Lajmet
Lajmet
U dorëzua raporti i Studimit të Fizibilitetit lidhur me studimet pas universitare në Akademi
Vushtrri, 17 mars 2017- Sot në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike u dorëzua Raporti i Fizibilitetit lidhur me themelimin e studimeve pas universitare në sigurinë publike dhe në sektorin e sigurisë.
Ky raport u dorëzua nga Ake Roghe Drejtor i Departamentit për Siguri në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian, (OSBE) në Republikën e Kosovës.
Drejtori Smakiqi tha se ky moment i dorëzimit të këtij raporti nga z,Roghe është mjaftë më rëndësi për Akademinë. Ky material lidhur me Raportin e Fizibilitetit për themelimin e studimeve pas universitare në sigurinë publike dhe në sektorin e sigurisë është punë e përbashkët edhe me agjencionet e sigurisë dhe akterë tjerë. Unë besojë që ky raport ka përfshirë një program unikal në fushën e sigurisë publike në programin master dhe sot kjo po bëhet realitet që ne kemi para vetes një raport i cili do të jap mundësinë krijimit të këtijë programi, tha Drejtori Smakiqi.
Ndërsa Ake Roghe Drejtor i Departamentit për Siguri u shpreh i kënaqur me dorëzimin e raportit në programin master duke shprehur qëndrimin e tij se OSBE-ja edhe më tutje do ta përkrah Akademinë në realizimin e këtij programi mjaft të rëndësishëm për Akademinë e në veçanti për institucionet e sigurisë publike.
Përfundoi trajnim Komandat Operacionale për gratë police në pozita të larta
Vushtrri, 17 mars 2017 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot përfundoi trajnimi Komandant Operacional për gratë në pozita të larta në Policinë e Kosovës. Trajnimi i cili është mbështetur nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Shoqatën e Grave Police ka për qellim fuqizimin e gruas në pozita të larta operacionale në stacionet policore
Në ceremoninë e çertifikimit të pranishëm ishin drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE z.Ake Roghe, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike z.Ismail Smakiqi, kryetarja e Shoqatës së Grave të Policisë së Kosovës znj.Taibe Canolli, znj. Shpresa Muharremi dhe znj.Shpresa Mulliqi nga OSBE-ja si dhe përfaqësues nga Policia e Kosovës.
Të pranishmit në këtë ceremoni vlerësuan se fuqizimi i gruas police është i rëndësishëm për Kosovën.
Drejtor i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE z.Ake Roghe, tha që është i lumtur që OSBE-ja po përkrah fuqizimin e grave police në Kosovë. Roghe tha se trajnimi në fjalë është faza e dytë, është vazhdim i trajnimit që është mbajtur në korrik të vitit të kaluar.
Ndërsa ne jemi në përgatitjen e fazës së tretë që gratë police të kenë mundësi ti vizitojnë stacionet policore të vendeve të rajonit më qëllim që ti ngritin aftësitë e tyre profesionale dhe të familjarizohen me punën praktike të tyre, tha z.Roghe.
Kurse Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike z.Ismail Smakiqi falënderoi OSBE-në për përkrahjen dhe mundësin e mbajtjes së këtij trajnimi për herë të parë në Akademi.
Ju më gradën e juaj si dhe aftësimin në këtë trajnim po tregoni që jeni menaxhere të suksesshme në punën e juaj në Policinë e Kosovës dhe kjo na bënë krenar të gjithëve, tha Smakiqi.
Ndërsa kryetarja e Shoqatës së Grave të Policisë së Kosovës znj.Taibe Canolli, u shpreh e lumtur qe është pjesë e Policisë se Kosovës, nderkaq kërkoi nga pjesëmarrset e këtij trajnim që aftësitë e fituar në këtë trajnim t'i praktikojnë në vendet e tyre të punës. Ajo iu uroj suksese në punë të gjitha femrave police.
Ligjëruese në këtë trajnim ishte znj. Jane Townsley nga Force Internacional eksperte ndërkombëtare në segmentin e sigurisë.
Trajnimi ka zgjatur pesë ditë dhe pjesëmarrëse në këtë trajnim kanë qenë trembëdhjetë eprore të PK- së, nga të gjitha drejtoritë rajonale dhe grupet etnike, të përzgjedhura nga moduli i parë i trajnimit në fjalë i cili është mbajtur në muajin korrik të vitit të kaluar në DPP-Prishtinë.
Bordi i Akademisë mbajti takimin e radhës
Vushtrri, 13 mars 2017 - Bordi i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) mbajti sot takimin e tij të radhës gjatë të cilit u diskutuan shumë çështje që kanë të bëjnë me objektivat e përbashkëta të Akademisë dhe Agjencive të Sigurisë Publike.
Në takimin e tetëmbëdhjete anëtarët e Bordit të AKSP-së zgjodhën Kryesuesin e ri të Bordit z.Bajram Bujupin i cili është edhe Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Sprovues.
Faleminderit për besimin e dhënë. Deri më tani kemi bërë një punë të jashtëzakonshme me gjithë kolegët dhe besoj që edhe në të ardhmen do të kontribuojmë se bashku që të gjitha projektet që janë të rëndësishme për Akademinë të na shkojnë ashtu si duhet, u shpreh Bujupi.
Po ashtu Drejtori Përgjithshëm i Doganave të Kosovë z. Bahri Berisha, i cili për herë të parë merr pjesë në Bordin e Akademisë shprehi falënderimin dhe gatishmërinë të kontribuoi në objektivat e përbashkëta të Bordit gjegjësisht Akademisë dhe Agjencive të Sigurisë Publike.
Pika më e rëndësishme e Bordit të AKSP-së sot ishte aprovimi i Kurrikulave Profesionale (Vokacionale) të gjashtë Agjencive të Sigurisë Publike. Pas prezantimit të përgjithshëm nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës të Sigurisë Publike z. Ismail Smakiqi, Programet Profesionale u bënë nga Udhëheqësit e Grupeve Punuese e Agjencive veç e veç.
Pas një pune më shumë se një vjeçare të përbashkët në Projektin e Binjakëzimit, në procesin e validimit të kurrikulave profesionale (vokacionale) për të gjitha Agjencitë e Sigurisë Publike, sot me aprovimin e kësaj pako po krijojmë kushtin për aplikim në Autoritetin Kombëtar të Kualifikimeve për validimin e kurrikulave profesionale (Vokacionale) të gjashtë Agjencive të Sigurisë Publike, tha Drejtori Smakiqi.
Bordi njëzëri aprovoi kurrikulat profesionale (Vokacionale), Listat e Instruktorëve dhe Listat e pajisjeve të cilat janë të nevojshme për implementimin e kurrikulave profesionale për këto profesione: Polic i Ri, Inspektor i Inspektoratit Policor, Zjarrfikës, Zyrtar Korrektues, Zyrtar Sprovuesm dhe Zyrtar Doganor.
Po ashtu përveç tjerash në takim u shqyrtua edhe plani vjetor i punës së Bordit të Akademisë për vitin 2017, kurse Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi para bordit të Akademisë ka paraqitur Raportin Vjetor për punën që është bërë në Akademi gjatë vitit 2016.
Gjatë shpalosjes të arritjeve të Akademisë Drejtori Smakiqi veçoi: Organizimi i gjithsej 110 trajnimeve me 2613 vijues gjegjësisht 34757 vijues sipas ditëve; Fillimi i projektit të ri të Binjakëzimit, Përkrahja e mëtejshme e arsimit në siguri publike në Kosovë, projekt ky i financuar nga BE-ja kuadër të IPA II, Programi vjetor për Kosovën; Rishikimi i kurikulës Bachelor dhe Aplikimi për Akreditimin Institucional dhe Ri-akreditimin e programit studimor; Pranimi i draft marrëveshjes së bashkëpunimit mes AKSP-së dhe CEPOL -it; Nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit me Akademinë Policore të Malit të Zi; Pranimi i donacionve nga OSBE rreth 300 libra për bibliotekë; Realizimi i Mobilitetit për staf akademik, student dhe zyrtar professional.
Raport është aprovua nga anëtaret e Bordit, duke inkurajuar Akademinë në vazhdimin e punëve të përditshme dhe projekteve me partnerët ndërkombëtarë.
Në takimin e tetëmbëdhjetë të Bordit të AKSP-së kanë marr pjesë Udhëheqësit e Agjencive të Sigurisë Publike Shpend Maxhuni, Sokol Zogaj, Bajram Bujupi, Fadil Kodra, Bahri Berisha, Hilmi Mehmeti, udhëheqësit e grupeve punuese të ASP Tefta Bytyqi, Agron Rukiqi, Adem Shala, Bashkim Arifi, Nexhat Behrami, Bujar Mustafa, si dhe Bill Bochter Udhëheqës i Programit të ICITAP-it në Kosovë, Drita Perezic Këshilltare e Lartë në Menaxhmentin Ekzekutiv të MPB nga ICITAP-it, Shpresa Muharremi Kshilltare e Lartë e OSBE-së, Ritva Vahakoski Këshilltare Rezidente e Projektit, Lauri Tabur Ekspert në Projektin e Binjakëzimit.
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës Kadri Veseli vizitoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike
Vushtrri, 09 mars 2017 - Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot e vizitoi Krytari i Kuvendit të Republikës së Kosovës z. Kadri Veseli, i cili u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, Dekani i Fakultetit të Sigurisë Bejtush Gashi si dhe udhëheqësit e lartë të AKSP-së. Me këtë rast Kryeparlamentari Veseli pati një bashkëbisedim me studentët e Fakultetit të Sigurisë Publike, pran kësaj Akademie.
Drejtori Smakiqi fillimisht përshëndeti Kryetarin e Kuvendit të Kosovës z. Veseli për vizitën në Akademi, duke e informuar atë lidhur me hapjen e Fakultetit për zyrtarë të agjencive të sigurisë. Më pas Smakiqi foli edhe për misionin e Akademisë, trajnimin e zbatuesve të ligjit, duke treguar edhe për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me partneret kryesor OSBE dhe ICITAP që nga themelimi i AKSP-së e deri më sot. Ne jemi në rrugë të mirë që të ofrojmë kushte dhe të përmbushim kërkesat e të gjithë zyrtarëve të agjencive të sigurisë publike që vijojnë trajnimet dhe arsimimin e lartë, tha Smakiqi.
Ndërsa Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës Kadri Veseli, u shpreh i kënaqur me vizitën e tij në Akademi konkretisht në mesin e atyre që janë gardian të mbrojtjes së ligjit, për të cilët ka nevojë më së shumti vendi jonë në rrugëtimin e saj euroatlantikë. Ne jemi shumë të vendosur si shtet i pavarur dhe sovranë të përmbushim secilin standard që kërkohet nga ne e aq ma tepër standardin e respektimit të ligjit, tha Veseli.
Duke përshëndetur Drejtorin Smakiqi për punën dhe angazhimin në sukseset e Akademisë z.Veseli vlerësoi se suksesi i AKSP-së lidhët me partneritet ndërkombëtarë i cili është i veçantë pasi që këtu siç tha ai janë krijuar kuadro të cilët kanë të bëjnë me fushën e sigurisë.
Gjatë debatit me studentët e Fakultetit e Sigurisë ku të njëjtin janë edhe zbatues të ligjit në agjencitë respektive, kryeparlamentari Veseli u interesua për punën, kushtet dhe sfidat që përballen çdo ditë në institucionet prej nga vijnë.
Studentët po ashtu shtruan pyetje nga aktualiteti politik në vendin tonë.
Sot në Akademi u shënua dita ndërkombëtare e gruas 8-marsi
Vushtrri, 08 mars 2017 - Në ambientet e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike sot u shënua dita ndërkombëtare e gruas 8- marsi, ngjarje e cila është përkrahur dhe organizuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE).
Të pranishëm në këtë ngjarje ishin Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, Drejtori i Departamentit për Siguri Publike në OSBE Akhe Roghe, Deputetja në Parlamentin e Republikës së Kosovës Ganimete Musliu, zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovë Dejan Jankovic, këshilltarja në Ministrinë e Punëve të Brendshme Shqipe Mjekiqi, Shpresa Muharremi dhe Shpresa Mulliqi nga OSBE, zyrtare policore nga të gjitha rajonet e Policisë së Kosovës, mësimdhënëset e Fakultetit të Sigurisë si dhe zyrtare pranë AKSP.
Drejtori i Departamentit për Siguri Publike në OSBE Akhe Roghe përshëndeti të pranishmit duke ju uruar ditën e gruas. Kjo është shumë e rëndësishme që sot po përkrahim gruan, dhe duhet të jemi të kujdesshëm qe të kemi një balancë gjinorë jo vetëm në pozitat menaxhuese por edhe në pozita tjera në institucione, tha Roghe.
Ndërsa Deputetja nga Parlamenti i Republikës së Kosovës Ganimete Musliu tha se grat nuk duhet ta kenë vetëm një ditë festë por duhet të kenë çdo ditë, sepse janë gratë ato që vunë themelet e shtetit, janë gratë të cilat u përballen me sfidat më të mëdha sa herë që ishte nevoja. Grat për mua janë heroina, dhe grat police janë shembulli më i mirë. Sot në këtë ditë të veçantë si dhe në shumë ditë të tjera vazhdoni të na bëni krenar siç na keni bërë deri më sot, përfundoi Musliu.
Këshilltarja në Ministrinë e Punëve të Brendshme Shqipe Mjekiqi tha se pozita e gruas në këtë ditë kur po shënohet është më e mirë se që ka qenë vite më parë. Mbetët sfidë ndryshimi i percepcionit kulturor midis qytetarëve për rolin e rëndësishëm që ka gruaja në shoqëri dhe për kontributin që mundë ta luajë në përmirësimin e gjendjes ekonomike, politike e sociale në vend, si dhe herë pas here mungesa e vullnetit të vet grave për të marrë pjesë aktive në secilën prej këtyre sferave të jetës, tha Mjekqi.
Dejan Janković, zv/drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës tha se do të dëshiroj që të gjitha kolegeve dhe zonjave të ju tregoj që Policia e Kosovës ka përqindje të mirë të femrave, por kur flasim për barazinë, është vizion dhe ardhmëri e jona që të kemi 50%. Të pranishëm kemi edhe përfaqësues nga vendet e Evropës Veriore, ku femrat në të gjitha institucionet kanë pozita udhëheqëse. Kemi përkrahje nga OSBE, ICITAP, shpresoj që me forca të përbashkëta barazia dhe përfaqësimi i femrave të ngritët në nivel edhe më të lartë, tha Jankovic.
Në funde u shpërndan dhurata për pjesëmarrëset për ditën e gruas 8- Marsi.
Kordinatorja e Zyrës Erasmus+ në Kosovë dr.Remzije Istrefi mbajti një prezantim në Akademi
Vushtrri, 07 mars 2017 - Sot Akademinë e Kosovës për Siguri Publike e vizitoi Kordinatorja e Zyrës Erasmus+ në Kosovë dr.Remzije Istrefi ku njëherit mbajti edhe një prezantim para të pranishmëve.
Të pranishëm në këtë takim ishin Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, Dekani i Fakultetit të Sigurisë pranë AKSP-së Bejtush Gashi , Agron Rrukiqi nga Policia e Kosovë, mësimdhënësit si dhe studentët e FS.
Në këtë takim Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi mbajti një fjalë rasti para të pranishmëve duke theksuar se për Fakultetin e Sigurisë Publike, dhe në përgjithësi për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, është kënaqësi e veçantë të kemi zonjën Remzije Istrefi, ku para mësimdhënësve e studentëve të Fakultetit të Sigurisë Publike do të mbajë një ligjëratë.
Më teje Smakiqi shtoi se programi Erasmus+ i Bashkimit Evropian është themeluar për të përkrahur arsimin, trajnimin, rininë dhe sportin, financon programet, projektet dhe bursat, si dhe forcon bashkëpunimin ndërmjet vet Bashkimit Evropian, si dhe ndërmjet vendeve të tjera të globit.
Akademia e Kosovës për Siguri Publike është anëtare vëzhguese e Asociacionit të Kolegjeve Policore Evropiane AEPC, anëtare e plotë e Asociacionit Ndërkombëtar të Akademive Policore INTERPA dhe unë marr pjesë në takimet e përvitshme si anëtar i Asociacionit Ndërkombëtar të Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit IADLEST, me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për më tepër, këtë muaj pritet që AKSP të nënshkruajë të ashtuquajturën Marrëveshje Pune me Agjencinë e BE-së për Trajnim në Zbatimin e Ligjit CEPOL, tha Smakqi.
Gjithashtu Smakiqi foli edhe për programin katërvjeçar Bachelor në Sigurinë Publike në AKSP të themeluar nga vitit 2014. Duke shtuar që nga ajo kohë, zyrtarë të AKSP-së, kryesisht mësimdhënësit e Fakultetit të Sigurisë Publike dhe zyrtarët e Divizionit për Marrëdhënie me Jashtë, kanë marrë pjesë në gjithsej dhjetë ngjarje të Zyrës së Erasmus+ në Kosovë, duke filluar nga ditët informuese për vitet, 2014, 2015 e 2016, seminaret e ndryshëm të Ekspertëve të Reformës së Arsimit të Lartë në Kosovë për temat si: ndërkombëtarizimi e mobliliteti, bashkëpunimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor me vendet Nordike dhe Baltike, dimensioni profesional në arsimin e lartë, mësimi elektronik, cilësia në bashkëpunimet ndërkombëtare, si dhe tryeza diskutimi, siç ishte ajo për iniciativat institucionale për të nxitur mësimdhënien cilësore në arsimin e lartë.
Smakiqi tha se gjatë këtyre viteve, duke ju falënderuar programit Erasmus+, AKSP ka arritur që të dërgojë dy mësimdhënës për qëndrim dyjavor dhe dy studentë për qëndrim pesëmujor në Akademinë e Estonisë të Shkencave të Sigurisë. Për më tepër, dy pjesëtarë të stafit administrativ që kanë të bëjnë me marrëdhënie ndërkombëtare kanë qëndruar në vjeshtë të vitit të kaluar për një javë në një vizitë studimore në shkollën kryesore të Shërbimitzjarrfikës në Varshavë të Polonisë.
Akademia e Kosovës për Siguri Publike gjithmonë do të jetë përkrahëse e të gjitha aktiviteteve dhe zhvillimeve të bashkëpunimit ndërkombëtar, e veçanërisht atyre të organizuara nga programi Erasmus+ i Bashkimit Evropian, qëllimi kryesor i të cilave është ngritja e cilësisë së arsimit dhe e përvojave ndërkombëtare të studentëve, stafit mësimdhënës e administrativ, tha Smakiqi.
Ndërsa Dekani i Fakultetit të Sigurisë Bejtush Gashi falënderoi zonjën Istrefi për kohen e ndarë, ndihmën dhe mundësin që edhe Fakultetit të sigurisë ju ka dhanë shanci të jetë pjesë e këtij programi. Ai tha se përmes këtij projekti kemi pasur mundësinë të përfitojmë nga përvoja ndërkombëtare për arsimim dhe edukim. Ne shpresojmë që kjo dinamikë dhe ky bashkëpunim të vazhdojë edhe më tutje, dhe shfrytëzojë rastin që në emër të kolegëve, profesorëve dhe studentëve të ju falënderoi për mundësit dhe përkrahjen qe ne të jemi pjesë e këtyre projekteve të bashkëpunimit ndërkombëtar duke marr përvojat ma te mira të mundshme , përfundoi Gashi.
Nga ana e sajë Kordinatorjae Zyrës Erasmus+ në Kosovë dr.Remzije Istrefi falënderoi Drejtorin Smakiqi për mundësin e prezantimi të programit Erasmus +. Ajo shtoi se programi Erasmus+ është program i Unionit Evropian për mbështetjen e arsimit të lartë në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, dhe me një fokus të veçantë në vendet e Ballkanit perëndimor. Më pas ajo vazhdoi më gjerësisht të informojë të pranishmit lidhur me të gjitha aktivitetet e programeve Erasmus+. Në fund të prezantimi nga studentët dhe të pranishmit në ligjëratë pati pyetje dhe diskutime lidhur me programet të cilat ofrohen nga Erasmus+.
Gjithashtu gjatë kësaj ligjërate pati prezantime edhe nga Avni Istrefi, Udhëheqës i Divizionit për Marrëdhënie me Jashtë në AKSP lidhur me përvojat e stafit mësimdhënës të Fakultetit të Sigurisë Publike të AKSP, në mobilitetin ndërkombëtar të kredive të zhvilluar në Akademinë e Estonisë të Shkencave të Sigurisë (AEShS) në kuadër të Programit Erasmus+
Më pas prezantime mbajtën edhe mësimdhënësit Ferid Azemi dhe Besnik Fetahu, përvojat e studentëve të Fakultetit të Sigurisë Publike të AKSP në mobilitetin ndërkombëtar të kredive të zhvilluar në Akademinë e Estonisë të Shkencave të Sigurisë (AEShS) në kuadër të Programit Erasmus+
Në këtë ligjërat pati prezantime edhe nga studentët e Fakultetit të sigurisë Publike pranë Akademisë ShefikXhaqkaj dhe Malë Morina.
Në AKSP u mbajt ligjëratë për çështje të sigurisë NATO dhe e ardhmja e sigurisë Euro-Atlantike nga profesor dhe ushtarak të Kolegjit të Mbrojtjes së NATO-s
Vushtrri, 22 shkurt 2017 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, para studentëve të Fakultetit sot u mbajt ligjëratë për çështje të sigurisë NATO dhe e ardhmja e sigurisë Euro-Atlantike nga profesor dhe ushtarak të Kolegjit të Mbrojtjes së NATO-s, në përbërje: Gjeneral Lejtnant Giorgio Battisti Komandanti i Komandës së Trajnimit dhe Doktrinës të Ushtrisë Italiane, Dr. Brooke A. Smith-Windsor zëvendës Udhëheqësi i Divizionit të Hulumtimit në Kolegjin e Mbrojtjes së NATO-s, Kolonel Giuseppe Morabito Ish-Drejtor i Fakultetit të Lindjes së Mesme të Kolegjit të Mbrojtjes së NATO-s dhe Dr. Arian Starova Presidenti i Këshillit Atlantik të Shqipërisë.
Mysafirët nga Kolegji i Mbrojtjes së NATO-s u priten nga zëvendësministri i Ministrisë të Punëve të Brendshme Valdet Hoxha, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, Dekani i Fakultetit të Sigurisë pranë AKSP-së Bejtush Gashi, Gjeneral brigade i FSK-së Gëzim Hazrolli, Sekretar i Përgjithshëm i Asociacionit të Euroatlantik të Kosovës Agron Jusufi si dhe menagjmenti i lartë i Akademisë. Në ligjëratë morën pjesë partnerët e përhershëm të Akademisë, OSBE, ICITAP-i, Ekspertët e Projektit të Binjakëzimit, mësimdhënësit dhe studentët e Fakultetit të Sigurisë Publike.
Duke i falënderuar delegacionin për vizitën në Akademi drejtori Smakiqi tha se vet organizata NATO për të gjithë ne është e barabartë me kuptimin e fjalës liri.
Më pas Drejtori Smakiqi delegacionin e informoi me historikun e Akademisë, prioritetet, zhvillimet e fundit si dhe me bashkëpunimin ndërkombëtarë, duke vënë në pah ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë për vendin të gjithë mekanizmat ndërkombëtar e në mesin e tyre edhe NATO.
Në fjalën e tije Smakiqi tha se Akademia është në funksion të trajnimit dhe arsimimit të lartë për të gjithë zbatuesit e ligjit në institucionet e sigurisë.
Smakiqi tha se përveç procesit të rregullt mësimor në Akademi zhvillohen edhe një seri ligjëratash nga institucione të sigurisë nga Evropa, duke shtuar se është privilegje që në mesin tonë sot kemi gjeneral, profesor të Kolegjit të Mbrojtjes së NATO-s.
Ndërsa zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme Valdet Hoxha duke shprehu falënderime në emër të Ministrit Skender Hyseni, tha, ne jemi shume të lumtur që Akademia e Kosovës për Siguri Publike e cila cilësohet si njëra nga më të mirat në rajon është agjencion i Ministrisë së Punëve të Brendshme, por mbi të gjitha është pjesë e mekanizmave të suksesshëm të sigurisë të Republikës së Kosovës.
Gjithashtu Hoxha shprehu qëndrimet dhe përkrahjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme për Akademinë në iniciativa të tilla të cilat kontribuojnë vendit, ku në veçanti falënderoi Drejtorin Smakiqi për punën dhe angazhimin me gjithë stafin për ndërtimin e një institucioni siç është bërë sot AKSP-ja.
Ai gjithashtu inkurajoi studentët që ti shfrytëzojnë këto ligjërata dhe që ti përkthejnë në rezultate në pozitat të cilat i mbajnë në institucionet prej nga vijnë.
Dekani i Fakultetit të Sigurisë pranë Akademisë Bejtush Gashi tha se ndihet i kënaqur me prezencën e zyrtarëve të NATO-s dhe organizimin e kësaj ligjërate në këto ditë të rëndësishme për Kosovën dhe rajonin me qëllim që nga ekspertet ndërkombëtar të marrim vizione për perspektivën e NATO-s dhe sigurisë euro-atlantike si dhe shanset e Kosovës dhe rajonit për integrime në këto struktura.
Ndërsa Arian Starova President i këshillit Atlantikë Shqipërisë, tha se ndihet i lumtur që sot gjendët në Akademi një institucion i sigurisë, një punë e mrekullueshme që po bëhet, duke i falënderuar Drejtorin Smakiqi, Dekanin Bejtush Gashin, zëvendësministrin Hoxha. Ai tha se ky bashkëpunim në këtë drejtim do të vazhdojë edhe në të ardhmen me AKSP-në.
Më pas Zyrtarët e lartë të NATO-s duke shprehu falënderimet për Akademinë mbajtën ligjërata para studentëve dhe të pranishmëve në sallë lidhur me NATO-n, misionin e saj, anëtarësimin si rreth zhvillimeve të fundit të këtij misioni, ku në fund pati pyetje dhe diskutime nga të pranishmit.
Në Akademi filloi trajnimi Shkolla e Stafit dhe Komandës Policore
Vushtrri, 20 shkurt 2017 - Sot në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike filloi trajnimi dhjete javor i Shkollës së Stafit dhe Komandës Policore, i cili po mbahet për të pestën herë. Në hapje të këtij trajnimi morën pjesë zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, Menaxheri i Programit të ICITAP në Kosovë, William Bochter, zyrtarja e lart e programit të ICITAP-it Drita Perezic, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, Drejtori i Përgjithshëm i AKSP-së, Ismail Smakiqi, si dhe zyrtarë të tjerë nga këto institucione.
Në fjalën e tij, Bochter foli për rëndësinë e këtij trajnimi, ku mësimdhënësit janë nga Universiteti Northwestern nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai u shpreh mirënjohës për kontributin që AKSP ka dhënë gjithmonë në përkrahjen për mbajtjen e këtij trajnimi, duke vënë në pah gjithmonë ngritjen e nivelit të pjesëmarrësve pas përfundimit të tij. ICITAP-i i është mirënjohës Akademisë për mbështetjen e këtij trajnimi dhe të gjitha aktiviteteve të cilat i zhvillon në partneritet, duke i falënderuar për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë këtyre viteve- tha Zoti Bochter.
Në fjalën e tij, Drejtori i Akademisë, Ismail Smakiqi, pasi foli për historinë e mbajtjes së këtij trajnimi në AKSP, ai rikujtoi edhe karakterin regjional që ka pasur ky trajnim gjatë katër herëve të kaluara. Drejtori Smakiqi vazhdoi të flasë për nivelin e lartë të trajnimit të ofruar nga mësimdhënësit prestigjiozë të Universitetit Northwestern nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Trajnimi dhe arsimimi i zbatuesve të ligjit, të cilat në themel kanë trajtimin e barabartë dhe të drejtë të gjithë qytetarëve dhe respektimin e të drejtave të njeriut, sot është pa dyshim parimi fondamental i shoqërive moderne, duke përfshirë institucionet e trajnimit dhe arsimimit të zbatueseve të ligjit, shtoi Smakiqi.
Duke iu drejtuar studentëve Drejtori Smakiqi më tej tha: Shfrytëzoni këtë rast unik në karrierën tuaj të përfitoni nga ky trajnim. Ju keni detyrë të jeni të përkushtuar. Suksesi do të iu bëjë krenar jo vetëm ju dhe familjet tuaja, suksesi juaj do të bëjë krenar të gjithë kolegët tuaj e në veçanti ata të cilët iu përzgjidhen të jeni pjesë e këtij trajnimi.
Ndërsa zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, foli me konsideratën më ta lartë për cilësinë që ofron trajnimi në këtë Shkollë, duke ndarë me të pranishmit edhe përvojën e vet personale, kur ishte vijues i këtij trajnimi në gjeneratën e parë. Ndërsa për AKSP-në Hoxha tha se, me seriozitetin dhe nivelin që po tregon, tashmë është e cilësuar si njëra nga Akademitë më të njohura në rajonin tonë. Zëvendësministri Hoxha foli për sukseset e Policisë së Kosovës, duke u shprehur se sot Policia e Kosovës është institucioni më i besueshëm jo vetëm në Kosovë po edhe në regjion, për çka flasin edhe raporte të institucioneve hulumtuese me kredibilitet ndërkombëtar
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Shpend Maxhuni, po ashtu u shpreh mirënjohës për organizatorët e këtij trajnimi, programin e ICITAP në Kosovë, si dhe falënderoi AKSP-në për mbështetjen që i ka dhënë gjithmonë këtij aktiviteti të rëndësishëm. Në vazhdim të fjalës së tij, Drejtori Maxhuni foli për rëndësinë e të gjithë zyrtarëve pjesëmarrës në këtë trajnim, e veçanërisht të atyre nga policia, të cilëve, sipas tij, ky trajnim do të ju mundësojë që të avancohen dhe profesionalizohen më tej në pozita të larta udhëheqëse brenda kësaj organizate. Drejtori Maxhuni më tej tha se pjesa dërmuese e oficereve policor të cilët kanë ndjek këtë trajnim, sot ndodhën në pozita menaxheriale në Policinë e Kosovës.
Shkolla e Stafit dhe Komandës Policore po mbahet në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike për të pestën herë. Kjo Shkollë organizohet nga programi i ICITAP në Kosovë. Pjesëmarrës të saj kanë qenë zyrtarë të lartë në fushat e sigurisë publike nga të gjitha vendet e regjionit të Evropës Jug-Lindore. Përderisa kësaj here ajo është organizuar vetëm për zyrtarët e sigurisë publike nga Kosova.
Drejtori i Përgjithshëm Ismail Smakiqi priti në takim drejtorin e Akademisë Diplomatike Beqir Ismailin
Vushtrri, 07 shkurt 2017 - Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike në Kosovë, Ambasadori Beqir Ismaili, i shoqëruar nga zyrtari i lartë për trajnime dhe zhvillim Enis Xhemaili, sot vizitoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), ku u prit nga Drejtori i Përgjithshëm Ismail Smakiqi, dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Bejtush Gashi dhe menaxhmenti i lartë i Akademisë.
Qëllimi i vizitës së ambasadorit Ismaili ishte që të njihet më për së afërmi me zhvillimet në Akademi.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi e falënderoi ambasadorin Ismaili për vizitën dhe njëherësh e vlerësoi këtë vizitë si shumë të rëndësishme.
Gjatë takimit, drejtori Smakiqi e njoftoi delegacionin e Akademisë Diplomatike për veprimtarinë e Akademisë, përfshirë të gjitha periudhat që nga themelimi e deri më sot.
Smakiqi në theks të veçantë foli për zhvillimet e fundit në Akademi, siç janë trajnimet dhe aktivitet tjera që kanë të bëjnë me fushën e sigurisë si dhe për hapjen e Fakultetit të Sigurisë Publike.
Delegacioni u njoftua po ashtu edhe për fillimin e projektit të dytë të binjakëzimit. Me këtë rast, delegacioni u informua lidhur me bashkëpunimin që Akademia ka me të gjitha institucionet e sigurisë, qofshin ato vendore apo ndërkombëtare, si dhe për anëtarësimin e saj në asociacione dhe organizata ndërkombëtare në fushën e arsimit në siguri publike.
Drejtori Smakiqi u shpreh i gatshëm për bashkëpunim mes Akademisë së Kosovës për Siguri Publike dhe Akademisë Diplomatike.
Ndërkaq, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike në Kosovës, Beqir Ismaili, duke shprehur kënaqësinë e tij për vizitën në Akademi, vlerësoi se në AKSP bëhet një punë e mrekullueshme.
Qëllimi i vizitës është që të njihemi më për se afërmi dhe për të shqyrtuar mundësinë e bashkëpunimit mes Akademisë për Siguri Publike dhe Akademisë Diplomatike, tha Ismaili.
Ambasadori Beqir Ismaili më tutje shtoi se Akademia për Siguri Publike ka një rol shumë të rëndësishëm në Kosovë.
Akademia është zemra e Kosovës, pasi që ka një përgjegjësi shumë të madhe për vendin, ku nga kjo varet siguria e fëmijëve tanë, siguria e shtetit, siguria e kufijve tanë, policia janë pasqyra e shtetit, u shpreh Ismaili, duke thënë se sa më shumë bashkëpunim, sa më shumë shkëmbim të përvojave, suksesi është shumë më i madh. Në fund të dyja palët u shprehën të gatshme për një bashkëpunim të ndërsjellët.
Prezantimi i të gjeturave Studimi i Fizibilitetit - Themelimi i studimeve pasuniversitare në siguri publike dhe në sektorin e sigurisë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike
Prishtinë, 20 janar 2016 Sot në Prishtinë në Villa Gërmia u bë Prezantimi i të gjeturave, Studimi i Fizibilitetit - Themelimi i studimeve pasuniversitare në sigurinë publike dhe në sektorin e sigurisë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, nga eksperti i Misionit të OSBE-së në Kosovë Klaus Welter.
Në takimin morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i AKSP-së Ismail Smakiqi, u.d /Drejtoresh e Departamentit për Rend dhe Siguri në OSBE Vesna Vujovic Ristovska, Drejtoresha e Departamentit për Arsim të Lartë në MASHT Drita Kadriu, Udhëheqës i Departamentit për Integrim Evropian në Ministrinë e Financave Rexhep Vasolli, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës Dejan Jankoviq, Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Bejtush Gashi, student të FSP në krye me Zijavere Rexhepi Keçmezi - Kryetare e Këshillit të studentëve në FSP, Shpresa Muharremi Këshilltare Kombëtare e OSBE-së, Rafael Nievergelt përfaqësues i KE, udhëheqës, Këshilltar Rezident dhe Ekspertë të Projektit të Binjakëzimit, përfaqësuesit nga të gjitha ASP-së në Kosovë, personeli udhëheqës, mësimdhënës dhe zyrtarë tjerë të lartë të AKSP-së.
Drejtori Smakiqi, në hapjen e këtij takimi duke përshëndetur të pranishmit tha se ky Studim i Fizibilitetit gjegjësisht mundësia e themelimit të studimeve pasuniversitare në sigurinë publike dhe në sektorin e sigurisë në AKSP, përveç se hapë perspektiva të zhvillimit të kapaciteteve në sektorin e sigurisë publike, e vërteton kahen e duhur të zhvillimeve të deritashme në Akademi. Më tutje Smakiqi vazhdoi duke thënë se, Të gjithë ne prezent në këtë takim, në rrugën tonë të përbashkët që nga themelimi i Akademisë, e në veçanti në këto pesë vitet e fundit, përfaqësues të Qeverisë së Kosovës Ministrive përkatëse, Agjencive të Sigurisë Publike, Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, partner të ndërkombëtarë OSBE, ICITAP, Komision Evropian, kemi punuar me përkushtim për sigurinë publike, gjegjësisht ngritjen e kapaciteteve të zbatueseve të ligjit të punësuar në ASP. Sfida jonë e ardhshme do të jetë themelimi i studimeve pasuniversitare në sigurinë publike dhe përgjigjjen e parë se a është kjo e mundur do ta marrim sot nga eksperti Welter si rezultat të studimit që ai e ka bërë tani e dy muaj.
Në vazhdim fjalën e morri u.d /Drejtoresha e Departamentit për Rend dhe Siguri në OSBE, Vesna Vujovic Ristovska, e cila tha se OSBE-ja do të vazhdojë të përkrah Akademinë në ndërtim e kapaciteteve do të vazhdojnë gjithmonë të bashkërendohet me aktivitetet e përkrahura nga partnerët tjerë strategjikë vendor dhe ndërkombëtarë.
Fal bashkëpunimit të ngushtë me Zyrën e BE-së në Kosovë dhe AKSP-në, është përgatitur një studim fizibiliteti për gradën shkencore Master në fushë e rendit dhe të sigurisë publike, me qëllimin që të përcaktohet më tutje zhvillimi i karrierës të stafit të lartë në zbatimin e ligjit, u shpreh Ristovska.
Në vazhdim Welter, shpalosi studimin e fizibilitetit me ç rast ofroi rezultatet e hulumtimit. Ai tha se për mbledhjen e të dhënave janë përdorur diskutimet në grup, pyetësorët ose anketat, një analizë e shkurtër SWOT, analizat e dokumenteve dhe tryeza të rrumbullakëta.
Welter shprehi entuziazmin e njerëzve që takoi duke thënë; Pothuajse të gjithë të intervistuarit ishin të ngazëllyer për programin studimor të propozuar. Grupet e interesit si AKSP-së dhe ASP-së mendonin se ishte koha e duhur për këtë program studimor të propozuar duke pasur parasysh të kuptuarit më të mirë të hallkës së rëndësishme në mes të programit të akredituar Bachelor në Siguri Publike dhe programit të ardhshëm studimor Master në të njëjtën fushë. Prandaj, programi i propozuar studimor Master paraqet një mundësi të mrekullueshme për zhvillimin e karrierës së oficerëve të lartë të zbatimit të ligjit.
Numri më i madhe i të anketuarëve, studentët e Fakultetit të Sigurisë Publike nga gjithsej 145 anketa të lexueshme, 93,8% (136) dëshirojnë të shohin një ofertë pasuniversitare në të ardhmen.
Në kapitullin Fizibiliteti, Welter i përgjigjet me po, themelimit të studimeve pasuniversitare në siguri publike në AKSP; kurse në kapitullin Rekomandimet, Welter numëroi nëntë rekomandime plotësim i të cilave do të ndihmonte dhe mundësonte themelimin e studimeve pasuniversitare. Në fund Welter duke shprehur komparacion me sloganin e anuesëve të hendbollit të përfaqësuese gjermanë If not now, when Nëse jo tani, atëherë kur, inkurajoi Akademinë dhe institucionet tjera të Kosovës të bëjnë program studimor pasuniversitar për studentët në fushën e sigurisë publike.
Ndërsa Drejtoresha e Departamentit për Arsim të Lartë në Ministrinë e Arsimit Drita Kadriu përgëzoi Akademinë për të gjitha të arriturat që ka bërë deri me tani. Iu shprehi mirënjohjen time, ju Drejtor Smakiqi dhe Akademisë, në emër të Ministrisë dhe iu përgëzoj që po përmbushni misionin që nga viti 2012 dhe studimi i Fizibilitetit në programin Master është edukim i vazhdueshëm dhe krijon kuadro të forta dhe mendje hapura për Agjencitë e Sigurisë Publike, u shpreh Kadriu.
Rexhep Vasolli duke vlerësuar se procesi i arsimimit në fushën e sigurisë po ecën ashtu siç është paraparë tha se aspekti financiarë është çështje mjaftë e rëndësishme për cilindo projekt që synohet të përfundojë më suksese . Nevoja e ngritjes së kapaciteteve është e nevojshme, sidomos në fushën e sigurisë publike dhe ne si ministri e përkrahim këtë proces tha Vasolli.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq falënderoj OSBE, AKSP që kanë iniciuar formimin e programit Master në Kosovë. Ai po ashtu falënderoj ekspertin Welter për hulumtimin e bërë dhe shpresoj që ky studim të jetë mjaftë më rëndësi për agjencitë e sigurisë publike.
Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike në Akademi, Bejtush Gashi tha se për studentët gjegjësisht të punësuarit në Agjencitë e Sigurisë Publike një program i masterit është shumë i rëndësishme. Programi studimor Bechelor tanimë është stabil, kurse programi master përveç se do të ketë rëndësi për Agjencitë do të jetë i rëndësi edhe për kapacitetet e ardhshme të Fakultetit të Sigurisë Publike.
Zonja Krista Hak Lideria e projektit të dytë të binjakëzimit falënderoj ekspertin Welter për një punë të madhe në Studimin e Fizibilitetit me qëllim të themelimit të studimeve pasuniversitare në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.
Fatos Haziri, mësimdhënës në Fakultetin e Sigurisë Publike falënderoi Welter për hulumtim dhe tha se ky raport do të na shërbej si një guid e mire drejt qëllimit ton të themelimit të studimeve pasuniversitare në Akademi. Unë kam besim që ne ia dalim.
Më e lumtura në këtë takim u shpreh studentja Zijavere Rexhepi Keçmezi, Kryetare e Këshillit të Studentëve në FSP. Unë jam shumë e lumtur për programin që e prezantoi Welter duke shtuar se studentët me padurim po presin këtë program studimor të masterit, i cili do të na ndihmoj në ngritjen tonë personale dhe të Agjencive në të cilat punojmë. Andaj besojmë në Akademinë në arritjen e këtij qëllimi tepër të rëndësishëm që ka të bëjë drejt për se drejti me sigurinë publike në vendin tonë, përfundoi fjalën e sajë studentja Keçmezi.
U mbajt takimi i rregullt i bordit të Akademisë
Vushtrri, 23 dhjetor 2016- Bordi i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), mbajti sot takimin e fundit për këtë vit ku u diskutuan çështje që kanë të bëjnë me funksionalizimin e Akademisë dhe Fakultetin e Sigurisë Publike.
Në këtë takim morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Naim Rexha, kryeprokurori i Shtetit, Aleksander Lumezi, u/d i drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues Sokol Zogaj, Drejtori i Përgjithshëm i Inspektoratit Policor të Kosovës, Hilmi Mehmeti, përfaqësuesi nga Shërbimi Sprovues, Armend Mustafa, u/d i Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës së Kosovës Fahri Gashi, Drejtori i Pwrgjithshwm i Agjencionit tw Menaxhimit të Emergjent Fadil Kodra, përfaqësues nga OSBE-ja Shpresa Muharremi dhe ICITAP-I Drita Perziq.
Në këtë takim drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi prezantoi raportin e punës për vitin 2016 si dhe u bë shqyrtimi i projektit të trajnimeve për vitin 2017.
Të pranishmit vlerësuan lartë punën dhe të arriturat që janë bërë brenda këtij viti në Akademi.
Po ashtu gjatë këtij takim drejtori Smakiqi i njoftoi të pranishmi lidhur më studimin e fizibilitetit për studimet postdiplomike në sektorin e sigurisë pranë Akademisë.
Eksperti nga OSBE-ja Kalus Welter bwri njw prezantim të fizibilitetit rreth mundësisë se hapjes së programit master në Akademi.
Përfaqësuesja e ICITAP-it Drita Perziq gjatë takimit tha se ICATP do të vazhdojë ta përkrah Akademinë edhe në të ardhmen.
Drejtori Smakiqi merr pjesë në konferencën rajonale në Mal të Zi
Podgoricë, 22 dhjetor 2016- Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Ismail Smakiqi ka udhëtuar zyrtarisht për në Mal të Zi ku po merr pjesë në konferencën regjionale Përmirësimi i sistemit të pranimit, avancimit, arsimimit dhe trajnimit të zyrtarëve policorë në Malin e Zi, e cila po mbahet në Podgoricë. Në konferencë pjesëmarrës janë dhe krerët e institucioneve të arsimit në fushën e policisë nga Sllovenia, Kroacia, Bosnjë dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia.
Në hapjen e konferencës të pranishmëve iu drejtuan përfaqësuesit e institucioneve të Malit të Zi dhe përfaqësues ndërkombëtare atje. Para të pranishmëve folën sekretari i Ministrisë së Arsimit të Malit të Zi Omer Mehmedoviã, drejtoresha e përgjithshme e Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Evropiane në Ministrinë e Punëve të Brendshme Tanja Ostojiã, përfaqësuesi i misionit të OSBE-së në Mal të Zi Vladimir Ragozin, ndihmës drejtori i Drejtorisë së Policisë të Malit të Zi Nikola Janjuðeviã dhe drejtori i Akademisë Policore të Malit të Zi Rajko Pekoviã. Ata folën rreth përpjekjeve që janë duke u bërë për reformimin e arsimit policor në Malin e Zi dhe për rëndësinë e pjesëmarrësve nga regjioni për një reformim sa më të suksesshëm.
Në fjalimin e tij, para të pranishmeve Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi foli për sistemin e arsimit në Kosovë, në përgjithësi në sigurinë publike dhe në veçanti për polici. Ai po ashtu foli edhe për proceset në të cilat ka kaluar Akademia, duke cekur në veçanti themelimin e Fakultetit të Sigurisë Publike, krahas angazhimit të vazhdueshëm në trajnimet profesionale për të gjitha institucionet e sigurisë publike të Kosovës.
Gjithashtu drejtori Smakiqi foli edhe për përpjekjet e përbashkëta të Akademisë, palëve të interesit dhe partnerëve ndërkombëtarë së pari në përgatitjen, pastaj aprovimin dhe në fund zbatimin e Strategjisë Zhvillimore dhe Planit të Veprimit 2014 - 2018 të AKSP-së.
Si rezultat i miratimit të Strategjisë Zhvillimore dhe Planit të Veprimit të Drejtorisë së Policisë së Malit të Zi për periudhën 2016 - 2020, gjatë këtij viti janë mbajtur pesë tryeza të rrumbullakëta, me qëllim avancimin e arsimimit të zyrtarëve policorë të Malit të Zi. Prandaj, kjo konferencë vie si përmbyllje e këtyre pesë tryezave të rrumbullakëta të organizuara nga IP SHLP Akademia Policore e Malit të Zi dhe të përkrahura nga Misioni i OSBE-së në Malin e Zi.
Përndryshe, Akademia e Kosovës për Siguri Publike, në vazhdimësi të fuqizimit të bashkëpunimit regjional, më 2 mars 2016 ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Institucionin Publik Shkolla e Lartë Profesionale Akademia Policore në Danilovgrad të Malit Zi. Bazuar në marrëveshjen e lartpërmendur, AKSP, e përkrahur edhe nga zyrtarë të Policisë së Kosovës (PK), ka marrë pjesë në katër nga ato pesë tryeza të rrumbullakëta, të cilat kishin për qëllim përmirësimin e korrikulave të arsimit policor në Akademinë Policore të Malit të Zi nga fusha e autorizimeve policore dhe vetëmbrojtjes, kriminalistika, armët e zjarrit dhe kontrollit kufitar e të huajve si dhe siguria në komunikacion.