Lajmet
Lajmet
U mbajt takimi i pestë i Bordit të Akademisë
Vushtrri, 09 dhjetor 2013 Bordi i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike sot mbajti takimin e pestë të radhës në të cilin morën pjesë kryeprokurori i shtetit i cili njëherit është edhe kryesues Ismet Kabashi, Ismail Smakiqi drejtor i Përgjithshëm i AKSP-së, menaxheri i programit të ICITAP-it Cameron Fisher si dhe drejtorët e agjencioneve të sigurisë publike.
Gjatë këtij takimi u diskutua për raportin e grupit punues për rishikimin e standardëve minimale profesionale dhe programeve të trajnimeve bazike të institucioneve të sigurisë publike në AKSP, shqyrtimin e draft planit të trajnimeve të Akademisë për vitin 2014 si dhe krijimi i sistemit të trajnimeve të përbashkëta të standardizuara për institucionet e sigurisë publike.
Gjatë këtij takimi Smakiqi bëri edhe prezantimin e projektit të Strategjisë Zhvillimore për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike i cili theksoi se përmes kësaj strategjie do të hapet rruga drejt një Akademie moderne dhe të zhvilluar për të trajnuar dhe arsimuar zyrtarët e institucioneve të sigurisë publike.
Të pranishmit vlerësuan lartë krijimin e sistemit të trajnimeve të përbashkëta të standardizuara për institucionet e sigurisë publike sepse trajnimet e tilla sipas tyre do të mundësonin shkëmbimin e përvojave si dhe profesionalizimin mes tyre në fushat përkatëse.
Gjithashtu ata inkurajuan Akademinë për punën e bërë deri më tani dhe shprehen gatishmërinë për mbështetje te vazhdueshme në arritjen e objektivave.
Smakiqi priti një delegacion nga Bashkimi Evropian
Vushtrri, 05 dhjetor 2013 Një delegacion i Bashkimit Evropian, i përbërë nga 50 persona i kryesuar nga Stock Churtof vizitoj Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) ku u priten nga Drejtori i Përgjithshëm Ismail Smakiqi.
Duke falënderuar Bashkimin Evropian që përmes projekteve të ndryshme po ndihmon Kosovën, drejtori Smakiqi ka folur për projektin e binjakëzimit i cili është i financuar nga Komisioni Evropian në Kosovë.
Smakiqi e informoi delegacionin se projekti në fjalë ka të bëjë më përmirësimin e arsimit në sektorin e rendit dhe sigurisë publike.
Pos tjerash drejtori Smakiqi e informoi delegacion edhe për trajnimet, aktivitete, misionin e Akademisë. Ai foli edhe për procese të rëndësishme të cilat ka kaluar AKSP-ja nga themelimi e deri më tani.
Ndërkaq të pranishmit shprehën interesimin e tyre për trajnimet e specializuara, të avancuara si dhe për çështjet të ndryshme që kanë të bëjnë me fushën e sigurisë
Në fund të takimit Smakiqi falënderoi delegacionin dhe të gjithë partneret ndërkombëtar për ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë dhe po vazhdojnë të japin në ndërtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës e në veçanti për Akademinë.
Delegacioni përmban zyrtarë nga Sektori i Bashkëpunimit dhe i Financave në Zyrën e BE-së në Kosovë.
Zyrtarët për Informim nga policia e vendeve të rajonit vizituan Akademinë
Vushtrri 05 dhjetor 2013 Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) sot e vizitoj një delegacion i zyrtarëve për informim nga Zyrat e Mediav të policisë së vendeve të rajoni nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe ata të policisë së Kosovës. Delegacioni u takuan më Drejtorin e Përgjithshëm të Akademisë, Ismail Smakiqi dhe me përfaqësuesit e agjensioneve të sigurisë publike në AKSP.
Qëllimi i kësaj vizite ishte informimi më për së afërmi me misionin, aktivitetet që zhvillohen në Akademi.
Smakiqi gjatë takimit e informoi delegacionin me punët dhe proceset e rëndësishme të cilat po kalon Akademia. Në veçanti ai foli për Projektin e Binjakëzimit, projekt mjaft i rëndësishëm për Akademinë, i cili ka për synim ngritjen dhe përmirësimin e cilësisë së arsimimit për të gjithë pjesëtarët e sigurisë publike në vend.
Ai para të pranishmëve foli edhe për prioritet dhe objektivat e Akademisë në të ardhmen. Ndërsa duke folur rreth punës së informimit Smakiqi tha se zyrtarët për informim ka një rol shumë të rëndësishëm për institucionin ku për mes tyre para opinionit publik në mënyrë transparente pasqyrohet e gjithë puna e institucionit. Ndryshe ky delegacion i përbërë prej zyrtarëve për informim janë duke marrë pjesë në konferencë rajonale i cila ka të bëjë me informimin publik dhe sektori i sigurisë.
Konferenca është e organizuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) konkretisht nga Departamenti për Siguri dhe Rend Publik.
Diplomoi gjenerata e 39 e Shërbimit Korrektues të Kosovës
Vushtrri, 20 nëntor 2013 Në një ceremoni të organizuar nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) dhe nga Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) sot u certifikuan 129 oficerë korrektues të gjeneratës së 39-të të Shërbimit Korrektues të Kosovës, të cilët pritët të fillojnë angazhimin e tyre pas funksionalizimit të Burgut të Sigurisë së Lartë.
Në ceremoninë e diplomimit morën pjesë Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi i cili njëherit është edhe zëvendëskryeministër, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi, Shefi i Sektorit të Fuqizimit në EULEX, Peter Bach, ud i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues Shemsi Hajrizi si dhe përfaqësues tjerë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtarë.
Ministri i drejtësisë Hajredin Kuci në fjalimin e tij gjatë ceremonisë tha se me diplomimin e këtyre kadetëve po bëhet përmbyllja e një aktiviteti të shtuar të arkitekturës së drejtësisë në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë dhe vënia e standardeve të nivelit ndërkombëtar.
Jam i nderuar që para meje gjenden gardian dhe gardiane që janë të gatshëm të kontribuojnë për sigurinë, rendin dhe drejtësinë në vendin tonë. Në cilësinë e Ministrit të Drejtësisë, më lejoni të ju kërkoj që nga sot të ndiheni si pjesë e sigurisë, rendit dhe drejtësisë së Kosovës dhe si pjesë e prosperitetit të zhvillimit të vendit tonë. Me vjen mirë që në mesin tuaj ka edhe pjesëtarë të komunitetit serbë, i urojë atyre për integrimin, bashkëpunimin, të cilët do të jenë gardian të barabartë të Republikës së Kosovës, u shpreh Kuçi. Ai tha se pjesëmarrja e komuniteti serbë në Shërbimin Korrektues të Kosovës tregon se Kosova ofron punë, barazi dhe drejtësi për të gjithë. Ministri Kuçi tha se detyrë e oficerëve të ri korrektues është kujdesi në zbatimin e vendimeve të gjyqësorit, në ekzekutimin e sanksioneve penale, në mënyrë që personat e dënuar të kenë dënimin në përputhje me proporcionin e veprës që e kanë bërë.
Po ashtu Kuçi tha se është obligim i oficerëve korrektues që ata njerëz ti trajtojnë me të gjitha të drejtat njerëzore, si dhe ti përgatisin në mënyrë që të kthehen në shoqëri si qytetarë të barabartë dhe të risocializuar. Ministri Kuçi kërkoi nga oficeret korrektues që punën e tyre ta kryejnë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, ndërsa ju premtoi që do të kenë mbrojtje maksimale, ligjore nga Ministria e Drejtësisë.
Ceremoninë e certifikimit të oficerëve korrektues e përshëndeti edhe Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi.
Smakiqi tha se në Akademi janë përgatitur më shumë se 12 mijë zbatues të ligjit, prej të cilëve më shumë se një mijë zyrtar korrektues. Ai tha se ky është një kontribut i jashtëzakonshëm i instruktorëve, trajnerëve, ekspertëve të lëmive të ndryshme, vendor dhe ndërkombëtar.
Vendimi i juaj të shërbeni në burgjet e Kosovës, është vendim ti shërbeni sigurisë së qytetarëve të vendit tuaj, ka thënë Smakiqi para të pranishmëve.
Smakqi po ashtu ka përmendur se ngritja e cilësia së trajnimeve dhe arsimimi i lartë është puna e përditshme e Akademisë dhe partnerëve tanë, siç janë ICITAP-it, OSBE-ja dhe Komisionit Evropian përmes projektit të binjakëzimit i cili ka të bëjë me përmirësimin e arsimit në sektorin e sigurisë dhe rendit publik.
Kurse shefi i Sektorit të Fuqizimit në EULEX, Peter Bach duke e vlerësuar këtë ngjarje si një e arritur e veçantë për Shërbimin Korrektues të Kosovës, tha se EULEX do të vazhdojë mbështetjen e Shërbimit Korrektues edhe më tutje. Mua më është thënë se ju të gjithë keni shfaqur dedikim, zotim dhe profesionalizëm gjatë fazës suaj të trajnimit. Megjithatë të jeni të sigurt se ju të gjithë jeni në fillim të karrierës tuaj dhe e cila nganjëherë mund të jetë tejet sfiduese në aspektin fizik dhe atë mendor dhe e cila bien me një përgjegjësi shumë të madhe e që më së shumti ka të bëjë me shoqërinë apo publikun për të cilët ju shërbeni dhe se kontributi juaj do të jetë qenësor për ndërtimin e sundimit të ligjit në Kosovë, ka thënë Bach.
Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të SHKK-së, Shemsi Hajrizi tha se për Shërbimin Korrektues të Kosovës, diplomimi i kësaj gjenerate të oficerëve korrektues për Burgun e Sigurisë së Lartë është një e arritur e veçantë ngase po realizohen objektivat sipas Planit Zhvillimor Strategjik për Ministrinë e Drejtësisë 2012-2016.
Akademia e Kosovës për Siguri Publike nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Agjencionet e Sigurisë Publike
Vushtrri 07 nënëtor 2013 - Bordi i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike mbajti takimin e katërt me radhë në të cilin morën pjesë kryeprokurori i Shtetit Ismet Kabashi i cili njëherit është edhe kryesues i Bordit, Ismail Smakiqi Drejtor i Përgjithshëm i AKSP-së, Shpend Maxhuni Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shemsi Hajrizi ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovë, Valdete Krasniqi Drejtoresh e departamentit të financave i Doganave të Kosovës, Metije Ademi Drejtoresh e Përgjithshme e Shërbimit Sprovues, Fadil Kodra Kryeshef Ekzekutiv i Agjencionit për Menaxhimin e Emergjencave si dhe Fitim Shishani Kryeshef Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës.
Drejtori i Akademisë Ismail Smakiqi gjatë këtij takimi i njoftoi anëtarët e bordit lidhur me proceset e rëndësishme të cilat po kalon Akademia si me aplikimin në Agjencinë e Akreditimit si dhe rrjedhat me konkursin për pranimin e personelit mësimdhënës në Akademi.
Smakiqi theksoi se më nënshkrimin e kësaj marrëveshje bashkëpunimi me Agjencit e Sigurisë Publike, janë përcaktuar raportet e bashkëpunimit reciprok në mes të Akademisë dhe Agjencive.
Me këtë marrëveshje janë përcaktuar dy fusha të bashkëpunimit, angazhimi i personelit në ligjërimin e lëndëve profesionale në Akademi dhe në avancimin e planeve dhe programeve arsimore si dhe krijimi i rrjetit të mentorëve të periudhës praktike në vend pune (Intership-it), tha Smakiqi.
Gjithashtu bordi në këtë takim mori vendim për përcaktimin e kuotave për Institucionet e Sigurisë Publike në studimet themelore bachelor për vitin akademik 2014-2015 në Fakultetin e Sigurisë Publike në Akademi.
Akademia e Kosovës për Siguri Publike nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës
Vushtrri, 29 tetor 2013 - Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi sot priti në vizitë zyrtare rektorin e Universitetit të Prishtinës Hasan Prishtina Ibrahim Gashi, ku edhe me këtë rast nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi.
Qëllimi i kësaj marrëveshje është përcaktimi i bashkëpunimit në mes Akademisë dhe Universitetit të Prishtinës Hasan Prishtina.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi falënderoi rektorin Gashi për gatishmërinë për bashkëpunim duke theksuar se nënshkrimi i kësaj marrëveshje me Universitetin e Prishtinës është i një rëndësie të veçantë sepse siç tha ai do të ndihmoi në funksionalizimin e arsimit të lartë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, sidomos në angazhimin e personelit akademik të Universiteti të Prishtinës në ligjërimin e lëndëve të njëjta me lëndët e njësive akademike të UP-së si dhe sipas nevojës në përzgjedhjen e personelit akademik të AKSP-së.
Ndërsa rektori i Universitetit të Prishtinës Ibrahim Gashi theksoi se me kënaqësi ka pranuar bashkëpunimin me Akademinë në ngritjen e nivelit të arsimimit të lartë për agjencionet e sigurisë publike duke pas parasysh të arriturat e këtij institucioni dhe vizionin e sajë për të ardhmen.
Hapja e Fakultetit të sigurisë në Akademi është mjaftë më rëndësi edhe për vet shtetin e Republikës së Kosovës sepse siguria është komponentë kyçe e një shteti demokratikë, tha rektori Gashi.
Akademia e Kosovës për Siguri Publike dhe Universiteti i Prishtinës Hasan Prishtina nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimi
Vushtrri, 29 tetor 2013 Rektori i Universitetit të Prishtinës Hasan Prishtina, Ibrahim Gashi sot në ora 11:00 viziton Akademinë e Kosovës për Siguri Publike ku do të takohet me Drejtorin e Përgjithshëm Ismail Smakiqi. Me këtë rast të dy institucionet do të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi.
Qëllimi i kësaj marrëveshje është përcaktimi i bashkëpunimit në mes Akademisë së Kosovës për Siguri Publike dhe Universitetit të Prishtinës. UP do të ndihmoi funksionalizimin e arsimit të lartë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, sidomos në angazhimin e personelit akademik të Universiteti të Prishtinës, në ligjërimin e lëndëve të njëjta me lëndët e njësive akademike të UP-së, po ashtu sipas nevojës në përzgjedhjen e personelit akademik të AKSP-së.
Ftohen mediat që të marrin pjesë
Diplomoi gjenerata e 45-të e Policisë së Kosovës
Vushtrri, 18 tetor 2013 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike diplomuan njëqind e tridhjetë e një kadetë të Policisë së Kosovës, katërmbëdhjetë kadetë të Inspektorati Policor të Kosovës. Po ashtu në Akademi u graduan më gradën e togerit nëntëdhjetë e gjashtë zyrtarë të Policisë së Kosovës.
Në ceremoninë e diplomimit morën pjesë, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni, drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi, Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës Fitim Shishani, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Kosovës Lulzim Rafuna përfaqësues nga ICITAP, OSBE dhe KFOR-i.
Ministri i Punëve të Brendshme Bajrami Rexhepi duke iu uruar të sapo diplomuarve suksese në punë, tha se misioni i ministrisë është që të kujdeset për sundimin e ligjit dhe sigurinë publike në përgjithësi.
Më këtë rast ministri Rexhepi ka përmendur se Komisioni Evropian në raportin e progresit për vitin 2013 ka vlerësuar pozitivisht çështjen e sigurisë dhe sundimin e ligjit në vend.
Ai tha se Policia e Kosovës përgjatë këtyre viteve ka mbetur shtylla më e fortë në luftimin e krimit të organizuar duke ofruar kështu kontribut të çmueshëm në procesin e liberalizim të vizave dhe integrimit evropian të vendit.
Policia e Kosovës është dëshmia më e mirë që Kosova mund të ndërtoj institucione të sigurisë dhe zbatimit të ligjit të cilat garantojnë përfaqësim afirmativ të komuniteteve pakicë në hapësirë të mjaftueshëm për përfaqësim gjinor, tha Rexhepi
Ministri tha se policia gjithmonë ka qenë dhe do të mbetët në shërbim të qytetarëve në të gjithë territorin e saj.
Ndërsa sa i përket gradimit të nëntëdhjetë e gjashtë zyrtarëve policor ministri u shpreh se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë ta mbështesë avancimin e mëtutjeshëm të Policisë së Kosovës dhe Inspektoratit Policor të Kosovës.
Ndërkaq Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni tha polica është mbrojtëse e të drejtave individuale dhe publike, respektues të rëndit dhe ligjit në gjithë Republikën e Kosovës.
Maxhuni tha se ndërtimi i institucioneve të zbatimit të ligjit në frymën e institucioneve përfaqësuese, llogaridhënës dhe demokratike është vizioni i tyre për avancimin për një jetë më të qetë dhe më të sigurt për të gjithë qytetarët
Edukimi dhe trajnimi në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, ka krijuar mundësin që sot të kemi zyrtarë policor të PK-së dhe IPK-së, të trajnuar sipas standardeve dhe praktikave më të larta ndërkombëtare të zbatimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut, theksoi Maxhuni.
Maxhuni tha se sundimi i rendit dhe ligjit sot është një parakusht esencial në të gjitha aspektet e shoqërisë garantues të së cilës siç tha ai duhet të jenë edhe të sapodilomuarit. Më këtë rast Maxhuni tha se gradimi i 96 rreshterëve me gradën e togerit tregon një zhvillim dhe ngritje të kapaciteteve policore si dhe marrje të përgjegjësive shtese në realizimin e detyrave dhe autorizimeve policore. Ai ka ftuar Policinë e Kosovës që të ofrojnë zbatim të ligjit në Kosovë në mënyrë profesionale.
Kurse Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi fillimisht ka uruar kadetët për diplomimin e tyre.
Me punën dhe përkushtimin tuja ju keni fituar epitetin e parë; jeni model i kadetëve të mire, tha Smakiqi. Smakiqi tha se Akademia tani më është qendër e fort e të gjitha llojeve të trajnimit me bashkëkohore për të gjitha Agjensionet e Sigurisë Publike.
Smakiqi tha ngritja e cilësia të trajnimeve dhe arsimimi i lart është puna e përditshme e Akademisë dhe partnerëve tanë, ICITAP-it, OSBE-së dhe së fundi Komisionit Evropian ku përmes Projektit të Binjakëzimit në përmirësimi e arsimit në sektorët e sigurisë dhe rendit publik. Në fund Smakiqi tha se Akademia do të vazhdoj të ofroj trajnime të vazhdueshme dhe arsimim bashkëkohor.
Urimet më të sinqerta për suksesin e arritur në testin përfundimtar. Qytetarët me padurim presin inkuadrimin e juaj në Policinë e Kosovës dhe radha është e juaja, të dëshmoni shkathtësitë dhe diturit që i keni arritur në Akademi., tha Smakiqi.
Diplomimin e gjeneratës së 45 të Policisë së Kosovës si dhe diplomimin e 14 kadetëve të Inspektoratit Policor të Kosovës e ka përshëndetur edhe Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së Fitim Shishani.
Shishani tha se IPK ka kryer dhe vazhdojë të kryej detyrat e saj më mënyrën më efikase.
Këshilli Ekzekutiv i Ekipeve Vepruese për Siguri në Bashkësi mbajti takimin e radhës në Akademi
Vushtrri, 17 tetor 2013 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot u mbajt takimi i radhës i Këshillit Ekzekutiv të Ekipeve Vepruese për Siguri në Bashkësi. Në këtë takim të pranishëm ishin ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi, Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Bajram Mulaku, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni, drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi si dhe përfaqësues të ndryshëm nga organizatat ndërkombëtare.
Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi theksoi se jemi të angazhuar maksimalisht në përmbushjen e obligimeve që dalin nga ligjet dhe strategjitë. Kjo është e mundur përmes krijimit të mekanizmave që shërbejnë për krijimin e një ambienti të sigurt për qytetarët e Kosovës. Ne jemi të vetëdijshëm për vështirësitë në krijimin e trupave dhe mekanizmave tjerë për zbatimin e ligjit në Republikën e Kosovës, mirëpo jemi në vazhdimësi duke punuar për krijimin e një sistemi të qëndrueshëm dhe një përgjegjshmëri për funksionimin e shtetit të së drejtës përkatësisht të sigurisë dhe për të garantuar sigurinë nga dukuritë negative në jetën e përditshme. Me themelimin e Ekipeve Vepruese për Siguri në Bashkësi qytetari bëhet pjesë aktive e bërjes së politikave të sigurisë në komunën e vet, krijon partneritet ndërmjet bashkësisë për identifikimin e krimit dhe adresimin e çështjeve të sigurisë, tha Rexhepi.
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Bajram Mulaku tha se komuna po jep përkrahje këtyre ekipeve vepruese në kryerjen e detyrave të veta që kanë. Komuna po punon për një ambient të sigurt për të gjithë qytetarët e komunës pa dallim përkatësie që siguria e qytetarëve të jetë një faktor i rëndësishëm i stabilizimit dhe jetës së lirë për të gjitha komunitetet.
Ndërsa drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni theksoi se për Policinë e Kosovës funksionimi i mekanizmave të sigurisë publike në veçanti për Ekipet Vepruese në Bashkësi do të jenë me rëndësi në përkrahjen e Policisë dhe veprimtarive të saj nga ana e qytetarëve dhe shoqërisë në tersi, në përmirësimin reciprok dhe besimit të ndërsjellët, zvogëlimin e nivelit të kriminalitetit, delikuencës dhe sjelljeve asociale.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi tha se Akademia e Kosovës për Siguri Publike ka kënaqësinë të jetë nikoqire e këtij takimi si dhe e shumë takimeve dhe aktiviteteve tjera të Ekipeve Vepruese për Siguri në Bashkësi.
Akademia ka eksperienca të bashkëpunimit me komunitete të cilat mbështeten nga partnerët tanë ICITAP dhe OSBE dhe me qëllim të përkrahjes së aktiviteteve të Ekipeve Vepruese ka ofruar një zyre dhe kushte tjera të nevojshme për këto Ekipe. Akademia do të vazhdoj edhe në të ardhmen të mbështes këto aktivitete.
Këshilli Ekzekutiv i Ekipeve Vepruese për Siguri në Bashkësi mblidhet dy herë në vit dhe përbëhet nga dy deri në tre përfaqësues të përzgjedhur nga secila EVSB-ë në nivel të Kosovës. Këshilli Ekzekutivë i EVSB-së paraqet një forum të rëndësishëm kombëtarë ndër komunal për komunikim, bashkëpunim dhe koordinim. Që nga viti 2004 e deri më tani janë mbajtur gjithsejtë 28 takime të Këshillit Ekzekutivë të EVSB.
Në AKSP u mbajt takimi i gjashtë i Komitetit Drejtues për Projektin e Binjakëzimit
Vushtrri, 09 tetor 2013 Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike u mbajt takimi gjashtë i Komiteti Drejtues i Projektit të Binjakëzimit, gjatë së cilit u bënë vlerësimi i ecurisë së këtij projekti për tre mujorin e fundit. Gjatë këtij takimi u prezantua puna e deritashme e bërë nga ekspertet ndërkombëtarë si dhe bashkëpunëtoret vendor në realizimin dhe implementimin e këtij projekti.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët për kontributin e dhënë në realizimin e këtij projekti. Smakiqi tha se projekti është shumë i rëndësishëm për të gjitha agjensionet e sigurisë publike në Kosovë. Akademia do të jetë e përkushtuar që në partneritet të plotë me të gjitha institucionet vendore me Komisionin Evropian si dhe me të gjithë akteret tjerë që ky projekt të përfundoj me sukses, tha Smakiqi.
Gjatë këtij takimi Smakiqi foli edhe për miratimin e rregulloreve nga Qeveria, Rregullores (QRK)-Nr. 25/2013 Për pagesat e personelit trajnues dhe mësimdhënës si dhe ekspertëve të fushave funksionale dhe Rregullorja (QRK)- Nr. 26/2013 Për arsimimin e lartë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, të cilat kanë rëndësi të madhe në akreditimin e Akademisë si dhe në hapjen e Fakultetit të Sigurisë nga tetori i vitit 2014.
Kurse udhëheqësi i Projektit të Binjakëzimit, Anti Haikio tha se Akademia e Kosovës për Siguri Publike, është duke punuar në realizimin e një projekti mjaft të rëndësishëm. Ai tha se Akademia tashmë plotëson të gjitha kushtet që sistemi i arsimit këtu të bëhet në nivel Bachellor.
Po ashtu nga të pranishmit u vlerësuar se, projekti i cili ka për qëllim përmirësimin e trajnimit bazik si dhe krijimin e programit të ri të studimeve të arsimit të lartë në nivel Bachellor, është drejt finalizimit.
Në AKSP u mbajt takimi i gjashtë i Komitetit Drejtues për Projektin e Binjakëzimit
Vushtrri, 09 tetor 2013 Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike u mbajt takimi gjashtë i Komiteti Drejtues i Projektit të Binjakëzimit, gjatë së cilit u bënë vlerësimi i ecurisë së këtij projekti për tre mujorin e fundit. Gjatë këtij takimi u prezantua puna e deritashme e bërë nga ekspertet ndërkombëtarë si dhe bashkëpunëtoret vendor në realizimin dhe implementimin e këtij projekti. Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët për kontributin e dhënë në realizimin e këtij projekti. Smakiqi tha se projekti është shumë i rëndësishëm për të gjitha agjensionet e sigurisë publike në Kosovë. Akademia do të jetë e përkushtuar që në partneritet të plotë me të gjitha institucionet vendore me Komisionin Evropian si dhe me të gjithë akteret tjerë që ky projekt të përfundoj me sukses, tha Smakiqi.
Gjatë këtij takimi Smakiqi foli edhe për miratimin e rregulloreve nga Qeveria, Rregullores (QRK)-Nr. 25/2013 Për pagesat e personelit trajnues dhe mësimdhënës si dhe ekspertëve të fushave funksionale dhe Rregullorja (QRK)- Nr. 26/2013 Për arsimimin e lartë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, të cilat kanë rëndësi të madhe në akreditimin e Akademisë si dhe në hapjen e Fakultetit të Sigurisë nga tetori i vitit 2014.
Kurse udhëheqësi i Projektit të Binjakëzimit, Anti Haikio tha se Akademia e Kosovës për Siguri Publike, është duke punuar në realizimin e një projekti mjaft të rëndësishëm. Ai tha se Akademia tashmë plotëson të gjitha kushtet që sistemi i arsimit këtu të bëhet në nivel Bachellor.
Po ashtu nga të pranishmit u vlerësuar se, projekti i cili ka për qëllim përmirësimin e trajnimit bazik si dhe krijimin e programit të ri të studimeve të arsimit të lartë në nivel Bachellor, është drejt finalizimit.
Delegacioni i BALLPEK-ut vizitoj Akademinë
Vushtrri, 24 shtator 2013- Një delegacion nga vendet e ndryshme të Ballkanit të cilët janë pjesëmarrës të konferencës së Trajnimeve Policore të Vendeve të Ballkanit BALLPEK, vizituan Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) ku u priten nga Drejtori i Përgjithshëm, Ismail Smakiqi.
Më këtë rast drejtori Smakqi së bashku me delegacioni e BALLPEK-ut morën pjesë në paradën e mëngjesit të kadetëve të rinj të Policisë së Kosovës, Inspektoratit dhe Shërbimit Korrektues e cila organizohet çdo ditë. Smakiqi në fjalimin e tij i ka uruar kadetët për rezultatet e tyre pozitive.
Tutje gjatë takimit delegacioni në fjalë u informua nga drejtori Smakiqi për proceset e rëndësishme në të cilat po kalon Akademia, për zhvillimin e trajnimeve si dhe për Projektin e Binjakëzimit të Komisionit Evropian i cili ka për mision ofrimin e arsimimit të lartë për agjencionet e sigurisë publike në vend.
Ai gjatë prezantimit të tij theksoi se bashkëpunimi me vendet e rajonit dhe më gjerë është shumë i nevojshëm për të gjitha akademitë. Duke u shprehur i gatshëm për bashkëpunim drejtori Smakiqi e informoj delegacionin se në AKSP nuk trajnohen vetëm pjesëtarët e sigurisë publike nga Kosova, por edhe pjesëtarët e sigurisë publike nga vendet e rajonit dhe me gjerë.
Ndërkaq delegacioni i konferencës së Trajnimeve Policore të Vendeve të Ballkanit BALLPEK, falënderuan drejtorin për pritjen e bërë, ndërkohë u shprehen të gatshëm që bashkëpunimi në fushën e sigurisë, sidomos atë që ka të bëjë më trajnime ta vazhdojë edhe me tutje.