}

NewsArticle

09/03/2018

Ambasadorja e Finlandës në Kosovë vizitoi Akademinë

Vushtrri, 09 mars 2018 - Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi së bashku me Dekanin e Fakultetit të Sigurisë Bejtush Gashin dhe menaxhmentin e lartë sot priti në takim ambasadoren e shtetit të Finlandës në Prishtinë Pia Stjernvall, e cila ishte e shoqëruar edhe nga zv/ambasadorja Ritva Naumanen.

 

Gjatë këtij takimi drejtori Smakiqi e informoi ambasadoren lidhur me historikun e Akademisë, progresin, trajnimet të cilat zhvillohen e më theks të veçantë ai foli për projektin e binjakëzimit të Komisionit Evropian të implementuar nga Finlanda dhe Estonia,  projekt i cili ndihmoi në hapjen e Fakultetit të Sigurisë.

 

Gjithashtu drejtori Smakiqi foli edhe për projektin  e ri të binjakëzimit i cili ka për qëllim “Përkrahjen e mëtejme të arsimit në sigurinë publike në Kosovë”.

 

 Drejtori Smakiqi me këtë rast foli edhe për bashkëpunimin ndërkombëtar  që ka Akademia  me institucionet e sigurisë të vendeve të ndryshme evropiane si dhe rreth anëtarësimit të Akademisë në  Asociacionin Kolegjeve Policore Evropiane (AEPC) dhe Asociacionit Ndërkombëtar të Akademive Policore (INTERPA).

 

 Drejtori Smakiqi në fund falënderoi ambasadoren Stjernvall për vizitën, njëherit  ai shprehu  edhe  falënderimet e përzemërta që shteti i Finlandës ka dhënë për Kosovën e në veçanti për Akademinë.

 

 Ndërsa në fjalën e saj ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall përgëzoi  drejtorin Smakiqi për progresin dhe zhvillimet në Akademi. 

 

 “Keni bërë një punë të shkëlqyer në reformimin e institucionit tuaj, në trajnimin, edukimin dhe arsimimin e pjesëtarëve të sigurisë publike, ku Akademia është shembull  i një edukimi superior”, u shpreh Ambasadorja Stjernvall. 

 

Në fund Stjernvall  shprehu mbështetje e pa rezerve për Akademinë edhe në të ardhmen. 

Nërsa zv/ambasadorja Ritva Naumanen tha se duhet te ndjeheni krenar me reputacionin që ka krijuar Akademia  në misionin e saj. 

Dekani i Fakultetit të Sigurisë publike pranë Akademisë Bejtush Gashi u shpreh se Akademia është institucion shume i rëndësishëm në trajnimin dhe arsimimin e lartë për pjesëtarë të sigurisë publike. 

 

Ai falënderoi Bashkimit Evropian e në veçanti Finlandën që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm qe sot edhe  të zhvillohet arsimimi i lartë në AKSP.

Në fund ata vizituan  objektet përcjellëse të Akademisë, ku nga instruktorët u informuan lidhur me pjesën praktike ku zyrtarët edhe zhvillojnë trajnimet.

 

 

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Një delegacion i ICITAP nga Washingtoni vizitoi Akademinë
Një delegacion i ICITAP nga Washingtoni vizitoi Akademinë
Vushtrri, 28 shkurt 2018 -  Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Ismail Smakiqi, priti sot në takim një delegacion të ICITAP-it nga Washingtoni të përbërë nga zëvendës ndihmës Drejtoresha e ICITAP për Evropë, Andrea Simic dhe analistja e programit të ICITAP, Emily Leival. 

Gjatë takimit që ato patën me Drejtorin e Përgjithshëm të Akademisë, Ismail Smakiqi, u njoftuan lidhur me historinë e zhvillimit, gjendjen aktuale dhe planet për të ardhmen. Drejtori Smakiqi vëri theksin kryesisht në kontributin dhe bashkëpunimin që AKSP e ka pasur ndër vite dhe vazhdon ta ketë me ICITAP-in dhe organizmat e tjerë zyrtarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfshirë këtu donacionet e ndryshme, siç janë Qyteza Simuluese, Pajisjet e Simulimit të Trajnimit me Armë Zjarri (FATS), tabelat e mençura si dhe përkrahjen e Akademisë dhe agjencive të sigurisë publike në ngritjen e kapaciteteve njerëzore përmes trajnimeve të ndryshme.  Kështu, ICITAP çdo vit realizon sidomos trajnime të specializuara dhe të avancuara për agjencitë e sigurisë publike.
 
Njëri nga trajnimet më të njohura është “Shkolla e Stafit dhe Komandës Policore” i cili në Akademi është zhvilluar pesë herë radhazi dhe në të cilin kanë marrë pjesë zyrtarë të lartë policorë nga Policia e Kosovës, zyrtarë udhëheqës nga agjencitë e sigurisë publike dhe nga policitë e vendeve të regjionit. Në Akademi është zhvilluar edhe trajnimi regjional i vijës së gjelbër kufitare si dhe shumë trajnime të fushave tjera.

ICITAP po ashtu ka përkrahur themelimin e Bordit të AKSP-së dhe vazhdon të përkrah atë edhe më tutje në objektivat e tij.
 
Një proces shumë i rëndësishëm i cili po ndodhë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike është akreditimi ndërkombëtar i Akademisë nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit (IADLEST) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndërsa zëvendës ndihmës Drejtoresha e ICITAP për Evropë, Andrea Simic tha se ndjehet e lumtur për zhvillimet e fundit në Akademi dhe u shpreh e gatshme për vazhdimin e përkrahjes së ICITAP-it për AKSP-në. Simic foli për përparësitë dalluese të sistemit të arsimit në fushën e sigurisë publike të Kosovës në krahasim me vendet tjera të regjionit të Evropës Jug-Lindore. Po ashtu të njëjtën përkrahje e theksoi edhe Emily Leival, duke u shprehur e kënaqur me zhvillimet e deritanishme dhe planet e AKSP-së për të ardhmen. 

Vizita e zëvendës ndihmës Drejtoreshës së ICITAP për Evropë Andrea Simic dhe analistes së  programit të ICITAP Emily Leival u zhvillua në kuadër të vizitave që këto zyrtare të larta nga selia qendrore e ICITAP-it në Washington DC të Shteteve të Bashkuara po i realizojnë nëpër institucione të sigurisë publike, me të cilat ICITAP ka bashkëpunim.


Lexo më shumë
Akademinë e vizituan ekspertët e Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve
Akademinë e vizituan ekspertët e Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve

Vushtrri, 12 mars 2018 -  Akademinë e Kosovës për Siguri Publike gjatë ditëve 08 dhe 12 mars e kanë vizituar  personeli përgjegjës për akreditim i Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve dhe ekipi i ekspertëve për vlerësim të jashtëm. 

 

Qëllimi i vizitës ishte  Akreditim Institucional i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike dhe validimi i programeve profesionale për profilet:  Polic i Ri, Inspektor i Inspektoratit Policor, Zjarrfikës, Zyrtar Korrektues, Zyrtar Sprovues dhe Zyrtar Doganor.

 

Gjatë vizitës ekipi i ekspertëve për vlerësim të jashtëm është takuar me stafin  udhëheqës dhe  administrativ të Akademisë , stafin mësimdhënës - trajnues të Agjencive të Sigurisë Publike si dhe kandidatet (ish kadet të Agjencive të Sigurisë Publike)

 

Ekipi i ekspertëve për vlerësim të jashtëm vizituan gjithashtu edhe  hapësirat e Akademisë, klasat, laboratorët, sallat e sporteve dhe të shkathtësive operative, poligonet, konviktet, pajisjet  dhe mjetet të cilat përdoren gjatë mbajtjes së trajnimeve.

Bazuar në të gjeturat ekipi i ekspertëve për vlerësim të jashtëm, do të jep rekomandim Bordit të Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve, për akreditim eventual të Akademisë.


Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës