}

NewsArticle

19/04/2018

Udhëheqësit e Departamenteve të Zbatimit të Ligjit të OSBE-së nga Vjena dhe vendet e rajonit vizituan Akademinë

Vushtrri, 19 prill 2018 - Një delegacion i përbërë nga udhëheqësit e  Departamenteve të Zbatimit të Ligjit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë  nga Vjena dhe nga vendet e rajonit siç  janë Mali i Zi, Maqedonia, Shqipëria dhe Serbia sot vizitoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), ku u priten nga Drejtori i Përgjithshëm  Ismail Smakiqi.  Qëllimi i vizitës ishte që të njihen më për se afërmi më punën, zhvillimet në Akademi.

Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi duke i dëshiruar  mirëseardhje delegacionit i informoi me zhvillimet e Akademisë dhe historikun e saj.


Drejtorit Smakiqi tha se Akademia do të jetë gjithmonë falënderues ndaj të gjithë atyre që e kanë mbështetur dhe e mbështesin Akademinë në zhvillimin e saj.

“Gjithmonë  falënderues ndaj OSBE-së dhe ICITAP-it. Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë  është pjesë e historisë së Akademisë që nga themelimi e deri më tani e cila ende vazhdon ta mbështes në të gjitha fushat e trajnimit, si dhe përmes donacioneve të shumta”,  u shpreh Smakiqi duke e njoftuar delegacionin për  të arriturat e Akademisë siç janë hapja e Fakultetit të Sigurisë Publike, për bashkëpunimin ndërkombëtarë si dhe pjesëmarrjen e Akademisë në asociacione të kolegjeve policore evropiane dhe ndërkombëtare.


Ndërkohë gjatë takimi drejtori Smakiqi  e njoftoi delegacionin edhe për projektin e i cili ka për qëllim përmirësimin e arsimimit në institucionet e sigurisë.
Duke folur për rendësin e arsimimit, Smakiqi i njoftoi delegacionin  rreth akreditimit të Akademisë  dhe programeve të saj si dhe rreth procesit të akreditimit nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve të Zbatimit të Ligjit dhe Trajnimit (IADLES) të SHBA-së

Ndërkaq delegacion në fjalë gjatë vizitës u interesuan për proceset nëpër të cilët ka kaluar dhe është duke kaluar Akademia, si dhe  për trajnimet që zhvillohen në Akademi.
Guy Vinet  Udhëheqës i Njësisë për Çështje Strategjike Policore në OSBE me seli qendrore në Vjenë të Austrisë u shpreh i kënaqur më vizitën në Akademi, ndërkohë që inkurajoi drejtorin Smakiqi për të arriturat.


Vinet vlerësoj se Akademia luan rolin kryesor për mes trajnimeve të mirëfillta, që një polici  të jetë e suksesshme.

“Trajnimi i policisë është shumë rëndësishëm. Policia është publiku dhe publiku është policia, pra për të pasur sukses duhet të punojmë se bashku me popullin”, u shpreh Vinet.  Vinet foli edhe rreth projektit i cili siç tha ai është shumë i rëndësishëm për zbatuesit e ligjit.

“Për të arritur qëllimin dhe punë të mirë, duhet të bashkëpunohet dhe të punohet në ekip”, tha Vinet.

Ake Roghe, Drejtor i Departamenti për Rend dhe Siguri Publike  në OSBE gjatë takimit tha se Akademia është shumë e rëndësishme për vendin.

“Falënderoi Akademinë për punën e mirë që e bëjnë, drejtorin Smakiqi dhe gjithë ekipin.  Akademia ka një rol të rëndësishëm në ndërtimin e kapaciteteve për policinë”, u shpreh Roghe.

Roghe duke vlerësuar se  Policia e Kosovës është njëra ndër policitë më të mira në regjion tha se e gjithë kjo është mëritë e Akademisë.

Roghe gjithashtu foli edhe për  inkuadrimin e femrave në radhët e Policisë së Kosovës, duke thënë se është shumë më rëndësi që në radhët e policisë  të ketë edhe më shumë femra.
 


  • Share:

Lexo lajme tjera:

Një  delagacion i i KFOR-it nga Armata e Shteteve të Bashkuara në Kampin Bondsteel vizitoi Akademinë
Një delagacion i i KFOR-it nga Armata e Shteteve të Bashkuara në Kampin Bondsteel vizitoi Akademinë

Vushtrri, 10 prill 2018 – Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) sot e vizitoi nje delagacion i i KFOR-it nga Armata e Shteteve të Bashkuara në Kampin Bondsteel, i kryesuar nga major Bahadori dhe rreshter major i Komandës Andreë McKindley.

Delegacioni u pritë nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi dhe Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike në Akademi Bejtush Gashi.Gjatë kësaj vizite delegacioni u njoftuar  për historinë, kapacitetet dhe zhvillimin e mëtejmë të Akademisë.

“Bashkëpunimi me KFOR-in amerikan konsiderohet i një rëndësie të veçantë, duke marrë parasysh kontributin tejet të rëndësishëm të juajin për paqe dhe stabilitet në Kosovë”, theksoi drejtori Smakiqi, duke potencuar organizimin e trajnimeve të veçanta nga AKSP-ja për zyrtarët e sigurisë publike të Kosovës në fushën e krimeve kibernetike, korrupcionit, krimit të organizuar dhe terrorizmit.


Përderisa dekani Gashi u shpreh i hapur për bashkëpunim me KFOR-in amerikan përmes organizimit të ligjëratave të përbashkëta në fusha të interes të përbashkët, siç është bashkëpunimi civilo-ushtarak.


Nga ana e tyre, eprorët nga Kampi Bondsteel i Armatës së SHBA-ve u shprehën të kënaqur me nivelin dhe cilësinë e arsimit dhe trajnimit të ofruar në Akademi, duke shprehur përkrahje të mëtejme për Akademinë.

 

Lexo më shumë
Akademia e Kosovës për Siguri Publike akreditohet nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, kurse gjatë javës së ardhshme pritet të akreditohet nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Akademia e Kosovës për Siguri Publike akreditohet nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, kurse gjatë javës së ardhshme pritet të akreditohet nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Vushtrri, 27 prill 2018- Pas një procesi më shumë se dy vjeçar, Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, më datën 26 prill 2018 ka akredituar Akademinë e Kosovës për Siguri Publike dhe ka validuar Programet Profesionale:
Polic i Ri, Inspektor i IPK, Zyrtar Doganor, Zyrtar Korrektues dhe Zyrtar Sporovues. Kualifikimin Zjarrfikes vendimi do të merret në muajin gusht 2018.

Procesi i krijimit të këtyre programeve profesionale është realizuar nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike, Agjencitë e Sigurisë Publike gjatë zhvillimit të Projektit të Binjakëzimit, të përkrahur nga ekspertë nga Finlanda dhe Estonia.

Akademia e Kosovës për Siguri Publike gjatë javës së ardhshme do të vlerësohet nga ekipi i ekspertëve vlerësues nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me qëllim të akreditimit ndërkombëtar të Akademisë.

Kjo është hera e parë që ky asociacion bënë një vlerësim dhe akreditim ndërkombëtar jashtë SHBA-ve. Akademia e Kosovës për Siguri Publike e ka rastin të jetë institucioni i parë në regjion dhe më gjerë me status të Institucionit me Akreditim Ndërkombëtarë.

Drejtori i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike z.Ismail Smakiqi, gjatë këtyre dy ditëve, me rastin e akreditimit të Akademisë nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve dhe procesit të akreditimit nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka zhvilluar takime njoftuese me personelin e Akademisë, studentët, pjesëmarrësit në trajnime, profesorët e Fakultetit të Sigurisë Publike, instruktorët dhe mësimdhënësit e Agjencive të Sigurisë Publike si dhe Partner ndërkombëtar ICITAP, OSBE dhe Projekt i Binjakëzimit.
 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës