}

NewsArticle

05/11/2018

OSBE-ja dhuron donacion Akademisë

Vushtrri, 5 nëntor 2018 - Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE), sot dhuroi një  donacion  për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike i cili përmban pajisje të teknologjisë informative të cilat  do të përdoren për mësim e-learning.
 
Të pranishëm në ceremoni ishin Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi,  Udhëheqësi i Misionit të OSBE-së në Kosovë  Jan Braathu, Drejtor i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike Ake Roghe, Shpresa Muharremi  këshilltare kombëtare nga OSBE-ja,  si dhe zyrtarë të lartë nga Akademia.

Drejtori  i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi falënderoi misionin e OSBE-së në Kosovë për ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë dhe po vazhdojnë të japin në ngritjen e kapaciteteve të Akademisë.  Ai tha se ky donacion do të shërbejë për student dhe të gjithë pjesëtarët e sigurisë që ndjekin mësime  e-learning  në Akademi , i cili  program mësimor është si rezultat i projektit të binjakëzimit  të Komisionit Evropian përmes  eksperteve nga Finlanda dhe Estonia.

 

“Nuk ka munguar asnjëherë mbështetja e OSBE-së për Akademinë duke dhënë donacione të shumta për ngritjen sa më profesionale për pjestarët e sigurisë publike”,  tha Smakiqi.  Në fund  Drejtori Smakiqi  kërkoi qe ky bashkëpunim  të vazhdoj edhe në të ardhmen.

Në fjalën e tij Udhëheqësi i Misionit të OSBE-së në Kosovë  Jan Braathu, tha se ndihet i lumtur për ndihmën e vazhdueshme që ka dhanë OSBE-ja për Akademinë. Ai tha se zhvillimi i Akademisë ka qenë  mision i OSBE-së , si dhe njëri nder sukseset kryesore te sajë me mision ne Kosovë.


Gjithashtu ai e vlerësoi lartë punën  dhe vizionin e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, si dhe hapjen e studimeve bachleor , duke e vlerësuar  si një program studimor mjaft të rëndësishëm . 


 Braathu, theksoi se ky nuk është fundi i përkrahjes nga OSBE-ja dhe mbështetja  nuk do të mungoj as në të ardhmen.
Në fund të këtij takimi ai mbajti edhe një ligjëratë para studentëve të Fakultetit të Sigurisë me temë;

“Policimi në bashkësi në parandalimin e kërcënimeve transnacionale”, ku në fund  studentët patën rastin të parashtrojnë pyetje dhe komente.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Anne Kanitra detektive e pensionuar mbajti ligjëratë në Akademi
Anne Kanitra detektive e pensionuar mbajti ligjëratë në Akademi

Vushtrri, 24  tetor 2018 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot para studenteve të Fakultetit të Sigurisë mbajti ligjëratë Anne Kanitra detektive e pensionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Në këtë ligjëratë të pranishëm ishin edhe Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi i cili me këtë rast falënderoi znj. Kanitra për mundësin që para studentëve të Fakultetit së Sigurisë të mbajë ligjëratë me tema të cilat janë me rëndësi dhe interes të tyre.

 

Qëllimi i kësaj ligjërate me temë, “Drejtësi për Viktimat, Dënimi për Kryesit” , ishte shënimi i javës për të drejtat e viktimave të krimit, të organizuar nga Ambasada  e SHBA-ve në Prishtinë  në bashkëpunim me Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

 

Gjatë kësaj ligjërate  studentët patën rastin  të parashtrojnë pyetje  dhe të bashkëbisedojnë me znj. Kanitra lidhur me tema të caktuara të cilat lidhen kryesisht me fushën e sigurisë të cilën edhe studiojnë.

 

 

Lexo më shumë
Një delegacion nga Turqia vizitoi Akademinë
Një delegacion nga Turqia vizitoi Akademinë

Vushtrri, 06 nëntor 2018, Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot e vizitoi një delegacion nga Turqia nga fusha e emergjencave të cilët ishin të shoqëruar edhe nga zyrtar të lartë të Agjencisë së Menagjimit Emergjent  ( AME).

Delegacioni u prit nga Drejtori i Departamentit për Trajnime dhe Përkrahje Programore Kastriot Jashari si dhe zyrtar të lartë nga Akademia, i cili fillimisht i përshëndeti të pranishmit në emër të Drejtorit të Përgjithshëm  Ismail Smakiqi duke ju dëshiruar mirëseardhje në AKSP.

Drejtori Jashari  vlerësoi si shumë të  rëndësishme këtë  vizitë nga delegacioni turk si fillim i një bashkëpunimi në të ardhmen në shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira mes të dy institucioneve.

Më pas Drejtori Jashari para të pranishmëve shpalosi edhe misionin  e Akademisë duke i informuar me trajnimet të cilat mbahen në Akademi  nga gjashtë agjencionet e sigurisë e në mesin e tyre edhe Agjencia për Menagjimin e Emergjencave, si dhe ofrimin e  arsimimit të lartë bachelor.

Gjithashtu Jashari foli edhe për bashkëpunimin ndërkombëtarë që ka Akademia me vendet e rajonit dhe me gjer e me thekës të veçantë ai foli për akreditimin e Akademisë së  Kosovës për Siguri Publike nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, (IADLEST).

Ndërsa delegacioni nga Turqia ishin të interesuar rreth plan programeve në fushën e emergjencave si dhe rreth funksionimit të trajnimeve dhe Fakultetit të Sigurisë Publike brenda Akademisë.
Në fund ata vlerësuan si shumë të  rëndësishme këtë vizitë në Akademi si dhe shprehen interesimin e tyre për bashkëpunim në të ardhmen.
 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës