Lajmet
Lajmet
Mbahet seminari i komponentës së tretë të Projektit të Binjakëzimit
Vushtrri, 15 Nëntor 2016 Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), po mbahet seminari i komponentës së tretë të Projektit të Binjakëzimit, i cili ka për qellim përkrahjen e mëtejme të arsimit në fushën e sigurisë publike në Kosovë. Qëllimi i kësaj komponente është të kontribuojë që Instituti për Hulumtim dhe Zhvillim i Akademisë të funksionalizohet plotësisht në interesin e të gjitha agjencive të sigurisë publike.
Në hapjen e seminarit morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi, Ambasadorja e Finlandës në Kosovë Anne Huhtamaki, Drejtor i Departamentit të Sigurisë Publike të MPB-se, Mensur Hoti, përfaqësues nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë Rafael Nievergelt, Prorektor për Mësimdhënie, Çështje të Studentëve dhe Kërkime Shkencore nga Universiteti i Mitrovicës Izet Zeqiri dhe Universiteti i Prizrenit Malush Mjaku, përfaqësuesja e ICITAP-it Drita Pereziq, përfaqësuesja e OSBE-së, Shpresa Muharremi, përfaqësuesja e Qendrës së Kosovës për Studime të Sigurisë Arife Muji, përfaqësues të Agjencive të Sigurisë Publike, mësimdhënës të Fakultetit të Sigurisë pranë Akademisë, menaxhmenti i lartë i Akademisë si dhe ekspertët nga Finlanda dhe Estonia.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi në hapjen e këtij seminari foli rreth ecurisë së projektit të binjakëzimit. Ai vlerësoi lartë punën e bërë deri më tani duke vënë në pah edhe sfidat të cilat do të përcillen projektin deri në finalizim.
Në këtë seminar po fillojnë aktivitetet e komponentës së tretë të Projektit të Binjakëzimit Përkrahja e mëtejshme e arsimit në sigurinë publike në Kosovë, me titull, Kontributi për Institutin e Hulumtimit dhe Zhvillimit të Akademisë që të bëhet plotësisht funksional për përfitim të gjitha agjencive të sigurisë publike në Kosovë, u shpreh Smakiqi duke thënë se më qëllim të rritjes së aftësisë dhe kompetencës profesionale në fushën e sigurisë publike është arritur një pajtueshmëri se nevojitet më shumë njohuri se sa vetëm aftësim për punë specifike, posaçërisht në pozitat menaxheriale të agjencive.
Smakiqi tha se zhvillimeve të mëtutjeshme në Akademi dhe në fushën e Sigurisë Publike i parapriu aprovimi i ligjit për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, ku përmes së cilit Akademia përcaktohet institucion përgjegjës për ofrimin e trajnimeve dhe arsimit të lartë, gjegjësisht zhvillimin e kapaciteteve për të gjitha institucionet e sigurisë publike.
Duke folur rreth rëndësisë së projektit Smakiqi tha se projekti i parë dhe dytë i binjakëzimit janë përkrahje e Akademisë dhe Agjencive të Sigurisë Publike në realizimin e vizionit që në vitin 2020 Akademia do të njihet nga palët e interesit të saj kombëtarë dhe ndërkombëtarë si një institucion parësor për të gjitha nivelet e arsimit në fushën e rendit dhe sigurisë publike.
Ndërsa duke folur rreth institutit për Hulumtim dhe Zhvillimit, Smakiqi theksoi rëndësinë që ka ky institut për Akademinë, Agjencitë e Sigurisë Publike, Qeverinë e Kosovës, partnerët ndërkombëtarë si dhe për të gjithë ekspertët e fushave të sigurisë jo vetën në Kosovë po edhe më gjere. Smakiqi tha se Akademia për një kohë të gjatë ofron dhe mban trajnime të vazhdueshme profesionale për zbatuesit e ligjit të punësuar në Institucionet e Sigurisë Publike, duke zhvilluar trajnime në fushën e sigurisë publike të nivelit: bazik, të avancuar, të specializuar, si dhe të lidershipit dhe menaxhmentit.
Në hapjen e seminarit foli edhe ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Anne Huhtamaki e cila e cilësoj si shumë të rëndësishëm projektin e dytë të binjakëzimit dhe krijimin e institutit për hulumtim dhe zhvillim. Policia e Kosovës është shumë e suksesshme ka bërë një rrugë të gjatë dhe tani ajo është e trajnuar dhe e pajisur shumë mirë, populli i Kosovës i beson, është shumë e rëndësishme dhe sukses i mirë, kjo është që ne dëshirojmë për vazhduar në ngritët kapacitet të institucioneve të sigurisë publike, u shpreh Huhtamaki. Ambasadorja Huhtamaki tha se bashkëpunimi mes Kosovës dhe Finlandës gjithmonë ka qenë i mirë në shkëmbimin e përvojave dhe ngritjen e eksperiencave. Huhtamaki vlerësoi se krijimi i një instituti për zhvillim dhe hulumtim është shumë i rëndësishëm për institucionet e sigurisë publike në Kosovë.
Seminarin e përshëndeti edhe Mensur Hoti Drejtor i Departamentit të Sigurisë Publike të MPB, i cili falënderoi Bashkimin Evropian për përkrahjen e vazhdueshme të MPB-së dhe Agjencive të saja si dhe partnerët e përhershëm ICITAP dhe OSBE. Hoti tha se Ministria e Punëve të Brendshme është e lumtur me progresin e arritur në Akademi gjatë implementimit të Projekteve të Bashkimit Evropian dhe do të vazhdoi të përkrah Akademinë dhe Agjencitë e Sigurisë Publike në synimin e përbashkët të Sigurisë Publike në vendin tonë.
Ndërkaq Rafael Nievergelt përfaqësues nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, është shprehur i kënaqur për pjesëmarrjen në hapjen e seminarit të projektit të dytë të binjakëzimit.
Nievergelt tha se arsimimi në sigurinë publike është fuqi kruciale dhe në institucionet tjera që kanë të bëjnë më zbatimin e ligjit, për arsye se kanë të bëjnë drejtpërdrejtë në forcimin e ligjit dhe sigurisë. Institut i hulumtimit dhe zhvillimit ndihmon në ngritjen e eksperiencave të gjithë pjesëtarëve të agjencive të sigurisë publike, tha Nievergelt duke falënderuar partnerët për rezultatet e arritura.
Seminarin e ka përshëndetur edhe prorektori për Mësimdhënie, Çështje të Studentëve dhe Kërkime Shkencore nga Universiteti i Mitrovicës Izet Zeqiri dhe Universiteti i Prizrenit Malush Mjaku.
Seminari do të zgjatë tri ditë radhazi nga data 15, 16 dhe 17 nëntor, ku do të bëhen prezantime nga ekspertet e projektit të binjakëzimit.
Drejtori Smakiqi mori pjesë në konferencën shkencore ndërkombëtare në Tiranë
Vushtrri 01 nëntor 2016 Drejtori i Përgjithshem i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi i shoqëruar nga dekani i Fakultetit të Sigurisë, Bejtush Gashi, kanë marrë pjesë në konferencën e I-rë Shkencore Ndërkombëtare të Akademisë së Sigurisë në Tiranë me temë \"Kontributi në sigurinë publike nëpërmjet arsimimit\".
Në këtë konferencë morën pjesë ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, zëvendësdrejtori i Policisë së Shtetit, Rebani Jaupi, përfaqësues të lartë të Policisë së Shtetit, misionet policore që veprojnë në Shqipëri si dhe oficerët ndërlidhës. Konferenca \"Kontributi në sigurinë publike nëpërmjet arsimimit\", u zhvillua në kuadër të reformës së ndërmarrë për reformimin rrënjësor të sistemit arsimor për punonjësit e Policisë, si dhe vënien në funksion të plotë të Akademisë së Sigurisë jo vetëm si qendër formimi, por edhe kërkimi shkencor.
Drejtori i Përgjithshem i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi, në fjalimin e tij ka vlerësuar lartë organizimin e konferencës së I-rë shkencore ndërkombëtare me temën Kontributi në sigurinë publike nëpërmjet arsimimit.
Smakiqi tha se kjo konferencë më karakter ndërkombëtar mundëson ekspozim të hulumtimeve, debat në rezultate të arritura dhe pasurimin e njohurive të ndërsjella në fushën e sigurisë publike, gjegjësisht shpalosjen e hulumtimeve që kanë të bëjnë siç tha ai më kërcënimet dhe rreziqet ndaj sigurisë në Ballkanin Perëndimor si dhe roli dhe ndikimi i arsimimit në sigurinë publike.
Roli dhe rëndësia e trajnimeve dhe arsimimit të lartë të zbatueseve të ligjit dhe ndikimin e arsimimit në sigurinë publike, ka avancuar Akademitë Policore gjegjësisht Akademitë e Sigurisë Publike në institucion kombëtar dhe përgjegjës për ngritjen e kapaciteteve njerëzore të Agjencive të Sigurisë Publike, u shpreh Smakiqi.
Ai tha se Akademitë duhet të ndjehen përgjegjëse për sigurinë në vendet e tyre, duke u ndjerë përgjegjëse për sjelljen e zbatuesit të ligjit në vendet e tyre të punës, në radhë të parë për profesionalizmin dhe etikën e zyrtarëve të zbatimit të ligjit.
Sfidat me të cilat përballet siguria publike, nuk janë më sfida vetëm regjionale. Këto sfida tani më kanë karakter shumë më të gjerë. Siguria publike e qytetarëve të një vendi është sfidë komplekse multi institucionale dhe multi dimensionale, e cila po bënë bashkë ndjekësit e krimit, mësuesit, psikologët, filozofët, sociologët, artistët, sportistët, predikuesit e fesë, bizneset, punëtorët, prindërit, gratë dhe burrat, tha Smakiqi.
Smakiqi tha se konferenca në fjalë është aktiviteti i liderëve, mësimdhënësve dhe trajnerëve të Akademive Policore, pjesëmarrës në rrjete evropiane dhe ndërkombëtare të institucioneve të trajnimit dhe arsimit të lartë të fushës së sigurisë publike, si dhe institucioneve të sigurisë publike në përgjithësi.
Drejtori i Akademisë, Ismail Smakiqi tha se konferenca e Tiranës është rast për arritjen e objektives të Konferencës përmirësimit të programeve akademike në fushën e sigurisë për të përmirësuar cilësinë e policimit dhe përgatitur ekspertë të lartë të sigurisë për agjencitë e zbatimit të ligjit.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Sigurisë, Bilbil Mema theksoi rëndësinë e veçantë të formimit dhe specializimit të strukturave policore, rritjen e kapaciteteve profesionale të tyre, në rritjen e Sigurisë Publike dhe përmbushjen e kërkesave të komunitetit.
\"Policimi si veprimtaria më e suksesshme deri tani për ofrimin e sigurisë kërkon një trajtim në shumë dimesione. Një nga dimensionet është rritja e kapaciteteve profesionale të strukturave që marrin pjesë në këtë veprimtari, por sidomos struktura e Policisë, e cila ka punën më të specializuar. Struktura që ka misionin kryesor për garantimin e rendit dhe të zbatimit të ligjit është Policia, pikërisht kjo strukturë duhet të zotërojë nivel shumë të lartë profesional, për të përmbushur kërkesën e komunitetit. Qëllimi i kësaj konference është t'i japi kontribut nëpërmjet shkollimit, rritjes së sigurisë publike për qytetarët\", tha Mema.
Ndërkaq ministry i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri gjatë kësaj konference theksoi se gjatë marrjes së detyrës trupa e Policisë së Shtetit ishte nivelin më të ulët arsimor në rajon, por tani sic tha ai përmes formimit dhe kualifikimit intesiv policia është kthyer në institucionin më të besuar në raport më qytetarët.
\" Unë besoj që ne duhet të rikrijojmë traditën e vullnetarizmit në siguri. Është kjo arsyeja pse në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe në Policinë e Shtetit, sot një grup specifik po merret për ti hapur rrugë angazhimit vullnetar në Policinë e Shtetit nga të rinjtë dhe të rejat në Republikën e Shqipërisë. Në të kaluarën e largët ka pasur një traditë angazhimi vullnetar në Polici ku pjesë të komunitetit bëheshin bashkë me Policinë për të garantuar rendin në komunitetin lokal apo për të ndihmuar fëmijët në shkolla, apo për të ndihmuar qarkullimin rrugor. Unë besoj kësaj tradite duhet ti marrim më të mirën dhe të krijojmë një model bashkëkohor të angazhimit vullnetar të të rinjve dhe të rejave në Policinë e Shtetit. Ne po punojmë për krijimin e një mundësie ligjore lidhur me angazhimin vullnetar në Policinë e Shtetit dhe më pas do fillojmë menjëherë me rekrutimin, sepse besojmë shumë fort se sot, sfida që kemi lidhur me sigurinë nuk është kurrë dhe as mund të jetë çështje e vetëm policisë në mënyrë ekskluzive. Por është sfida për tu bërë bashkë, punonjës policie komunitet\", tha Tahiri.
Edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Shtetit Rebani Jaupi gjatë kësaj konference vlerësoi krijimin e një platforme të qëndrueshme arsimore profesionale, si një zgjidhje drejt emancipimit të strukturave policore, rritjes së sigurisë dhe integrimit të institucionit të Policisë në shoqëri si aleat në zgjidhjen e problemeve të përbashkëta.
\"Siguria mund të përmirësohet nëpërmjet arsimimit, niveli i arsimimit brenda radhëve të Policisë së Shtetit është në ngritje, në përmirësim. Mund të shihet përmirësimi i këtij niveli, si në drejtimin e atyre të rinjve që zgjedhin të bëhen punonjës të Policisë së Shtetit, edhe në drejtimin e formatimit të një sistemi arsimor të qëndrueshëm profesional policor. Në iniciativën tonë për të ndërtuar një Polici sa më profesionale, pamë si zgjidhje arsimimin. Kjo gjë rezulton të jetë zgjidhja e duhur. Dimensioni, i cili vjen nëpërmjet arsimimit, është ai i emancipimit, emancipim për shoqërinë e për Policinë; emancipim që synon të rrisë sigurinë. Policia e Shtetit, jo vetëm që po e jep këtë mesazh, por edhe po e demonstron me shembuj\", u shpreh Jaupi.
Më pas disa prej përfaqësuesve kanë referuar temat e përgatitura prej tyre për këtë konferencë.
Drejtori Smakiqi priti në takim një delegacion nga shoqata e miqësisë Austri-Kosovë
Vushtrri, 31 tetor 2016 - Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi, së bashku me menaxhmentin e lartë priti sot në takim një delegacion nga shoqata e miqësisë Austri - Kosovë. Delegacioni ishte i shoqëruar edhe nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Austri Sami Ukelli.
Fillimisht drejtori Smakiqi iu dëshiroi mirëseardhje delegacionit nga shoqata e miqësisë Austri-Kosovë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. Më tej drejtori Smakiqi gjatë fjalës së tij, tha se kjo vizitë është e mirëseardhur dhe do të ndikoj në njohjen tonë reciproke, gjithashtu do të ndikojë edhe në vazhdimin dhe forcimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve .
Gjatë këtij takimi drejtori Smakiqi e informoi delegacionin me zhvillimet e fundit të Akademisë, zhvillimin e trajnimeve nga agjencionet e sigurisë, si dhe rreth projektit të binjakëzimit të Komisionit Evropian. Me theks të veçantë ai foli për hapjen e Fakultetit të Sigurisë në Akademi si dhe rreth bashkëpunimit ndërkombëtarë që ka Akademia me institucione të sigurisë të vendeve të ndryshme nga Evropa, e njëra ndër to edhe me Akademinë e Sigurisë të Austrisë.
Në fund drejtori Smakiqi falënderoi delegacionin për vizitën dhe ndihmën e vazhdueshme që shteti austriak ka dhënë për Republikën e Kosovës.
Ndërsa delegacioni nga shoqata e miqësisë Austri -Kosovë shprehu interesimin rreth trajnimeve të ofruara në Akademi si dhe rreth inkuadrimit të gjinisë femërore në AKSP.
Promovohet libri Lidershipi në Policinë e Shtetit i autorit dr.sc Bilbil Memaj
Vushtrri, 18 Tetor 2016 Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot u promovua libri Lidershipi në Policinë e Shtetit rasti i Shqipërisë, të autorit dr.sc i shkencave Bilbil Memaj, i cili është Drejtor i Përgjithshëm i Akademisë së Sigurisë në Shqipëri.
Ceremoninë e promovimit e hapi Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, i cili falënderoi autorin e librit Memaj për pranimin e ftesës që kjo ngjarje të mbahet në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.
Drejtori Smakiqi çmoi lartë personalitetin e Memajt, drejtuesin e dikurshëm të Policisë së Shtetit, i cili për dy vite në funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Sigurisë, punoi në reformimin e sistemit të arsimit policor gjegjësisht, avancimin e kursit themelor për polici, programin Studimor në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit, programin Studimor Bachelor, programet e Studimeve Master Profesional dhe Master Shkencor.
Në promovimin e librit morën pjesë ambasador i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, zëvendësministër i Punëve të Brendshme, Nehat Mustafa, oficer të lartë të policisë së shtetit në krye me zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të Sigurisë Publike ne Policinë e Shtetit, Altin Qato si dhe oficer të lartë të Policisë së Kosovës në krye me Drejtorin e Departamentit për Hetime Riza Shillova. Gjithashtu në promovim morrën pjesë edhe mësimdhënësit e Fakultetit të Sigurisë, student dhe personeli udhëheqës i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike.
Zëvendësministër Mustafa vuri theksin në nevojën e përkrahjes të dyja Akademive në avancimin e trajnimeve dhe arsimimit të lartë me qëllim të ngritjes së kapaciteteteve të policive të dy shteteve dhe agjencive tjera të zbatimit të ligjit. Ai u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin e akademive duke përfshirë trajnimin e njësisë së motoçikletave, i cili aktualisht është duke zhvilluar në Akademi.
Mund të themi se Akademia e Kosovës për Siguri Publike dhe Akademia e Sigurisë së Shqipërisë janë shembull i bashkëpunimit edhe për institucionet tjera, u shpreh Mustafa.
Kurse ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, falënderoi drejtorin Smakiqi për ftesën dhe përgëzoi Memaj për librin. Më këtë rast ambasadori Minxhozi lavdëroi punën e Memaj gjatë gjithë karrierës së tij.
Në vazhdim për librin vlerësime u dhanë edhe nga Riza Shillova, drejtor i Departamentit për Hetime, shefi i Sektorit të Trajnimeve në Policinë e Shtetit Besnik Bakiu, dhe Bejtush Gashi, profesor në Fakultetin e Sigurisë Publike pranë Akademisë.
Në fund të kësaj ngjarje autori i librit Bilbil Memaj, falënderoi Akademinë për organizimin e kësaj ceremonie dhe të gjithë ata të cilët janë të angazhuar për realizimin e kësaj ngjarje. Autori Memaj në fund të ceremonisë shpërndau libra falas për të pranishmit si dhe dhuroi dhjetë ekzemplar për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike dhe pesë ekzemplar për Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.
Pjesëtarët e Policisë së Republikës së Shqipërisë trajnohen në Akademi
Vushtrri, 18 tetor 2016-Me rastin e trajnimit të pjesëtarëve të Policisë së Shqipërisë, Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot e vizitoi ambasadori i Republikës së Shqipërisë Qemal Minxhozi, zëvendësdrejtori i Policisë së Shqipërisë Altin Qato, dhe drejtori i Akademisë së Sigurisë së Shqipërisë Bilbil Memaj.
Me këtë raste të pranishëm ishin edhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme Nehat Mustafa, drejtori i Departamentit për Hetime në Policinë e Kosovës Riza Shillova si dhe zyrtar të lartë nga institucionet e vendit. Të pranishmit u priten nga Drejtori i Përgjithshëm Ismail Smakiqi dhe menaxhmenti i lartë i Akademisë.
Gjatë këtij takimi ata vizituan poligonin ku po trajnohen pjesëtarët e Policisë së Shqipërisë me motoçikleta, ti cilet përmes prezantimeve nga instruktoret u informuan lidhur me pjesën praktike ku pjesëtaret po e zhvillojnë trajnimin.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Shqipërisë Altin Qato mbajti një fjalim para të pranishmëve duke treguar për një bashkëpunim të shkëlqyer me Akademinë dhe duke vlerësuar lartë punën e cila po bëhet në profesionalizimin dhe trajnimin e pjesëtarëve të Policisë nga Shqipëria.
Duke folur për nevojën dhe thellimin e bashkëpunimit me qëllim të ngritjes dhe avancimit të trajnimeve për pjesëtarët e sigurisë publike ai shfaqi gatishmërinë e tij të plotë për bashkëpunim në mes të dy institucioneve Akademisë së Kosovës për Siguri Publike dhe Policisë së shtetit të Shqipërisë.
Pjesëtarët e Policisë së Republikës së Shqipërisë trajnohen në Akademi
Vushtrri, 18 tetor 2016 - Me rastin e trajnimit të pjesëtarëve të Policisë së Shqipërisë, Akademinë e Kosovës për siguri Publike sot e vizitoi zëvendësdrejtori i Policisë së Shqipërisë Altin Qato, dhe drejtori i Akademisë së Sigurisë së Shqipërisë Bilbil Memaj. Me këtë raste të pranishëm ishin edhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme Nehat Mustafa, drejtori i Departamentit për Hetime në Policinë e Kosovës Riza Shillova si dhe zyrtar të lartë nga institucionet e vendit. Të pranishmit u priten nga Drejtori i Përgjithshëm Ismail Smakiqi dhe menagjmenti i lartë i Akademisë.
Gjatë këtij takimi ata vizituan poligonin ku po trajnohen pjesëtarët e Policisë së Shqipërisë me motoçikleta, ku përmes prezantimeve nga instruktoret u informuan lidhur me pjesën praktike ku pjesëtaret po e zhvillojnë trajnimin.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Shqipërisë Altin Qato mbajti një fjalim para të pranishmëve duke treguar për një bashkëpunim të shkëlqyer me Akademinë dhe duke vlerësuar lartë punën e cila po bëhet në profesionalizimin dhe trajnimin e pjesëtarëve të Policisë nga Shqipëria.
Duke folur për nevojën dhe thellimin e bashkëpunimit me qëllim të ngritjes dhe avancimit të trajnimeve për pjesëtarët e sigurisë publike ai shfaqi gatishmërinë e tij të plotë për bashkëpunim në mes të dy institucioneve Akademisë së Kosovës për siguri Publike dhe Policisë së shtetit të Shqipërisë.
Ambasadorja e Finlandës vizitoi Akademinë
Vushtrri, 17 tetor 2016 - Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot e vizitoi ambasadorja e Finlandës në Kosovë Anne Huhtamäki , e cila u prit nga Drejtori i Përgjithshëm Ismail Smakiqi dhe menagjmenti i lartë i AKSP-së.
Në këtë takim drejtori Smakiqi e informoi ambasadoren lidhur me historikun e Akademisë, progresin, proceset e rëndësishme të cilat ka kaluar Akademia e më theks të veçantë ai foli për projektin e binjakëzimit të Komisionit Evropian të implementuar nga Finlanda dhe Estonia, projekt i cili ndihmoi në hapjen e Fakultetit të Sigurisë.
Gjithashtu drejtori Smakiqi foli edhe për projektin i ri të binjakëzimit i cili ka për qëllim ,Përkrahjen e mëtejme të arsimit në sigurinë publike në Kosovë.
Drejtori Smakiqi me këtë rast foli edhe për bashkëpunimin ndërkombëtar që ka Akademia me institucionet e sigurisë të vendeve të ndryshme evropiane si dhe rreth anëtarësimit të Akademisë në Asociacionin Kolegjeve Policore Evropiane (AEPC) dhe Asociacionit Ndërkombëtar të Akademive Policore (INTERPA).
Në fund drejtori Smakiqi falënderoi ambasadoren Huhtamäki për vizitën, njëherit ai shprehu edhe falënderimet që shteti i Finlandës ka dhënë për Kosovën e në veçanti për Akademinë.
Ndërsa në fjalën e saj ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Anne Huhtamaki, përgëzoi drejtorin Smakiqi për progresin dhe zhvillimet e Akademisë. Ambasadorja Huhtamaki po ashtu shprehu mbështetje për Akademinë edhe në të ardhmen.
Në fund ata vizituan edhe objektet përcjellëse të Akademisë.
Drejtori Smakiqi merr pjesë në Konferencën vjetore të AEPC
Vushtrri 06 tetor 2016 - Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi, i shoqëruar nga Avni Istrefi, udhëheqës i Divizionit për Marrëdhënie me Jashtë po merr pjesë në Konferencën Vjetore të AEPC - Asociacionit të Kolegjeve Policore Evropiane (Association of European Police Colleges).
Akademia është anëtare vëzhguese e këtij asociacioni që nga shtatori i vitit 2009, ku janë të përfshira Akademitë Policore të vendeve të Evropës dhe më gjerë. Në Web faqen e këtij Asociacioni publikohen oraret e trajnimeve të akademive anëtare duke përfshirë edhe trajnimet e AKSP-së (si ofertë për pjesëmarrje reciproke në trajnime).
Konferenca po i zhvillon punimet e saja në Antalya të Turqisë prej 5 deri 7 tetor me temën boshte të konferencës \\\"Parandalimi i radikalizmit dhe zbatimin e tij në Trajnimin Policor\\\". Gjatë konferencës do të mbahet takimi i Bordit Drejtues të Konferencës.
Fjalimin përshëndetës e mbajti Prof. Dr. Yilmaz Çollak, Presidenti i TNPA, Vice President i AEPC, kurse hapjen zyrtare Dr Norbert Leitner, Presidenti i AEPC.
Në ditën e parë të konferencës mbajtën fjalime ekspert të fushave të parandalimit të radikalizmit të dhunshëm:
Prof. Dr. Bayram Ali SONER Çështjet dhe proceset që lidhen me Luftimin e radikalizmit;
Fatma Ceren YAZGAN nga Ministria e Punëve të Jashtme, Republika e Turqisë, - Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm për Çështje të Sigurisë dhe Inteligjencës, - Cikli i radikalizmit;
Dr. Bibi van Ginkel, studiues në institutin Clingendael Gjendja e legjislacionit në Evropë në lidhje me grupimet Radikale
Dr Omar Ashour, Ligjërues i lartë në Universitetin e Exeter, - Mënyrat dhe praktikat më të mira të mësimit rreth radikalizmit në Trajnimin Policor dhe
Darren Coventy Howlett, Gardia, Irland Guida e Trajnimeve nga fusha e Radikalizmit.
Në ditën e dytë konferenca vazhdon punimet me takimin e Bordit Drejtues të Asociacionit dhe aprovimin e Deklaratës Finale të Konferencës.
KFOR-i gjerman vizitoi Akademinë
Vushtrri, 06 tetor 2016 - Një delegacion i KFOR-it gjerman i kryesuar nga kapiten Stefan Niethman vizitoi sot Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, të cilët u priten nga drejtori i Departamenti për Planifikim Strategjik dhe Çështje Ligjore Shpend Shabani, nënkolonel Driton Zabergja si dhe menagjmenti i lartë i Akademisë.
Gjatë takimit, drejtori Shabani njoftoi delegacionin e KFOR-it për zhvillimet në Akademi, duke u fokusuar në trajnimet profesionale të zyrtarëve të sigurisë publike dhe në arsimin e lartë.
Delegacioni u informua edhe për historikun e Akademisë, për projektin e binjakëzimit që ka për qëllim forcimin e arsimit në fushën e sigurisë si dhe për bashkëpunimin ndërkombëtar.
Drejtori Shabani foli edhe për bashkëpunimin e AKSP-së me KFOR-in, si dhe me institucione të ndryshme të Republikës Federale të Gjermanisë, siç është Universiteti Policor Gjerman në Münster.
Ndërsa KFOR-i gjerman shprehen interesimin e tyre lidhur me trajnimin e pjesëtareve të sigurisë e në veçanti të Policisë së Kosovës rreth përgatitjeve të tyre në raste të trazirave.
Në fund, delegacioni vizitoi objektet përcjellëse, ku përmes prezantimeve nga instruktoret u informuan lidhur me pjesën praktike ku pjesëtarët e sigurisë publike zhvillojnë trajnimet.
Në Akademi mbahet seminari i projektit të binjakëzimit
Vushtrri, 04 tetor 2016 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot filloi seminari dy ditor , Përkrahja e mëtejme e arsimit në fushën e sigurisë publike në Kosovë, projekt i Bashkimit Evropian i fituar nga Finlanda dhe Estonia.
Pjesëmarrës në këtë seminar janë drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi , profesorët e Fakultetit të Sigurisë pranë Akademisë , menaxhmenti i lartë, përfaqësuesit e agjencionev të sigurisë si dhe ekspertët nga Finlanda dhe Estonia.
Fillimisht drejtori Smakiqi i përshëndeti të pranishmit e më pas foli rreth ecurisë së projektit të binjakëzimit . Duke folur rreth projektit ai vlerësoi lartë punën e bërë deri më tani duke vënë në pah edhe sfidat të cilat do të përcillen gjatë gjithë projektit deri në finalizim.
Seminari do të mbahet më dt. 04 dhe 05 tetor, ku gjatë këtyre dy ditëve edhe do të ketë prezantime nga ekspertet e projektit të binjakëzimit.
Në Akademi filloi punëtoria për komunitete
Vushtrri, 28 shtator 2016- Në Akademinë e Kosovës për siguri Publike sot filloi punëtoria , orientimi për Romë Ashkali, Egjiptian me qëllim të rritjes së përfshirjes së tyre në radhët e Policisë së Kosovës.
Në hapjen e punëtorisë folën Ake Roghe, drejtor i Departamentit për siguri në OSBE i cili theksoi se gjatë këtyre dy ditëve sa do të qëndrojnë në Akademi pjesëmarrësit do të kenë mundësi të informohen rreth aplikimit dhe punës në Policinë e Kosovës.
Ju në të ardhmen do të keni një rol shume të rëndësishëm në Policinë e Kosovës, tha para të pranishmëve Roghe.
Policia edhe në të kaluarën edhe tani ka një rol të rëndësishëm dhe demokratike në sigurinë e qytetarëve pa asnjë dallim përkatësie etnike, fetare apo çfarë do tjetër.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) Ismail Smakiqi, gjatë hapjes tha se punëtoritë e tilla janë shumë të rëndësishme që ndikojnë në informiminë tuaj rreth policisë.
Smakiqi u tha të pranishmëve se në këtë punëtori do të mësoni se si ta gjeni rrugën e mirë për tu inkuadruar në Policinë e Kosovës.
Rruga e ardhjes në Akademi nuk është e vështirë, duhet pak punë. Policia e Kosovës ka nevojë për ju, komuniteti i juaj ka nevojë për ju, familjet e juaja kanë nevojë për ju, tha Smakiqi.
Duke përmendur emra të njohur që janë të inkuadruar në Policinë e Kosovës dhe që janë të graduar, Smakiqi tha se në të gjithë shoqëritë e organizuara ekziston shkalleshmëria e arritjes së gradave.
Kjo rrugë nuk është e lehtë është përgjegjësi me u marrë më sigurinë e vendit të juaj, u shpreh Smakiqi duke thënë së në Kosovë ka barazi ndër etnike, fetare etj.
Smakiqi falënderoj OSBE-në për përkrahjen e Akademisë që po ja bënë në vazhdimësi.
Edhe kolonele Taibe Canolli e falënderoi OSBE-në, për organizimin e kësaj punëtorie, për punën dhe përkrahjen që i ofron Policisë së Kosovës që nga themelimi, më projekte të ndryshme që ndikojnë në fuqizimin e policisë.
Është shumë më rëndësi që një numër kaq i madh nga ju jeni të interesuar që të inkuadroheni në Policisë së Kosovës. Besoj se gjatë këtyre tri ditëve sa do të qëndroni në Akademi do të informoheni rreth procedurave të aplikimit për pranimin në Policinë e Kosovës, u shpreh Canolli.
Punëtoria orientimi për Romë Ashkali, Egjiptian me qëllim të rritjes së përfshirjes së tyre në radhët e Policisë së Kosovës, do te zgjate nga 28.09.2016 deri me daten 30.09.2016.