}

NewsArticle

16/04/2015

OSBE-ja dhuron donacion Akademisë së Kosovës për Siguri Publike

Vushtrri, 16 prill2015 - Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE), sot dhuroi njëdonacion të teknologjisë informative: 84 kompjutera,10 printerë, 3 fotokopje, 2serverë, 30 telefona digjital.

 

Të pranishëm në ceremoni ishin drejtori i Përgjithshëm i AkademisëIsmail Smakiqi,  Tamas Magda, udhëheqës iAdministratës dhe Financave në OSBE,  CarstenTwelmeier u.d drejtor i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike si dhezyrtarë të lartë nga OSBE-ja dhe Akademia.

 

Drejtori iPërgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi e informoi  Magda, rrethhistorikut të Akademisë, si dhe rreth funksionimit të Fakultetit të Sigurisë icili është në kuadër të Akademisë.

 

Drejtori Smakiqi falënderoi misionin e OSBE-së në Kosovë përndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë dhe po vazhdojnë të japin në ngritjen ekapaciteteve të Akademisë.

“Nuk ka munguar asnjëherë mbështetja e OSBE-së për Akademinëduke dhënë donacione të shumta për ngritjen sa më profesionale në sektorin esigurisë” tha Smakiqi.

Në fund Smakiqi theksoi se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen.

 

Ndërsa Tamas Magda, udhëheqës i Administratës dhe Financavenë OSBE  theksoi se ky nuk është fundi i përkrahjesnga OSBE-ja dhe mbështetja jonë nuk do të mungoj as në të ardhmen.

 

Gjithashtu ai e vlerësoi lartë punën e Policisë së Kosovësdhe potencoi se Policia e Kosovës është njëri ndër institucionet më tëbesueshme në Republikën e Kosovës.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Një delegacion nga Suedia vizitoi AKSP
Një delegacion nga Suedia vizitoi AKSP

Vushtrri, 18 mars 2015 - Drejtori  i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi sot priti një delegacion nga Suedia i udhëhequr nga Eva Johanson kryetare e këshillit koordinues të qeverisë komunale në Suedi.

 

Drejtori Smakiqi fillimisht iu uroi mirëseardhje delegacionit  e më pas i informoi lidhur me proceset e fundit si dhe progresin e arritur në Akademi,  zhvillimi i trajnimeve nga agjencionet e sigurisë, hapja e Fakultetit të Sigurisë si dhe bashkëpunimet ndërkombëtare. 

 

Ndërsa delegacioni nga Suedia shprehen interesimin e tyre rreth rekrutimit për tu bërë pjesë e Policisë së Kosovës si dhe rreth punësimit të personave me aftësi të kufizuara.

 

Ata u ndanë të kënaqur me vizitën  e bërë në Akademi si dhe shprehen falënderimet për pritjen.


 

Lexo më shumë
Akademia përfituese për herë të dytë e Projektit të Binjakëzimit
Akademia përfituese për herë të dytë e Projektit të Binjakëzimit

Vushtrri,  23 prill 2015 – Akademia e Kosovës për Siguri Publike  po fillon një faze e re të përkrahjes nga partneret ndërkombëtare e cila është përfituese e projektit të dytë  të  binjakëzimit nga Instrumenti për Ndihmë Para-anëtarësim (IPA II), të Komisionit Evropian (KE). 


Gjatë kësaj jave në Akademinë po qëndron ekipi i ekspertëve nga Finlanda dhe Estonia, vendet anëtare të cilët do të implementojnë projektin e binjakëzimit me titull  “Forcimi i mëtejmë i arsimimit  publik  në Kosovë”.


Ekipi i ekspertëve nga Finlanda dhe Estonia janë duke punuar së bashku me personelin mësimdhënës të Akademisë dhe ekspertët e fushave të Agjencive të Sigurisë Publike në përgatitjen e dokumentit në të cilin do të përfshihen komponentët, aktivitetet dhe plani dinamik i projektit.


Projekti do të ketë tri komponentë; trajnim profesional,  programi bachelor i sigurisë publike dhe Instituti për Hulumtim. 


Më këtë projekt synohet mbështetja e  dispozitave  të arsimit me cilësi të lartë në fushën e sigurisë publike në Kosovë,  duke forcuar kapacitetet trajnuese të AKSP-së dhe të gjitha Agjencitë e Sigurisë Publike. Për më tepër, projekti  synon forcimin e programit Bachelor  në Akademisë me qëllim të përmbushjes së plotë të standardeve të Bashkimit Evropian  dhe ato ndërkombëtare.


Ky projekt do të fillojë nga tetori i këtij viti ku  do të zgjasë tri vjet (2015 – 2018)  dhe do të ketë koston 1.4 milion euro. 



Ndryshe  në vitin e kaluar ka përfunduar projekti dy vjeçar i binjakëzimit nga programi IPA-së i cili ka rezultuar me programin studimor  katër  vjeçar bachelor  të akredituar nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë gjegjësisht nga Agjencia e Akreditimit e Kosovës. 


Realizimi i të gjitha këtyre proceseve, bëri të mundshëm që në Akademi të themelohet Fakulteti i Sigurisë Publike në kuadër të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike.



Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës