Lajmet
Lajmet
Akademia e Kosovës për Siguri Publike nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me Fakultetin e Sigurisë në Shkup
Maqedoni, 27 nëntor 2017 - Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me Fakultetin e Sigurisë të Universitetit “St. Kliment Ohridski” Manastir në Shkup, qëllimi i së cilës është themelimi i bashkëpunimit afatgjatë dhe të qëndrueshëm në mes të dy institucioneve për të përkrahur objektivat e tyre strategjike në fushat e arsimit të lartë; shkëmbimin (mobilitetin) e studentëve, mësimdhënësve dhe stafit në kuadër të programit të BE-së, Erasmus+, si dhe Hulumtimit dhe Zhvillimit.
Në praninë e mediave elektronike dhe të shkruar nga Maqedonia dhe Kosova, nënshkrimi i marrëveshjes u bë në mes të Drejtorit të Përgjithshëm të AKSP-së Ismail Smakiqi dhe Dekanit të Fakultetit të Sigurisë i Universitetit “St. Kliment Ohridski” Manastir, prof. dr. Nikola Dujovski. Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes të pranishëm ishin edhe shkëlqesia e tij, ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoni Ylber Hysa, dekani i Fakultetit të Sigurisë të AKSP-së Prof.Ass. Dr. Bejtush Gashi, Udhëheqësi i Divizionit për Marrëdhënie me Jashtë Avni Istrefi, ndihmës ministri për Trajnim të Policisë së Maqedonisë Goce Bačanov, zëvendës rektorja Svetlana Nikolovska dhe zëvendës dekanja për financa Snežana Mojsoska.
Dekani i Fakultetit të Sigurisë i Universitetit “St. Kliment Ohridski” Nikola Dujovski e vlerësoi shumë të rëndësishem nënshkrimin e kësaj marrëveshje në frymën shumë të mirë miqësore në mes të dy institucioneve, përkushtimit të përbashkët drejt realizimit të qëllimeve dhe ngritjen e kapaciteteve institucionale. Marrëveshja përfshinë bashkëpunimin në fusha të ndryshme duke përfshirë mundësitë në zhvillimin e projekteve të përbashkëta në hulumtim, në kuadër të programit të shkëmbimit Erasmus+, etj.
Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi theksoi se të dyja institucionet janë pjesë e asociacioneve të ndryshme ndërkombëtare të sigurisë ku siç tha ai këto dy institucionet kanë bashkëpunim shumë të ngushtë. “Fakulteti i Sigurisë në Shkup sivjet feston 40 vjetorin e saj të themelimit dhe më këtë rast i uroj dekanit për përvjetorin e tyre dhe për një të arritur kaq të madhe”, u shpreh Smakiqi duke thënë se marrëveshja njëherit do të jetë një shtyse drejt realizimit të qëllimeve dhe interesave të përbashkëta në fushën e arsimit dhe hulumtimit në siguri publike.
Në nënshkrimin e marrëveshjes të pranishmit i përshëndeti edhe shkëlqesia e tij ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoni Ylber Hysa, i cili duke uruar Fakultetin e Sigurisë në Shkup për jubileun e katërdhjetë, u shpreh i kënaqur për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të dy institucioneve. “Kjo marrëveshje shpreh gatishmërinë e institucioneve tona për integrimet evropiane si dhe bashkëpunimin në fushat e arsimimit të zbatueseve të ligjit”, u shpreh ambasadori Hysa.
Në këtë ceremoni të nënshkrimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit fjalë përshëndetëse mbajtën edhe zëvendës rektorja e Universitetit “St. Kliment Ohridski” Manastir të Shkupit Svetlana Nikolovska dhe ndihmës ministri për trajnim të Policisë së Maqedonisë Goce Bačanov.
Drejtori Smakiqi vizitoi zyrtarisht Akademinë Policore të Suedisë dhe Norvegjisë
Vushtrri, 25 nëntor 2017 - Në mbështetje të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), një delegacion i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) i udhëhequr nga Drejtori i Përgjithshëm Ismail Smakiqi dhe nga Policia e Kosovës i udhëhequr nga Drejtoresha e Departamentit të Burimeve Njerëzore kolonele Taibe Canolli, vizituan Akademinë Policore të Suedisë dhe atë të Norvegjisë.
Delegacioni ishte i përbërë nga udhëheqësi për Marrëdhënie më Jashtë në Akademi Avni Istrefi, kolonel Milorad Corac, kapiteni Muhamet Berisha dhe përfaqësuesit e OSBE-së Shpresa Muharremi këshilltare në Akademi dhe këshilltarët Shpresa Mulliqi dhe John Gustavson.
Gjatë vizitës në Stokholm, delegacioni i Kosovës u prit nga komisionari i Policisë Kombëtare i Autoritetit të Policisë Suedeze Dan Eliasson. Drejtori Smakiqi e falënderoi komisionarin Eliasson për pritjen dhe mundësin e dhënë për bashkëpunim me Akademinë Policore të Suedisë. Po ashtu edhe kolonele Canolli duke i përcjell përshëndetjet e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni, e njoftoi Eliasson rreth zhvillimeve aktuale në Polici.
Gjatë këtij takimi u bë një prezantim rreth sistemit, funksionimit, rekrutimit, operativës dhe burimeve njerëzore të policisë së Suedisë. Delegacioni në kuadër të vizitës zyrtare ne Akademinë Policore në Stokholm u njoftuan me për së afërmi me sistemin e arsimit të policisë në Suedi.
Më këtë rast delegacioni në fjalë vizituan kampusin dhe hapsirat tjera trajnuese në Akademisë Policore Suedeze.
Delegacioni vizitoi edhe Kolegjin Universitar të Policisë Norvegjeze, në Oslo ku u prit nga zëvendësdrejtori Tor Tanke Holm dhe ekipi i tij. Delegacionit iu prezantua sistemi në tërësi i Kolegjit Universitar të Policisë Norvegjeze duke përfshirë programet studimore bachelor, master, hulumtimet dhe arsimimi i mëtutjeshëm i Policisë së Norvegjisë.
Në kuadër të agjendës, dhe me interesim të zyrtarëve Kolegjit Universitar të Policisë Norvegjeze, Drejtori i Përgjithshëm Ismail Smakiqi dhe Udhëheqësi i Divizionit për Marrëdhënie me Jashtë Avni Istrefi, bënë një prezantim për Akademinë, sistemin arsimor që zhvillohet në Akademi për të gjithë zbatuesit e ligjit në nivel profesional dhe arsim të lartë, mbi institutin për hulumtim në kuadër të Akademisë dhe politikat zhvillimore.
Gjatë kësaj vizite e cila u mundësua nga OSBE, gjegjësisht udhëheqësi i këtij misioni në Kosovë Ambasadori Jan Braathu si dhe Ake Roghe Drejtori i Departamentit të Sigurisë Publike pran OSBE-së u arritë pajtueshmëri për mundësinë e bashkëpunimit të mëtutjeshme në të gjitha fushat që janë me interes të përbashkët.
Kolegji Universitar i Policisë së Norvegjsë në Oslo, i ofroi mundësi Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, shfrytëzimin e bibliotekës elektronike si dhe trajnimin e zyrtarëve policor (instruktorëve) në fusha të specializuara. Një mundësi e veçantë Akademisë iu ofrua nga profesor Paul Larsson i Departamentit të Kërkimeve, në fushën e Hulumtimeve dhe Master në Shkencat Policore në KUPN (NPUC).
Kongresmeni amerikan Eliot Engel vizitoi Akademinë
Vushtrri, 21 nëntor 2017 - Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot e vizitoi Kongresmeni amerikan Eliot Engel, i cili u prit nga Drejtori i Departamentit për Planifikim Strategjik dhe Çështje Ligjore Shpend Shabani, Drejtori Departamentit për Trajnime dhe Përkrahje Arsimore Kastriot Jashari, Drejtori i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme Rrahim Rexha, n/kolonel Driton Zabërgja si dhe menaxhmenti i lartë i Akademisë.
Drejtori Shabani fillimisht përshëndeti Kongresmenin amerikan Eliot Engel në emër të Drejtorit të Përgjithshëm Ismail Smakiqi, i cili gjendet jashtë vendit, në emër të dhe gjithë stafit të Akademisë.
“Ne si Akademi jemi të privilegjuar që sot në mesin tonë ta kemi mikun tonë të madh të Kosovës, që me kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndikuat në lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë”, u shpreh Shabani.
Ai tha se është kënaqësi qe sot para juve ta prezantojmë një institucion të rëndësishëm për sigurinë publike, siç është Akademia, e cila është përgjegjëse për ofrimin e trajnimeve dhe arsimit për zyrtarët e Agjencive të Sigurisë Publike në Republikën e Kosovës.
Për të arritur nivelin në të cilin gjendet Akademia sot ka kaluar nëpër disa etapa të ndërtimit dhe zhvillimit institucional, u shpreh drejtori Shabani, duke shtuar se zhvillimi i Akademisë është një sukses shumë i rëndësishëm i ndërtimit të institucioneve të sigurisë në Kosovë dhe ky zhvillim është arritur falë përkrahjes së vazhdueshme të SHBA-së nëpërmes Ambasadës së saj, ICITAP, INL dhe mekanizmave tjerë të pranishëm në Kosovë.
Në fund Drejtori Shabani kërkoi që ky kontribut të vazhdohet edhe më tutje, sepse Akademia ka nevojë për mbështetjen e Ambasadës së SHBA-së, ICITAP-it, INL dhe mekanizmave tjerë të pranishëm në Kosovë.
Ndërsa Drejtori i Trajnimeve dhe Përkrahjes Arsimore Kastriot Jashari, duke i përshëndetur të pranishmit, i informoi ata me kontributin dhe donacionet amerikane në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.
“I nderuar Kongresmen Eliot Engel, më lejoni të ju falënderoj për kontributin e SHBA-së, Ambasadës Amerikane në Kosovë, ICITAP dhe INL në kuadër të fushës së sigurisë publike, qofshin ato trajnime, donacione apo udhëzime, gjithnjë si njëra ndër themelueset e AKSP-së, ka treguar një afinitet dhe një ndihmesë, pa të cilën lirisht mund të thuhet se nuk do të ishte e mundur të arrihen rezultatet që gëzojmë sot”, tha Jashari.
Në fund të takimit, delegacioni nga instruktorët u informuan lidhur me pjesën praktike ku pjesëtarët e sigurisë publike zhvillojnë trajnimet. U demonstruan edhe skenarët nga sistemi FATS, donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ministri Sefaj mori pjesë në përfundimin e komponentit të parë të projektit të binjakëzimit
Vushtrri, 09 nëntor 2017 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) sot u mbajt “Ngjarja e vizibilitetit (dukshmëria) të kurrikulave të trajnimeve për arsimin profesional”, ku u vlerësua përfundimi i komponentës së parë, që ka të bëjë më “Kontributin për strukturë të qëndrueshme të trajnimit profesional për të gjitha agjencitë e sigurisë publike në Kosovë”.
Të pranishëm ishin ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme z.Flamur Sefaj, Drejtori i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike z.Ismail Smakiqi, zëvendësshefi i Seksionit të Bashkëpunimit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë z.Libor Chlad, Drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri në OSBE z.Akhe Roghe, Këshilltarja e Lartë e Menaxhimit Ekzekutiv të MPB-së nga ICITAP znj.Drita Perezic, kryesuesi i Bordit të Akademisë z.Bajram Bujupi, Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike z.Bejtush Gashi, udhëheqës të lartë të Akademisë dhe Agjencive të Sigurisë Publike si dhe udhëheqës dhe anëtar të grupeve punuese të komponentës së parë të projektit.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, duke përshëndetur të pranishmit vlerësoj se Projekti i Binjakëzimit është duke u zhvilluar në dinamikën e paraparë me kontratë.
Gjatë konferencës ku është diskutuar rreth përfundimit të komponentës së parë Smakiqi tha se të arriturat janë rezultat i punës së përbashkët të grupeve punuese të Agjencive të Sigurisë Publike, Akademisë dhe ekspertëve nga Finlanda dhe Estonia.
“Jam i lumtur të iu njoftoi se Akademia e Kosovës për Siguri Publike ka aplikuar në Autoritetin Kombëtar të Kualifikimeve me qëllim të akreditimit të institucionit si dhe validimin e programeve profesionale (vokacionale) të Agjencive të Sigurisë Publike, bazuar në kriteret e autoritetit. (gjithnjë të bazuara në Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve gjegjësisht Kornizën Evropianë të Kualifikimeve). Më datën 03 Nëntor 2017, Këshilli Drejtues i Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve ka aprovuar kërkesën e Akademisë dhe në ditët dhe muajt në vijim presim procesit të Akreditimit të Akademisë për zhvillimin e Programeve Profesionale”, tha Smakiqi.
Duke falënderuar zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë e cila përmes projektit të binjakëzimit po mbështet Akademinë, Smakiqi tha projekti ka kaluar 21 muaj nga 3 vite sa do të zgjatë projekti, i cili e ka koston 1.4 milion euro dhe do të angazhojë 42 ekspertë të lëmive të sigurisë publike nga Finlanda dhe Estonia. Smakiqi tha qëllimi i projektit është mbështetja e arsimit në niveli profesional dhe atij të lartë duke përfshirë edhe hulumtimin në fushën e sigurisë publike në Kosovë, që i përmbush në tërësi standardet e BE-së dhe ato ndërkombëtare.
“Pas përfundimit të projektit Akademia do të ketë programet profesionale (vokacionale) të akredituara nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve; programin studimor të qëndrueshëm dhe të ri-akredituar nga Agjencia e Kosovës për Akreditim; si dhe Institutin e themeluar të Hulumtimit dhe Zhvillimit në Akademi dhe botime nga fushat e sigurisë”, tha Smakiqi.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi duke u shprehur i lumtur për të arriturat falënderoi ICITAP-in dhe OSBE-në për përkrahjen e vazhdueshme që po ia bëjnë Akademisë.
Ministri i Punëve të Brendshme Flamur Sefaj tha se Akademia e Kosovës për Siguri Publike ka bërë një përvojë të mirë në implementimin e projekteve të binjakëzimit ku përmes së cilave ka arritur të themeloj arsimin e lartë dhe të akreditohet nga Agjencia e Kosovës për Akreditim.
“Akademia përmes projektit aktual me sukses po e përmbush një nga qëllimet e këtij projekti, fillimisht ri-akreditimin e programit studimor bachellor dhe tani përfundimin e suksesshëm të programeve profesionale dhe dorëzimin e tyre për validim në Autoritetin Kombëtare të Kualifikimeve për gjashtë Agjencitë e Sigurisë Publike”, tha ministri Sefaj duke u shprehur i bindur se deri në janar të vitit 2019 Akademia do të përfundoi edhe objektivat tjera siç; janë inicimi i programit studimor master si dhe funksionalizimin e Instituti për Hulumtim në kuadër të Fakultetit të Sigurisë Publike.
Ministri Sefaj falënderoi zyrën e Bashkimit Evropian, ICITAP-in, institucionet e Sigurisë Publike, OSBE –në, ku siç tha ai pa kontributin e të cilëve nuk do të ishin në këtë nivel zhvillimi as Akademia e as institucionet tjera të zbatimit të ligjit.
Në fund ministri Sefaj përgëzoj të gjithë për suksesin e arritur dhe ofroj përkrahje edhe me tutje në realizimin e objektivave.
Zëvendësshefi i Seksionit të Bashkëpunimit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë Libor Chlad, tha se Akademia e Kosovës për Siguri Publike ka shfrytëzuar donacionin e Bashkimit Evropian në mënyrën më të mirë të mundshëm. Akademia është duke e realizuar projektin e binjakëzimit me sukses duke falënderuar të gjithë akterët që janë të përfshirë në të.
“Kjo nuk do të ishte e mundshme pa përkushtim dhe bashkëpunim e mirëfilltë jo vetëm në nivel institucional por edhe në nivel personal”, u shpreh Brusa duke thënë se është shumë më rëndësi bashkëpunimi rajonal dhe global duke pas parasysh fakti se jetojmë në një botë jo edhe aq të sigurt për të cilën besoj që pajtohen edhe ju.
Krista Haak udhëheqëse e projektit të binjakzimit I cili ka për qëllim zhvillimine mëtejm të arsimit të sigurisë publike në Kosovëv u shpreh e lumtur që componente parë ka përfunduar me sukses.
“Komponenti I parë ishte i fokusuar në zhvillimin e trajnimeve profesionalenë Akademinë e Kosovës. Haak. Siç është përmendur tashmë nga drejtori ipërgjithshëm të gjitha kurrikulat e rejatë arsimit profesional janë dorëzuar për miratim tek Autoritetit Kombëtar tëKualifikimeve, janë plotësuar dhe dorëzuar aplikimet për akreditim institucional,që në fund i jep AKSP-së të drejtën ligjore për të ofruar, vlerësuar dhe për tëdhënë certifikata për të gjitha kualifikimet profesionale në fushën e sigurisëpublike”, u shpreh Haak duke thënë se Akademia është shumë afër arritjes sëstandardit të përgjithshëm të Projektit siç përmendet në Kontakt - Cilësia ekurrikulave të arsimit profesional dhe të lartë të sigurisë publike në Kosovëështë rritur.
Haak tha se e gjithë kjo është arritur si rezultat i njëpune të përbashkët të të gjithë akterëve.
Duke përshëndetur të gjithë akterët e përfshirë në këtë projekt kryesuesi i Bordit të Akademisë Bajram Bujupi theksoi se është përfunduar një fazë e rëndësishme e projektit të binjakëzimit.
“Përfunduam një proces të jashtëzakonshëm të aplikimit për akreditimi në Autoritetin Kombëtar të Akreditimit i cili në të gjitha fazat kërkon punë dhe profesionalizëm”, tha Bujupi duke falënderuar ministrin e Punëve të Brendshëm Flamur Sefaj për përkrahjen si dhe zyrën e Bashkimit Evropian për ndihem e vazhdueshme që po japin përmes projekteve të ndryshme në Kosovë.
Ndërsa drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE Akhe Roghe tha se Akademia dita ditës është duke shënuar progres në realizimin projekteve të saj.
“Kemi pas një storie suksesi me Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sepse sot kemi një institucion edukativo arsimor me standarde evropiane dhe të gjitha shpenzimet kanë shkuar në vendin e duhur, këtë e them duke u bazuar në raportin e Auditorit”, tha Roghe.
Duke ofruar mbështetje Roghe tha se ndihet krenar që bashkëpunon me Akademinë.
Përfaqësuesja e ICITAP-it Drita Perezic tha se ndihet e privilegjuar që bashkëpunon me Akademinë dhe këtë bashkëpunim do ta vazhdojmë edhe më tej.
Projekti i Binjakëzimit me këtë rast shpërndau certifikata Falënderimi për Anëtarët e grupeve punuese të ASP-ve dhe AKSP-së për kontribut në zhvillimin e kurrikulave për trajnimet profesionale për Agjencitë e Sigurisë Publike në projektin e binjakëzimit dhe kontribut në aktivitetet në procesin e akreditimit institucional të AKSP-së në projektin e binjakëzimit
Në Akademi përfundoi trajnimi “Kursi i nivelit të lartë të menaxhimit”
Vushtrri, 20 tetor 2017 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot përfundoi trajnimi “Kursi i nivelit të lartë të menaxhimit” të cilin e përfunduan me sukses tridhjetë e dy zyrtarë të Policisë së Kosovës të cilët nga sot do ta marrin gradën e majorit.
Në ceremoninë e çertifikimit morën pjesë, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, Driton Zabergja nënkolonel në Policinë e Kosovës dhe kapiteni Shaban Paqarada. Kursi i cili është mbajtur tri javë rresht në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, nga të pranishmit, e po ashtu edhe nga pjesëmarrësit u vlerësua si shumë i rëndësishëm.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, fillimisht i përshëndeti të pranishmit dhe iu uroi suksese në punën e tyre zyrtarëve policorë të cilët ishin pjesëmarrës në këtë kurs.
Smakiqi tha se Akademia do të vazhdoi të përkrah të gjitha trajnimet të cilat kanë një rëndësi tepër të madhe për sigurinë e qytetarëve.
“Akademia do të jetë e hapur për të gjithë zyrtarët e sigurisë publike duke iu ofruar trajnime dhe arsim të lartë”, tha Smakiqi duke i inkurajuar zyrtarët policor për punën dhe përkushtimin që janë duke treguar në punën e tyre.
Të pranishmit i përshëndeti edhe Driton Zabërgja nënkolonel në Policinë e Kosovës. Zabërgja të sapo graduarve me gradën e majorit iu uroj suksese në punën e tyre.
“Uroi që të jeni shembull i mirë për kolegët dhe për të gjithë qytetarët e vendit”, tha Zabërgja.
Në fund u ndanë certifikata për vijuesit e trajnimit.
Akademinë e vizitoi një delegacion i KFOR-it Italian
Vushtrri, 04 tetor 2017 - Sot Akademinë e Kosovës për Siguri Publike e vizitoi një delegacion i KFOR-it italian i udhëhequr nga komandanti i Rexhimentit të Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe (MSU), Kolonel Marco Di Stefano.
Delegacioni u prit nga Drejtori i Departamentit për Trajnime dhe Përkrahje Arsimore Kastriot Jashari, Drejtori i Departamentit të Financave dhe Administratës së Përgjithshme Rrahim Rexha , Menaxheri i Personelit Jeton Koca si dhe zyrtar të lartë nga AKSP.
Fillimisht Drejtori Jashari i përshëndeti të pranishmit e më pas i informoi me punën, misioni dhe vizionin e Akademisë.
Gjatë këtij takimi ai foli edhe për trajnimet të cilat zhvillohen në Akademi nga agjencionet e sigurisë, për projektin e binjakëzimit të Komisionit Evropian i cili ka bërë të mundur edhe hapjen e studimeve bachelor në AKSP, e më theks të veçantë Drejtori Jashari foli për bashkëpunimin ndërkombëtar që ka Akademia me vende të ndryshme evropiane dhe me gjerë.
Drejtori Jashari falënderoi KFOR-in italian për kontributin e dhënë në misionin e tyre paqeruajtës në Kosovë e në veçanti për Akademinë, gjithashtu ai përmendi edhe ndihmën e ushtarëve Italian që kanë dhënë për personat me aftësi të kufizuara gjatë ditëve sa mbahet miniolimpiada në Akademi.
Ndërsa delegacioni nga KFOR-i italian u ndan të kënaqur me vizitën në Akademi , ku interesimi i tyre ishte lidhur me trajnimet, gradat e Policisë së Kosovës si dhe instruktorët të cilët ligjërojnë në Akademi.
Në fund delegacioni të shoqëruar nga menaxhmenti i lartë i Akademisë vizituan edhe objektet përcjellëse, ku nga instruktorët u informuan lidhur me punën praktike që zhvillojnë pjesëtarët e sigurisë publike.
Hapet konkurs plotësues për pranimin e studentëve të rinj në Fakultetin e Sigurisë Publike
Vushtrri, 20 shtator 2017 – Në Akademia e Kosovës për Siguri Publike, u hap konkursi për afatin e dytë për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve bachelor, në Fakultetin e Sigurisë Publike për vitin akademikë 2017/2018.
Të drejtë aplikimi në këtë afat kanë zyrtarët e Doganës së Kosovës dhe Agjencionit për Menaxhimin Emergjent.
Për më shumë informata kliko me poshtë:
U mbajt takimi i radhës i Bordit të Akademisë
Vushtrri, 18 shtator 2017 – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot u mbajt takimi i radhës i bordit ku u diskutua për rrjedhat e fundit në Akademi siç janë pranimi i studentëve për vitin akademik 2017/2018, akreditimi, raporti i gjashtë mujorit të fundit etj.
Në takim morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Sprovues të Kosovës Bajram Bujupi i cili një herit është edhe kryesues i Bordit të Akademisë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhumi, Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës Hilmi Mehmeti, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Kosovës Bahri Berisha, ushtrues detyre i Shërbimit Korrektues të Kosovës Sokol Zogaj, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë për Menaxhimin Emergjent Fadil Kodra, Tracy Whittington drejtoreshë për Kosovë e Zyrës për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, Drejtori i Kolegjit Universitarë Policor (POLAMK) në Finlandë njëherit ekspertë afat shkurt i projektit të binjakëzimit Kimo Himberg, Këshilltarja e Lartë e ICITAP-it Drita Pereziç, Këshilltarja Rezidente e Projektit të Binjakëzimit Ritva Vähäkoski si dhe Këshilltarja e Lart e OSBE-së Shpresa Muharremi.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, gjatë takimit duke diskutuar për çështjet që lidhen më trajnimet dhe arsim të lartë, ka raportuar edhe për punën gjashtë mujore të Akademisë.
Drejtori Smakiqi gjatë këtij prezantimi si të arritura kryesore për këtë periudhë veçoi, miratimin e planit vjetor të punës së AKSP-së për vitin 2017, nënshkrimin e marrëveshjes se punës mes Akademisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe CEPOL-it, rishikimin e programit studimor, aplikimin për ri akreditim të programit studimor dhe atë institucional, hartimin e korrikulave për trajnimet profesionale për të gjitha agjencit e sigurisë publike dhe miratimin e tyre nga ana e bordit të AKSP-së, realizimin e tetëdhjetë e tetë trajnimeve me gjithsej 1426 zyrtar të ISP-ve , pjesëmarrjen e Akademisë në konferenca ndërkombëtare siç janë ajo e Këshillit të përgjithshëm INTERPA , ajo e Asociacionit Ndërkombëtarë të Drejtorëve dhe Trajnimit në Zbatimin e Ligjit (IADLEST) etj. Po ashtu drejtori Smakiqi si të arritur e ka paraqit edhe pranimin e Akademisë në Asociacionin e Kolegjeve Evropiane të Shërbimit të Zjarrëfikjes EFSCA, donacioni nga ICITAPI i cili është Pajisja e trajnimit të simulimit të armëve të zjarrit (FATS) etj.
Drejtori Smakiqi tha se njëra ndër të arriturat është edhe akreditimi i institucionit të Akademisë për periudhën pesë vjeçare.
Ndërsa, Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Bejtush Gashi gjatë takimit të bordit ka raportuar për zhvillimin e konkursit për pranimin e studentëve në programin bachelor të studimeve për vitin akademik 2017 /18.
Duke cilësuar se procesi i pranimit të studentëve ka ecur mirë, dekani Gashi ka raportuar për numrin e studentëve të pranuar në secilin drejtim të Fakultetit të Sigurisë Publike, si janë drejtimi policor, doganor, menaxhimi emergjent si dhe korrektues dhe sprovues.
Kurse Tracy Whittington drejtoreshë për Kosovë e Zyrës për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, gjatë takimit shprehu gatishmërinë për bashkëpunimin me Akademinë.
Drejtori i Kolegjit Universitarë Policor (POLAMK) në Finlandë njëherit ekspertë afat shkurt i projektit të binjakëzimit Kimo Himberg, tha se projekti i binjakëzimit është në rrugë të drejtë.
“Jam i lumtur që shoh zhvillimin e vazhdueshëm të Akademisë drejt arritjes së synimeve të saj”, tha Himberg.
Himberg falënderoi anëtarët e Bordit të Akademisë për punën dhe bashkëpunimin e ndërsjellët.
Tracy Whittington vizitoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike
Vushtrri, 18 shtator 2017- Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi priti sot në takim drejtoreshën e sapoemëruar për Kosovë e Zyrës për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL), Tracy Whittington e shoqëruar nga e Drita Pereziç Këshilltare e Lartë e menaxhmentit ekzekutiv të Ministrisë së Punëve të Brendshme nga ICITAP, Drita Pereziç.
Gjatë vizitës Whittington u njoftua nga afër me historikun dhe zhvillimet në AKSP-së, të arriturat dhe sfidat e saj. Po ashtu gjatë qëndrimit në Akademi Whittington u njoftua edhe për kontributin dhe donacionet që Ambasada Amerikane i jap Akademisë.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi shprehu mirënjohjen dhe falënderimin e tij të thellë për tërë kontributin, përkrahjen dhe ndihmën që SHBA-të kanë dhënë për AKSP-në që nga themelimi i saj e deri më sot. Ndërsa Whittington u shpreh e kënaqur me zhvillimet e Akademisë. Ajo tha se AKSP edhe më tutje do ta ketë përkrahjen nga SHBA-të, përfshirë dhe INL-në.
Pas këtij takimi, delegacioni vizitoi pajisjen e Simulimit të Trajnimit me Armë Zjarri (FATS) të dhuruar nga INL për AKSP-në në qershor të këtij viti.
.
Në Tiranë zhvillohet punëtoria për Përkrahjen e Akademisë për ta zhvilluar programin e mentorimit dhe intershipit bazuar në programin profesional të agjencive të sigurisë publike
Tiranë, 14 shtator 2017 – Në mbështetje të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), sot filloi punëtoria e cila ka për qëllim përkrahjen e Akademisë për t'i zhvilluar trajnimet profesionale gjegjësisht Doracakun e Praktikes Profesionale për Sigurisë Publike.
Në këtë punëtori po marrin pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE me mision në Kosovë Ake Roghe, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës Dejan Jankoviç, Këshilltarja e Lartë e ICITAP-it Drita Perziç, Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Bejtush Gashi, përfaqësuesit e agjencive të sigurisë publike si dhe menaxhmenti i lartë të cilët janë edhe anëtarë të grupit punës për finalizimin e këtij drafti.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, në fjalimin e tij gjatë hapjes se punëtorisë, duke falënderuar të gjithë akterët të cilët janë të përfshirë në krijimin e moduleve sa me profesionale për trajnimin e pjesëtarëve të sigurisë, tha se Akademia do të vazhdojë të ofroje trajnime dhe arsim të lartë me standarde evropiane për të gjithë zbatuesit e ligjit. Smakiqi më këtë rast falënderoi OSBE-në për organizimin e kësaj punëtorie e cila është shumë e rëndësishme për Akademi.
Drejtori Smakiqi tha se Akademia ka shënuar progres në realizimin e punëve të saj siç janë akreditimi institucional i Akademisë për pesë vite, akreditimi tre vjeçar i programit studimor si dhe realizimi i trajnimeve të shumta për zyrtarët e sigurisë publike.
“Këtë vit kemi pasë disa çështje të rëndësishme akreditimin e institucionit të Akademisë për pesë vjet si dhe akreditimin tre vjeçar të programit studimor dhe tani jemi në përfundim të kompletimit të dokumenteve për të aplikuar për validimin e programeve profesionale“, u shpreh Smakiqi duke thënë se ky është një rrugëtim i përbashkët që të jemi sa më afër standardeve profesional që sot i kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropa.
Ndërsa, drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE Ake Roghe, përgëzoi drejtorin Smakiqi për punën e bërë deri me tani, ndërkohë që ka vlerësuar se Akademia është një shembull për bashkëpunim dhe përkushtim në punë.
Roghe vlerësoj se Akademia është institucioni kryesor më i rëndësishëm në Kosovë nga ky dalin zyrtarë të cilët kujdes për sigurinë e çdo qytetari në vend.
“Gjithçka varet nga ajo se si trajnohen dhe arsimohen zyrtarët e sigurisë, kjo i takon Akademisë, Akademia është një pikë shumë e rëndësishme për këtë, institucioni i juaj është i jashtëzakonshëm sepse nëse ju dështoni, atëherë dështojnë të gjitha agjencitë e sigurisë publik, kështu që gjithçka varet nga trajnimi që ju ofroni', u shpreh Roghe duke vlerësuar se Akademia ka bërë dhe po vazhdon të bëjë një punë shumë të mirë.
“Ju po e bëni një punë të mirë dhe natyrisht ju duhet të vazhdoni ta bëni këtë punë të mirë“, tha Roghe.
Ndërkaq, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës Dejan Jankovic duke falënderuar OSBE-në dhe ICITAP-in për përkrahje, u shpreh i kënaqur që është pjesë e punëtorisë ku bëhet fjalë për zhvillimin e fushës së arsimit dhe edukimit të zyrtarëve të sigurisë publike. “Është mirë ta përkrahim njëri tjetrin dhe të japim përvojat tona në lidhje mbi planet, idetë dhe programet e reja lidhur me trajnimet. Sa i përket kësaj punëtorie policia është e gatshme të kontribuoi për këtë program dhe të bashkëpunojë edhe me tutje“, tha Jankovic
Po ashtu edhe Këshilltarja e lartë e ICITAP-it Drita Perezic vlerësoi se Akademia është një institucion shumë i rëndësishëm për vendin.
Pereziç u shpreh se ICITAP do të vazhdoj ta përkrah Akademinë edhe në të ardhmen si institucion për trajnimin dhe arsimimin e zyrtarëve të sigurisë në vend.
“ICITAP e përkrah Akademinë dhe do të vazhdojë të përkrah edhe në të ardhmen më disa ndryshime tjera siç është inicimi i procesit për akreditimin ndërkombëtarë të Akademisë. Akademia të jetë e para në regjion që do të ketë akreditim ndërkombëtarë më standarde të larta“, tha Pereziç
Punëtoria për ta përkrahur AKSP-në për ta zhvilluar programin e mentorimit dhe intershipit bazuar në programet e aftësimit profesional të agjencive të sigurisë publike e mbështetur nga OSBE-ja do të zgjasë tri ditë.
Në Akademi u mbajt takimi i gjashtë i Komitetit Drejtues
Vushtrri, 13 shtator 2 017 – Sot në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Komiteti Drejtues i Projektit të Binjakëzimit mbajti takimin e gjashtë më radhë, ku u vlerësua se ky projekt është duke u realizuar më sukses.
Në takim morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, Rafael Nievergelt përfaqësues i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE Ake Roghe, Udhëheqësja e Projektit të Binjakëzimit Krista Haak, Ritva Vahakoski eksperte e projektit, Avni Gashi ekspert për Sigurimin e Cilësisë në Autoritetin Kombëtar të Koalifikimeve, Shpresa Muharremi përfaqësues e OSBE-së në Akademi, Agron Rukiqi nga Policia e Kosovës, Adem Shala nga Shërbimi Sprovues i Kosovës, Bujar Mustafa nga Inspektorati Policor i Kosovës, Bashkim Arifi nga Dogana e Kosovës dhe Bahri Pajaziti nga Agjencia e Menagjimit të Emergjencave.
Drejtori I Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi duke përshëndetur të pranishmit ai foli për proceset e tanishme të cilat po kalon Akademia si procesi i pranimit të studentëve, përgatitja e doracakut të intershipit, përgatitjet që do të mbahen lidhur me aplikimin e Akademisë në Autoritetin Kombëtarë të Kualifikimeve, për validimin e programeve profesionale etj.
Smakiqi po ashtu foli edhe për takimin që kishte me ministrin e ri të Punëve të Brendshme ku njëherit tha se e ka informuar për rrjedhat që janë aktuale në Akademi, duke e shprehur vullnetin tij për bashkëpunimin në realizimin e proceseve të rëndësishme të cilat e presin AKSP.
Drejtori Smakiqi po ashtu ka përmendur edhe akreditimin e Akademisë duke falënderuar të gjithë akteret e përfshirë në këtë proces mjaftë të rëndësishëm për agjencionet e sigurisë si dhe vet AKSP-në. Gjithashtu ai përmendi edhe vlerësimet pozitive që kanë dhënë ekspertët e akreditimit, ku falë punës dhe angazhimit të përbashkët kanë rekomanduar akreditimin e programit bachelor tre vjeçar dhe institucionin e Akademisë për pesë vite.
Smakiqi foli edhe për vizitën e tij në Finlandë e cila ka të bëjë më vazhdimin e bashkëpunimit me Akademinë Policore të Finlandës. Ai po ashtu tha presum një finalizim për marrëveshje bashkëpunimi edhe me Akademinë policore nga Maqedonia.
“Me iniciativën e Akademisë ne po shpresojmë vitin e ardhshëm do ta kemi përveç këtyre marrëveshje bilaterale të kemi edhe marrëveshje multilaterale me katër agjensionet , ne kemi propozuar dhe jemi në pritje të përfundimit të draftit të përbashkët të kësaj marrëveshje që të formojmë një bërthamë të përbashkët të akademive policore më synim të bashkëpunimin sidomos në fushën e trajnimeve të arsimit të lartë si dhe të hulumtimit”, tha Smakiqi.
Udhëheqësja e Projektit të Binjakëzimit Krista Haak gjatë raportimit për ecurinë e projektit të binjakëzimit tha se në përgatitjen e programit bachelor është shënuar një arritje e madhe ku sipas saj kjo është një shembull i bashkëpunimit mes ekspertëve të projektit dhe stafit të Akademisë.
“Akademia është dukë shkuar në drejtim të arritjes së qëllimit për të qenë një agjension i njohur për hulumtimet dhe studimet e sigurisë publike në fushën e sigurisë publike”, tha Haak duke thënë se edhe në këtë tre mujor është arritur progres.
“Puna është në proces dhe ende vazhdon, të gjitha proceset kanë arritur në fund dhe jemi në fazën finale”, tha Haak.
Ndërsa, Rafael Nievergelt përfaqësues i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, tha se Akademia është shembull i mirë për të gjitha institucionet tjera.
“Jam shumi i lumtur që dëgjoi disa herë mbi suksesin e arritur lidhur me akreditimin, dëshiroi t’ju përgëzojë të gjithëve për angazhim të përbashkët dhe me vjen mirë që ka rezultuar pozitivë”, tha Nievergelt duke thënë se çfarë do që ndodh për rreth kemi një institucion siç është Akademia i cili ka arritur nivelin e duhur për ti trajnuar njerëzit që punojnë në teren që ta kryejnë punë e tyre sa më mirë.
“Kemi një institucion të shkëlqyeshëm dhe si rezultat i kësaj do të kemi persona të trajnuar mirë”, u shpreh Nievergelt .
Drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE Ake Roghe ka përgëzuar Akademinë për suksesin e arritur njëherit ka vlerësuar se Akademia është duke ecur në realizimin e programeve më shpejtë se sa është planifikuar
“Ju bëni shumë punë të mirë, kemi kënaqësinë t’ju mbështesim juve”, tha Roghe. Roghe përmendi planifikimet që kanë për vitin a ardhshëm ku do të realizohen disa vizita studimore në akademitë policore në Suedi dhe Norvegji.
Ndërkaq, Ritva Vahakoski bëri prezantimin e raportit tre mujorit të projektit të binjakëzimit maj –korrik kur raportoi për ecurinë e komponentëve.
Kurse përfaqësuesit e Agjencive të Sigurisë Publike vlerësuan se projekti i binjakëzimit duke thënë se është mjaftë i rëndësishëm për agjencionet e sigurisë. Po ashtu ata ofruan përkrahjen dhe bashkëpunim edhe me tutje.
Publikohen rezultatet për pranimin e studentëve në Fakultetin e Sigurisë Publike për vitin akademik 2017/2018
Vushtrri, 04 shtator 2017 – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) publikohen rezultatet për pranimin e studentëve në Fakultetin e Sigurisë Publike për vitin e parë akademik 2017/2018.
Afati për parashtrimin e ankesave është nga data 05.09.2017 deri me datën 07.09.2017. Dorëzimi i ankesës bëhet tek zyret e shërbimeve studentore në Akademi.
Listën e rezultateve të zyrtarëve të cilët kanë aplikuar për studime në Fakultetin e Sigurisë Publike e gjeni më poshtë.
KLIKO KETU