Lajmet
Lajmet
Drejtori Smakiqi priti në takimi disa kadetë ushtarak nga SHBA dhe Kosova
Vushtrri, 05 gusht 2014 Kadetët e Akademive Ushtarake nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe ata të Forcës së Sigurisë së Kosovës vizituan Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, ku u priten nga Drejtori i Përgjithshëm, Ismail Smakiqi. Si çdo herë ata edhe kësaj radhe zgjodhën Akademinë për ta vizituar për tu njoftuar më për se afërmi me trajnimet dhe aktivitetet tjera që zhvillohen në Akademi.
Gjatë takimit ata u njoftuan edhe për proceset tjera të rëndësishme siç janë hapja e Fakulteti të Sigurisë Publike etj.
Drejtori Smakiqi gjatë këtij takimi falënderoi SHBA-në për ndihmën e vazhdueshme që po i bënë Kosovës në gjitha fushat konkretisht në fushën e sigurisë.
Ndërkaq kadetët ushtarak nga SHBA-të u interesuan rreth trajnimeve dhe aktiviteteve që zhvillohen në Akademi.
Nesër mbahet testi me shkrim
Vushtrri, 04 korrik 2014 Të gjithë zyrtarët e agjencioneve të sigurisë publike të cilët kanë aplikuar në Fakultetin e Sigurisë Publike i njoftojmë se nesër me datën 05.08.2014 në ora 10:00 në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike do të mbahet testi me shkrim.
Ju njoftojmë se listën me emrat e të gjithë zyrtarëve të cilët kanë për tiu nënshtruar testit me shkrim e gjeni më poshtë.
Lista e kandidatëve të cilët kanë të drejtë ti nënshtrohen testit
Një delegacion nga ushtria gjermane vizitoi Akademinë
Vushtrri, 29.07.2014- Sot Akademia e Kosovës për Siguri Publike u vizitua nga një delegacion i ushtrisë së Republikës Federale të Gjermanisë i kryesuar nga Gjeneral Brigade Schnittker, Komandant i njësive ushtarake që veprojnë brenda dhe jashtë Gjermanisë dhe Shef i Këshilltarëve të FSK-së, i shoqëruar nga Zëvendës Drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në misionin e OSBE-së në Kosovë, Carsten Tweilmeier. Delegacioni gjerman u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi, me bashkëpunëtorë. Të pranishmit u njoftuan me fushëveprimtarinë e Akademisë, përfshirë të gjitha periudhat që nga themelimi e deri më sot, duke vënë në theks të veçantë zhvillimet e fundit që kanë të bëjnë me themelimin e Fakultetit të Sigurisë Publike. Delegacioni u interesua edhe për bashkëpunimin e AKSP-së me Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Republikën Federale të Gjermanisë. Me këtë rast, delegacioni u informua lidhur me bashkëpunimin që AKSP ka me FSK-në, me kontributin dhe bashkëpunimin me institucione të ndryshme nga Gjermania si dhe me gatishmërinë e AKSP-së që të jetë qendër rajonale në Evropën Jug-Lindore për arsim në fushën e Sigurisë Publike.
Në fund të vizitës, delegacioni nga ushtria gjermane për AKSP-në shprehu përshtypjet më të mira si një institucion i mirëfilltë në fushën e arsimit në siguri publike. Përderisa Smakiqi me bashkëpunëtorë falënderoi ata përzemërsisht për tërë kontributin që ka dhënë komuniteti ndërkombëtar për AKSP-në, përfshirë KFOR-in, shtetin gjerman dhe organizma e institucione të tjera.
Vazhdon konkursi deri me 31 korrik
Vushtrri, 25 korrik 2014 Konkursi për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore bachelor në vitin akademikë 2014/2015 i hapur me datën 10 korrik do të vazhdojë deri më datën 31 të këtij muaj në ora 16:00. Ndërsa testi mbahet më datën 05.08.2014 kurse rezultatet publikohen me datën 08.08.2014. Akademia e Kosovës për Siguri Publike pas akreditimit të programit për studime të sigurisë shpallë konkurs 2014/2015.Të drejtë aplikimi kanë vetëm zyrtarët e institucioneve të sigurisë publike si; Policia e Kosovës (PK), Dogana e Kosovës (DK) , Agjencioni i Menaxhimit të Emergjencave (AME), Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) si dhe Shërbimi Sprovues i Kosovës (SHSK).
Për më shumë informata klikoni këtu:
http://aksp.rks-gov.net/repository/docs/KONKURSS.pdf
Aplikacioni gjeni të bashkangjitur:
http://aksp.rks-gov.net/repository/docs/Aplikacion_shqip-serbisht.pdf
Manuali për provim pranues - Për më shumë informata klikoni këtu: http://aksp.rks-gov.net/repository/docs/Manuali_per_provim_pranues_-_Shqip.pdf
Prirucnik za pripremu prijemnog ispita:
http://aksp.rks-gov.net/repository/docs/Manuali_per_provim_pranues_-_Serbisht.pdf
Nazmi Iballi u zgjedh dekan i Fakultetit të Sigurisë Publike
Vushtrri, 24 korrik 2014 - Bazuar në Rregulloren e Arsimit të Lartë neni 12, paragrafi 1 dhe neni 4, paragrafi 1, Rregullores për zgjedhjen, emërimin dhe shkarkimin e dekanit, prodekanit dhe udhëheqësve të njësive të fakultetit në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike u zgjedh dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike. Pas votimit dhe verifikimit të votave nga Këshilli i Fakultetit, Nazmi Iballi, zgjedhet dekan i Fakultetit të Sigurisë Publike në Akademi. Dekani detyrat dhe përgjegjësitë i ushtron në përputhshmëri me Rregulloren për Arsimin e Lartë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike dhe aktet tjera që rregullojnë fushëveprimtarinë e Fakultetit të Sigurisë Publike. Mandati i dekanit është katër vjet dhe fillon nga data 1 tetor 2014.
Kadetët e Akademisë Ushtarake nga Ajova vizituan AKSP-në
Vushtrri, 24 korrik 2014 Drejtori i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Ismail Smakiqi priti sot në takim kadetët e Akademive Ushtarake nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), dhe kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Qëllimi i vizitës ishte që të njihen më për se afërmi me aktivitetet dhe trajnimet që zhvillohen në Akademi.
Drejtori Smakiqi gjatë takimit i informoi kadetët për historikun e Akademisë. Po ashtu kadetët u njoftuan edhe për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon institucioni ynë.
Smakiqi gjatë këtij takimi falënderoi SHBA-në për ndihmën e vazhdueshme që po i bënë Kosovës dhe vlerësoi lartë kontributin e tyre që kanë dhënë në ndërtimin dhe ngritjen e institucioneve të sigurisë e në veçanti për Akademinë.
Ai tha se bashkëpunimi dhe ndihma e SHBA-ve është e nevojshme për vendin tonë, ndërkohë shfaqi shpresën se bashkëpunim me SHBA-të do të vazhdojë edhe me tutje.
Ndërkaq kadetët ushtarak nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës u interesuan rreth trajnimeve dhe aktiviteteve që zhvillohen në Akademi. Po ashtu ata shfaqen interesimin e tyre edhe rreth bashkëpunimit mes AKSP-së dhe Akademive tjera ushtarake dhe policore.
U konstituua Këshilli i Fakultetit të Sigurisë Publike
Vushtrri , 10 korrik 2014 - Në bazë të Rregullores (QRK) Nr. 26/2013 për Arsimin e lartë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike është formuar Këshilli i Përkohshëm i Fakultetit të Sigurisë Publike. Këshilli është organi më i lartë akademik i fakultetit i cili vendos për të gjitha çështjet e rëndësishme në fushën e mësimit, kërkimit dhe hulumtimit shkencor.
Gjatë mbledhjes konstituive është nxjerr rregullorja e punës së Këshillit të Përkohshëm të Fakultetit të Sigurisë Publike, e cila rregullore përcakton mënyrën e punës, organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Përkohshëm të Fakultetit të Sigurisë Publike
Këshillin e kryeson Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë.
Akademia shpallë konkurs për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore - bachelor në vitin akademikë 2014/2015
Vushtrri, 10 korrik 2014 Akademia e Kosovës për Siguri Publike pas akreditimit të programit për studime të sigurisë shpallë konkurs për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore bachelor në vitin akademikë 2014/2015.Të drejtë aplikimi kanë vetëm zyrtarët e institucioneve të sigurisë publike si; Policia e Kosovës, Dogana e Kosovës , Agjencioni i Menaxhimit të Emergjencave, Inspektorati Policor si dhe Shërbimi Sprovues.Për më shumë informata klikoni këtu:
http://aksp.rks-gov.net/repository/docs/KONKURS.pdf
Aplikacioni gjeni të bashkangjitur: http://aksp.rks-gov.net/repository/docs/Aplikacion_shqip-serbisht.pdf
Manuali për provim pranues - Për më shumë informata klikoni këtu: http://aksp.rks-gov.net/repository/docs/Manuali_per_provim_pranues_-_Shqip.pdf
Prirucnik za pripremu prijemnog ispita:
http://aksp.rks-gov.net/repository/docs/Manuali_per_provim_pranues_-_Serbisht.pdf
Zv/ministri i Punëve të Brendshme nga Afganistani Ikramuddin Yawar vizitoj Akademinë
Vushtrri, 24 qershor 2014 Drejtori i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Ismail Smakiqi, priti sot në takim zëvendësministrin e Punëve të Brendshme nga Afganistani, Ikramuddin Yawar . Delegacioni i përbërë prej pesë anëtarëve është interesuar rreth rolit, trajnimeve dhe aktiviteteve që zhvillohen në Akademi.
Më këtë rast drejtori Smakiqi, e njoftoj delegacionin për trajnimet, aktivitetet dhe të gjitha zhvillimet në AKSP. Ai po ashtu e informoi delegacionin për proceset e fundit në Akademi si dhe për progresin e vazhdueshëm që po bën institucioni ynë drejtë realizmit të qëllimeve të saj. Smakiqi foli edhe për qëllimin i cili është që Akademia të marrë karakter regjional në Evropën Juglindore për studime në fushën e sigurisë publike. Delegacioni u informua edhe për anëtarësimin e Akademisë në disa organizata ndërkombëtare që kanë të bëjnë më fushën e sigurisë publike.
Ndërsa zv/ministri, Ikramuddin Yawar, duke shprehur falënderimin e tij për pritjen theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve të sigurisë nga Kosova dhe Afganistani. Të dy palët u dakorduan për avancimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërinstitucional. Në fund delegacioni nga Afganistani bënë një vizitë në gjithë objektin e AKSP-së.
Bordi i Akademisë mbajti takimin e radhës
Vushtrri, 18 qershor 2014 Bordi i Akademisë së Kosovës për Siguri (AKSP), mbajti sot takimi e shtatë të radhës në të cilin morën pjesë, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, i cili njëherit është kryesues i bordit, përfaqësues të agjencioneve tjera të sigurisë publike si dhe bashkëpunëtor ndërkombëtarë nga OSBE-ja dhe ICITAP-i.
Gjatë këtij takimi u shqyrtuan pikat të cilat ishin në rënd dite si raportimi mbi zhvillimin e procesit të akreditimit të Akademisë; plani për mundësinë e barabartë si dhe përcaktimi rreth mënyrës së kryerjes së studimeve të zyrtarëve të institucioneve për siguri publike.
Në takim drejtori i Akademisë, Ismail Smakiqi ka raportuar për procesin e akreditimit. Duke analizuar kushtet që ka Akademia si dhe ofrimin e trajnimeve që bëhet sipas standardeve evropiane drejtori Smakiqi u shpreh se procesi i akreditimit do të përfundojë më sukses. Smakiqi po ashtu foli edhe për hapat e mëtutjeshëm pas akreditimit.
Ndërsa duke folur rreth planit të mundësive të barabarta drejtori Smakiqi, tha se krijimi i mundësive të barabarta duhet të jetë në të gjitha fushat e jetës
Shoqërore, po ashtu edhe në institucionet e sigurisë publike.
Ndërsa kryesuesi i Bordit të Akademisë, Shpend Maxhuni, përgëzoj stafin për punën e bërë rreth akreditimit.
Sa i përket barazisë Maxhuni tha se të gjitha institucionet kanë arritur që të krijojnë mundësi të barabarta. Unë propozoj që barazia të shkoj pesëdhjetë me pesëdhjetë, aty ka mundësi, tha Mazhuni.
Po ashtu gjatë takimit u vendos për mënyrën e vijimit të pjesës teorike dhe praktike të mësimit për zyrtarët e institucioneve të sigurisë publike të cilët do të vijojnë studimet në programin bachelor në fushën e sigurisë publike në Akademi.
Në Akademi u mbajt mini-olimpiada për persona me aftësi të kufizuara
Vushtrri, 16 qershor 2014 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), për dy ditë radhazi u mbajt mini-olimpiada tradicionale për persona me aftësi të kufizuara Kosova 2014, ku morën pjesë më shumë se 400 të rinj. Në hapjen e mini-olimpiadës morën pjesë drejtori për Trajnime dhe Përkrahje Programore, Kastriot Jashari, presidentja e komitetit para olimpik Njomza Emini, nënkolonel Driton Zabërgja, si dhe përfaqësuese nga OSEBE-ja e KFOR-i
Drejtori për Trajnime dhe Përkrahje Programore, Kastriot Jashari, vlerësoi se mini-olimpiada është një nga aktivitetet më të rëndësishme që zhvillohen në Akademi.
Ai tha se Akademia është e gatshme çdo herë të përkrah dhe të ndihmojë çdo qytetarë të Republikës së Kosovës. Vetë organizimi i mini-olimpiadës tregon rëndësinë e përfshirjes dhe ofrimit të mundësive të barabarta për secilin anëtarë të shoqërisë sonë, tha Jashari.
Ndërsa presidentja e komitetit paraolimpik Njomza Emini tha se nëpërmjet organizimit të kësaj mini-olimpiade me karakter tradicional dërgojmë mesazhin e qartë institucioneve ndërkombëtare sportive se në Kosovë ka të rinj dhe të reja të komunitetit me nevoja të veçanta, që i përkasin komunitetit sportiv mbarë botërorë, dhe që zyrtarisht duan të bëhen pjesë e të gjithë sportistëve të botës për të kontribuar në ndërtimin e një bote më të mirë të një bote më paqësorë.
Ndjej peshën, privilegjin dhe përgjegjësin që në një moment si ky të shumëpritur dhe të veçantë për secilin prej nesh, të përjetojmë krenarin, mirësinë dhe ngazëllimin që na e fal organizimi i mini-olimpiadës për fëmijë dhe të rinj me aftësi të kufizuara, tha Emini.
Në Akademi gjatë dy ditëve radhazi sa edhe ka zgjatur mini-olimpiada, nga personat me aftësi të kufizuara janë zhvilluar aktivitete të ndryshme sportive si vrapim me karrocë, basketboll, hendboll, pikado shenjëtari etj.
Mini-olimpiada Kosova 2014 është organizuar nga Komiteti Para-Olimpik i Kosovës dhe OPFAKOS Prindi e Fëmiu, dhe është përkrahur nga OSBE-ja dhe Akademia.
Ky komitet bashkë me institucione të tjera organizon për të dymbëdhjetën herë me radhë mini-olimpiadën, e cila tashmë është bërë tradicionale dhe mbahet çdo vit.
Projekti i Binjakëzimit përmbyllet më sukses
Vushtrri, 11 qershor 2014 Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot u mbajt takimi përmbyllës i Projektit të Binjakëzimit i cili ka filluar në mars të vitit 2012 . Qëllimi i tij ka qenë përmirësimi i arsimit në sektorin e rendit dhe sigurisë publike. Gjatë takimit u vlerësua se projekti po përfundon me sukses dhe se gjatë realizimit të tij ka pasur shumë të arritura. Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi vlerësoj se projekti në fjalë ka ndihmuar në ngritjen e profesionalizmit si dhe ka ndikuar në zhvillimin e kapaciteteve të institucioneve të Sigurisë Publike. Vlerësoj lartë kontributin e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë e cila në aspektin financiar menaxherial dhe në shumë aspekte të tjera bëri të mundur që projekti të realizohet më sukses, tha Smakiqi. Drejtori i Akademisë, Ismail Smakiqi, tha se projekti do të ketë rëndësi domethënëse për Akademinë dhe Republikën e Kosovës. Projekti do të përmirësojë kapacitetet e institucioneve të zbatimit të ligjit përmes shërbimeve të trajnimit dhe arsimimit që i plotësojnë standardet evropiane në fushën e rendit dhe sigurisë publike, u shpreh Smakiqi.
Kurse zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, tha projekti kishte në fokus profesionalizmin e arsimit të lartë për gjithë pjesëtarët e sigurisë publike në vend. Krijimi i programeve të studimit bachelor i cili do të bazohet në standardet dhe përvojat më të mira evropiane, natyrisht që do të kontribuojnë në ngritjen e nivelit të profesionalizmit në të gjitha institucionet e përfshira në sundimin e ligjit, tha Zeka.
Ndërkaq zëvendës kryesuesi i seksionit të bashkëpunimit nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Melvin Asin, duke e vlerësuar procesin e përmbylljes se projektit të binjakëzimit si mjaftë të suksesshëm tha se rendi dhe siguria publike duhet të shihet në mënyrë gjithëpërfshirëse. Asin u shpreh se projekti në fjalë është mjaftë special për Kosovën, konkretisht për Akademinë. Duke vlerësuar se ky projekt ka arritur qëllimin e tij, Asin vlerësoj se pranimi i stafit akademik ka krijuar qëndrueshmëri në përmirësimin e arsimit në fushën e sigurisë.
Kurse, sekretari i Ministrisë së Punëve të Brendshme në Finlandë Andrei Nahkala, tha se Kosova ka zgjedhur mënyrën evropiane për ta përmirësuar arsimin e lartë në fushën e sigurisë në vend. Proces i projektit ka krijuar bazën për arsimin e lartë për rendin dhe sigurinë publike, tha Nahkla për të shtuar se Akademia tashmë ka krijuar lidhje bashkëpunimi me gjitha vendet evropiane.
Ndërsa udhëheqësi i projektit të binjakëzimit, Anti Haikio, theksoi se sot është një ditë e veçante për Akademinë sepse pas një pune dy vjeçare tani është arritur faza finale e implementimit të tij. Ai tha se ky projekt është mjaft me rëndësi për të gjitha agjencionet e sigurisë. Me hapjen e Fakultetit të Sigurisë përfitues janë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, tha Haikio.
Të pranishëm në ketë takim ishin edhe përfaqësuesit e OSBE-së, të EULEX-it, ICITAP, si dhe zyrtarë të kyçur drejtpërsëdrejti në Projektin Binjakëzimit.