}

NewsArticle

15/01/2018

Kryetari Tahiri vizitoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike

Vushtrri, 15 janar 2018 –  Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) Ismail Smakiqi, priti sot në takim Kryetarin e Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri  i cili ishte i shoqëruar edhe nga nënkryetari Besim Muzaqi.  Qëllimi i vizitës së kryetarit Tahiri ishte që të njihet me për se afërmi me punën dhe aktivitetet që zhvillohen në Akademi.

Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi e falënderoi kryetarin Tahiri  për vizitën dhe njëherësh e vlerësoi këtë vizitë si shumë të rëndësishme.

Më këtë rast drejtori Smakiqi  njoftoi Kryetarin Tahiri për veprimtarinë e Akademisë  që nga themelimi e deri më sot.

Delegacioni i komunës së Vushtrrisë u njoftua edhe për zhvillimet e fundit në Akademi, siç janë trajnimet dhe aktivitetet tjera që kanë të bëjnë me fushën e sigurisë.

Drejtori Smakiqi foli edhe për bashkëpunimin ndërkombëtar që ka Akademia e Kosovës për Siguri Publike me shumë vende të Evropës.

“Akademia ka  bashkëpunim me institucione arsimore dhe të trajnimeve nga fushat e sigurisë publike, qofshin ato vendore apo ndërkombëtare, duke qenë anëtare në asociacione dhe organizata ndërkombëtare në fushën e arsimit në siguri publike”, u shpreh  Smakiqi.  Akademia pritet që brenda këtij viti të fitoi akreditim ndërkombëtarë,  konkretisht nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit (IADLEST) nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kurse kryetari i Komunës së Vushtrrisë  Xhafer Tahiri  duke u shprehur i kënaqur më vizitën e tij në Akademi, duke vlerësuar se Akademia është  një institucione mjaftë i rëndësishëm për vendin. 

“Qëllimi i vizitës është që të njihemi më për se afërmi dhe të diskutojmë për  mundësinë e bashkëpunimit mes Akademisë për Siguri Publike dhe  Komunës së Vushtrrisë”, tha Tahiri duke u shprehur i gatshëm që të ketë bashkëpunim të vazhdueshëm më Akademinë.

“Ju falënderojë për pritjen, jam me fat që udhëhoqi një komunë e cila ka një institucion kaq të rëndësishëm për vendin, siç është  Akademia e Kosovës për Siguri Publike”, u shpreh Tahiri.

Kryetari Tahiri vizitoi kampusin e Akademisë, kurse instruktorët e Akademisë i prezantuan delegacionit nga Komuna e Vushtrrisë Pajisjen e Simulimit me Armë të Zjarrit, donacion i ICITAP-it nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Akademia e Kosovës për Siguri Publike  dhuroi mbi 50  doza gjak
Akademia e Kosovës për Siguri Publike dhuroi mbi 50 doza gjak
Vushtrri  10 janar 2018  – Studentët e Fakultetit të Sigurisë Publike  në bashkëpunim me zyrtarët e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike sot në mënyrë vullnetare dhuruan gjak, aksion ky i organizuar nga Këshilli i Studentëve të këtij fakulteti  në bashkëpunim me Dekanin,  menaxhmentin dhe stafin shëndetësor të Akademisë .

Gjatë këtij aksioni një ditor të mbajtur në Akademinë janë dhuruar mbi 50  doza gjak, për nevojat  e qytetarëve që paraqiten në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK)

Ekipi mjekësor i Transfuzionit të Gjakut vizituan Akademinë për t’ju  mundësuar studentëve dhe zyrtarëve  që të dhurojnë gjak pa shkëputje nga detyrat dhe aktivitetet e punës.

 Personeli mjekësor thanë se thirrjes për dhënien e gjakut në mënyrë vullnetarë i janë përgjigjur një numër i madh i studentëve të Fakultetit të Sigurisë Publike, pjesëtarëve të agjencioneve të Sigurisë Publike si instruktorët  policor dhe zyrtarë tjerë të agjencioneve.

Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi gjatë vizitës së tij tek personeli mjekësor ku grumbullonin gjak u shpreh i kënaqur që Akademia është bërë një shembull i mirë për dhurimin e gjakut.

“Në Akademi dhurimi i gjakut në mënyrë vullnetare organizohet  po thuajse dy herë në vit. Dhurimi i gjakut është një sakrificë  dhe ndihmë e madhe për të gjithë ata qytetarë që kanë nevojë për gjak”, tha Smakiqi.

Të kënaqur me dhurimin e gjakun në Akademinë e Kosovë për Siguri Publike u shpreh edhe personeli mjekësor i Transfuzionit të Gjakut,

Ata thane se Akademia është model për institucionet tjera për dhurimin e gjakut në mënyrë vullnetare.

Thirrjes për dhurimin e gjakut iu ka përgjigjur edhe Dekani I Fakultetit të Sigurisë Publike Bejtush Gashi. Dekani Gashi u shpreh i kënaqur me gatishmërinë e studentëve për të dhuruar gjak në mënyrë vullnetare.

Lexo më shumë
Një delegacion i Akademisë së Sigurisë nga Shqipëria vizitoi AKSP-në
Një delegacion i Akademisë së Sigurisë nga Shqipëria vizitoi AKSP-në

Vushtrri, 17 janar 2018 –  Një delegacion i Akademisë së Sigurisë në Shqipëri i kryesuar nga Artan Shkëmbi drejtor i Departamentit të Planizimit, Kontrollit  në këtë Akademi  po  qëndron për një vizitë zyrtare dy ditore në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP). Delegacioni u prit në takim nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, Dekani i Fakultetit të Sigurisë Bejtush Gashi dhe menaxhmenti i  lartë.

Qëllim i kësaj vizite nga delegacioni në fjalë është njohja me modelin e arsimit në fushën e Sigurisë në Fakultetin e Sigurisë në Akademi si dhe bisedimet rreth reformave dhe synimeve për të ardhmen.
 
Drejtori i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, e njoftoi delegacionin për zhvillimet dhe për proceset të rëndësishme të Akademisë, për funksionimin e Fakultetit të Sigurisë, projektin e binjakëzimit  IPA II-  të financuar nga Bashkimi Evropian.

Gjithashtu drejtori Smakiqi foli edhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm në mes dy Akademive  të sigurisë, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e trajnimeve për pjesëtarët e  sigurisë publike.

 Smakiqi duke  e njoftuar delegacionin për bashkëpunimin ndërkombëtarë që ka Akademia, u shpreh se shkëmbimi i përvojave mes dy akademive është i domosdoshëm dhe i mirëseardhur.
“Bashkëpunimi jonë me Akademinë e Sigurisë së Shqipërisë është dhe do të vazhdojë edhe tutje”, u shpreh Smakiqi.

Ndërsa delegacioni nga Akademia e Sigurisë së Shqipërisë gjatë vizitës u interesuan kryesisht rreth metodave që ka Akademia për trajnimin dhe arsimimin e pjesëtarëve të sigurisë publike. Artan Shkëmbi drejtor i Departamentit të Planizimit, Kontrollit  në këtë Akademi  duke shprehur kënaqësinë e tij për vizitën, vlerësoi se Akademia e Kosovës është një shembull i mirë për arsimimin dhe trajnimin e pjesëtarëve të sigurisë.
“Jemi në një fazë të reformimit dhe për këtë kemi zgjedhur Akademinë tuaj të marrim eksperiencë. Ju keni një akademi të formuar me standarde evropiane dhe shkëmbimi i përvojave është shumë i rëndësishëm”, ka thënë Shkëmbi.

Ndërkaq, Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike, Bejtush Gashi  gjatë takimit i njoftoi përfaqësuesit e institucioneve të sigurisë nga Shqipëria për programin e  studimeve në Fakultet. 
Po ashtu Gashi foli edhe për gatishmërinë e  bashkëpunimit mes mësimdhënësve dhe studentëve .  Ai tha se bashkëpunimi i ndërsjellë është më se i domosdoshëm për promovimin e vlerave akademike dhe profesionale.
 



 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës