}

NewsArticle

29/06/2017

Në Akademi u mbajt "Konferenca e mesme planifikues për menaxhimin e krizave"

Vushtrri, 28 qershor  2017- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) u mbajt  “Konferenca  e mesme planifikuese për menaxhimin e krizave”,  e organizuar nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent në bashkëpunim me  Ambasadën  e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, qëllimi i se cilës ishte planifikimi i ushtrimit në tavolinë.

Drejtori i Përgjithshëm i  Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi,  duke përshendetur pjesëmarrësit e kësaj konference, falënderoi  Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ambasaden Amerikane   dhe ICITAP-in për mbështetjen e vazhdueshme që po ja bëhet instiucioneve të Kosovës.

Smakiqi vlerësoi se takimet e tilla si kjo konferencë janë mjaftë të rëndësishme dhe të vlefshme për vendin tonë.  Drejtori Smakiqi tha se Akademia  çdo herë është e gatshme të ofroj kushte për secilin pjesëtarë të sigurisë publike, si dhe për çdo lloj aktiviteti që është në të mirën e vendit.

Kurse komandanti i Gardës Kombëtare të Aiovës  në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjeneral major Timoty Orr, gjatë vizitës së tij në Akademi për të marrë pjesë në konferencë, foli rreth rolit të fuqishëm që kanë emergjencat në SHBA. Gjeneral Orr tha se qëllimi i konferencës është që praktikat e SHBA-ve t’i ndajnë me emergjencat në Kosovë.  Më këtë rast gjeneral Orr shprehi gatishmërinë për bashkëpunimin e dyanshëm në shumë fusha duke përfshirë edhe atë të emergjencave përmes trajnimeve dhe ushtrimeve.
 
Ndërkaq drejtori  i Departamenti të Gatishmërisë Emergjente në Agjencin e Menagjimit Emergjent Hajriz Sejdiu, tha se konferenca ka për qëllim planifikimin e ushtrimit në tavolinë.

“Ushtrimi në tavolinë është i dizajnuar dhe i bazuar në diskutime më qëllim të testimit të politikave, planeve dhe procedurave që dalin nga dy dokumente bazike siç janë; sistemi i integruar i menaxhimit të emergjencave dhe plani i reagimit kombëtarë”, u shpreh Sejdiu duke thënë se ushtrimi ka për qëllim testimin e kapaciteteve vendimmarrëse, koordinimin dhe reagimin për menaxhimin e krizave.

Po ashtu Sejdiu tha se do të testohen edhe kapacitetet e komunikimit dhe menaxhimit të informacionit.

“Përveç Agjencisë së Menaxhimit Emergjentë në këtë konferencë janë të përfshira të gjitha institucionet lokale dhe qëndrore të Republikës së Kosovës, organizata joqeveritare dhe sektori privat. Planifikimin dhe zbatimin e ushtrimit  e kanë mbështetur Ambasada Amerikane në Kosovë, Garda e Aioves, Ushtria Amerikane dhe Agjencioni Federal i Menaxhimit të Emergjencave”, u shpreh Sejdiu.

Ligjëruese në këtë konferencë e cila u mbajt tri ditë radhazi, ishin trajnerë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 
   


 
 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

U mbajti takimi i radhës i Bordit të Akademisë
U mbajti takimi i radhës i Bordit të Akademisë

Vushtrri , 19 qershor 2017 – Bordi i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) mbajti sot takimin e nëntëmbëdhjetë të tij.
 
Në takim morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Sprovues të Kosovës Bajram Bujupi i cili një herët është edhe kryesues i Bordit të Akademisë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës  Shpend Maxhumi, Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës Hilmi Mehmeti, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Kosovës Bahri Berisha, përfaqësuesi nga Shërbimi Korrektues i Kosovës Burim Buleshkaj, përfaqësuesi nga Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave Miran Demiraj, Udhëheqësi i Programit të ICITAP-it për Kosovë Zonja Kimberley Riffe, Këshilltarja e Lartë e ICITAP-it në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Programi i Menaxhimit të Lartë dhe Menaxhimit Ekzekutiv – Znj. Drita Perezic, Këshilltarja Rezidente e Projektit të Binjakëzimit Znj. Ritva Vähäkoski si dhe  Këshilltarja e lart e OSBE-së Zonja Shpresa  Muharremi.

Në rendë dite të takimit të Bordit të Akademisë ishte përcaktimi i kuotave për Institucionet e Sigurisë Publike në studimet themelore bachelor për vitin akademik 2017-2018, në Fakultetin e Sigurisë Publike në Akademi. Pas diskutimeve dhe harmonizimit të nevojave të agjencive për vende të studentëve në vitin akademik 2017/2018, Bordi mori vendim për ndarjen e 65 vendeve për student si vijon: Policia e Kosovës 26 studentë; Dogana e Kosovës 5 studentë; Agjencia për Menaxhimin e  Emergjencave 11 studentë; Shërbimi Korrektues i Kosovës 20 studentë; Shërbimi Sprovues i Kosovës 1 studentë, dhe Inspektorati Policor i Kosovës 2 studentë.

Në këtë takim u diskutua edhe çështja e përcaktimit të standardeve minimale për pranimin dhe regjistrimin e studentëve në Fakultetin e Sigurisë Publike.  Anëtarët e bordit diskutuan rreth ndryshimit të politikave për pranimin e studentëve në Fakultetin e Sigurisë Publike nga agjencitë e tyre duke propozuar modalitetet e mundshme rreth përcaktimit të standardeve minimale për pranimin dhe regjistrimin e studentëve në Fakultetin e Sigurisë Publike në Akademi.

Ndërlidhja e procesit të përfundimit të studimeve në Fakultetin e Sigurisë Publike me interesat e Agjencive si dhe investimin të cilin e bënë Institucioni në këtë proces kishte me qenë mirë të jetë si standard minimal “Rikthimi i Investimeve”


Pas diskutimeve dhe propozimeve  bordi vendosi që pranimi i studentëve në Fakultetin e Sigurisë Publike për vitin akademik 2017/18 ta përcjell kontrata shtesë e studentit me Agjencionin përkatës për kthimin e investimeve ku i njëjti obligohet të qëndrojë 6 vite në Agjencionin përkatës pas përfundimit të studimeve.

Po ashtu gjatë këtij takimi,  Drejtori i Përgjithshëm  Ismail Smakiqi i njoftoi anëtarët e Bordit për disa aktivitete mjaft të suksesshme të Akademisë të muajve të fundit;

Më datën 2 Qershor 2017 Akademia e Kosovës për Siguri Publike është anëtarësuar në Asociacionin e Kolegjeve Evropiane të Shërbimit të Zjarrfikjes. Me ftesë të këtij Asociacioni, Akademia ka marr pjesë në konferencës vjetore të këtij Asociacioni të mbajtur në Berlin.
Në konferencën kanë marrë pjesë përfaqësues të 20 vendeve evropiane të cilat njëzëri votuan për anëtarësimin e Akademisë në këtë Asociacion.

Nga ky vit po ashtu Akademia e  Kosovës për Siguri Publike (AKSP) është anëtare e CEPOL-it  Agjencia e Bashkimit Evropian për Trajnime dhe Zbatim të Ligjit  (CEPOL), duke nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit gjegjësisht marrëveshje pune me këtë organizatë. Siç dihet CEPOL është organizatë e trajnimit të policive të Bashkimit Evropian, së fundmi edhe e organizatave tjera të zbatimit të ligjit.

Akademia ka marr pjesë në Konferenca Vjetore e Asociacionit Ndërkombëtar të Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit (IADLEST) të Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me  këtë rast ka marr përkrahje në fushën e krijimit të skenarëve të trajnimeve të ndryshme bazuar në analizën e nevojave për trajnime si dhe gatishmëria e IADLEST, të Akreditoi Akademinë si Institucion i Trajnimit dhe Arsimit të Lartë. Akreditimi i Akademisë nga IADLEST, do të shtonte reputacionin e Akademisë ( të akredituar nga Institucionet e pavarura të Kosovës) si institucion trajnues dhe arsimor për zbatuesit e ligjit.

Kurse sa i përket procesit të akreditimit institucional dhe të programit studimor bachelor “Siguria Publike” në AKSP, Drejtorin Smakiqi i njoftoi anëtarët e Bordit për vizitën e Ekipit të Ekspertëve Vlerësues të caktuar nga Agjencia e Kosovës për Akreditimi (AKK), të cilët  qëndruan në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), me qëllim të mbledhjes së informacioneve në teren për Ri-akreditimin e Programit Studimor Bacheror të Sigurisë Publike dhe Akreditimin Institucional të Akademisë.

Më datën 30.05.2017 Akademia ka pranuar Draft Raport Vlerësimi me pyetjet dhe rekomandimet specifike në të cilat tan më është përgjigjur Akademia. Drejtori Smakiqi citon një paragraf të këtij Draft Raporti i cili ka të bëjë me vlerësimin e lartë të Akademisë, gjegjësisht dokumentacionin dhe RVV e ofruar për vlerësim, ku thuhet:  “Në këtë kontekst, autorët falënderojnë stafin e AKSP-së, dhe në veçanti Drejtorin e Përgjithshëm të saj, z. Ismail Smakiqi, për përgatitjen dhe prezantimin e plotë të RVV-së dhe shtojcave të tij, të cilët tejkaluan shumë RVV-të e tjera të deritanishme në Kosovë dhe me të vërtetë mund të japin model për shumicën dërrmuese të institucioneve të tjera të arsimit terciar”.

Lexo më shumë
Një delegacion i Akademisë vizitoi CEPOL-in
Një delegacion i Akademisë vizitoi CEPOL-in

Vushtrri, 28 qershor 2017 - Një delegacion nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike, i udhëhequr nga Avni Istrefi, Udhëheqës i Divizionit për Marrëdhënie me Jashtë dhe Pikë Kombëtare Kontakti e Kosovës për CEPOL, dhe i përbërë edhe nga Skender Agaj, Menaxher për Kosovë i e-Net të CEPOL, më 26 dhe 27 qershor 2017 zhvilluan një vizitë në selinë qendrore të Agjencisë së Bashkimit Evropian për Trajnim në Zbatimin e Ligjit (CEPOL) në Budapest të Hungarisë.

Ata u takuan me Zëvendës Drejtorin e CEPOL, Detlef Schröder, si dhe me shumë zyrtarë të tjerë të kësaj Agjencie.

Pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Punës ndërmjet CEPOL dhe Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, është parë shumë e rëndësishme që të zhvillohet një vizitë e tillë, në mënyrë që zyrtarët e AKSP-së që merren drejtpërdrejt me CEPOL të kenë njohuri nga dora e parë lidhur me aspekte të ndryshme ku zyrtarët e zbatimit të ligjit të Kosovës mund të përfitojnë nga CEPOL, si p.sh. programi i shkëmbimit, përdorimi i rrjetit elektronik (e-Net), mundësia e intensifikimit të hulumtimit shkencor, dhe tema të tjera të interesit dypalësh. Të dyja palët u shprehën të gatshme për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet AKSP dhe CEPOL, me qëllim të përfitimit sa më të madh të zyrtarëve të zbatimit të ligjit në Kosovë.
 
Vizita u zhvillua përmes Projektit IPA 2013 të Ballkanit Perëndimor “Lufta kundër krimit të organizuar: bashkëpunimi ndërkombëtar në drejtësinë penale”, ku delegacioni u shoqërua nga Eksperti Italian Rezident në Shqipëri dhe Kosovë i këtij Projekti, Nënkolonel Giuseppe Colasanto, si dhe zyrtarja e këtij Projekti në Kosovë, Alketa Spahiu.

Gjatë qëndrimit në Budapest, delegacioni pati rastin që të vizitojë edhe zyrtarë të lartë të Qendrës Ndërkombëtare të Trajnimit (ITC), Akademisë Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit (ILEA), Kolegjit Ndërkombëtar të Hetimeve Financiare (ICOFI) dhe të Akademisë Policore të Evropës Qendrore (CEPA), me të cilët u diskutua për mundësitë e mëtutjeshme të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës, përkatësisht AKSP-së dhe këtyre institucioneve.

Për më tepër, delegacioni nga AKSP pati rastin që të vizitojë edhe Ambasadën e Republikës së Kosovës në Budapest të Hungarisë, me ç’rast zhvilloi një bisedë shumë miqësore me Ambasadoren Luljeta Vuniqi dhe diplomatë të tjerë të kësaj Ambasade.

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës