}

NewsArticle

04/10/2017

Akademinë e vizitoi një delegacion i KFOR-it Italian

Vushtrri, 04 tetor 2017 - Sot Akademinë e Kosovës për Siguri Publike e vizitoi një delegacion  i KFOR-it italian i udhëhequr nga komandanti i Rexhimentit të Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe (MSU),  Kolonel Marco Di Stefano.

 

Delegacioni u prit nga Drejtori i Departamentit  për Trajnime dhe Përkrahje Arsimore Kastriot Jashari, Drejtori i Departamentit të Financave dhe Administratës së Përgjithshme Rrahim Rexha , Menaxheri i Personelit Jeton Koca si dhe zyrtar  të lartë nga AKSP.

 

Fillimisht Drejtori Jashari i përshëndeti të pranishmit e më pas i informoi me punën, misioni dhe vizionin e Akademisë. 

 

Gjatë këtij takimi  ai foli edhe për trajnimet të cilat zhvillohen në Akademi nga agjencionet e sigurisë, për projektin e binjakëzimit të Komisionit Evropian i cili ka bërë të mundur edhe hapjen e studimeve bachelor në AKSP, e më theks të veçantë  Drejtori Jashari foli për bashkëpunimin ndërkombëtar që ka Akademia me vende të ndryshme evropiane dhe me gjerë.

 

 Drejtori Jashari falënderoi KFOR-in italian për kontributin e dhënë në misionin e tyre paqeruajtës në Kosovë e në veçanti për Akademinë, gjithashtu ai përmendi edhe ndihmën e ushtarëve Italian që kanë dhënë për personat me aftësi të kufizuara gjatë ditëve sa mbahet miniolimpiada në Akademi.

 

Ndërsa delegacioni nga KFOR-i italian u ndan të kënaqur me vizitën në Akademi , ku interesimi i tyre ishte lidhur me trajnimet, gradat e Policisë së Kosovës si dhe instruktorët të cilët ligjërojnë në Akademi. 

 

Në fund delegacioni  të shoqëruar nga menaxhmenti i  lartë i Akademisë vizituan edhe objektet përcjellëse, ku nga instruktorët u informuan lidhur me punën praktike që zhvillojnë pjesëtarët e sigurisë publike.

 

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Hapet konkurs plotësues për pranimin e studentëve të rinj në Fakultetin e Sigurisë Publike
Hapet konkurs plotësues për pranimin e studentëve të rinj në Fakultetin e Sigurisë Publike

Vushtrri, 20 shtator 2017  – Në Akademia e Kosovës për Siguri Publike, u hap konkursi për afatin e dytë për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve bachelor, në Fakultetin e Sigurisë Publike për vitin akademikë 2017/2018.

Të drejtë aplikimi  në këtë afat  kanë zyrtarët e  Doganës së Kosovës dhe  Agjencionit për Menaxhimin  Emergjent.

Për më shumë informata  kliko me poshtë:

Njoftimi

Konkursi

Aplikacioni

Manuali


 

Lexo më shumë
Në Akademi përfundoi  trajnimi  “Kursi i nivelit të lartë të menaxhimit”
Në Akademi përfundoi trajnimi “Kursi i nivelit të lartë të menaxhimit”

Vushtrri, 20 tetor 2017 -  Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot  përfundoi  trajnimi “Kursi i nivelit të lartë të menaxhimit”  të cilin e përfunduan me sukses tridhjetë e dy zyrtarë të Policisë së Kosovës të cilët nga sot do ta marrin gradën e majorit.

Në ceremoninë e çertifikimit morën pjesë, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, Driton Zabergja nënkolonel në Policinë e Kosovës dhe kapiteni Shaban  Paqarada.  Kursi i cili është mbajtur tri javë rresht në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, nga të pranishmit, e po ashtu edhe nga pjesëmarrësit  u vlerësua si shumë i rëndësishëm.

Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, fillimisht i përshëndeti të pranishmit dhe iu uroi suksese në punën e tyre zyrtarëve policorë të cilët ishin pjesëmarrës në këtë kurs. 

Smakiqi tha se Akademia do të vazhdoi të përkrah të gjitha trajnimet të cilat kanë një rëndësi tepër të madhe për sigurinë e qytetarëve.

“Akademia do të jetë e hapur për të gjithë zyrtarët e sigurisë publike duke iu ofruar trajnime dhe arsim të lartë”, tha Smakiqi duke i inkurajuar zyrtarët policor për punën dhe përkushtimin që janë duke treguar në punën e tyre.

Të pranishmit i përshëndeti edhe Driton Zabërgja nënkolonel në Policinë e Kosovës. Zabërgja të sapo graduarve me gradën e majorit iu uroj suksese në punën e tyre.

“Uroi që të jeni shembull i mirë për kolegët dhe për të gjithë qytetarët e vendit”, tha Zabërgja.

Në fund u ndanë certifikata për vijuesit e trajnimit.
 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës