}

NewsArticle

15/10/2018

Në Akademinë filloi trajnimi i gjeneratës së re të Inspektoratit Policor

Vushtrri, 15 tetor 2018- Sot në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike  filloi trajnimi i gjeneratës së re të trajnimit/programit profesional, “Inspektor i Inspektoratit Policor të Kosovës”, ku pjesëmarrës janë shtatëmbëdhjetë kadetë.

Në këtë ceremoni  të pranishëm ishin Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, Miradije Kelmendi  Kryeshefe Ekzekutive e Inspektoratit Policor të Kosovës  si dhe zyrtarë  të lartë nga institucionet e sigurisë publike dhe organizatat ndërkombëtare.

Drejtori  i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi  theksoi, se “jeni gjenerata e parë që po filloni trajnimin bazikë të një programi profesional i cili është si rezultat i projektit të binjakëzimit të Komisionit Evropian” . 


Ai tha se është hera e parë që në Akademia një agjenci fillon trajnimin profesional me program të validum  nga Autoriteti Kombëtarë i Kualifikimeve, si rezultat i punës  së përbashkët të eksperteve vendor e të projektit të binjakëzimit.

Në fund drejtori Smakiqi iu uroi sukses në përfundimin e këtij trajnimi pjesëmarrësve.

Ndërsa Kryeshefja e Inspektoratit Policor të Kosovës Miradije Kelmendi tha se sot po shënohet  një moment i veçantë pasi është  gjenerata e parë që do të trajnohen dhe certifikohen në programe tashmë të njohura dhe validuara nga Autoriteti Kombëtarë i Kualifikimeve për pozitën profesionale, Inspektor Policorë.

“ Juve  ju  pret  një periudhë e vështirë në të cilën kërkohet angazhim dhe përkushtim i përditshëm, ne presim që ju  të përfundoni këtë sfidë me rezultate të larta dhe pastaj bashkë të punojmë si pjesë e strukturës së Inspektoratit Policor për të rritur efikasitetin dhe profesionalizmin  në arritjen me sukses të misionit të rëndësishëm të përcaktuar me ligj”, përfundoi Kelmendi.

Në fund ajo falënderoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike dhe stafin për punën dhe përkushtimin e vazhdueshëm duke ju uruar suksese në arritjen e objektivave.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

CEPOL mban trajnim për zbatuesit e ligjit në Kosovë
CEPOL mban trajnim për zbatuesit e ligjit në Kosovë
Prishtinë, 12  tetor  2018 –  Agjencia e Bashkimit Evropian për Trajnim në zbatimin e Ligjit (CEPOL) dhe Zyra e Kombeve të Bashkuar për Droga dhe Krime(UNODC) kanë filluar projektin për hetimin financiar në Evropën Juglindore,financuar nga Komisioni Evropian në kuadër të Instrumentit të Ndihmës sëPara-Anëtarësimit (IPAII), i cili do të zgjasë për dy vite deri në fund të vitit 2019.

 
Ky trajnim në  Kosovë  është mbështetur  nga  Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP). Projekti është pjesë integrale e Shtyllës së dytë Qeverisjes Integruese të Sigurisë së Brendshme (IISG), iniciativa e Ballkanit Perëndimor për Luftimin e Krimeve Serioze (WBCSCi) dhe Programit Rajonal të UNODC për Evropën Juglindore.


Në kuadër të këtij projekti, CEPOL për zyrtarët e zbatimittë ligjit të Kosovës po ofron kurse rezidenciale në vendet e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor dhe programe shkëmbimi. Trajnimin e parë në kuadërtë këtij projekti në ndonjërin nga vendet e Ballkanit Perëndimor CEPOL e kaorganizuar në Kosovë nga 8 - 12 tetor 2018 “Hetimet financiare që kanë të bëjnëme trafikimin e narkotikëve”, i cili është mbajtur Prishtnë.


Ky trajnim njëherësh paraqet edhe trajnimin e parë të organizuar ndonjëherë nga CEPOL në Kosovë.
 

Në këtë trajnim  kanë marrë pjesë njeztë e nëntë  zyrtarë nga institucionet e zbatimit të ligjit të Kosovës, dhe atë dhjetë zyrtarë nga Policia e Kosovës (PK), dy mësimdhënës nga Fakultetit i Sigurisë Publike i AKSP-së, katër prokurorë, dy gjyqtarë, katër zyrtarë nga Dogana e Kosovës (DK), katër zyrtar nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) dhe tre  zyrtarë nga Njësia e Inteligjencës Financiare (NjIF).

Pjesëmarrësit vlerësuan se mbajtja e këtij trajnimi ishte shumë i rëndësishëm.


Në fund të trajnimit i cili ka zgjatur një javë pjesëmarrësit janë pajisur edhe më certifikata. Në ceremoninë e ndarjesë së certifikatave morën pjesë Nahit Sharku zëvendës Drejtor i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK),  Agron Llugali zëvendës drejtor i Drejtorisë së Zbatimit të Ligjit i Doganës së Kosovës (DK), Imer Beka kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Ibrahim Berisha  Zëvendës Kryeprokuror i Prokurorisë në Prishtinë, Udhëheqësi i Divizionit për Marrëdhënie me Jashtë Avni Istrefi si dhe Skender Agaj nga Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.
Lexo më shumë
Jeffry Treistman  porf. nga Universiteti i New Haven i SHBA-ve vizitoi Akademinë
Jeffry Treistman porf. nga Universiteti i New Haven i SHBA-ve vizitoi Akademinë

Vushtrri, 23 tetor 2018 - Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi së bashku me Dekanin e Fakultetit të Sigurisë Publike Nexhat Jashari pritën në takim  Jeffry Treistman  porf. nga Universiteti i New Haven i SHBA-ve i cili ishte i shoqëruar edhe nga zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

 

Qëllimi i këtij takimi ishte  bashkëpunimi në mes të Universitetit New Haven  të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, si dhe mundësia e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit.

 

Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi gjatë këtij takimi theksoi gatishmërinë për të bashkëpunuar ngushtë me Universitetin New Haven,  duke shkëmbyer përvojat akademike për të shtyrë përpara proceset më të mira të cilësisë në  të mirë të funksionimit të Fakultetit të Sigurisë Publike në kuadër të Akademisë.

 

Gjithashtu Drejtori Smakiqi gjatë  këtij takimi foli edhe për historikun e Akademisë, bashkëpunimin ndërkombëtarë,  Akreditimin  Ndërkombëtar  të Akademisë nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ( IADLEST), si dhe progresin e arritur  në arsimimin dhe trajnimin e zyrtarëve të institucioneve të sigurisë.

 

Ndërsa Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Nexhat Jashari  u shprehë mëse i  bindur se bashkëpunimi me Universitetin New Haven është shume i nevojshëm dhe i mirëseardhur në ngritjen e kapaciteteve, shkëmbimin e përvojave dhe profesorëve, si dhe nevojën e bashkëpunimit për fillimin e arsimimit postdiplomikë- master.

 

Nga ana e tij Jeffry Treistman  porf. nga Universiteti i New Haven u shpreh  shumë optimist që së bashku do të bashkëpunojnë ngushtë në të mirë  të funksionimit të Fakultetit të sigurisë Publike .“Besojmë se do të kemi bashkëpunim të mirë me këshillat në kuadër të fakulteteve, e me menaxhmentin në mënyrë që te krijojmë një ambient edukativo arsimor të nivelit të lartë.” tha Treistman.

 

Në fund ata vizituan edhe objektet përcjellëse të Akademisë ku u informuan nga instruktorët me punën praktike të cilën bëjnë zyrtarët e institucioneve të sigurisë. 

 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës