}

NewsArticle

01/03/2018

Një delegacion i ICITAP nga Washingtoni vizitoi Akademinë

Vushtrri, 28 shkurt 2018 -  Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Ismail Smakiqi, priti sot në takim një delegacion të ICITAP-it nga Washingtoni të përbërë nga zëvendës ndihmës Drejtoresha e ICITAP për Evropë, Andrea Simic dhe analistja e programit të ICITAP, Emily Leival. 

Gjatë takimit që ato patën me Drejtorin e Përgjithshëm të Akademisë, Ismail Smakiqi, u njoftuan lidhur me historinë e zhvillimit, gjendjen aktuale dhe planet për të ardhmen. Drejtori Smakiqi vëri theksin kryesisht në kontributin dhe bashkëpunimin që AKSP e ka pasur ndër vite dhe vazhdon ta ketë me ICITAP-in dhe organizmat e tjerë zyrtarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfshirë këtu donacionet e ndryshme, siç janë Qyteza Simuluese, Pajisjet e Simulimit të Trajnimit me Armë Zjarri (FATS), tabelat e mençura si dhe përkrahjen e Akademisë dhe agjencive të sigurisë publike në ngritjen e kapaciteteve njerëzore përmes trajnimeve të ndryshme.  Kështu, ICITAP çdo vit realizon sidomos trajnime të specializuara dhe të avancuara për agjencitë e sigurisë publike.
 
Njëri nga trajnimet më të njohura është “Shkolla e Stafit dhe Komandës Policore” i cili në Akademi është zhvilluar pesë herë radhazi dhe në të cilin kanë marrë pjesë zyrtarë të lartë policorë nga Policia e Kosovës, zyrtarë udhëheqës nga agjencitë e sigurisë publike dhe nga policitë e vendeve të regjionit. Në Akademi është zhvilluar edhe trajnimi regjional i vijës së gjelbër kufitare si dhe shumë trajnime të fushave tjera.

ICITAP po ashtu ka përkrahur themelimin e Bordit të AKSP-së dhe vazhdon të përkrah atë edhe më tutje në objektivat e tij.
 
Një proces shumë i rëndësishëm i cili po ndodhë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike është akreditimi ndërkombëtar i Akademisë nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit (IADLEST) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndërsa zëvendës ndihmës Drejtoresha e ICITAP për Evropë, Andrea Simic tha se ndjehet e lumtur për zhvillimet e fundit në Akademi dhe u shpreh e gatshme për vazhdimin e përkrahjes së ICITAP-it për AKSP-në. Simic foli për përparësitë dalluese të sistemit të arsimit në fushën e sigurisë publike të Kosovës në krahasim me vendet tjera të regjionit të Evropës Jug-Lindore. Po ashtu të njëjtën përkrahje e theksoi edhe Emily Leival, duke u shprehur e kënaqur me zhvillimet e deritanishme dhe planet e AKSP-së për të ardhmen. 

Vizita e zëvendës ndihmës Drejtoreshës së ICITAP për Evropë Andrea Simic dhe analistes së  programit të ICITAP Emily Leival u zhvillua në kuadër të vizitave që këto zyrtare të larta nga selia qendrore e ICITAP-it në Washington DC të Shteteve të Bashkuara po i realizojnë nëpër institucione të sigurisë publike, me të cilat ICITAP ka bashkëpunim.


  • Share:

Lexo lajme tjera:

John Fisher profesor nga Universiteti Utah Valley i Shteteve të Bashkuara  vizitoi Akademinë
John Fisher profesor nga Universiteti Utah Valley i Shteteve të Bashkuara vizitoi Akademinë
Vushtrri, 22 shkurt 2018 -  Profesor  John Fisher nga Universiteti Utah Valley nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës po qëndron në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike  për një vizitë studimore, ku u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i  Akademisë, Ismail Smakiqi. Po ashtu John Fisher, i cili njëherësh është edhe drejtor i Institutit të Shërbimeve të Emergjencave dhe Sigurisë së Atdheut në Departamentin e Shërbimeve të Emergjencave të Universitetit Utah Valley, në kuadër të kësaj vizite studimore u takua me stafin akademik të Fakultetit të Sigurisë Publike dhe me instruktorët e Akademisë.

Drejtori i Akademisë Ismail Smakiqi, e falënderoi profesor John Fisher për  bashkëpunim dhe njëkohësisht i ofroi përkrahje për vizitën e tij studimore. Drejtori Smakiqi falënderoi profesorin Fisher për kontributin dhe mbështetjen e tij të vazhdueshme që po i bënë Akademisë.
 
Ndërsa profesor Fisher gjatë këtij takim i dhuroi Akademisë gjashtë libra, të cilat kanë të bëjnë me politikat amerikane, komunikimin dhe menaxhimin e krizave, trajnimin për përgjegjësit e parë dhe sigurinë e atdheut. Më këtë rast Fisher u shpreh i gatshëm për ta përkahur Akademinë edhe më tutje.
 
Duke folur për programin për Siguri Publike të Universitetit Utah Valley, Fisher tha se  ky program ka rreth 1,500 studentë, krahasuar me numrin e përgjithshëm të studentëve në Universitet me një total prej 35,000 studentëve. \"Ofrimi i programeve të Sigurisë Publike në një Akademi që është specifike për këtë lëmi është me të vërtetë interesante. Studentët njihen me kolegët e tyre të tjerë nga Kosova dhe janë në gjendje të ndajnë përvojat e tyre në arsim. Studentëve tanë u mungon kjo mundësi për ta njohur njëri-tjetrin sepse Universiteti është aq i madh”, tha Fisher.

Në kuadër të vizitës, profesor Fisher mori pjesë në tryezën shkencore \"Një dekadë shtet: Sfidat e sigurisë në Kosovë\", ku iu drejtua pjesëmarrësve me temën \"Studim krahasues i planifikimit të komunikimit të krizave në Evropën Juglindore dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës\".

Profesor Fisher gjatë takimit me  personelin mësimdhënës të Fakultetit të Sigurisë Publike në Akademi diskutoi rreth qasjeve të mësimdhënies për disa nga problemet e përbashkëta. \"Programet tona të sigurisë publike ofrohen ballë për ballë dhe janë online. Ne trajnojmë zjarrfikës dhe policë të rinj në klasat ballë për ballë, por japim edhe mësim online për udhëheqjen për personelin e sigurisë publike, duke përfshirë policinë, zjarrfikësit dhe paramedikët, pjesërisht për shkak se punojnë me orar të plotë dhe shkojnë në shkollë me orar të pjesshëm \", tha Fisher, duke treguar ngjashmëritë dhe dallimet ndërmjet sistemit arsimor të AKSP-së dhe të Departamentit të Shërbimeve Emergjente të UUV.

Duke folur për bashkëpunimin me stafin mësimdhënës të Fakultetit të Sigurisë Publike të AKSP-së, profesor Fisher përmendi përfshirjen në dy projekte  të cilat janë  \"Krahasimi i komunikimit të krizave në Kosovë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës\" me dekanin e Fakultetit të Sigurisë Publike, Bejtush Gashi, dhe \"Politika e Mediave Sociale në Kosovë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës\" me profesor Ferid Azemin.

Fisher takoi edhe zyrtarët e Qendrës së Ushtrimeve të Integruara (QUI) nga Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave të Kosovës, të vendosur në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, përkatësisht udhëheqësin Bahri Pajaziti dhe zyrtarin e lartë Iset Lahu. Tema diskutimi ishin trajnimet në fushën e zjarrfikjes, shpëtimit dhe menaxhimin e emergjencave si dhe shqyrtimi i mundësisë së adoptimit për kushtet dhe rrethanat e Kosovës për të realizuar në Akademi trajnimin e Ekipit të Komunitetit për Përgjigje Emergjente (CERT) të Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave (FEMA) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, program ky, i cili, siç tha ai, i edukon vullnetarët për gatishmërinë emergjente për rreziqet që mund të ndikojnë në hapësirat e tyre dhe i trajnon ata për shkathtësitë themelore të përgjigjes ndaj katastrofave, siç janë siguri ndaj zjarreve, kërkim shpëtimi i lehtë, organizimi i ekipit dhe operimet mjekësore në fatkeqësi.

Profesor Fisher ka vizituar edhe Qendrën Korrektuese në Lipjan, ku është takuar me drejtorin  Heset Loku, dhe qendrën e re të arsimit për të mitur. “Isha i impresionuar me programet që u ofrohen shkelësve të rinj të ligjit”, tha ai. \"Për shkak të arsimimit dhe këshillimit që ata e marrin, shumica e tyre kthehen në shoqëri dhe jetojnë jetë të mira dhe productive”, përfundoi profesori Fisher.

Lexo më shumë
Ambasadorja e Finlandës në Kosovë vizitoi Akademinë
Ambasadorja e Finlandës në Kosovë vizitoi Akademinë

Vushtrri, 09 mars 2018 - Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi së bashku me Dekanin e Fakultetit të Sigurisë Bejtush Gashin dhe menaxhmentin e lartë sot priti në takim ambasadoren e shtetit të Finlandës në Prishtinë Pia Stjernvall, e cila ishte e shoqëruar edhe nga zv/ambasadorja Ritva Naumanen.

 

Gjatë këtij takimi drejtori Smakiqi e informoi ambasadoren lidhur me historikun e Akademisë, progresin, trajnimet të cilat zhvillohen e më theks të veçantë ai foli për projektin e binjakëzimit të Komisionit Evropian të implementuar nga Finlanda dhe Estonia,  projekt i cili ndihmoi në hapjen e Fakultetit të Sigurisë.

 

Gjithashtu drejtori Smakiqi foli edhe për projektin  e ri të binjakëzimit i cili ka për qëllim “Përkrahjen e mëtejme të arsimit në sigurinë publike në Kosovë”.

 

 Drejtori Smakiqi me këtë rast foli edhe për bashkëpunimin ndërkombëtar  që ka Akademia  me institucionet e sigurisë të vendeve të ndryshme evropiane si dhe rreth anëtarësimit të Akademisë në  Asociacionin Kolegjeve Policore Evropiane (AEPC) dhe Asociacionit Ndërkombëtar të Akademive Policore (INTERPA).

 

 Drejtori Smakiqi në fund falënderoi ambasadoren Stjernvall për vizitën, njëherit  ai shprehu  edhe  falënderimet e përzemërta që shteti i Finlandës ka dhënë për Kosovën e në veçanti për Akademinë.

 

 Ndërsa në fjalën e saj ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall përgëzoi  drejtorin Smakiqi për progresin dhe zhvillimet në Akademi. 

 

 “Keni bërë një punë të shkëlqyer në reformimin e institucionit tuaj, në trajnimin, edukimin dhe arsimimin e pjesëtarëve të sigurisë publike, ku Akademia është shembull  i një edukimi superior”, u shpreh Ambasadorja Stjernvall. 

 

Në fund Stjernvall  shprehu mbështetje e pa rezerve për Akademinë edhe në të ardhmen. 

Nërsa zv/ambasadorja Ritva Naumanen tha se duhet te ndjeheni krenar me reputacionin që ka krijuar Akademia  në misionin e saj. 

Dekani i Fakultetit të Sigurisë publike pranë Akademisë Bejtush Gashi u shpreh se Akademia është institucion shume i rëndësishëm në trajnimin dhe arsimimin e lartë për pjesëtarë të sigurisë publike. 

 

Ai falënderoi Bashkimit Evropian e në veçanti Finlandën që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm qe sot edhe  të zhvillohet arsimimi i lartë në AKSP.

Në fund ata vizituan  objektet përcjellëse të Akademisë, ku nga instruktorët u informuan lidhur me pjesën praktike ku zyrtarët edhe zhvillojnë trajnimet.

 

 

 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës