Lajmet
Lajmet
Në Akademi fillojë trajnimin gjenerata e 56 e kadetëve të Policisë së Kosovës
Vushtrri, 18 janar 2021 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot fillojë trajnimin programi profesional “Polic i Ri”, gjenerata e 56 e kadetëve të Policisë së Kosovës.
Më rastin e fillimit të trajnimit bazikë, kadetët i përshëndeti zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë Rrahim Rexha. Rexha duke iu ofruar mbështetje të vazhdueshme të gjithë zyrtarëve të sigurisë publike që trajnohen në Akademi, i inkurajoj kadetët në rrugëtimin e tyre dhe ju dëshiroj suksese.
Kadetët e rinj i përshëndeti edhe drejtori i Drejtorisë për Trajnime Themelore të Policisë së Kosovës në Akademi Agron Rukiqi. Duke iu dëshiruar suksese kadetëve, Rukiqi para tyre foli edhe për masat mbrojtëse kundër Covid 19.
Numri i kadetëve të rinj të cilët do të trajnohen sipas plan programit të dizajnuar në bazë të standardëve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe sundim të ligjit është 207.
Ndryshe Akademia e Kosovës për Siguri Publike, sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës ka marrë të gjitha masat për mbrojtje nga pandemia COVID-19, që trajnimi të fillojë duke respektuar të gjitha rekomandimet e Institutit Kombëtarë të Shëndetit Publik.
Një delegacion nga QSU-ja e FSK-së vizitoi Akademinë
Vushtrri, 10 dhjetor 2020 – Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot e vizitoi një delegacion nga Qendra për Studime Universitare (QSU) e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) i udhëhequr nga komandanti i QSU-së Ali Haxhimustafa.
Delegacioni i përbërë nga komandanti Haxhimustafa, zv/komandanti Lirim Bllaca dhe koordinatori i cilësisë në QSU-së Nysret Llapashtica, u prit nga Rrahim Rexha zëvendësues i Drejtorit të Përgjithshëm në Akademi, Avni Istrefi Udhëheqës i Divizionit për Marrëdhënie me Jashtë dhe Emin Uka Udhëheqës i Divizionit për Sigurim të Cilësisë.
Qëllimi i vizitës ishte thellimi i bashkëpunimit mes Akademisë së Kosovës për Siguri Publike dhe Qendrës për Studime Universitare të FSK-së sa i përket arsimimit dhe trajnimit të pjesëtarëve të fushës së sigurisë publike.
Gjatë takimit delegacioni në fjalë u njoftuan me proceset dhe zhvillimet e fundit në Akademi.
Më ketë rast zv/Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Rrahim Rexha u shpreh i gatshëm për bashkëpunim mes Akademisë dhe FSK-së pasi që siç tha ai ky bashkëpunim është i nevojshëm për të dy institucionet.
Kurse delegacioni nga QSU e FSK-së shprehen interesimin e tyre rreth aktiviteteve që zhvillohen në Akademi dhe shfaqen interesimin për bashkëpunim sidomos në arsimimin e kadetëve në fushën e sigurisë.
Në fund të takimi delegacioni falënderoj Akademinë e Kosovës për Siguri Publike për kontributin e dhënë dhe ndihmën e ofruar në procesin e akreditimit të Qendrës për Studime Universitare të Forcës së Sigurisë.
Rrahim Rexha, emërohet Zëvendësues i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike
Vushtrri, 02 dhjetor 2020- Rrahim Rexha, Drejtor i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme emërohet Zëvendësues i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike.
Ky vendim është marrë në mbështetje të nenit 10, paragrafi 2 dhe nenit 11 të Ligjit Nr.06/L-113 për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të Agjencive të Pavarura.
Rrahim Rexha, Zëvendësues i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, obligohet ti kryej të gjitha detyrat dhe përgjegjësit sipas legjislacionit përkatës në fuqi.
OSBE-ja falënderon ish drejtorin e AKSP-së Ismail Smakiqi
Vushtrri, 18 nëntor 2020 – Ambasadori i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, më misioni në Kosovë Jan Braathu, përmes një shkrese ka falënderuar ish Drejtorin e Përgjithshëm të Akademisë Ismail Smakiqi, për punën dhe kontributin e tij në Akademi.
Më këtë rast u vlerësua lartë puna e tij duke thënë se drejtori Smakiqi ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për nëntë vjet rresht sa ka udhëhequr Akademinë.
“Që nga emërimi juaj si Drejtor i Përgjithshëm në nëntor 2011, puna juaj e palodhshme për të avancuar Akademinë ka arritur shumë. Ju gjithmonë keni vendosur standarde të larta për programe bashkëkohore të trajnimit dhe arsimit për zbatimin e ligjit, sipas praktikave më të mira ndërkombëtare. Dhe ju vazhdimisht e keni udhëhequr AKSP-në drejt qëllimit të saj strategjik për të siguruar se Kosova ka institucione të qëndrueshme dhe demokratike të sigurisë publike. Ne ishim veçanërisht krenarë kur përpjekjet tuaja rezultuan që Akademia të bëhet e para në regjion për të pranuar akreditimin ndërkombëtar nga IADLEST”, thuhet në shkresën e ambasadorit të OSBE-së .
Tutje në shkrese thuhet se OSBE e përkrah vizionin e ish drejtorit Smakiqi për avancim të mëtutjeshëm të AKSP-së për t’u bërë qendër ekselence për sigurinë publike në Kosovë.
OSBE shpreh gatishmërinë që edhe në vitet në vijim do të vazhdojë të përkrahë Akademinë për të realizuar plotësisht këtë qëllim.
Ndryshe ish Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë për Siguri Publike Ismail Smakiqi ka udhëhequr Akademinë për nëntë vjet rresht.
Kliko këtu për ta gjetur shkresen
AKSP nënshkroi marrëveshje të bashkëpunimit me Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe Asociacionin e Bibliotekave Elektronike të Kosovës (ABEK)
Vushtrri, 9 tetor 2020 - Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) sot nënshkroi marrëveshje të bashkëpunimit me Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe Asociacionin e Bibliotekave Elektronike të Kosovës (ABEK). Marrëveshjet të cilat u nënshkruan sot në hapësirat e AKSP-së në Vushtrri nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, nga Drejtori i BKK-së Fazli Gajraku dhe Koordinatorja e ABEK-ut Bukurije Halitit kanë për qëllim bashkëpunimin në mes të këtyre institucioneve për të përkrahur dhe realizuar interesat e përbashkëta në fushëveprimtarit përkatëse dhe për të thelluar marrëdhëniet nëpërmjet tyre në funksion të zhvillimit ndër-institucional.
Në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar në mes të AKSP-së dhe BKK-së, ndër të tjerash bashkëpunimi do të fokusohet në mbështetjen dhe përkrahjen reciproke në kuadër të: forcimit të marrëdhënieve institucionale, shfrytëzimit të resurseve të institucioneve me interes të përbashkët, hulumtimit/kërkimit, bashkëpunimit në organizimin e konferencave, seminareve, ekspozitave, panaireve, promovimeve të botimeve të rëndësishme të autorëve, përfshirjes në projekte të mundshme të përbashkëta, zbatimit të shërbimeve të specializuara për të drejtën e autorit, qasjes dhe ofrimit të shërbimeve të referencave për studentët, stafin akademik dhe stafin profesional të Akademisë, duke përfshirë këtu informacionin për koleksionet Bibliotekës (qasje në mbi 700 mijë tituj), mbi katalogun elektronik dhe manual, mënyrat e hulumtimit, etj.
Përderisa në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar në mes të AKSP-së dhe ABEK-ut, qëllimi i kësaj marrëveshje është anëtarësimi i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike në Asociacionin e Bibliotekave Elektronike të Kosovës dhe shfrytëzimi i burimeve dhe materialeve elektronike të nevojshme për nevojat e Akademisë. Anëtarësimi i AKSP-së në ABEK ofron mundësinë e shfrytëzimit të burimeve elektronike të cilat sigurohen nga ABEK përmes EIFL (“Electronic Information for Libraries”, apo në përkthim “Informatat Elektronike për Bibliotekat”).
Gjatë diskutimeve të përbashkëta në takim, Drejtori i Përgjithshëm i AKSP-së duke vlerësuar lartë rëndësinë e këtyre marrëveshjeve të arritura, shtoi po ashtu se për studentët, stafin akademik dhe profesional të AKSP-së tashmë po iu mundësohet dhe ofrohet një gamë e madhe e mundësive për të pasur qasje në shërbimet që i ofrojnë BKK dhe ABEK e që do të jen një mbështetje e madhe në ngritjen dhe zgjerimin e njohurive dhe kapaciteteve intelektuale të tyre. Ndërsa, ndër të tjerash, në diskutimin e përbashkët u theksua po ashtu se marrëveshjet e tilla janë më se të nevojshme, me ç’rast me rastin e konkretizimit të këtyre marrëveshjeve ne do të jemi në gjendje të zhvillojmë dhe përkrahim njëra tjetrën dhe të i zgjerojmë kapacitetet tona institucionale dhe intelektuale (akademike dhe shkencore).
Në kuadër të agjendës u zhvillua një vizitë në hapësirat e Akademisë, ku delegacioni i BKK-së dhe ABEK-ut patën rastin të vizitojnë kampusin e Akademisë, u njoftuan më për së afërmi me punën, stafin dhe të arriturat e Akademisë si dhe vizioni për të ardhmen e saj.
Akademia nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi edhe me Agjencinë e Kosovës për Forenzikë
Vushtrri, 01 tetor 2020 – Në vazhdën e bashkëpunimeve më institucionet vendore dhe ndërkombëtare, Akademia e Kosovës për Siguri Publike, sot nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi edhe me Agjencinë e Kosovës për Forenzikë.
Marrëveshja e cila u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi dhe Kryeshefi i Agjencisë së Kosovës për Forenzikë Blerim Olluri, ka për qëllim bashkëpunimin në mes të dy institucioneve për të përkrahur dhe realizuar interesat e përbashkëta në fushën e trajnimit, studimit, hulumtimit dhe zhvillimit.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi dhe Kryeshefi Ekzekutiv i Forenzikës Blerim Olluri gjatë nënshkrimit vlerësuan se kjo marrëveshje do të ndikojë pozitivisht në rritjen dhe fuqizimin e bashkëpunimit përmes secilës do të lehtësohen procedurat e trajnimit, studimit, hulumtimit dhe zhvillimit në përfshirjen në projekte të mundshme të përbashkëta, etj.
Po ashtu në kuadër të agjendës u zhvillua një vizitë në hapësirat e Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, ku delegacioni i AKSP-së u njoftua më për së afërmi me punën, stafin dhe të arriturat e Forenzikës. Kryeshefi Ekzekutiv Blerim Olluri bëri një prezantim rreth funksionimit të agjencisë ku vuri në pah qëllimin e tyre drejt ngritjes dhe zhvillimit të vazhdueshëm, sigurimit të cilësisë dhe arritjeve të standardeve më të larta ndërkombëtare përmes proceseve periodike të akreditimeve në kuadër të fushë veprimtarisë së forenzikës.
Drejtori i Përgjithshëm i AKSP-së Ismail Smakiqi, vlerësoi lartë punën e agjencisë dhe shprehi mirënjohje për punën shkencore dhe të arriturat e AKF-së si institucion kredibil dhe i barasvlershëm me institucionet tjera ndërkombëtare në fushën e forenzikës. Smakiqi e theksoi rëndësinë shumë të madhe që kanë njohjet respektivisht akreditimet e vazhdueshme vendore dhe ndërkombëtare institucionale dhe të proceseve të punës e të dyja institucioneve të cilat kanë arritur standardet më të larta ndërkombëtare në kuadër të fushë veprimtarive respektive.
Në Akademi u mbajt takimi i radhës i Bordit
Vushtrri, 30 shtator 2020 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot u mbajt takimi i radhës i Bordit ku temë diskutimi ishte çështjet që lidhen me fushën e arsimit të lartë dhe zhvillimin e trajnimeve për zyrtarët e sigurisë publike.
Në këtë takim morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës Nehat Thaci, Kushtrim Hodaj ushtrues detyre i Kryeshefit Ekzekutiv në Inspektoratin Policor të Kosovës, Ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave të Kosovës Ibrahim Xhakaj, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë për Menaxhimin Emergjent Fadil Kodra, Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Bejtush Gashi, Kadri Haliti zëvendës i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Sprovues të Kosovës, Bylent Ribari nga OSBE-ja si dhe zyrtarë të lartë nga institucionet përkatëse.
Duke përshëndetur të pranishmit kryesuesi i bordit, Nehat Thaci, fillimisht kërkoi që të miratohet rendi i ditës, për të cilat pika u diskutua veç e veç.
Gjatë këtij takimi pas një diskutimi u bë miratimi i standardeve profesionale për institucionet e sigurisë publike.
Pos tjerash bordi më vota unanime themeloj edhe grupin punës për rishikimin e kurrikulave të profesioneve për institucionet e sigurisë publike.
Ndërkohë gjatë takimi Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike paraqiti raportin gjashtë mujor të punës së Akademisë për periudhën janar- qershor 2020.
Smakiqi tha se edhe pse kohë pandemie, falë angazhimit profesional Akademia ka arritur të zhvillojë aktivitetet e saj komforë rregullave të parapara.
“Të arriturat e punës raportuese janë si rezultat i punës së stafit të Akademisë të cilët kanë dhënë kontributin e tyre qoftë individual apo grupor në kryerjen më përgjegjësi dhe profesionalizëm të plotë të detyrave të punës dhe njëkohësisht duke falënderuar për punën dhe bashkëpunimin e institucioneve të sigurisë dhe organizatave ndërkombëtare të cilat na kanë mbështetur në arritjen e sukseseve tona”, u shpreh Smakiqi.
Drejtori Smakiqi tha se të gjitha aktivitetet dhe veprimet që i ndërmerr Akademia, janë të koordinuara dhe të prezantuara përmes planit vjetor të punës së AKSP-së për vitin 2020, strategjisë zhvillimore dhe planit të veprimit të AKSP-së 2019/2022.
“Si e arritur e veçantë për këtë periudhë mund të veçojmë: Trajnimin profesional për Polic i Ri gjenerata e 55 me gjithsej 446 kadetë; mbajtja e konferencës së shtatë ndërkombëtarë ‘Sfidat e mobiliteti të transportit dhe sigurisë publike’, e organizuar nga kolegji ‘Tempulli’ në bashkëpunim më Akademinë; Nënshkrimi i marrëveshjes bashkëpunimi me ‘Kolegjin AAB’ me Universitetin ‘Kadri Zeka’, nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit më Akademinë e Drejtësisë, krijimin e platformës digjitale ‘mësimi nga distanca’ etj”, u shpreh Smakiqi.
Gjithashtu gjatë takimit u diskutua edhe rreth ecurisë së procesit të konkursit për pranimin e studentëve në studimet themelore bachelor për vitin akademik 2020/2021 në Fakultetin e Sigurisë Publike.
Drejtori i Përgjithshëm i AKSP, Ismail Smakiqi, ka pranuar një letër nga Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i Departamentit të Shtetit të SHBA-ve, Jorgan K. Andrews
Vushtrri, 6 gusht 2020 - Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Ismail Smakiqi, ka pranuar një letër nga Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i Departamentit të Shtetit të SHBA-ve, Jorgan K. Andrews.
Duke shprehur kënaqësinë për vizitën që pati në AKSP më 24 janar 2020 dhe duke e falënderuar drejtorin Smakiqi për mikpritje, Andrews shpreh kënaqësinë e tij për zhvillimin e trajnimit profesional të kadetëve të Policisë së Kosovës, të cilin pati rastin që ta vëzhgojë nga afër personalisht gjatë vizitës së tij në Akademi.
“Duartrokas përpjekjet tuaja dhe pranoj sa shumë AKSP-ja kontribuon drejtpërdrejt në pavarësinë dhe stabilitetin e Kosovës” u shpreh ai.
Për më tepër, Andrews rikonfirmon vazhdimin e bashkëpunimit të Zyrës së Departamentit të Shtetit për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) në veçanti për AKSP-në dhe në përgjithësi për institucionet e Republikës së Kosovës:
“Zyra e Departamentit të Shtetit e Çështjeve Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) mbetet e përkushtuar në bashkëpunimin e saj të vazhdueshëm me Qeverinë e Kosovës, duke dashur që të identifikojë ku INL mund të ofrojë më së miri burimet e SHBA-ve për të përkrahur institucionet e Kosovës”.
Në fund të letrës së tij drejtuar drejtorit Smakiqi, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Amerikan, Andrews, shpreh gatishmërinë për përkrahje jo vetëm të AKSP-së, por në përgjithësi të institucioneve tona. Me këtë rast, ai shprehet:
“Mezi pres që të shqyrtoj mundësitë shtesë ku INL mund të ndihmojë me përpjekjet tuaja, duke qenë se ne vazhdojmë të punojmë së bashku për të avancuar interesat tonë të përbashkët strategjikë në Kosovë”.
Përveç bashkëpunimit dhe përkrahjes në aspekte tjera të fushave të përbashkëta të interesit, Zyra për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) e Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara, më 16 qershor 2017 i ka dhuruar AKSP-së pajisjen e sofistikuar të sistemit të simulimit të trajnimit me armë zjarri (FATS), në vlerën prej 148,652$.
Për më tepër, ICITAP nga Departamenti i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara, por edhe drejtëpërdrejt Ambasada e SHBA-ve në Kosovë, kanë përkrahur vazhdimisht dhe në mënyrë të pakursyer AKSP-në, në mënyrë që të realizojë sa më lehtë dhe në mënyrë më profesionale mandatin e saj për trajnimin dhe arsimimin e zbatuesve të ligjit në tërë vendin.
Për më tepër informata klikoni KËTU
Thirrje për aplikim
Vushtrri, 04 gusht 2020 - Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) më 25 nëntor 2020 organizon konferencën e III-të shkencore ndërkombëtare me titull “Sfidat e funksionimit të institucioneve të sigurisë publike në rrethana të pandemisë COVID-19”.
Konferenca synon të bashkojë studiuesit e fushave të sigurisë publike me qëllim të prezantimit të modeleve të institucioneve të sigurisë publike, arsimore dhe trajnuese të vendeve të tyre, përvojat, sfidat e kaluara dhe aktuale në rrethana të pandemisë globale COVID-19.
Prandaj ftohen të marrin pjesë akademikët, studentët, hulumtuesit dhe profesionistët e tjerë që të prezantojnë pikëpamjet e tyre. Konferenca do të mbahet online në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze me përkthim simultan në gjuhët e lartërcekura.
Datat e rëndësishme dhe modeli i pjesëmarrjes në konferencë
Ju njoftojmë se punimet dhe prezantimet nuk duhet të kenë qenë të botuara apo prezantuara më parë gjetiu.
Datat e rëndësishme për konferencë janë si në vijim:
- Dorëzimi i abstrakteve deri më 28 gusht 2020
- Njoftimi i pranimit më 10 shtator 2020
- Dorëzimi i punimeve deri më 20 tetor 2020
- Njoftimi i pranimit të punimit të dërguar së bashku me programin e plotë të konferencës më 5 nëntor 2020
- Data e mbajtjes së konferencës më 25 nëntor 2020
Për më tepër informata klikoni këtu: NJOFTIM
Në Akademi u mbajt takimi i radhës i Bordit të AKSP-së
Vushtrri, 27 korrik 2020 – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot Bordi mbajti takimin e 33- të radhës, ku u diskutua lidhur me mënyrën dhe procesin e pranimit të studentëve në Fakultetin e Sigurisë Publike në Akademi për vitin e ri akademikë 2020/2021.
Të pranishëm në këtë takim ishin Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës Nehat Thaçi njëherit edhe kryesuesi i bordit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj, U.D. i Drejtorit të Përgjithshëm të Inspektoratit Policor të Kosovës Kushtrim Hoda, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë për Menaxhimin Emergjent Fadil Kodra, Drejtori i Drejtorisë së Administratës në Shërbimit Sprovues të Kosovës Arsim Tahiri, Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Bejtush Gashi, Drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE Edward T. Anderson, zyrtari i lartë nga kjo organizatë Bylent Ribari si dhe zyrtarë të lartë nga institucionet përkatëse.
Me kërkesë të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, për ndarjen e kuotave për Institucionet e Sigurisë Publike në studimet themelore bachelor për vitin akademik 2020-2021 në Fakultetin e Sigurisë Publike në Akademi, Bordi i AKSP-së morri vendim për ndarjen edhe të 8 vendeve për student nga kjo agjenci. Tani numri i përgjithshëm i studentëve të cilët do të pranohen në Akademi do të jetë 65.
Në pikën e dytë të rendit të ditës u diskutua për mënyrën dhe procesin e pranimit të studentëve në FSP/AKSP. Në takimin e fundit të Bordit të AKSP, anëtarët e Bordit kërkuan shqyrtimin e mundësisë të ndryshimit të procedurës për pranimin e studentëve në FSP. Kërkesa e drejtueseve të Agjencive të Sigurisë Publike për ndryshimit të procedurës për pranimin e studentëve në FSP ka të bëjë me planifikimet dhe objektivat strategjike të ngritjes së kapaciteteve të Agjencive të Sigurisë Publike, përmes regjistrimit të studentëve në FSP.
Drejtori i AKSP-së Ismail Smakiqi tha se Akademia edhe më herët ka shpreh gatishmëri për pranimin e studentëve në përputhje me nevojat, gjegjësisht planifikimeve të ngritjes të kapaciteteve të agjencive. Drejtori Smakiqi po ashtu njoftoi Bordin për fillimin e punës të grupit punues për rishikimin e standardeve të profesionit për Agjencitë e Sigurisë Publike gjegjësisht procesin e ri akreditimit të Akademisë dhe validimit të programeve profesionale, nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve.
Ministri i MPB-së Agim Veliu vizitoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike
Vushtrri, 16 korrik 2020 – Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi priti sot në takim ministrinë e Punëve të Brendshme Agim Veliun ku teme diskutimi ishte fillimi i trajnimit bazik i kadetëve të gjeneratës së 55 të Policisë së Kosovës. Ministri Veliu gjatë kësaj vizite u njoftua më zhvillimet e fundit si dhe me proceset nëpër të cilat po kalon Akademia.
Ministri Veliu ishte i shoqëruar nga Bajram Gecaj shef i kabinetit dhe këshilltarë të tij, ndërsa në takim të pranishëm ishin edhe dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Bejtush Gashi si dhe udhëheqësit e lartë të Akademisë Rrahim Rexha, Kastriot Jashari, Shpend Shabani dhe Avni Istrefi.
Në fillim të takimit drejtori Smakiqi e njoftoi ministrin Veliu me aktivitetet dhe veprimet e ndërmarra të AKSP gjatë periudhës së pandemisë COVID 19.
Lidhur me këto aktivitete dhe veprime të ndërmarra drejtori Smakiqi tha se \"përveç punëve të përditshme dhe rutinore, Akademia ka hartuar ‘Planin e vijimësisë së qeverisjes për AKSP’ si dhe ‘Protokolli për implementimin e rekomandimeve të MSH-së dhe IKSHP-së në vendin e punës’. I gjithë personeli ka marrë pjesë në ligjëratën (prezantimin) ‘Vetëdijesimi i zyrtarëve lidhur me sëmundjen COVID-19, masat mbrojtëse dhe higjienën’ të cilën e ka bërë mjeku i Akademisë”.
Kurse lidhur me aktivitetet e Akademisë nga fushë veprimtaria e saj, drejtoi Smakiqi njoftoi ministrin me mësimet të cilat po i zhvillojnë studentët e FSP si dhe kadetët e gjeneratës së 55 të Policisë së Kosovës. “Pas ndërprerjes të procesit arsimor në AKSP, mësimdhënësit e Fakultetit të Sigurisë Publike kanë vazhduar të zhvillojnë mësimin me studentë nga distanca, kurse më datën 06.07.2020 filloj trajnimit profesional 'Polic i ri', mësimi vijon online përmes platformës së mësimit në distance E-trajnimi”, tha Smakiqi.
Drejtori Smakiqi po ashtu bëri një prezantim të Akademisë; misionin, të arriturat dhe sfidat e Akademisë. Duke folur për të arriturat e Akademisë drejtori Smakiqi ne theks të veçantë foli për krijimin e programit studimor Bachelor Siguria Publike, Akreditimin e këtij programi studimor dhe akreditimin institucional të Akademisë nga Agjencia e Kosovës së Akreditimit; Themelimin e Fakultetit të Sigurisë Publike; Krijimin e Programeve Profesionale për gjashtë Agjenci të Sigurisë Publike. Po ashtu drejtori Smakiqi foli edhe për akreditimin e Akademisë dhe validimin e programeve profesionale nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve si dhe Akreditimin Ndërkombëtarë nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (IADLEST).
Gjithashtu drejtori Smakiqi e njoftoi ministrin Veliu për procesin e ri akreditimit për vitin 2021 të gjitha këtyre programeve dhe ri akreditimin institucional të Akademisë. Në ndërkohë drejtori Smakiqi kërkoi përkrahjen e ministrit në procesin e ri akreditimit, gjegjësisht plotësimin e kushteve të kërkuara nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, me qëllim të ri akreditimit.
Ndërsa ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu pasi dëgjoi këto prezantime e inkurajoj drejtorin për punën e bërë. “Unë jam këtu sot me bashkëpunëtoret e mi që t’ju siguroi se vëmendja ime si ministër i Punëve të Brendshme është dhe do të jetë kah Akademia, në mënyrë që të arriturat e deritashme të Akademisë, që janë të shumta, t’i ruajmë prej çdo ndikimi, çfarëdo qoftë ai dhe të kujdesemi që bashkërisht ta ruajmë dhe ta ngrisim një institucion i cili tashmë ka bë emër jo vetëm në Kosovë, por edhe në arenën ndërkombëtare”, tha ministri Veliu.
Duke shprehur kënaqësinë për partneritetin e Akademisë në rrafshin ndërkombëtar dhe pjesëmarrjen e Akademisë në rrjete të asociacioneve ndërkombëtare ministri Veliu tha “unë dua të falënderoi edhe partnerët tanë ndërkombëtar që kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për ngritjen e Akademisë, sikurse janë OSBE-ja, ICITAP-i, të cilët vazhdimisht në takimet që i kam me ta, e kanë një kujdese të jashtëzakonshme, një vëmendje të veçantë për Akademinë”
Duke falënderuar drejtorin Smakiqi për pritje ai tha “unë edhe këtu iu premtoi edhe një herë që do ta kem vëmendjen e veçantë për Akademinë, do ta keni mbështetjen time të pakursyer edhe në ngritjen e Akademisë edhe në nevojat që Akademia i ka, sepse është e natyrshme që Akademia ka nevoja edhe kërkesa që shteti duhet të i përmbushë”.
Gjatë vizitës që mistri Veliu i bëri kampusit të AKSP-së, ai pa nga afër ushtrimet e kadetëve në qendren e simulimeve me armë zjarri si dhe mori pjesë në zhvillimin e një ore mësimi online me kadetët e gjeneratës së 55 të Policisë së Kosovës. Me këtë rast ministri iu drejtua kadetëve duke i motivuar që të kryejnë me sukses trajnimin e tyre dhe të i bashkëngjiten kolegëve të tyre në punët e përditshme të Policisë së Kosovës.
Rifilloj trajnimi profesional "Polic i Ri” mësimi vijon online
Vushtrri, 06 korrik 2020 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike rifilloj vazhdimi i trajnimit profesional \"Polic i ri\", mësimi vijon online përmes platformës së mësimit në distance E-trajnimi
Ashtu siç është i njoftuar opinioni, trajnimi profesional “Polic i Ri” i gjeneratës së 55-të në AKSP ka filluar më 11.11.2019, kurse është ndërprerë më datën 12.03.2020, në javën e 18 të trajnimit, me Vendimin nr.01/07 te datës 11.03.2020 të Qeverisë të Republikës së Kosovës.
Në analogji me institucionet tjera arsimore në Republikën e Kosovës, mësimdhënësit e Fakultetit të Sigurisë Publike kanë vazhduar të zhvillojnë mësimin nga distanca. Vazhdimi i procesit arsimor në Fakultetin e Sigurisë Publike, për 215 studentë të rregullt të këtij fakulteti, do të jetë i njëjti me vazhdimin e procesit arsimor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Kosovës. Tani për tani do të vazhdohet me mësim nga distanca.
Çështja e vazhdimit të trajnimit profesional “Polic i Ri” i gjeneratës së 55-të të kadetëve të Policisë së Kosovës, në rrethanat e pandemisë, ka qen preokupimi kryesor i AKSP-së dhe PK-së.
“Gjithnjë në përputhje me rrethanat e zhvillimit të pandemisë, me shpresën e mundësisë së rikthimit gjegjësisht vazhdimit të trajnimit në Akademi, personeli udhëheqës i Akademisë dhe kolegët e Drejtorisë së Trajnimeve të Policisë së Kosovës kemi trajtuar disa opsione për vazhdimin e programit profesional të ndërprerë”, tha drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi.
Në përputhje me manualin për mbrojtje nga përhapja e virusit Covid-19, qershor 2020, të Ministrisë së Shëndetësisë gjegjësisht Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, i cili obligon institucionet të zbatojnë masat e përcaktuara në këtë manual dhe i cili rrjedhimisht pamundëson rikthimin e nxënëseve dhe studentëve në vazhdimin e procesit edukativo-arsimor në objektet shkollore dhe me qëllim të vazhdimit të trajnimit profesional të kadetëve të gjeneratës së 55-së të Policisë së Kosovës, Akademia e Kosovë për Siguri Publike dhe Policia e Kosovës janë pajtuar për: Realizimin e trajnimit profesional \"Polic i ri\" online përmes platformës së mësimit në distance E-trajnimi.
Drejtori Smakiqi tha se trajnimi realizohet bazuar në dokumentin “Plani për realizimin e trajnimit profesional \"Polic i ri\" online përmes platformës së mësimit në distance E-trajnimi” i cili është përgatitur nga Akademia dhe Drejtoria e Trajnimeve të Policisë së Kosovës.
“Një punë e shkëlqyeshme është bërë nga Divizioni i Teknologjisë Informative të AKSP-së, e cila ka aktivizuar sistemit MOODLE, i cili përdoret në pjesën dërmuese të institucioneve të ngjashme ndërkombëtare për mësim online, duka përfshirë trajnimin e instruktorëve për përdorimin e sistemit MOODLE. Sot, më datën 06.07.2020, pas testimit një orësh, ka filluar të zhvillohet trajnimi online, me ç ‘rast instruktorët nga klasat e tyre mbajnë leksionet (pjesën teorike)”, u shpreh Smakiqi.
Akademia dhe Drejtoria e Trajnimeve të Policisë së Kosovës janë duke punuar për krijimin e kushteve për vazhdimin e pjesës praktike në Akademi në grupe më të vogla të kadetëve, gjithnjë në përputhje me rekomandimet e institucioneve shëndetësore.