}

NewsArticle

11/09/2015

Akademia nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Institutin e Trajnimeve të Shërbimeve të Burgut dhe Sprovues dhe Universitetin Laurea të Shkencave të Aplikuara të Finlandës

Në kuadër të vizitës zyrtare në Finlandë Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi nënshkroi marrëveshje për bashkëpunim reciprok ndërmjet Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Institutit të Trajnimit të Shërbimeve të Burgut dhe Sprovues (RSKK),  dhe Universitetit Laurea të Shkencave të Aplikuara të Finlandës.

Qëllimi i marrëveshjes është krijimi i bashkëpunimit afatgjatë dhe të qëndrueshëm ndërmjet tri institucioneve për të përkrahur objektivat e tyre strategjike në fushat e trajnimit, arsimit të lartë, hulumtimit, zhvillimit si dhe në marrëdhëniet me publikun.

Ndër të tjerash vlen të përmendet se ekspertët nga RSKK  dhe Laurea të Finlandës, kanë qenë pjesë e stories së suksesshme në implementimin e projektit të binjakëzimit, “Përmirësimi i arsimit në sektorët e rendit dhe sigurisë publike në Kosovë” (KS 09 IB JH 01), financuar nga Komisioni Evropian me 1.5 milion euro dhe implementuar gjatë periudhës 2012-2014 nga shtetet anëtare Finlanda dhe Estonia me ç‘rast rezultoi në themelimin e arsimit të lartë në fushën e sigurisë publike në AKSP.

Në kuadër të prioriteteve  bazuar edhe në Strategjinë Zhvillimore të AKSP-së 2014-2018 Akademia e Kosovës për Siguri Publike ka bërë një hap tutje drejt  ndërkombëtarizimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Publikohen rezultatet për pranimin e studentëve në Fakultetin e Sigurisë Publike
Publikohen rezultatet për pranimin e studentëve në Fakultetin e Sigurisë Publike

Vushtrri, 03 shtator 20015 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) u  publikuan rezultatet e afatit të dytë për pranimin e studentëve në Fakultetin e Sigurisë Publike për vitin e parë akademik.

Listën e rezultateve të zyrtarëve të cilët kanë aplikuar për studime në Fakultetin e Sigurisë Publike e gjeni më poshtë.

Kandidatët të cilët nuk  janë të kënaqur me rezultatet mund të paraqesin ankesë pran Komisionit të Ankesa në Akademi nga data 04.09.2015 deri me datën 06.09.2015 ora 16:00.


Rezultatet Preliminare
Rezultatet Preliminare - Origjinal

Lexo më shumë
Bordi i Akademisë mbajti takimin e radhës
Bordi i Akademisë mbajti takimin e radhës

Vushtrri, 14 shator 2015 - Bordi  i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP),  mbajti sot takimin e dymbëdhjetë ku u diskutuan çështje të cilat kanë të bëjnë me proceset e fundit të Akademisë.

Pikë diskutimi në rëndin e ditës  ka qenë raporti mbi zhvillimin e konkursit të pranimit të studentëve në programin bachelor dhe propozim ndryshimi i kuotave për Institucionet e Sigurisë Publike për vitin akademik 2015/16.

Pikë tjetër e diskutimit ka qen edhe projekti i binjakëzimit me titull, “Përkrahja e mëtejme e arsimit të sigurisë publike në Kosovë”, dhe caktimi i personave përgjegjës nga agjencionet e Sigurisë publike rreth implementimit të këtij projekti. 

Gjithashtu në këtë takim Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi, prezantoi raportin gjashtë mujor të Akademisë.

Në takim morën pjesë drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, kryeprokurori i Shtetit Aleksander Lumezi, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues Emrush Thaqi, Drejtori i Përgjithshëm i Inspektoratit Policor të Kosovës, Fitim Shishani, Drejtori i Shërbimit Sprovues Bajram Bujupi,, përfaqësues nga Dogana e Kosovës  dhe Agjencionit të Menaxhimit Emergjent, si dhe përfaqësues nga OSBE-ja dhe ICITAP-i.

 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës