}

NewsArticle

08/06/2015

U mbajt takimi i radhës i Bordit të Akademisë

Vushtrri, 08 qershor  2015 - Bordi  i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP),  mbajti sot takimin e njëmbëdhjetë ku u diskutuan çështje të cilat kanë të bëjnë me procesin dhe aktivitetet që zhvillohen në Akademi.  

 

Gjatë  këtij takimi u diskutua rreth shpenzimeve dhe planifikimit buxhetor në organizimin  e trajnimeve. 

Më këtë rast Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi, elaburoi çdo shpenzim që është bërë dhe do të bëhet për aktivitetet dhe trajnimet.

 

 Ndërkaq Bordi i Akademisë e konfirmoi mbështetjen si institucion më i rëndësishëm për zhvillimin e trajnimeve dhe arsimimin  e pjesëtarëve të sigurisë publike.  

 

Pikë diskutimin në rëndin e ditës ka qenë edhe përcaktimi i kuotës për institucionet e sigurisë publike në studimet themelore bachelor për vitin 2015/2016.  

Më këtë rast Bordi i Akademisë mori vendim  se  numrin i atyre që do të ndjekin studimet në Fakultetin e Sigurisë Publike për vitin e ri akademik 2015/2016, do të jetë 65 studentë.   

Gjatë këtij  takimi u diskutua edhe  rreth përcaktimit të statusit të studentëve në agjencionet e sigurisë publike pas përfundimit të studimeve në Fakultetin e Sigurisë Publike.   

 

Në takim morën pjesë drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, kryeprokurori i Shtetit Aleksander Lumezi, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues, Emrush Thaci, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencionit të Menaxhimit Emergjent Fadil Kodra, Drejtori i Përgjithshëm i Inspektoratit Policor të Kosovës, Fitim Shishani, Drejtoresha e Shërbimit Sprovues Metije Ademi, përfaqësuesja e Doganave së Kosovës si dhe bashkëpunëtor ndërkombëtarë nga OSBE-ja dhe ICITAP-i.

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Përfundoi  trajnimi për trajnerët e Policisë Kufitare
Përfundoi trajnimi për trajnerët e Policisë Kufitare

Vushtrri, 05 qershor 2015 –  Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot  përfundoi trajnimi  për trajnerët e  Policisë Kufitare, ku morën pjesë 22 zyrtarë të Policisë së Kosovës.

 

Në ceremoni të çertifikimit ishin Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi,  Cameron Fisher menaxher i projektit të  ICITAP-it, nënkolonel Driton Zabergja si dhe zyrtarë tjerë nga Akademia dhe ICITAP-i.

 

Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi fillimisht i përshëndeti të pranishmit duke  falënderuar në veçanti  ICITAP-in për përkrahjen e këtij trajnimi.Gjithashtu Smakiqi falënderoi  edhe instruktoret për kontributin e dhënë në bartjen e përvojave tek zyrtarët policor.


 

‘’Ndihma e partnerëve ndërkombëtarë, këtë rast e ICITAP-it ka qenë gjithherë prezent   në përkrahjen e Akademisë në zhvillimin e trajnimeve për pjesëtarët e sigurisë publike’’, tha Smakiqi.

 

Ndërsa Cameron Fisher menaxher i projektit të  ICITAP-it i inkurajoi zyrtarët policor për punën dhe përkushtimin që kanë treguar gjatë këtij trajnimi.  Gjithashtu ai theksoi se ICITAP ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Akademinë  në arritjen e objektivave për trajnimin dhe aftësimin sa më profesional për pjesëtarët e sigurisë publike. 

 

Nënkolonel Driton Zabergja  tha se ky është një trajnim mjaftë i rëndësishëm për Policinë e Kosovës, trajnim i cili do të kontribuoj në punën dhe përgjegjësit e tyre.

Ligjërues në trajnimin për trajnerët e Policisë Kufitare i cili ka zgjatur tri jave ishin instruktor nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). 

 

Lexo më shumë
Nesër diplomon gjenerata e 52-të e zyrtarëve policor
Nesër diplomon gjenerata e 52-të e zyrtarëve policor

Njoftim për media

 

Vushtrri, 11 qershor 2015 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), nesër në ora 12:00,  do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 52 -të e zyrtarëve policor (kadetë) të Policisë së Kosovës. 


Të pranishëm në ceremoninë e diplomimit pritet të jenë, ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, Drejtori i Përgjithshëm i AKSP-së, Ismail Smakiqi, si dhe zyrtarë të lartë vendor dhe ndërkombëtarë. 


Ftohen mediat që të marrin pjesë. 

 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës