekutiv të Qendrës për Siguri Publike të Universitetit Northwestern  z. David Bradford. Qendra për Siguri Publike e Universitetit Northwestern, është e njohur për mbajtjen e pesë kurseve dhjet javor “Shkolla e Stafit Policor dhe Komandës”, e cila mbahet për stafet e larta të Policive të regjionit, kurse këtë vit është mbajtur vetëm për personelin  e larta të Policisë së Kosovës dhe Agjencive të Sigurisë Publike. 




Gjatë takimit u vazhdua interesimi i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, i shprehur në Akademi gjatë qëndrimit të z. Bradford në ligjërata me ndjekësit e kursit si dhe ditën e diplomimit të kursistëve të SHSPK, me kërkesë të Akademisë dhe e përkrahur nga ICITAP-i, për krijimin e një “Programi të Mastrit” i cili do të bazohet në programin gjegjësisht kurikulen e kursit të “Shkolla e Stafit Policor dhe Komandës”. Bradford u shpreh i gatshëm të përkrah krijimin e këtij Programi të Masterit kurse ICITAP-i po ashtu ka shpreh gatishmërinë të përkrah bashkëpunimin e Akademisë dhe Qendrën për Siguri Publike të 

Lexo më shumë
Pjesëmarrësit e konferencës rajonale për trajnimet e specializuara të policisë vizituan Akademinë
Pjesëmarrësit e konferencës rajonale për trajnimet e specializuara të policisë vizituan Akademinë


Vushtrri , 13 qershor  2017 –Akademinë  e  Kosovës  për  Siguri Publike (AKSP), sot e vizitoj një delegacion i zyrtarëve  policor nga Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Kroacia dhe Maqedonia, të cilët janë pjesëmarrës në konferencën rajonale për trajnime të specializuara të policisë,  qëllimi i secilës është ngritja e bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe shkëmbimi i përvojave më të mira të menaxhimit të trajnimeve të specializuara policore nga vendet pjesëmarrëse.  


Delegacioni u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi  i cili e njoftoj  për veprimtarinë e Akademisë  që nga themelimi e deri më sot.


Drejtori Smakiqi  foli edhe për zhvillimet e fundit në Akademi që ka të bëjë me procesin e ri-akreditimit si dhe për  ofrimin e trajnimeve  që bën Akademia për të gjitha agjencionet e sigurisë publike.



Me këtë rast, delegacioni u informua lidhur me bashkëpunimin që Akademia ka më  institucionet e sigurisë qofshin ato vendore apo ndërkombëtare.


“Akademia ka bashkëpunim me  Malin e Zi, me Shqipërinë e shumë shpejtë pritet të nënshkruaj marrëveshje bashkëpunimi edhe me Maqedoninë dhe vende të tjera”, u shpreh Smakiqi duke thënë se Akademia  do të vazhdojë që të jetë institucion  kryesor për trajnimin dhe aftësimin e pjesëtarëve të sigurisë publike.


“Falënderoi partnerin e përhershëm të Akademisë,  ICITAP-in i cili na përkrah vazhdimisht që ne të ndërtojmë institucione sa më të besueshme për qytetarët”, tha Smakiqi. 


Po ashtu Smakiqi ka veçuar edhe hapjen e Fakultetit të Sigurisë Publike, si dhe  mundësinë e hapjes së programit master në një të ardhme shumë të afërt.  


Ndërkaq Dave Harvey nga asociacioni IADLEST  duke falënderuar drejtorin Smakiqi për pritjen e bërë, tha se Akademia është shembull për të mirë për punën që e bënë si dhe për ofrimin e trajnimeve shumë profesionale.


 “Puna që bëhet këtu është shumë impresionuse dhe  duhet të ju marrim shembull juve për atë se sa jeni fokusuar  në lidership, ju përgëzoj”, tha Harvey.   


Ndryshe konferenca e organizuar nga Policia e Kosovës dhe e mbështetur nga ICITAP-i do të zgjasë tri ditë. 

 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës