}

NewsArticle

15/05/2018

Zëvendës ambasadori i OSBE-së Kilian Wahl vizitoi Akademinë

Vushtrri, 14 maj 2018 -  Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) Ismail Smakiqi, priti sot në takim zëvendës ambasadorin e misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Republikën e Kosovës  Kilian Wahl.

Në takim të pranishëm ishin edhe  Shpresa Muharremi  këshilltare  Kombëtare e OSBE-së për AKSP-në, Nënkolonel Driton Zabërgja  njëherit Drejtor i Drejtorisë për Trajnime Mandatore në Policinë e Kosovës,   Ritva Vahakoski  këshilltare Rezidente e Binjakëzimit  si dhe bashkëpunëtorët e Drejtorit të Përgjithshëm.


Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë  Ismail Smakiqi gjatë takimit prezantoi disa nga objektivat dhe prioritete të cilat ka për qëllim ti realizoj gjatë këtij viti. Duke prezantuar të arriturat e Akademisë drejtori Smakiqi e informoi zv/ambasadorin Wahl për trajnimet, aktivitetet dhe punën e bërë  në Akademi.

Drejtori Smakiqi falënderoi misionin e OSBE-së në Kosovë për ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme dhe shumë të çmueshme për Akademinë në të gjitha fushat e zhvillimit të përgjithshëm të saj. Zëvendës ambasadori po ashtu u njoftua edhe për projektet e shumta të përkrahura nga  OSBE-ja në Kosovë, projekte këto të përkrahura në forma të ndryshme  siç janë donacionet e shumta, organizimi i trajnimeve për pjesëtarët e sigurisë publike apo zbatuesve të ligjit në Kosovë, ngjarjeve të ndryshme në të mirë të komuniteteve në Kosovë, përkrahja e pa rezervë në zhvillimin e gjithmbarshëm të Akademisë, etj.

Në këtë rast drejtori Smakiqi potencoi nevojën aktuale të Akademisë për projektin e radhës bazuar në  nevojat e paraqitura të institucioneve të sigurisë publike në Kosovë, e që është zhvillimi i programit studimor master (MA) në fushën e sigurisë Publike në AKSP. 

Për këtë çështje, drejtori Smakiqi shtoi se nga përkrahja financiare e Ambasadës Gjermane në Kosovë, nga përkrahja e OSBE-së me ekspertin gjerman z. Klaus Welter (PhD) nga Universiteti i Policisë Gjermane nga Munster, është bërë një studim fizibiliteti me të gjitha palët e interesit vendor dhe ndërkombëtarë për programin studimor master në fushën e sigurisë publike në AKSP dhe përgjigja ka qenë “Po”. Zëvendës ambasadori Wahl u njoftua po ashtu se kjo është nevojë akute e Akademisë për të cilën presim përkrahjen e misionit të OSBE-së në Kosovë

Ndërsa zëvendës ambasadori i misionit të OSBE-së në Kosovë Kilian Wahl, duke shprehur gatishmërinë e tij për përkrahjen të vazhdueshme tha se Akademia  është një institucion mjaftë i rëndësishme në Kosovë.

Zëvendës ambasadori  Wahl duke shprehur kënaqësinë për vizitën e tij në Akademi, gjatë takimit falënderoi drejtorin Smakiqi për punën që e bënë në Akademi dhe sukseset e mëdha të arritura në rrafshin kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Ndër të tjerash zëvendës ambasadori Wahl shtoi se “Jam i fascinuar me arritjet e bëra në AKSP. Në kuadër të takimeve tona në misionin e OSBE-së në Kosovë, informohemi dhe kemi diskutuar për çështjet dhe nevojat e Akademisë. Shprehi kënaqësinë të ju informoj se do të jemi përkrahë ngritjes së kapaciteteve profesionale të zbatimit të ligjit në Kosovë, do të jemi përkrah Akademisë”

Më pastaj u zhvilluan prezantimet e ndryshme për  AKSP-në në përgjithësi, për projektin aktual të binjakëzimit, për rolin dhe kontributin e Policisë së Kosovës në kuadër të trajnimeve dhe arsimimit në AKSP-së si dhe prezantimi mbi Fakultetin e Sigurisë Publike në AKSP. 

Në fund të vizitës, u zhvillua një vizitë e shkurtër e kampusit të Akademisë.








  • Share:

Lexo lajme tjera:

Drejtori Smakiqi priti kryetarin e Norwalk nga SHBA Tom Phillips
Drejtori Smakiqi priti kryetarin e Norwalk nga SHBA Tom Phillips


Vushtrri 11 maj 2018 -
Një delegacion nga qyteti i Norwalkut të Iowa-së  nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), i kryesuar nga kryetari i kësaj komune Tom Phillips vizitoi sot Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP),  ku u priten nga Drejtori i Përgjithshëm Ismail Smakiqi. Po ashtu delegacioni ishte i shoqëruar edhe nga kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri. Vizita kishte për qëllim njoftimi më për se afërmi më Akademinë, misionin dhe vizionin e saj.

Drejtori Smakiqi duke i falënderuar delegacionin për vizitën i njoftoi për të gjitha aktivitetet që zhvillohen  në Akademi, si dhe për procesin nëpër të cilin po kalon institucioni ynë.

 Smakiqi gjatë këtij takimi falënderoi SHBA-në për ndihmën e vazhdueshme që po i bënë Kosovës dhe vlerësoi lartë kontributin e tyre që kanë dhënë në ndërtimin dhe ngritjen e institucioneve të sigurisë.

 Duke folur për bashkëpunimin që Akademia ka me Ambasadën amerikane në Kosovë, konkretisht për ICITAP-in,  drejtori Smakiqi tha se ndihma e  SHBA-ve është e nevojshme për vendin tonë, ndërkohë shfaqi shpresën se bashkëpunim me SHBA-të do të vazhdojë edhe me tutje.

Drejtori Smakiqi  e njoftoi delegacionin edhe për projektet e financuara nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë siç janë donacionet e shumta, organizimi i trajnimeve për pjesëtarët e sigurisë publike etj.
 
“Falënderoi Shtete e Bashkuara të Amerikës për kontributin e dhënën në  Akademi.  Akademia është në funksion të trajnimit dhe arsimimit të lartë për të gjithë zbatuesit e ligjit në institucionet e sigurisë”, u shpreh Smakiqi.
Ndërkaq, kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri gjatë takimit falënderoi drejtorin Smakiqi për punën që e bënë në Akademi. Ai tha se Akademia e Kosovës për Siguri Publike  është një imazh i mirë për Komunën e Vushtrrisë.
“Faleminderit për punën që e bëni, për angazhimin për profesionalizimin për faktin se na bëni ballë hapur para të gjithë atyre që vizitojnë vendin tonë”, u shpreh Tahiri.

Ndërsa kryetari i qytetit Norwalkut të shtetit Iowa  nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës Tom Phillips  duke falënderuar drejtorin për pritje tha se ndihet i lumtur që sot gjendët në Akademi një institucion i sigurisë  siç është Akademia.


Gjatë këtij takimi delegacioni në fjalë u interesua rreth trajnimeve që zhvillohen në Akademi për zyrtarët e sigurisë publike,  atyre të emergjencave  rreth reagimeve në raste emergjente etj.
Në fund të vizitës delegacioni i  Norwalkut të shtetit Iowa  nga SHBA vizitoi kampusin e Akademisë


 

Lexo më shumë
Akademia akreditohet nga IADLEST
Akademia akreditohet nga IADLEST

Vushtrri, 16 maj 2018 -  Akademia e Kosovës për Siguri Publike  (AKSP) ka fituar Akreditim  Ndërkombëtar nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (International Association of Directors of Law Enforcement Standardsand Training - IADLEST).

Pas një pune më shumë se dy vjeçar, të grupeve punuese nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike, Agjencitë e Sigurisë Publike dhe ekspertët e Projektit të Binjakëzimit, nga Finlanda dhe Estonia, Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, më datën 26 prill 2018 ka akredituar Akademinë e Kosovës për Siguri Publike dhe ka validuar Programet Profesionale: Polic i Ri, Inspektor i IPK, Zyrtar Doganor, Zyrtar Korrektues dhe Zyrtar Sporovues. Kualifikimin Zjarrfikës vendimi do të merret në muajin gusht 2018.

Kurse gjatë ditëve 30 prill; 1, 2 dhe 3 maj 2018, në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike ka qëndruar Ekipi i Ekspertëve Vlerësues nga Asociacioni i lart shënuar (IADLEST), në procesin vlerësimit dhe me qëllim të akreditimit ndërkombëtar të Akademisë.

Akademia më datën 03 maj 2018, gjerësisht ka njoftuar opinionin në Webfaqen e saj për vizitën e Ekipi i Ekspertëve Vlerësues nga Asociacionit Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, (International Association of Directors of Law Enforcement Standardsand Training - IADLEST) në vizitë fakt mbledhës, në procesin e akreditimit ndërkombëtar të Akademisë. http://www.aksp-ks.net/ 

 

Akreditimi Ndërkombëtar i Akademisë nga IADLEST, është financuar dhe përkrahur nga International Criminal Investigative Training Assistance Program ICITAP (Programi Ndërkombëtar i Ndihmës së Trajnimit të Hetimit Penal) të Departamentit të Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës - Programi për Kosovën.



Dje më datë 14 maj 2018, Akademia ka pranuar shkresën nga z. Michael N. Becar, Drejtor Ekzekutiv i IADLEST, me të cilën njofton për Akreditim të Akademisë nga IADLEST.

Më poshtë do të gjeni shkresën e z.Michael N. Becar, Drejtor Ekzekutiv i IADLEST

“Kjo më jep kënaqësi të madhe t'ju informoj se Akademia e Kosovës për Siguri Publike ka përmbushur me sukses kërkesat që do të jep miratimin e të qenit një Akademi për Zbatimin e Ligjit e akredituar nga Asociacioni Ndërkombëtare e Drejtorëve të Standardeve te  Zbatimit të Ligjit dhe Trajnimit (IADLEST)” .

“Akademia juaj iu është bashkuar një grupi elitar të dedikuar për përsosmëri në ofrimin e trajnimeve të drejtësisë penale në mbarë botën. Politikat, procedurat, proceset, objektet dhe personeli i akademisë suaj përfaqësojnë shembull shumë të mirë në profesionin tonë. Ky akreditim ju jep të drejtën për të shfaqur logon dhe deklaratën e Akademisë së Akredituar IADLEST në literaturën  dhe në objektet tuaja”.

Ky akreditim është i vlefshëm deri më 14 maj 2021.

Kliko këtu: Versioni English



Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës