}

NewsArticle

30/11/2017

Akademia e Kosovës për Siguri Publike nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me Fakultetin e Sigurisë në Shkup

Maqedoni, 27 nëntor 2017 -  Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me Fakultetin e Sigurisë të Universitetit “St. Kliment Ohridski” Manastir në Shkup, qëllimi i së cilës është themelimi i bashkëpunimit afatgjatë dhe të qëndrueshëm në mes të dy institucioneve për të përkrahur objektivat e tyre strategjike në fushat e arsimit të lartë; shkëmbimin (mobilitetin) e studentëve, mësimdhënësve dhe stafit në kuadër të programit të BE-së, Erasmus+,  si dhe Hulumtimit dhe Zhvillimit.

Në praninë e mediave elektronike dhe të shkruar nga Maqedonia dhe Kosova, nënshkrimi i marrëveshjes u bë në mes të Drejtorit të Përgjithshëm të AKSP-së  Ismail Smakiqi dhe Dekanit të Fakultetit të Sigurisë  i Universitetit “St. Kliment Ohridski” Manastir, prof. dr. Nikola Dujovski. Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes të pranishëm ishin edhe shkëlqesia e tij, ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoni Ylber Hysa, dekani i Fakultetit të Sigurisë të AKSP-së  Prof.Ass. Dr. Bejtush Gashi, Udhëheqësi i Divizionit për Marrëdhënie me Jashtë  Avni Istrefi, ndihmës ministri për Trajnim të Policisë së Maqedonisë Goce Bačanov, zëvendës rektorja  Svetlana Nikolovska dhe zëvendës dekanja  për financa  Snežana Mojsoska.

Dekani i Fakultetit të Sigurisë  i Universitetit “St. Kliment Ohridski” Nikola Dujovski  e vlerësoi  shumë të rëndësishem  nënshkrimin e kësaj marrëveshje në frymën shumë të mirë miqësore në mes të dy institucioneve, përkushtimit të përbashkët drejt realizimit të qëllimeve dhe ngritjen e kapaciteteve institucionale. Marrëveshja përfshinë bashkëpunimin në fusha të ndryshme duke përfshirë mundësitë në zhvillimin e projekteve të përbashkëta në hulumtim, në kuadër të programit të shkëmbimit Erasmus+, etj.

Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike  Ismail Smakiqi theksoi se të dyja institucionet janë pjesë e asociacioneve të ndryshme ndërkombëtare të sigurisë ku siç tha ai këto dy institucionet kanë  bashkëpunim shumë të ngushtë. “Fakulteti i Sigurisë në Shkup sivjet feston 40 vjetorin e saj të themelimit dhe më këtë rast i uroj dekanit për përvjetorin e tyre dhe për një të arritur kaq të madhe”, u shpreh Smakiqi duke thënë se marrëveshja njëherit do të jetë një shtyse drejt realizimit të qëllimeve dhe interesave të përbashkëta në fushën e arsimit dhe hulumtimit në siguri publike.

Në nënshkrimin e marrëveshjes të pranishmit i përshëndeti edhe shkëlqesia e tij ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoni Ylber Hysa, i cili duke uruar Fakultetin e Sigurisë në Shkup për jubileun e katërdhjetë, u shpreh i kënaqur për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të dy institucioneve. “Kjo marrëveshje shpreh gatishmërinë e institucioneve tona për integrimet evropiane si dhe bashkëpunimin në fushat e arsimimit të zbatueseve të ligjit”, u shpreh ambasadori Hysa.
Në këtë ceremoni të nënshkrimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit fjalë përshëndetëse mbajtën edhe zëvendës rektorja e Universitetit “St. Kliment Ohridski” Manastir të Shkupit  Svetlana Nikolovska dhe ndihmës ministri për trajnim të Policisë së Maqedonisë Goce Bačanov.

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

 Drejtori Smakiqi vizitoi zyrtarisht Akademinë Policore të Suedisë dhe Norvegjisë
Drejtori Smakiqi vizitoi zyrtarisht Akademinë Policore të Suedisë dhe Norvegjisë

Vushtrri, 25 nëntor 2017 - Në mbështetje të Organizatës  për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), një delegacion i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) i udhëhequr nga Drejtori i Përgjithshëm Ismail Smakiqi dhe nga Policia e  Kosovës i udhëhequr nga Drejtoresha e Departamentit të Burimeve Njerëzore kolonele Taibe Canolli,  vizituan  Akademinë Policore të Suedisë dhe atë të Norvegjisë.

Delegacioni ishte i përbërë nga udhëheqësi për Marrëdhënie më Jashtë në Akademi Avni Istrefi, kolonel Milorad Corac, kapiteni Muhamet Berisha dhe përfaqësuesit e OSBE-së Shpresa Muharremi këshilltare në Akademi dhe këshilltarët Shpresa Mulliqi dhe John Gustavson.

Gjatë vizitës në Stokholm, delegacioni i Kosovës u prit nga komisionari i Policisë Kombëtare i Autoritetit të Policisë Suedeze Dan Eliasson. Drejtori Smakiqi e falënderoi komisionarin Eliasson për pritjen dhe mundësin e dhënë për bashkëpunim me Akademinë Policore të Suedisë. Po ashtu edhe kolonele Canolli duke i përcjell përshëndetjet e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës  Shpend Maxhuni, e njoftoi Eliasson rreth zhvillimeve aktuale në Polici. 


Gjatë këtij takimi u bë një prezantim rreth sistemit, funksionimit, rekrutimit, operativës dhe burimeve njerëzore të policisë së Suedisë. Delegacioni në kuadër të vizitës zyrtare ne Akademinë Policore në Stokholm u njoftuan me  për së afërmi me sistemin e arsimit të policisë në Suedi. 

Më këtë rast delegacioni në fjalë vizituan kampusin dhe hapsirat tjera trajnuese  në Akademisë Policore Suedeze.  

Delegacioni vizitoi edhe Kolegjin Universitar të Policisë Norvegjeze, në Oslo ku u prit nga zëvendësdrejtori Tor Tanke Holm dhe ekipi i tij. Delegacionit iu  prezantua sistemi në tërësi i Kolegjit Universitar të Policisë Norvegjeze duke përfshirë programet studimore bachelor,  master, hulumtimet dhe arsimimi i mëtutjeshëm i Policisë së Norvegjisë. 

Në kuadër të agjendës, dhe me interesim të zyrtarëve Kolegjit Universitar të Policisë Norvegjeze,  Drejtori i Përgjithshëm Ismail Smakiqi dhe Udhëheqësi i Divizionit për Marrëdhënie me Jashtë Avni Istrefi, bënë një prezantim për Akademinë, sistemin arsimor që zhvillohet në Akademi për të gjithë zbatuesit e ligjit  në nivel profesional dhe arsim të lartë, mbi institutin për hulumtim në kuadër të Akademisë dhe politikat zhvillimore.  


Gjatë kësaj vizite e cila u mundësua nga OSBE, gjegjësisht udhëheqësi i këtij misioni në Kosovë Ambasadori Jan Braathu si dhe  Ake Roghe Drejtori i Departamentit të Sigurisë Publike pran OSBE-së u arritë pajtueshmëri për mundësinë e bashkëpunimit  të mëtutjeshme në të gjitha fushat që janë me interes të përbashkët. 

Kolegji Universitar i Policisë së Norvegjsë në Oslo, i ofroi mundësi Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, shfrytëzimin e bibliotekës elektronike si dhe trajnimin e zyrtarëve policor (instruktorëve) në fusha të specializuara. Një mundësi e veçantë Akademisë iu ofrua nga profesor Paul Larsson i Departamentit të Kërkimeve, në fushën e Hulumtimeve dhe Master në Shkencat Policore në KUPN (NPUC).

 

Lexo më shumë
Bordi i Akademisë mbajti takimin e fundit për këtë vit
Bordi i Akademisë mbajti takimin e fundit për këtë vit

Vushtrri, 11 dhjetor 2017  -  Bordi i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), mbajti sot takimin e tij të fundit për këtë vit, ku u diskutua për zhvillimet që kanë ndodhur brenda këtij viti në Akademi si dhe për trajnimet dhe aktivitetet tjera që do të realizohen  gjatë vitin 2018.

Në takim të pranishëm ishin Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Sprovues të Kosovës Bajram Bujupi i cili një herit është edhe kryesues i Bordit të Akademisë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës  Shpend Maxhuni, Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës Hilmi Mehmeti, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Kosovës Bahri Berisha,  Burim Buleshkaj përfaqësuese nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, Kimberly Riffe  përfaqësuese nga ICITAP-i, këshilltarja e lartë e ICITAP-it Drita Pereziç, këshilltarja  Rezidente e Projektit të Binjakëzimit Ritva Vähäkoski si dhe  këshilltarja e lartë e OSBE-së Shpresa  Muharremi.


Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, gjatë takimit  foli rreth planit të trajnimeve për  agjencionet e sigurisë publike për vitin  2018, e po ashtu edhe për arriturat që ka shënuar Akademia gjatë vitit 2017.

Bordit i Akademisë pas diskutimeve miratoi projekt planin e trajnimeve për vitin 2018.

Gjithashtu drejtori Smakiqi  informoi Bordin e AKSP-së  për zhvillimet dhe aktualitet e Akademisë, e cila ishte edhe njëra ndër pikat e rendit të ditës.

Më ketë rast drejtori  Smakiqi ka folur edhe për validimin e korrikulave profesionale dhe akreditimin e  institucionit të Akademisë.

“Korrikulat janë përfunduar në bazë të standardeve profesionale dhe  ne shpresojmë që në mars të vitit 2018 të jetë koha e validimit të programeve profesionale dhe akreditimit të Akademisë”,  u shpreh Smakiqi.  

Në fund të takimit kryesuesi i Bordit të Akademisë Bajram Bujupi përshëndeti të pranishmit për punën e bërë dhe përgëzoj drejtorin Smakiqi dhe stafin e Akademisë për sukseset e arritura gjatë vitit 2017. 
 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës