Lajmet
Lajmet
Ministri Hyseni mori pjesë në hapjen e punëtroisë për rolin e grave në parandalimin dhe luftimin e trafikimit më qenien njerëzore
Vushtrri, 22 dhjetor 2016 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës, po mbanë punëtori për rolin e grave në parandalimin dhe luftimin e trafikimit me qenie njerëzore.
Në këtë punëtori mori pjesë edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, i cili vuri në dukje se gratë kanë rol shumë të rëndësishëm për mënyrën se si i shtrojnë problemet, sidomos trafikimit me qenie njerëzore, sepse ato personalisht preken nga ky fenomen.
Trafikimi me qenie njerëzore është problem global, vitin e kaluar kam vizituar të gjitha rajonet e Kosovës, ku kemi diskutuar për fenomenin e trafikimit dhe kam kërkuar përfshirjen e të gjithë akterëve, pasi ne si shoqëri duhet të bëjmë progres sidomos në parandalim, tha ministri Hyseni.
Ministri Hyseni theksoi se gruaja në Policinë e Kosovës ka një rol shumë të rëndësishëm, pavarësisht se Polica e Kosovës kryen punën e saj në mënyrë efikase, po janë hallkat tjera si Prokuroria dhe Gjyqësori, që nuk e kanë kryer punën e tyre si duhet, edhe atëherë kurë kanë dënuar ndonjë trafikant, dënimet kanë qenë të pa përfillshme.
Ndërsa drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE, Ake Roghe, theksoi se luftimi më i mirë i trafikimit me qenie njerëzore, është që të punohet në parandalim dhe për këtë ka nevojë për përfshirjen e të gjithë shoqërisë.
Ai tha se misioni i OSBE-së do të vazhdojë të përkrahë aktivitete të tilla në bazë të specifikave të punës që bëni, duke përfshirë këtu edhe shoqërinë civile që ka rol të rëndësishëm për luftimin e kësaj dukuri negative.
Ndërsa kryetarja e Shoqatës së Grave të Policisë së Kosovës, kolonel Taibe Canolli, falënderoi ministrin Hyseni për mbështetjen e vazhdueshme të rolit të gruas dhe mbështetjes së pa kursyer për Policinë e Kosovës.
Përkujtohen policët e rënë në detyrë
Vushtrri, 16 dhjetor 2016 Në shenjë respekti dhe përkujtimi për pjesëtarët e Policisë së Kosovës të cilët kanë rënë në detyrë, sot në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) filloi turniri i IV në futboll të vogël. Ky turnirë është organizuar nga Këshilli Drejtues i Sindikatës së Policisë së Kosovës.
Në hapjen e këtij turniri, morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, Nuredin Ibishi deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, drejtori i Departamentit për Burime Njerëzore në Policinë e Kosovës Agron Rukiqi, Valbona Kamberi nga Këshilli Drejtues i Sindikatës së Policisë, drejtori për Trajnimeve të Specializuar dhe të Avancuara Akrem Rraci si dhe përfaqësues të tjerë nga policia dhe Akademia.
Më këtë rast drejtori i Akademisë, Ismail Smakiqi i inkurajoj zyrtarët e Policisë së Kosovës, për organizimin e këtij turniri që po përkujtojnë kolegët e tyre të rënë gjatë detyrës.
Të pranishmit ju dëshiruan gara të suksesshme ekipeve pjesëmarrëse në këtë futboll.
Në ketë turniri i cili do të mbahet dy ditë radhazi do të marrin pjesë 12 ekipe, ekipet janë të përbëra nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
Mbyllja e lojërave bëhet më 17 dhjetor në orën 12:00, kur edhe do të bëhet ndarja e mirënjohjeve për ekipet fituese.
Smakiqi priti në takim lamtumirës shefin e ICITAP-it Cameron Fisher
Vushtrri, 15 dhjetor 2016- Në përfundim të mandatit të tij shefi i ICITAP-it Cameron Fisher sot vizitoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP). Fisher u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, ekspertet e projektit të binjakëzimit si dhe menaxhmenti i lartë.
Drejtori Smakiqi falënderoi shefin e ICITAP-it Cameron Fisher për gjithë angazhimin, per bashkëpunimin, koordinimin dhe ndihmën e vazhdueshme që ka dhënë për Akademinë, për trajnimin e pjesëtarëve të sigurisë publike.
Puna që ju keni bërë në Kosovës, konkretisht në Akademi është gjurmë e pashlyer, tha Smakiqi.
Ndërsa Cameron Fisher u shpreh i lumtur me organizimin e takimit lamtumirës nga Akademia, duke theksuar se gjatë këtyre viteve sa ka punuar në Republikën e Kosovës ka ndarë momente të mira edhe me AKSP-në.
Duke folur për bashkëpunimin me Akademinë, Fisher përcjelli edhe qëndrimin e ambasadës Amerikane në Kosovë për punën e shkëlqyer që po bëhet në këtë institucion.
Në fund Smakiqi ndau edhe një pllakë me mbishkrimin e Akademisë në shenjë falënderimi për Fisherin per angazhimin dhe ndihmën që ka dhënë në shumë projekte të rëndësishme për AKSP.
Këshilli i Studentëve të Fakultetit të Sigurisë Publike nga Kosova vizituan Akademinë e Sigurisë në Shqipëri
Tiranë, 09 dhjetor 2016 - Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Bejtush Gashi, i shoqëruar nga Këshilli i Studentëve të këtij fakulteti vizituan Akademinë e Sigurisë në Shqipëri si dhe Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit që gjendet në kuadër të kësaj akademie.
Delegacioni nga Kosova u priten nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë për Siguri në Tiranë Bilbil Memaj dhe dekani i Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit Ilirjan Mandro.
Qëllimi i vizitës ishte shkëmbimi i përvojave mes mësimdhënësve dhe studentëve të të dyja fakulteteve.
Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike, Bejtush Gashi gjatë takimit i njoftoi përfaqësuesit e institucioneve të sigurisë nga Shqipëria për programin e studimeve në Fakultet.
Po ashtu Gashi foli edhe për gatishmërinë e bashkëpunimit mes mësimdhënësve dhe studentëve . Ai tha se bashkëpunimi i ndërsjellë është më se i domosdoshëm për promovimin e vlerave akademike dhe profesionale.
Gjithashtu dekani Gashi dhe studentët paraqiten të dhëna të hollësishme për strukturën dhe mundësitë e studimeve të cilat u ofrohen studentëve në Fakultetin e Sigurisë si dhe rreth dinamikës së ndryshimeve të cilat kanë për synim përcjelljen e trendëve bashkëkohore në arsimin supërior.
Ndërkaq, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë për Siguri, Bilbil Memaj para delegacionit të Kosovës, foli për historikun e Akademisë së Sigurisë dhe për funksionimin e Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit në Tiranë.
Memaj vuri në dukje rëndësinë e vizitave të ndërsjella mes dy Akademive dhe Fakulteteve të Sigurisë atij nga Shqipëria dhe nga Kosova të cilat kanë për qëllim thellimin e bashkëpunimit mes studentëve.
Drejtori Memaj dhe Dekani i Fakultetit të Sigurisë Ilirjan Mandro shprehen gatishmërinë për bashkëpunim dhe shkëmbim të përvojave të ndërsjella.
Në kuadër të kësaj vizite studentët folën për mënyrën e realizimit të punës praktike dhe aktiviteteve në kuadër të këtij projekti.
Vizita u realizua në kuadër të projektit të bashkëpunimit mes Fakulteti të Sigurisë Publike në Kosovës dhe Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit në Shqipëri
Ambasadori i OSBE-së në Kosovë Jan Braathu vizitoi Akademinë
Vushtrri, 08 dhjetor 2016 Udhëheqësi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) më mision në Kosovë, Ambasadori Jan Breaathu vizitoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), ku u takua me Drejtorin e Përgjithshëm të Akademisë Ismail Smakiqi.
Të pranishëm në takim ishin edhe Dekani i Fakultetit të Sigurisë Bejtush Gashi, nënkolonel Driton Zabergja, udhëheqësit e lartë të AKSP-së si dhe ekspertet e Projektit të Binjakëzimit të Bashkimit Evropian.
Drejtori Smakiqi fillimisht i dëshiroi mirëseardhje dhe mision te suksesshëm në Kosovë Ambasadorit Jan Breaathu, e më pas e informoi me zhvillimet e Akademisë. Smakiqi tha se OSBE është pjesë e historisë së Akademisë që nga themelimi ku ende vazhdon ta mbështes në të gjitha fushat e trajnimit, si dhe përmes donacioneve të shumta të cilat mbështesin Akademinë në misionin e saj.
Drejtori Smakiqi foli edhe për Projektin e Binjakëzimit të Komisionit Evropian ku theksoi se fal punës dhe angazhimit të përbashkët të të gjithë akterve të përfshirë në projekt sot edhe kemi studime bachelor në Akademi. Gjithashtu ai foli edhe për projektin e dytë të binjakëzimit i cili ka për qëllim përmirësimin e arsimimit në institucionet e sigurisë dhe funksionalizimin e Institutit për Hulumtim.
Duke folur për rendësin e arsimimit të zbatuesve të ligjit në Akademi dhe nevojave për studime postdiplomike Smakiqi foli edhe për takimin e fundit me ekspertet e projektit të binjakëzimit lidhur me raportin e fizibilitetit për programin master duke shprehur edhe vizionin e AKSP-së që në të ardhmen e afërt të ofrojmë studime postdiplomike.
Gjithashtu Smakiqi foli edhe për bashkëpunimin ndërkombëtarë si dhe pjesëmarrjen e Akademisë në asociacione të kolegjeve policore Evropiane dhe ndërkombëtare.
Ambasadori i OSBE-së në Kosovë , Jan Breaathu u shpreh i kënaqur me punën dhe rezultatet e arritura në Akademi duke falënderuar të gjithë për punën dhe angazhimin dhe duke thënë se të gjitha këto janë storie e suksesit jo vetëm për ju po për gjithë Kosovën. Duke folur për iniciativën për ofrimin e programeve master në Akademi ai shprehu mbështetjen e pa rezervë nga OSBE-ja në finalizimin e këtij programi mjaftë të rëndësishëm për institucionet e sigurisë.
Dëshiroi të iu bëjë të qartë se OSBE do të vazhdoi ta mbështes Akademinë dhe Agjencitë e Sigurisë Publike në kërkesat e tyre tha Ambasadori dhe shtoj se Akademinë ne e vlerësojmë shumë për arritjet e këtyre viteve, presim fuqizimin e saj dhe do ta mbështesim në aktivitetet e saja sidomos në bashkëpunime dhe projekte regjionale dhe më gjerë.
Në fjalën e tij Ake Roghe drejtor i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE tha se kemi filluar nga zero dhe sot Akademia është një institucion shume i suksesshëm në trajnimin e pjesëtareve të sigurisë publike dhe mbështetja e OSBE-së për Akademinë do të vazhdojë edhe më tutje.
Dekani i Fakultetit të Sigurisë Bejtush Gashi foli rreth organizimit dhe mbarëvajtjes së studimeve në Akademi duke treguar edhe njëherë nevojën e domosdoshme për studimeve master për institucionet e sigurisë, duke pasur parasysh rrezikun e madhe të cilin po përballet sot bota.
Nënkolonel Driton Zabergja tha se bashkëpunimi me OSBE-në ka qen gjithherë i shkëlqyer që nga themelimi e deri me sot dhe shprehu bindjen se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen në trajnimin dhe përkrahjen për Policinë e Kosovës.
Në funde ata vizituan edhe bibliotekën brenda Akademisë ku një pjesë e librave është donacion nga OSBE-ja.
Mbahet takimi i rregullt i komitetit drejtues të projektit të binjakëzimit
Vushtrri, 09 dhjetor2016 - Sot në Akademinë e Kosovës për Siguri publike u mbajt takimi i rregullt i komitetit drejtues të projektit të binjakëzimit të Komisionit Evropian.
Në takim të pranishëm ishin Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, Krista Hak Udhëheqëse e projektit të binjakëzimit nga shteti anëtarë, ekspertet e projektit, Edis Agani nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Shpresa Muharremi nga OSBE-ja, përfaqësuesit e agjencioneve të sigurisë si dhe zyrtar të lartë të AKSP-së.
Në hapje të këtij takimi Drejtori Smakiqi fillimisht i përshëndeti të pranishmit, duke i informuara ata lidhur me ecurinë e aktiviteteve të cilat janë zhvilluar njëherit edhe duke i falënderuar për angazhimin e tyre në arritjen e rezultateve drejt misionit të përbashkët në forcimin e arsimimit për zbatuesit e ligjit.
Gjithashtu Smakiqi foli edhe për vijimin e studimeve të rregullta në Fakultetin e Sigurisë pran Akademisë, lidhur me raportin e vetëvlerësimit për riakreditim të programit studimor dhe akreditim institucional të Akademisë. Ai në këtë takim të komitetit drejtues të projektit të binjakëzimit foli edhe për raportin e fizibilitetit për programin master duke shprehur edhe vizionin e AKSP-së që në të ardhmen e afërt të ofrojmë edhe studime postdiplomike.
Smakiqi në këtë takim të pranishmit i informoi edhe për shumë aktivitete të rëndësishme të cilat ka zhvilluar Akademia gjatë vitit që po e lëmë pas si dhe rreth takimeve të shumta vendore e ndërkombëtare dhe mbështetjen që kanë dhënë në realizimin misionit të AKSP-së.
Ndërsa Krista Hak Udhëheqëse e projektit të binjakëzimit nga shteti anëtarë tha se projekti i binjakëzimit është duke shkuar ashtu siç është parapa në agjendë, dhe rezultatet e arritura deri më tani tregojnë për një seriozitet të punës së përbashkët duke i përfshirë të gjithë akteret në këtë projekt.
Gjithashtu edhe Ritva Vahakosski këshilltare rezidente e projektit nga shteti anëtarë prezantoi raportin e punës për tremujorin e fundit të vitit 2016, ku u prezantuan të arriturat dhe rezultatet e punës së projektit të binjakëzimit.
Në këtë takim vlerësime dhe komente u dhanë edhe nga përfaqësuesit e agjencioneve të sigurisë të cilët vlerësuan si shumë të suksesshëm punën e bërë deri më tani.
Në Akademi u mbajt takimi për raportin e fizibilitetit për programet master
Vushtrri, 08 dhjetor 2016- Sot në Akademi qëndroi eksperti Klaus Welter, konsulent i OSBE-së për përgatitjen e raportit lidhur me fizibilitetin e studimeve të nivelit master në kuadër të Fakultetit të Sigurisë Publike në AKSP.
Të pranishëm në takim ishin Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Bejtush Gashi, profesorët e FSP, ekspertet e projektit të binjakëzimit: Ritva Vähäkoski Krista Haak, Marek Link, Shpresa Muharremi nga OSBE-ja, si dhe menaxhmenti i lartë i AKSP-së.
Të pranishmëve me një fjali rasti iu drejtua Drejtori Smakiqi i cili theksoi se Akademia është një institucion i krijuar pas lufte i ndihmuar nga partneret ndërkombëtarë dhe institucion mjaft i rëndësishëm për institucionet e sigurisë të cilat zhvillojnë trajnime në Akademi. Ai foli edhe për historikun e Akademisë, partneritetin ndërkombëtarë, projektin e binjakëzimit të Komisionit Evropian, projekt i cili ka mundësuar edhe funksionalizimin e Fakultetit të Sigurisë.
Duke folur për rëndësinë e studimeve master Drejtori Smakiqi tha se vizioni i Akademisë është që në të ardhmen të ketë edhe program të studimeve posdiplomike që është i domosdoshm për ngritjen e kapaciteteve të zbatuesve të ligjit të cilët punojnë në institucione të sigurisë.
Ndërsa eksperti Klaus Welter gjatë fjalimit të tij ka folur rreth zhvillimit të arsimit të lartë dhe studimeve postdiplomike, për modelet e arsimit në vendin e tij. Ai tha se Akademia , konkretisht Fakulteti i Sigurisë Publike duhet ta zgjedh modelin të përshtatshëm për master.
Faleminderit për nderin qe ma bëtë që të jem pjesëmarrës në këtë takim kaq të rëndësishëm, në të cilin do të flasë për temën rreth mënyrës së zhvillimit të arsimit të lartë dhe studimeve posdiplomike, tha Klaus Welter. Gjithashtu ai bëri edhe një prezantim rreth biografisë së tij punës dhe përvojave në institucionet e sigurisë.
Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike në Akademi Bejtush Gashi u shpreh se sot është një ditë e veçantë për faktin se po krijojmë një mundësi të re për nivelin e studimeve master.
Duke folur për sigurinë e përgjithshme Gashi tha se mbështetur nga kërkesat qe kanë institucionet e sigurisë është e domosdoshme një ofertë e re për studime master.
Ai tha se kjo është një mundësi e mire që studentet pas përfundimit të studimeve themelore të kalojnë në faza tjera, siç janë studimet master. Dekani Gashi tha se kjo ofertë studimore do të jetë një garanci se Fakulteti i Sigurisë do të krijon mundësi për të gjithë ata që janë të interesuar që të kontribuojnë për institucionet nga të cilat ata vijnë.
Edhe eksperti Marek Link gjatë këtij takimi duke folur rreth sigurisë në nivel global dhe fenomeneve theksoi se çilësi kryesor kundër këtyre dukurive negative është përkushtimi. Gjithashtu ai shprehu nevojën e studimeve master edhe në Akademi në të mire të institucioneve të sigurisë që të krijojnë kuadër sa më profesional që do të kontribuoj edhe në sigurinë e përgjithshme për qytetaret e Republikës së Kosovës.
Gjatë këtij takimi lidhur me raporti e fizibilitetit për programet master në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike u zhvillua debat mes palëve në harmonizimin e ideve dhe nxjerrjes së përvojave nga vendet e ndryshme që në Akademi në të ardhmen e afërt të ofrohen studime postdiplomike të përshtatshme për nevojat e institucioneve të sigurisë në vende.
Presidenti Sejdiu dha një ligjëratë para studentëve të Fakultetit të AKSP-së
Në Akademi u mbajt turnir në futboll të vogël
Vushtrri, 24 Nëntor 2016- Për nderë të festës së 28 Nëntori, në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) u organizua turniri në futboll të vogël. Ky turnir është mbështetur nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi.
Turniri në fjalë u organizua nga këshilli i studentëve të Fakultetit të Sigurisë Publike në kuadër të Akademisë.
Pjesëmarrës në këtë turnirë të futbollit ishin gjashtë ekipe, ku fituesi në këtë garë doli ekipi i Akademisë. Fituesit e kësaj gare u shpërblyen me kupë dhe mirënjohje, të cilën ja dhuroi Dekani i Fakultetit të Sigurisë Bejtush Gashi.
Mbahet punëtoria Shqyrtimi i zbatimit të Strategjisë Zhvillimore dhe Planit të Veprimit si dhe përfundimi i Planit Vjetor të Trajnimit
Vushtrri, 18 tetor 2016 - Sot në Prizren filloi punëtoria Shqyrtimi i zbatimit të Strategjisë Zhvillimore dhe Planit të Veprimit si dhe përfundimi i Planit Vjetor të Trajnimit për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. Në këtë punëtori po marrin pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Bejtush Gashi, Kastriot Gashi nga Ministria e Punëve të Brendshme, Drita Perezic nga ICITAP, Shpresa Muharremi nga OSBE-ja, përfaqësuesit e agjencive të sigurisë publike si dhe menaxhmenti i lartë i AKSP-së.
Edhe kësaj here mbështetëse e punëtorisë Shqyrtimi i zbatimit të Strategjisë Zhvillimore dhe Planit të Veprimit për vitin 2016 si dhe përfundimi i Planit Vjetor të Trajnimit për vitin 2017, dokumente më rëndësi për Akademinë dhe agjencitë të cilat zhvillojnë trajnime është Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE).
Në hapje të kësaj punëtorie fillimisht Drejtori Smakiqi përshëndeti të pranishmit dhe theksoi se punëtoria Shqyrtimi i zbatimit të Strategjisë Zhvillimore dhe Planit të Veprimit për vitin 2016 si dhe përfundimi i Planit Vjetor të Trajnimit për vitin 2017, është ngjarje shumë e rëndësishme për planifikimin gjithëpërfshirës sa më real dhe të nevojshëm për agjencitë e sigurisë publike. Gjithashtu Smakiqi falënderoi OSBE-në për mbështetjen e vazhdueshme që po tregon për institucionet e sigurisë publike, e në veçanti për Akademinë.
Plani i trajnimit është një dokument unik i përfshirjes të të gjitha trajnimeve të planifikuara në baza vjetore, përmes të cilave arrihet një pasqyrë mbi fushat e trajnimit, kohëzgjatjen e trajnimit, grupet e synuara dhe hapësirat e zhvillimit të trajnimit, tha Smakiqi.
Në vazhdim të fjalës së tij, Smakiqi tha se qëllimi i kësaj punëtorie është planifikimi, organizimi dhe implementimi i analizës së nevojave të trajnimeve për agjencitë e sigurisë publike në fushën e ngritjes dhe avancimit të zyrtarëve të saj përmes trajnimeve të ndryshme, si dhe evidentimi i realizimit të objektivave strategjikë të Strategjisë Zhvillimore dhe Planit të Veprimit të AKSP-së për vitin që po lëmë pas.
Punëtoria Shqyrtimi i zbatimit të Strategjisë Zhvillimore dhe Planit të Veprimit për vitin 2016 si dhe përfundimi i Planit Vjetor të Trajnimit për vitin 2017 mbështetet nga OSBE-ja, partneri i vazhdueshëm i Akademisë, e cila po mbahet në Prizren dhe do të zgjasë katër ditë nga 18 - 21 nëntor 2016.
Mbahet punëtoria “Shqyrtimi i zbatimit të Strategjisë Zhvillimore dhe Planit të Veprimit si dhe përfundimi i Planit Vjetor të Trajnimit”
Vushtrri, 18 tetor 2016 - Sot në Prizren filloi punëtoria “Shqyrtimi i zbatimit të Strategjisë Zhvillimore dhe Planit të Veprimit si dhe përfundimi i Planit Vjetor të Trajnimit” për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. Në këtë punëtori po marrin pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Bejtush Gashi, Kastriot Gashi nga Ministria e Punëve të Brendshme, Drita Perezic nga ICITAP, Shpresa Muharremi nga OSBE-ja, përfaqësuesit e agjencive të sigurisë publike si dhe menaxhmenti i lartë i AKSP-së.
Edhe kësaj here mbështetëse e punëtorisë “Shqyrtimi i zbatimit të Strategjisë Zhvillimore dhe Planit të Veprimit për vitin 2016 si dhe përfundimi i Planit Vjetor të Trajnimit për vitin 2017”, dokumente më rëndësi për Akademinë dhe agjencitë të cilat zhvillojnë trajnime është Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE).
Në hapje të kësaj punëtorie fillimisht Drejtori Smakiqi përshëndeti të pranishmit dhe theksoi se punëtoria “Shqyrtimi i zbatimit të Strategjisë Zhvillimore dhe Planit të Veprimit për vitin 2016 si dhe përfundimi i Planit Vjetor të Trajnimit për vitin 2017”, është ngjarje shumë e rëndësishme për planifikimin gjithëpërfshirës sa më real dhe të nevojshëm për agjencitë e sigurisë publike. Gjithashtu Smakiqi falënderoi OSBE-në për mbështetjen e vazhdueshme që po tregon për institucionet e sigurisë publike, e në veçanti për Akademinë.
“Plani i trajnimit është një dokument unik i përfshirjes të të gjitha trajnimeve të planifikuara në baza vjetore, përmes të cilave arrihet një pasqyrë mbi fushat e trajnimit, kohëzgjatjen e trajnimit, grupet e synuara dhe hapësirat e zhvillimit të trajnimit”, tha Smakiqi.
Në vazhdim të fjalës së tij, Smakiqi tha se “qëllimi i kësaj punëtorie është planifikimi, organizimi dhe implementimi i analizës së nevojave të trajnimeve për agjencitë e sigurisë publike në fushën e ngritjes dhe avancimit të zyrtarëve të saj përmes trajnimeve të ndryshme, si dhe evidentimi i realizimit të objektivave strategjikë të Strategjisë Zhvillimore dhe Planit të Veprimit të AKSP-së për vitin që po lëmë pas”.
Punëtoria “Shqyrtimi i zbatimit të Strategjisë Zhvillimore dhe Planit të Veprimit për vitin 2016 si dhe përfundimi i Planit Vjetor të Trajnimit për vitin 2017” mbështetet nga OSBE-ja, partneri i vazhdueshëm i Akademisë, e cila po mbahet në Prizren dhe do të zgjasë katër ditë nga 18 - 21 nëntor 2016.
Një delegacion nga OSBE-ja vizitoi Akademinë
Vushtrri, 15 nëntor 2016 Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi priti në takim një delegacion nga Komiteti i Auditimit në OSBE, i kryesuar nga udhëheqësi, Hayk Karamayan.
Drejtori Smakiqi fillimisht i përshëndeti të pranishmit për vizitën e më pas ai informoi delegacionin me procese të rëndësishme të cilat ka kaluar Akademia që nga themelimi e deri me sot. Duke folur për historikun e Akademisë drejtori Smakiqi theksoi se OSBE-ja, bazuar në misionin e caktuar pas përfundimit të luftës, Demokratizimi dhe Ndërtimi i Institucioneve, në shtator të vitit 1999 filloi trajnimin e parë themelor për 176 kadet të Policisë së Kosovës.
OSBE-ja për një kohë të gjatë e ka menaxhuar Shkollën e Shërbimit Policor, më vonë Qendra e Kosovës për Siguri Publike Edukim dhe Zhvillim, duke përfshirë donacionet infrastrukturore, laboratorë, uniforma të kadetëve, automjete, pajisje të IT (kompjuter, skaner, printer), pajisje policore dhe të agjencive tjera, pajisje të klasave të mësimit. OSBE është partneri kryesor edhe në mbajtjen e trajnimeve në Akademi.
Drejtori Smakiqi me thekës të veçantë foli edhe për Projektin e II të Binjakëzimit të Komisionit Evropian, projekt i implementuar nga Finlanda dhe Estonia e që ka për qëllimi përmirësimin e arsimimit në sektorët e rendit dhe sigurisë publike. Në implementimin e këtyre projekteve OSBE po ashtu ka ndihmuar Akademinë me organizimin e punëtorive të cilat lidhen me rezultatet e Projektit të Binjakëzimit.
Smakiqi foli edhe për bashkëpunimin ndërkombëtar që ka Akademia e Kosovës për Siguri Publike me shumë vende të Evropës dhe me gjerë duke shprehur nevojën e zgjerimit edhe më shumë të këtij bashkëpunimi me qëllim të bartjes së përvojave dhe eksperiencave në fushën e rendit dhe sigurisë.
Në fund Smakiqi falënderoi OSBE-në për përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë për Akademinë dhe po vazhdon të jap përmes trajnimeve në sektorin e sigurisë si dhe donacioneve të shumta të cilat kanë bërë AKSP-në një qendër profesionale të ofrimit të trajnimeve për të gjitha agjencitë e sigurisë në vende.
Ndërsa udhëheqësi i Komitetit të Auditimit në OSBE-së Hayk Karamayan, theksoi se e gjithë kontributi dhe përkrahja që ka dhënë OSBE për Akademinë ka qenë i arsyeshëm sepse rezultatet dhe sukseset mjaftë pozitive vetëm po shihen në këtë institucion mjaftë të rëndësishëm për trajnimin e pjesëtareve të sigurisë.
Në fjalën e tij Ake Roghe drejtor i Departamentit për Rend dhe Siguri publike tha, kamë shërbyer në shumë misione nëpër botë por misioni im në Republikën e Kosovës është shumë i veçantë dhe mund të them se jam i kënaqur me progresin i cili po ndodh në Kosovë në veçanti në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.
Në funde të vizitës delegacioni vizitoi edhe objektet përcjellëse të Akademisë ku përmes prezantimeve nga instruktorët u informuan më shume lidhur me pjesën praktike ku pjesëtarët e sigurisë mbajnë trajnimet.