}

NewsArticle

18/01/2018

Një delegacion i Akademisë së Sigurisë nga Shqipëria vizitoi AKSP-në

Vushtrri, 17 janar 2018 –  Një delegacion i Akademisë së Sigurisë në Shqipëri i kryesuar nga Artan Shkëmbi drejtor i Departamentit të Planizimit, Kontrollit  në këtë Akademi  po  qëndron për një vizitë zyrtare dy ditore në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP). Delegacioni u prit në takim nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, Dekani i Fakultetit të Sigurisë Bejtush Gashi dhe menaxhmenti i  lartë.

Qëllim i kësaj vizite nga delegacioni në fjalë është njohja me modelin e arsimit në fushën e Sigurisë në Fakultetin e Sigurisë në Akademi si dhe bisedimet rreth reformave dhe synimeve për të ardhmen.
 
Drejtori i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, e njoftoi delegacionin për zhvillimet dhe për proceset të rëndësishme të Akademisë, për funksionimin e Fakultetit të Sigurisë, projektin e binjakëzimit  IPA II-  të financuar nga Bashkimi Evropian.

Gjithashtu drejtori Smakiqi foli edhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm në mes dy Akademive  të sigurisë, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e trajnimeve për pjesëtarët e  sigurisë publike.

 Smakiqi duke  e njoftuar delegacionin për bashkëpunimin ndërkombëtarë që ka Akademia, u shpreh se shkëmbimi i përvojave mes dy akademive është i domosdoshëm dhe i mirëseardhur.
“Bashkëpunimi jonë me Akademinë e Sigurisë së Shqipërisë është dhe do të vazhdojë edhe tutje”, u shpreh Smakiqi.

Ndërsa delegacioni nga Akademia e Sigurisë së Shqipërisë gjatë vizitës u interesuan kryesisht rreth metodave që ka Akademia për trajnimin dhe arsimimin e pjesëtarëve të sigurisë publike. Artan Shkëmbi drejtor i Departamentit të Planizimit, Kontrollit  në këtë Akademi  duke shprehur kënaqësinë e tij për vizitën, vlerësoi se Akademia e Kosovës është një shembull i mirë për arsimimin dhe trajnimin e pjesëtarëve të sigurisë.
“Jemi në një fazë të reformimit dhe për këtë kemi zgjedhur Akademinë tuaj të marrim eksperiencë. Ju keni një akademi të formuar me standarde evropiane dhe shkëmbimi i përvojave është shumë i rëndësishëm”, ka thënë Shkëmbi.

Ndërkaq, Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike, Bejtush Gashi  gjatë takimit i njoftoi përfaqësuesit e institucioneve të sigurisë nga Shqipëria për programin e  studimeve në Fakultet. 
Po ashtu Gashi foli edhe për gatishmërinë e  bashkëpunimit mes mësimdhënësve dhe studentëve .  Ai tha se bashkëpunimi i ndërsjellë është më se i domosdoshëm për promovimin e vlerave akademike dhe profesionale.
 



 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Kryetari  Tahiri vizitoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike
Kryetari Tahiri vizitoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike

Vushtrri, 15 janar 2018 –  Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) Ismail Smakiqi, priti sot në takim Kryetarin e Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri  i cili ishte i shoqëruar edhe nga nënkryetari Besim Muzaqi.  Qëllimi i vizitës së kryetarit Tahiri ishte që të njihet me për se afërmi me punën dhe aktivitetet që zhvillohen në Akademi.

Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi e falënderoi kryetarin Tahiri  për vizitën dhe njëherësh e vlerësoi këtë vizitë si shumë të rëndësishme.

Më këtë rast drejtori Smakiqi  njoftoi Kryetarin Tahiri për veprimtarinë e Akademisë  që nga themelimi e deri më sot.

Delegacioni i komunës së Vushtrrisë u njoftua edhe për zhvillimet e fundit në Akademi, siç janë trajnimet dhe aktivitetet tjera që kanë të bëjnë me fushën e sigurisë.

Drejtori Smakiqi foli edhe për bashkëpunimin ndërkombëtar që ka Akademia e Kosovës për Siguri Publike me shumë vende të Evropës.

“Akademia ka  bashkëpunim me institucione arsimore dhe të trajnimeve nga fushat e sigurisë publike, qofshin ato vendore apo ndërkombëtare, duke qenë anëtare në asociacione dhe organizata ndërkombëtare në fushën e arsimit në siguri publike”, u shpreh  Smakiqi.  Akademia pritet që brenda këtij viti të fitoi akreditim ndërkombëtarë,  konkretisht nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit (IADLEST) nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kurse kryetari i Komunës së Vushtrrisë  Xhafer Tahiri  duke u shprehur i kënaqur më vizitën e tij në Akademi, duke vlerësuar se Akademia është  një institucione mjaftë i rëndësishëm për vendin. 

“Qëllimi i vizitës është që të njihemi më për se afërmi dhe të diskutojmë për  mundësinë e bashkëpunimit mes Akademisë për Siguri Publike dhe  Komunës së Vushtrrisë”, tha Tahiri duke u shprehur i gatshëm që të ketë bashkëpunim të vazhdueshëm më Akademinë.

“Ju falënderojë për pritjen, jam me fat që udhëhoqi një komunë e cila ka një institucion kaq të rëndësishëm për vendin, siç është  Akademia e Kosovës për Siguri Publike”, u shpreh Tahiri.

Kryetari Tahiri vizitoi kampusin e Akademisë, kurse instruktorët e Akademisë i prezantuan delegacionit nga Komuna e Vushtrrisë Pajisjen e Simulimit me Armë të Zjarrit, donacion i ICITAP-it nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
 

Lexo më shumë
Në Akademi u mbajt seminari për rishikimin e studimit të fizibilitetit
Në Akademi u mbajt seminari për rishikimin e studimit të fizibilitetit

Vushtrri, 24 janar 2018 -  Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot u mbajt seminari  ku u shqyrtuan  konkluzionet dhe u dhanë rekomandime rreth studimit të fizibilitetit për nivelin mastër. Gjatë këtij seminari ku u diskutua rreth studimit të fizibilitetit   u vlerësua se hapja e një programi master në fushën e sigurisë është shumë i nevojshëm për vendin.

Në takim morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Bejtush Gashi,  Këshilltarja Rezidente e Projektit të Binjakëzimit Ritva Vahakoski, Akrem Racaj nga Policia e Kosovës, Bujar Mustafa nga Inspektorati Policor i Kosovës, Hajriz Sejdiu nga Agjencioni i Menaxhimit Emergjent, Shpresa Muharremi nga OSBE-ja si dhe stafi akademik i Fakultetit të Sigurisë në Akademi. 

Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi gjatë takimit  përshëndeti të pranishmit dhe falënderoi të gjithë ata të cilët kanë punuar dhe janë duke punuar në studimin e fizibilitetit.

Smakiqi tha se studimi i fizibilitetit i cili jep mundësinë  e studimeve pasuniversitare në sektorin e sigurisë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike,  është i nevojshëm dhe i mirëseardhur.

“Ne të gjithë së bashku jemi duke punuar më përkushtim të madh në zhvillimin dhe ngritjen e kapaciteteve  të gjithë zbatuesve të ligjit dhe hapja e një programi mastër në fushën e sigurisë hap rrugën e zhvillimit edhe më të madh të sektorit të sigurisë në gjithë Kosovën”, u shpreh Smakiqi duke thënë se Akademia është e gatshme të ofroj dhe mundësoj kushte për secilin zbatues të ligjit i cili është i interesuar që të zhvilloj profesionin e vet.

Edhe  dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Bejtush  falënderoi të gjithë ata që kanë punuar në projektin e fizibilitetit të cilët përmes anketave dhe bisedave kanë nxjerrë rekomandimet dhe konkluzionet rreth mundësisë së hapjes se programit të studimeve master.

“Mbështetur në analizën e nevojave si dhe kapaciteteve që mund   të ofrojmë, kemi diskutuar   dhe mendojmë  që Fakulteti i Sigurisë Publike mund të ofroj studime master dhe  programi studimor do të ishte i mundshëm në dy fusha të studimit në lidership të avancuar dhe menaxhim strategjik si dhe punë policor bazuar në hulumtimin që në fakt edhe projektit i fizibiliteti ka dal më këto konstatime” , tha Gashi duke u shprehur se në studime të specializuara të tipit të mbyllur  nevojiten investime shumë të mëdha “e kam fjalë për shërbimet e inteligjencës e disa studime tepërte të specializuara. Për këtë kemi edhe përkrahjen nga instucionet tjera të Kosovës”.  
Gashi po ashtu vlerësoj se sa i përket studimeve master Akademia i plotëson kushtet edhe në aspektin infrastrukturorë, ndërsa siç tha ai është e nevojshme përkrahja financiare. 

Kurse Akrem Racaj Drejtor i Trajnimeve të Specializuar dhe të Avancuara në Policinë e Kosovës e vlerësoj lartë angazhimin dhe vizionin që Akademia e Kosovës për Siguri Publike  në vazhdimësi përmes dokumenteve strategjike ka siç tha ai ka shprehur qëllim  e saj për edukimin dhe trajnimin në përgjithësi të agjencioneve të sigurisë publike. 
“Hapja e një programi master në fushën e sigurisë është e rëndësishme edhe për Policinë e Kosovës”, u shpreh Racaj duke falënderuar OSBE-në, ekspertët e projektit të binjakëzimit dhe gjithë ata të cilët përmes dokumenteve të ndryshme kanë bërë një studim të fizibilitetit. 

Ndërsa Marek Link  ekspertë i Projektit të Binjakëzimit ka bërë prezantimin e raportit të rishikimit të studimit të fizibilitetit  duke thënë se është e nevojshme një program i studimit master në fushën e sigurisë.
“Qëllimi i studimit të fizibiliteti aktualisht është  që të përcaktohet nëse ka interes, përkrahje, aftësi dhe qasje për të siguruar një program pasuniversitar të masterit në fushën e  sigurisë publike dhe sektorit të sigurisë. Qëllimi i studimit të fizbilitetit aktualisht është;  parimisht duhet të merret një ide apo një interes i madh që e dimë se bota në mjedisin e tyre ka nevojë në tregun e tyre për nivelin master  dhe nëse ky element tregon një trente pozitivë  dhe aktualisht ky është një konkluzion  kryesor nga studimi i vitit të kaluar i cili e jep një masë matjes i cili nuk është shumë në detale por është i bazuar në analiza dhe intervistat e të gjithë juve”,  u shpreh Link.

Gjatë këtij takim u vlerësua se programi master përveç se do të ketë rëndësi për Agjencitë edhe për kapacitetet e ardhshme të Fakultetit të Sigurisë Publike.
 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës