}

NewsArticle

25/01/2018

Në Akademi u mbajt seminari për rishikimin e studimit të fizibilitetit

Vushtrri, 24 janar 2018 -  Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot u mbajt seminari  ku u shqyrtuan  konkluzionet dhe u dhanë rekomandime rreth studimit të fizibilitetit për nivelin mastër. Gjatë këtij seminari ku u diskutua rreth studimit të fizibilitetit   u vlerësua se hapja e një programi master në fushën e sigurisë është shumë i nevojshëm për vendin.

Në takim morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Bejtush Gashi,  Këshilltarja Rezidente e Projektit të Binjakëzimit Ritva Vahakoski, Akrem Racaj nga Policia e Kosovës, Bujar Mustafa nga Inspektorati Policor i Kosovës, Hajriz Sejdiu nga Agjencioni i Menaxhimit Emergjent, Shpresa Muharremi nga OSBE-ja si dhe stafi akademik i Fakultetit të Sigurisë në Akademi. 

Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi gjatë takimit  përshëndeti të pranishmit dhe falënderoi të gjithë ata të cilët kanë punuar dhe janë duke punuar në studimin e fizibilitetit.

Smakiqi tha se studimi i fizibilitetit i cili jep mundësinë  e studimeve pasuniversitare në sektorin e sigurisë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike,  është i nevojshëm dhe i mirëseardhur.

“Ne të gjithë së bashku jemi duke punuar më përkushtim të madh në zhvillimin dhe ngritjen e kapaciteteve  të gjithë zbatuesve të ligjit dhe hapja e një programi mastër në fushën e sigurisë hap rrugën e zhvillimit edhe më të madh të sektorit të sigurisë në gjithë Kosovën”, u shpreh Smakiqi duke thënë se Akademia është e gatshme të ofroj dhe mundësoj kushte për secilin zbatues të ligjit i cili është i interesuar që të zhvilloj profesionin e vet.

Edhe  dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Bejtush  falënderoi të gjithë ata që kanë punuar në projektin e fizibilitetit të cilët përmes anketave dhe bisedave kanë nxjerrë rekomandimet dhe konkluzionet rreth mundësisë së hapjes se programit të studimeve master.

“Mbështetur në analizën e nevojave si dhe kapaciteteve që mund   të ofrojmë, kemi diskutuar   dhe mendojmë  që Fakulteti i Sigurisë Publike mund të ofroj studime master dhe  programi studimor do të ishte i mundshëm në dy fusha të studimit në lidership të avancuar dhe menaxhim strategjik si dhe punë policor bazuar në hulumtimin që në fakt edhe projektit i fizibiliteti ka dal më këto konstatime” , tha Gashi duke u shprehur se në studime të specializuara të tipit të mbyllur  nevojiten investime shumë të mëdha “e kam fjalë për shërbimet e inteligjencës e disa studime tepërte të specializuara. Për këtë kemi edhe përkrahjen nga instucionet tjera të Kosovës”.  
Gashi po ashtu vlerësoj se sa i përket studimeve master Akademia i plotëson kushtet edhe në aspektin infrastrukturorë, ndërsa siç tha ai është e nevojshme përkrahja financiare. 

Kurse Akrem Racaj Drejtor i Trajnimeve të Specializuar dhe të Avancuara në Policinë e Kosovës e vlerësoj lartë angazhimin dhe vizionin që Akademia e Kosovës për Siguri Publike  në vazhdimësi përmes dokumenteve strategjike ka siç tha ai ka shprehur qëllim  e saj për edukimin dhe trajnimin në përgjithësi të agjencioneve të sigurisë publike. 
“Hapja e një programi master në fushën e sigurisë është e rëndësishme edhe për Policinë e Kosovës”, u shpreh Racaj duke falënderuar OSBE-në, ekspertët e projektit të binjakëzimit dhe gjithë ata të cilët përmes dokumenteve të ndryshme kanë bërë një studim të fizibilitetit. 

Ndërsa Marek Link  ekspertë i Projektit të Binjakëzimit ka bërë prezantimin e raportit të rishikimit të studimit të fizibilitetit  duke thënë se është e nevojshme një program i studimit master në fushën e sigurisë.
“Qëllimi i studimit të fizibiliteti aktualisht është  që të përcaktohet nëse ka interes, përkrahje, aftësi dhe qasje për të siguruar një program pasuniversitar të masterit në fushën e  sigurisë publike dhe sektorit të sigurisë. Qëllimi i studimit të fizbilitetit aktualisht është;  parimisht duhet të merret një ide apo një interes i madh që e dimë se bota në mjedisin e tyre ka nevojë në tregun e tyre për nivelin master  dhe nëse ky element tregon një trente pozitivë  dhe aktualisht ky është një konkluzion  kryesor nga studimi i vitit të kaluar i cili e jep një masë matjes i cili nuk është shumë në detale por është i bazuar në analiza dhe intervistat e të gjithë juve”,  u shpreh Link.

Gjatë këtij takim u vlerësua se programi master përveç se do të ketë rëndësi për Agjencitë edhe për kapacitetet e ardhshme të Fakultetit të Sigurisë Publike.
 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Një delegacion i Akademisë së Sigurisë nga Shqipëria vizitoi AKSP-në
Një delegacion i Akademisë së Sigurisë nga Shqipëria vizitoi AKSP-në

Vushtrri, 17 janar 2018 –  Një delegacion i Akademisë së Sigurisë në Shqipëri i kryesuar nga Artan Shkëmbi drejtor i Departamentit të Planizimit, Kontrollit  në këtë Akademi  po  qëndron për një vizitë zyrtare dy ditore në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP). Delegacioni u prit në takim nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, Dekani i Fakultetit të Sigurisë Bejtush Gashi dhe menaxhmenti i  lartë.

Qëllim i kësaj vizite nga delegacioni në fjalë është njohja me modelin e arsimit në fushën e Sigurisë në Fakultetin e Sigurisë në Akademi si dhe bisedimet rreth reformave dhe synimeve për të ardhmen.
 
Drejtori i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, e njoftoi delegacionin për zhvillimet dhe për proceset të rëndësishme të Akademisë, për funksionimin e Fakultetit të Sigurisë, projektin e binjakëzimit  IPA II-  të financuar nga Bashkimi Evropian.

Gjithashtu drejtori Smakiqi foli edhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm në mes dy Akademive  të sigurisë, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e trajnimeve për pjesëtarët e  sigurisë publike.

 Smakiqi duke  e njoftuar delegacionin për bashkëpunimin ndërkombëtarë që ka Akademia, u shpreh se shkëmbimi i përvojave mes dy akademive është i domosdoshëm dhe i mirëseardhur.
“Bashkëpunimi jonë me Akademinë e Sigurisë së Shqipërisë është dhe do të vazhdojë edhe tutje”, u shpreh Smakiqi.

Ndërsa delegacioni nga Akademia e Sigurisë së Shqipërisë gjatë vizitës u interesuan kryesisht rreth metodave që ka Akademia për trajnimin dhe arsimimin e pjesëtarëve të sigurisë publike. Artan Shkëmbi drejtor i Departamentit të Planizimit, Kontrollit  në këtë Akademi  duke shprehur kënaqësinë e tij për vizitën, vlerësoi se Akademia e Kosovës është një shembull i mirë për arsimimin dhe trajnimin e pjesëtarëve të sigurisë.
“Jemi në një fazë të reformimit dhe për këtë kemi zgjedhur Akademinë tuaj të marrim eksperiencë. Ju keni një akademi të formuar me standarde evropiane dhe shkëmbimi i përvojave është shumë i rëndësishëm”, ka thënë Shkëmbi.

Ndërkaq, Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike, Bejtush Gashi  gjatë takimit i njoftoi përfaqësuesit e institucioneve të sigurisë nga Shqipëria për programin e  studimeve në Fakultet. 
Po ashtu Gashi foli edhe për gatishmërinë e  bashkëpunimit mes mësimdhënësve dhe studentëve .  Ai tha se bashkëpunimi i ndërsjellë është më se i domosdoshëm për promovimin e vlerave akademike dhe profesionale.
 



 

Lexo më shumë
Në Akademi po mbahet ushtrimi “Reagimi i përbashkët 2018”
Në Akademi po mbahet ushtrimi “Reagimi i përbashkët 2018”

Vushtrri, 13 shkurt 2018 –  Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) filloi ushtrimi  “Reagimi i përbashkët 2018”,  i organizuar  nga  Agjencia për Menaxhimin Emergjent  (AME) në bashkëpunim me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës  në Kosovë, Gardën e Ajoves si dhe Agjencinë Federal të Menaxhimit Emergjent nga Amerika.  Të pranishmit vlerësuan se mbajtja e ketij ushtrimi i cili ka për qëllim se si të reagohet në situata krizash është shumë i rëndësishëm për vendin tonë.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Isa Xhemajlaj  duke përshëndetur të pranishmit, falënderoj të gjitha agjensionet e posaçërisht Ambasadën Amerikane që në vazhdimësi po e përkrah Kosovën në të gjitha fushat, konkretisht në fushën e sigurisë.

Zëvendësministri Xhemajlaj vlerësoi se ushtrimi ku do të promovohen format e reagimit në raste fatkeqësie është i domosdoshëm.  “Pa dyshim  që sfidat janë në gjithë botën dhe nuk bëjmë përjashtim as Kosovën dhe ky ushtrim do t’ju mundësojë formën e cila duhet të përdoret në rastet e fatkeqësive”, u shpreh Xhemajlaj.

Drejtori i Përgjithshëm i  Agjencisë së Menaxhimit Emergjent Fadil Kodra, foli për rëndësinë e këtij trajnimi që ka për qëllimi gjetjen e formës së reagimit në raste emergjente. Kodra vlerësoi se ky ushtrim është shumë i rëndësishme për gjitha institucionet e vendit e po ashtu edhe për Agjencinë e Menaxhimit Emergjent.

Ndërsa, Ismail Smakiqi Drejtor i Përgjithshëm në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), duke e vlerësuar ushtrimin si të rëndësishëm për vendin, tha se Akademia si gjithherë ka qenë dhe është e gatshme të  ofrojë kushtet për trajnimin e gjithë zbatuesve të ligjit.

“Çfarë do lloj trajnimi që është në të mirën e vendit, Akademia është e gatshme që ta përkrah”, u shpreh Smakiqi.

Michael J Ganley shef i operacionit dhe gatishmërisë mbështetëse nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës  tha se  qëllimi i tyre është që përmes këtij ushtrimi ta ndihmojnë Kosovën në përgatitjen  se si të gjindet në situata krizash.  

“Ne kemi menduar që të përqendrohemi më shumë në ndihmën  e shtetit të Kosovës  në ato fusha ku ka mangësi  dhe përmes këtij ushtrimeve t’i përmiresojmë. Ne jemi këtu në rolin e lehtësuesve. Arsyeja e këtij ushtrimi,  të këtij niveli kaq të mëdha, është që të përpilohet një planë i cili do të zhvillohet dhe me pas të ekzekutohet ku përmes tij të shihen ato mangësi që duhet të përmirësohen”, u shpreh Ganley.


Drejtori i Departamentit për Gatishmëri në Agjencinë  e Menaxhimit Emergjent Hajriz Sejdiu tha se qëllimi i këtij ushtrimi në tavolinë është që të testohen  planet, politikat dhe procedurat se si qeveria,  Republika e Kosovës të menaxhojë  fatkeqësitë dhe të mbrohet nga to.

“Gjatë këtij ushtrimi ne do t’i testojmë mundësitë, planifikimin, kapacitetet tona dhe mënyrën se si Republika e Kosovës do të menaxhojë çdo lloj fatkeqësie që mund ta godas vendin tonë. Ne do të bëjmë analizë ku do të nxirren mangësitë, dobësitë ku i kemi dhe këto do t’i shndërrojmë në rekomandime në mënyrë që aty ku kemi mangësi t’i përmirësojmë që në të ardhmen të jemi më të fuqishëm për të menaxhuar situata të tilla”, tha Hajrizi.

Ndryshe  ushtrimi “Reagimi i përbashkët 2018”,  ku janë duke marrë pjesë të gjitha institucionet e Kosovës  do të zgjatë katër ditë.


 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës