Lajmet
Lajmet
Akademia nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me POLAMK, RSKK dhe Universitetin Laurea të Finlandës
Finlandë, 21 tetor 2019 – Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) Ismail Smakiqi, i shoqëruar nga Avni Istrefi udhëheqës i Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë kanë udhëtuar për një vizitë zyrtare në Finlandë. Gjatë kësaj vizite u nënshkrua marrëveshja e re e bashkëpunimit mes Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Institutit të Trajnimit të Shërbimeve të Burgut dhe Sprovues (RSKK), dhe Universitetit Laurea të Shkencave të Aplikuara të Finlandës.
Qëllimi i marrëveshjes është vazhdimi i bashkëpunimit ndërmjet tri institucioneve për të përkrahur objektivat strategjike për periudhat afatgjate në fushën e trajnimeve, arsimit të lartë, hulumtimit dhe zhvillimit si dhe në marrëdhëniet me publikun.
Në kuadër të kësaj vizite drejtori Smakiqi ka zhvilluar një mori aktivitete pune që kanë rëndësi strategjike për të ardhmen e Akademisë në sferën e bashkëpunimit ndërkombëtar.
Tuje gjatë kësaj vizite drejtori Smakiqi ka nënshkruar marrëveshjen e re të vazhdimit të bashkëpunimit edhe me Universitetin e Kolegjit Policor të Finlandës (POLAMK).
“Më këtë marrëveshje është vendosur që të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë që e kemi kultivuar deri më tani. Të vazhdojmë ta përkrahim njëra tjetrën për përfitime të përbashkëta, duke shprehur gatishmërinë për të kontribuar në rritjen e mëtutjeshme të lidhjeve arsimore, kulturore, hulumtuese dhe zhvillimore”, tha Smakiqi.
Marrëveshja përfshinë zhvillimin dhe bashkërendimin e studimeve nën-diplomike dhe pas-diplomike, lidhjet e hulumtimit dhe zhvillimit, në një të ardhme të afërt në funksionalizimin në tërësi të të gjitha llojeve të shkëmbimeve.
Gjithashtu u tha se Akademia e vlerëson lartë marrëveshjet e bashkëpunimit të vullnetshme të institucioneve për faktin që AKSP është pranuar partnere reciproke me të gjitha institucionet e lartcekura.
Smakiqi tha se ky është edhe një inkurajim në rrugën në të cilin jemi në implementimin e vizionit dhe misionit të AKSP-së.
Ndër të tjerash vlen të përmendet se ekspertët nga POLAMK, RSKK dhe Laurea të Finlandës, kanë qenë pjesë e realizimit të suksesshëm në zbatimin e dy projekteve të binjakëzimit për Akademinë: IPA I “Përmirësimi i arsimit në sektorin e rendit dhe sigurisë publike në Kosovë” dhe IPA II “Përkrahjen e mëtejshme të arsimit në siguri publike në Kosovë”, projekte këto të financuar nga Komisioni Evropian me 1.5 milion euro respektivisht 1.4 milion euro, të cilat u implementuan gjatë periudhës 2012-2014 dhe 2016-2019 nga shtetet anëtare Finlanda dhe Estonia. Këto projekte kanë rezultuar në themelimin e arsimit të lartë në fushën e sigurisë publike në Akademi dhe zhvillimin e gjashtë kurrikulave vokacionale apo profesionale për nevojat e Agjencive të Sigurisë Publike në Kosovë.
.
“Në kuadër të prioriteteve bazuar edhe në Strategjinë e re Zhvillimore të AKSP-së 2019-2022 Akademia e Kosovës për Siguri Publike është duke vazhduar suksesshëm në realizimin e objektivave dhe qëllimeve strategjike të saj, si dhe duke bërë hapa të rëndësishëm tutje në ngritje të nivelit të saj në kuadër të ndërkombëtarizimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar më institucionet respektive të vendeve të BE-së”, tha Smakiqi.
Gjatë vizitës zyrtare në Finlandë, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, mbajti takime pune me përfaqësuesit e institucionet e lartcekura ku temë diskutimi ishte bashkëpunimi në projektet potencialisht të financuara nga BE-ja. Po ashtu delegacioni nga Kosova pati takime pune edhe me ish ekspertët e institucioneve në fjalë të cilit ishin pjesë e zbatimit të dy projekteve të Akademi gjatë periudhës kohore 2012 – 2019.
Një delegacion nga Universiteti Policor Gjerman vizitoi Akademinë
Vushtrri, 23 tetor 2019 – Një delegacion nga Universiteti Policor Gjerman (UPGj) me seli në Münster të Gjermanisë, sot vizitoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP).
Delegacioni i cili ishte i udhëhequr nga Michael Rauschenbach Drejtor i Kriminalistike, u takuan me Dekanin e Fakultetit të Sigurisë Publike Bejtush Gashi, Drejtorin e Departamentit për Financa dhe Shërbime të Përgjithshme Rrahim Rexha, Drejtorin e Departamentit për Planifikim Strategjik dhe Çështje Ligjore Shpend Shabani dhe Shpresa Muharremin këshilltare nga OSBE-ja.
Në vazhdën e temave të shumta që u diskutuan ishte edhe forcimi i bashkëpunimit mes Akademisë së Kosovës së Sigurisë Publike dhe Universitetit Policor Gjerman.
Fillimisht delegacioni nga Münsteri i Gjermanisë u njoftuan për misioni dhe vizionin për zhvillimet e fundit në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike si dhe për zhvillimet në Fakultetin e Sigurisë Publike.
Para delegacionit u bë një prezantim rreth veprimtarisë së Akademisë, duke e informuar delegacionin me historikun, fazat të cilat ka kaluar AKSP-ja që nga themelimi e deri me tani.
Po ashtu delegacioni u informua edhe për trajnimet që mbahen në Akademi nga ato bazike e deri te ato të specializuara.
Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Bejtush Gashi, fillimisht e falënderoi delegacionin gjerman për vizitën në Akademi. Gashi gjatë takimit foli për zhvillimin e programit studimor në Fakultetin e Sigurisë Publike.
“Programi studimor i Fakultetit të Sigurisë Publike është zhvilluar përmes projektit të binjakëzimit, qëllimi i të cilit ishte ‘Përmirësimi i arsimit në sektorët e rendit dhe sigurisë publike’, në bashkëpunim me Estonin dhe Finlandën. Në hartimin e këtij projekti janë analizuar përvojat e këtyre dy shteteve, në arsimin e sigurisë publike, dhe është zhvilluar modeli më i mirë për AKSP-në”, u shpreh Gashi duke thënë se programi i studimit është i hartuar sipas nevojave të institucioneve të sigurisë publike.
Dekani Gashi tha se programi studimor në Fakultetin e Sigurisë Publike është program i arritjes së njohurive dhe aftësive në përputhje me kompetencat e nevojshme për punë profesionale të zbatuesve të ligjit në vendet e tyre të punës.
“Angazhimi i ekspertëve konsulentë nga Evropa i bën programet studimore të AKSP-së të standardeve evropiane”, tha Gashi.
Në fund Gashi u shpreh i gatshëm që bashkëpunimi më Universitetin Policor Gjerman të vazhdoj edhe më tutje.
Ndërsa delegacioni nga Universiteti Policor Gjerman shprehen interesimin e tyre lidhur me trajnimin e pjesëtareve të sigurisë e në veçanti të Policisë së Kosovës, mënyrën e përzgjedhjes së kadetëve për pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Gjithashtu delegacioni u interesua edhe për zhvillimin e plan programit mësimor në Fakultetin e Sigurisë Publike. Ndërkaq duke folur rreth bashkëpunimit ata theksuan se ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Në fund, delegacioni vizitoi objektet përcjellëse, ku përmes prezantimeve u informuan me pjesën praktike ku pjesëtarët e sigurisë publike kryejnë trajnimet.
Sot u mbajt ceremonia e përfundimit të pjesës teorike të programit profesional për 416 kadetët të Policisë së Kosovës
Vushtrri, 13 shtator 2019 – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, gjenerata e pesëdhjetë e katër (54) e kadetëve të policisë sot përfundojë pjesën teorike të programit profesional për 416 kadetët të Policisë së Kosovës dhe nga sot do të vazhdojnë me pjesën praktike të këtij programi.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj duke përshëndetur të pranishmit ftojë kadetët që gjatë punës së tyre ta respektojnë ligjin. Drejtori Qalaj tha se Policia e Kosovës është një organizatë e strukturuar mirë dhe një organizatë shumë e besueshme.
“Sot jemi një organizatë e strukturuar mirë, me të gjitha kapacitetet në aspektin organizativ, më infrastrukturë ligjore, më pajisje dhe me kapaciteti njerëzore. Puna jonë ka bërë që të jemi një organizatë shumë e besueshme, këtë e kemi arritur duke i kryer detyrat e policisë që janë të përcaktuara më ligjin e policisë”, u shpreh Qalaj duke falënderuar të gjithë partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen e vazhdueshme që ja bëjnë Policisë së Kosovë.
Qalaj më tej tha: “Në Akademi keni kryer pjesën teorike të programit dhe tani po hyni në një fazë shumë të rëndësishme të trajnimit fushor, është fazë e rëndësishme me qenë se atë që e keni mësuar nga instruktoret në shkollë do ta mësoni do ta plotësoni edhe më punën praktike”.
Më këtë rast drejtori Qalaj ftoj kadetët që gjatë punës së tyre t’i shërbejnë popullit të Kosovës, ti trajtojnë të gjithë të barabartë.
“Ne kemi shumë detyra duke u nisur nga ruajtja e jetës dhe pronës dhe duke përfunduar deri të sigurimi i kufiri shtetëror. Do te jetë një punë mjaftë e vështirë një punë mjaftë sfiduese, mirëpo një punë shumë e çmuar nga qytetarët e Kosovës. Meqenëse ju do të shërbeni, do t’i mbroni qytetarët dhe pronat, dhe shumë shpesh do të shpëtoni jetë. Ky është edhe misioni ynë, që ne të shërbejmë dhe vetëm të shërbejmë. Të shërbejmë popullit të Kosovës, t’i trajtojmë të gjithë të barabartë dhe ti konsiderojmë secilin individë në vend, anëtarë të familjes së madhe të Kosovës”, tha Qalaj duke thënë se Policia e Kosovës është një organizatë shumë etnike, po ashtu është një organizatë që kujdeset edhe në aspektin gjinor.
Ndërsa ministri në detyrë i Ministrisë së Punëve të Brendshme Ekrem Mustafa kërkoi nga kadetët të angazhohen në punën e tyre që ta ruajnë besueshmërinë që ka Policia e Kosovës.
“Ju tani po bartni uniformën që ka një besueshmëri të madhe nga qytetarët, andaj duhet të angazhoheni që të mbahet kjo besueshmëri duke respektuar ligjet në fuqi dhe të drejtat e njeriut”, u shpreh Mustafa.
“Ditë me parë sikurse Policia e Kosovës ashtu edhe Akademia mbushen 20 vite të themelimit dhe punës së suksesshme. Pas një pune të suksesshme Akademia u anëtarësua në Rrjetin Ndërkombëtar Frankofon i Trajnimit Policor (FRANCOPOL), si anëtarë më të drejtë vote”, tha Mustafa.
Ministri në detyrë Ekrem Mustafa tha se edukimi është komponentë më e rëndësishme e zhvillimit të një sistemi me standarde të pranueshme dhe në hap me zhvillimin modern si dhe me risitë teknologjike.
“Është shumë me rëndësi që profesionalizmi dhe mirëmbajtja e kësaj besueshmërie, të bëhet duke e zbatuar ligjin në përgjithësi dhe ruajtja e të drejtave të njeriut. Dhe ju tani me punën tuaj të mirëmbahet kjo besueshmëri. Kjo besueshmëri të mirëmbahet duke e zbatuar ligjin në përpikëri”, tha Mustafa.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës Ismail Smakiqi mbajti këtë fjalë rasti.
“Të dashur kadet të Policisë së Kosovës, Dëshiroi të iu uroj nga zemra përfundimin e moduleve të pjesës teorike të Trajnimit të Programit Profesional “Polic i Ri” në Akademia e Kosovës për Siguri Publike”, tha Smakiqi.
Drejtori Smakiqi thas se viti 2019 ka qenë viti me më së shumti kadet në historinë e Akademisë ku sic tha ai në të njëjtën kohë kanë ndjekur trajnimet profesionale 17 kadet të Inspektoratit Policor të Kosovës, 119 kadet të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe 416 kadet të Policisë së Kosovës.
“Të dashur kadet të Policisë së Kosovës, ju gjatë këtyre 34 javëve të kaluara në Akademi keni fituar njohuri dhe shkathtësi të nevojshme që në një të ardhme të afërt të ushtroni profesionin tuaj. Profesionin tuaj ushtrojeni në përputhje me kompetencat tuaja ligjore duke i shërbyer qytetarëve të atdheut tuaj pa asnjë dallim. Kur mos harroni që fuqia Jua është në familjet tuaja të cilat iu përkrahën të përcaktoheni për profesionin tuaj dhe kolegët tuaj të profesionit, shokët e njësive tuaja, me të cilët do ti luftoni njerëzit e keqi. Mos harroni të ruani të drejtën që familjet tuaja, kolegët tuaj, shokët tuaj, të dashurit tuaj dhe qytetarët e Kosovës ti shikoni gjithmonë ne sy”, u shpreh drejtori Smakiqi duke ju dwshiruar kadetwve shëndet dhe gjitha të mirat në karrierën dhe jetën tyre.
“I nderuari Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Qalaj, shpresoi bashkë të krijojmë kushtet dhe të gjejmë përkrahjen e institucioneve qendrore të shtetit, që sa më parë të filloi trajnimin gjenerata e 55 e kadetëve të Policisë së Kosovës. Ashtu siç e them çdo herë në Ceremoni të këtilla Akademia ka hijeshi vetëm kur është plotë me kadet.Gëzuar të dashur kadet”, tha Smakiqi .
Edhe udhëheqësja e Programit të ICITAP-it në Kosovë Kimberley Riffe, i uroj kadetë në punën e tyre.
“Si ish komandant i zbatimit të ligjit me lejoni të ndaj disa këshilla më ju. Të jeni të guximshëm bëni atë që është e drejtë edhe kur s’është gjerësisht e pranuar, jeni të fortë, qëndroni kundër atyre që ndikojnë dhe tentojnë të hyjnë në drejtësi, jeni të guximshëm, provoni drejtë rrezikut për të mbrojtur qytetarët e tuaj, jeni të nderuar zbatoni ligjin për të mbrojtur të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë. As njëherë mos harroni që edhe ju jeni pjesë e komunitetit”, tha Riffe.
Ndërsa ambasadori i Misionit të OSBE-së në Kosovë Jan Braathu u shpreh i bindur që kadetët do ta vazhdojnë vijën e suksesit që ka Policia e Kosovë.
“Ju po kaloni në një vij të suksesit e cila është ndërtuar për 20 vite më rresht dhe më bindje se ju do të vazhdoni tutje këtë vij të suksesit. Dua t’ju uroj për guximin që keni marrë për të marr rolin të drejtoni dhe të mbështetin komunitetin të jeni një zyrtarë policor”, tha Braathu duke i ftuar kadetët që të përmbaheni dhe të respektojnë rregullat e shteti ligjor, te jenë profesional dhe të jenë të nderuar për uniformen dhe shërbimin që ua bënin komunitetit.
Nehat Thaçi drejtor i Shërbimit Korrektues të Kosovës njëherit edhe kryesues i Bordit të Akademisë në emër të bordit të Akademisë i përshëndeti të gjithëve. “Ju policë të ri rrugëtimi nuk është aq i lehtë unë ju inkurajoj që rrugëtimi i juaj të jetë i ndershëm dhe të ketë vizion të qartë”, u shpreh Thaçi.
Ndërsa, në emër të gjeneratës 54-të foli Pajtim Thaçi, tha se janë krenar që do t’i shërbejnë vendit në mënyrë profesionale duke u zotuar se do t’i kryejnë detyrat në bazë të ligjit dhe me nderë. “Ne si zyrtarë të policisë së Kosovës, do ti mbrojmë të drejtat e të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim”, theksoi Thaçi.
Akademia është pranuar anëtare me të drejtë vote në FRANCOPOL
Vushtrri, 11 shtator 2019 - Rrjeti Ndërkombëtar Frankofon i Trajnimit Policor (FRANCOPOL), ka pranuar Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) si anëtare me të drejtë vote.
Anëtarësimi në FRANCOPOL mundëson që t’i lejohet stafit nga organizatat anëtare të kontribuojnë në zhvillimin e praktikave policore duke ndërvepruar me kolegët ndërkombëtarë, veçanërisht përmes teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.
Anëtarët e këtij rrjeti mund të marrin pjesë në aktivitete, në komitete teknike, të kenë qasje në platformën e bashkëpunimit në internet të quajtur ndërlidhja e FRANCOPOL për Informata dhe Njohuri (CFIS) dhe të dërgojnë kërkesa për bashkëpunim në një temë specifike me interes të të gjithë anëtarëve.
Përpjekjet e AKSP-së për të qenë anëtare e këtij rrjeti datojnë që nga fundi i muajit korrik të vitit 2018, ku institucioni ynë është udhëzuar dhe përkrahur nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) e Republikës së Kosovës që të aplikojë për tu anëtarësuar në FRANCOPOL.
Përveç Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), anëtarë të Rrjetit Ndërkombëtar Frankofon të Trajnimit Policor (FRANCOPOL) janë edhe 38 institucione apo organizata në 11 vende anekënd botës: Benini, Belgjika, Burkina Faso, Burundi, Kameruni, Kanada, Spanja, Franca, Luksemburgu, Monako dhe Zvicra. Përndryshe, Republika e Kosovës tashmë është anëtare e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, e cila aktualisht numëron 61 shtete dhe qeveri anëtare dhe 27 vëzhgues.
Sot u shënua 20 vjetori i themelimit të Akademisë
Vushtrri, 06 shtator 2019 – Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot shënoi 20 vjetorin e themelimit të saj, ku u vlerësua se gjatë kësaj periudhe ka pasur shumë të arritura sa i përket trajnimeve dhe arsimit në fushën e sigurisë publike.
Në ceremoni morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Policisë në Shqipëri Bilbil Mema, Menaxherja e Programit të ICITAP-it në Kosovë Kimberly Riffe, Zëvendës udhëheqësi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) më mision në Kosovë Kilian Wahl, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Rashit Calaj, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektuese Nehat Thaçi, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Kosovës Bahri Berisha, Kryeshefja Ekzekutive e Inspektoratit Policor të Kosovës Miradije Kelmendi, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent Fadil Kodra, ish udhëheqësit e Akademisë si dhe përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.
Me rastin e njëzet vjetorit të Akademisë e cila atëherë është quajtur Shkolla e Shërbimit Policor të Kosovës, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi falënderoi të gjithë ata që kontribuuan në zhvillimin e Akademisë.
Drejtori Smakiqi tha se këtë vit shumë institucione në Kosovë festojnë njëzet vjetorin e fillimit të punës së tyre, por vlerësoj se njera prej institucioneve më të rëndësishme të vendit, në fushën e sigurisë publike është ish Shkolla e Shërbimit Policor të Kosovës, tani Akademia e Kosovës për Siguri Publike.
“Në muajin gusht të vitit 1999, misioni i OSBE-së në Kosovë filloi procesin e rekrutimit të punonjësve në OSBE, ndërsa më 6 shtator 1999 OSBE e hapi Shkollën e Policisë dhe ka filluar trajnimin e kadetëve për pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Gjenerata e parë e kadetëve numëroi 176 pjesëtarë”, tha Smakiqi.
Smakiqi tha se gjatë këtyre 20 viteve historia e Akademisë është historia e formimit, plotësimit të kapaciteteve njerëzore dhe zhvillimeve të Agjencive të Sigurisë Publike, të cilat merren me zbatimin e ligjit në Kosovë.
“Mandati i Akademisë, institucion përgjegjës për ofrimin e trajnimeve dhe arsimit të lartë, në fushën e sigurisë publike, për të gjitha institucionet e sigurisë publike, është padyshim vlera më e lartë e këtyre njëzet viteve, në fushën e arsimimit të institucioneve të sigurisë publike”, tha Smakiqi.
Drejtori Smakiqi falënderoi OSBE dhe Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës për ndihmën që i ka barë Akademisë që nga themelimi e deri me tani.
“Më lejoni të shpreh konsideratën më të lartë për ju dhe institucionet të cilat ju i udhëhiqni, për kontributin e jashtëzakonshëm për Akademinë. Ju dhe institucionet tuaja, në faza të ndryshme të zhvillimit të Akademisë keni udhëhequr Akademinë, që nga themelimi i saj, keni mbështetur dhe keni këshilluar Akademinë”, u shpreh Smakiqi.
Drejtori i Përgjithshëm i AKSP-së Ismail Smakiqi, tha se 2019-ta shënon historinë më të re të Akademisë me mbajtjen e trajnimeve profesionale të akredituara në Autoritetin kombëtar të kualifikimeve, bazuar në Kornizën Kombëtare dhe Evropiane të Kualifikimeve, si dhe të Akreditimit të Akademisë nga Asociacion Ndërkombëtar i drejtorëve të standardeve dhe trajnimit të Zbatimit të ligjit (IADLEST) të SHBA-ve. “Akreditimi nga IADLEST, siç dihet është akreditimi i parë i një akademie jashtë SHBA-ve”, tha Smakiqi
Po ashtu drejtori Smakiqi falënderoi edhe ministrinë e Punëve të Brendshme Ekrem Mustafa si dhe kryetarin e Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri, për përkrahjen e Akademisë në zhvillimet e saj.
Një falënderim të veçantë drejtori Smakiqi ka bërë për drejtorin e parë të Akademisë, Steve Bennett i cili ka qenë siç tha Smakiqi njëri ndër kontribuuesit më të mirë të zhvillimit të Akademisë.
Ndërsa, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues Nehat Thaçi i cili njëherit është edhe kryesuesi i Bordit të AKSP-së, tha se Akademia është tempull i dijës i cili prodhoi president, lider, udhëheqës të institucioneve të sigurisë. “Akademia është tempull në të cilën linden sportistë të cilët zbardhen fytyrën e Akademisë dhe shtetit tonë në arenat ndërkombëtare, tempull i dijes që prodhoi njerëz të cilët ngritën kulturën familjare dhe edukatën familjare”, u shpreh Thaçi duke e inkurajuar Akademinë dhe stafinë për punën e tyre.
“Ju inkurajoj në emër të bordit që të vazhdoni të prodhoni produktin i cili garanton sigurinë kombëtare të vendit tonë”, përfundoi Thaçi.
Në ceremoninë e 20 vjetorit të themelimit të Akademisë ka folur edhe zëvendës udhëheqësi i misionit të OSBE-së në Kosovë Kilian Wahl. Më këtë rast Wahl vlerësoi lartë të arriturat e Akademisë, duke thënë se gjatë kësaj përiudhe ka pasur mjaftë të arriturat në Akademi.
Wahl tha se Akademia është bërë ofruesi kryesor i trajnimit dhe edukimit për Policinë e Kosovës, për Shërbimin Korrektues, Doganat, Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave dhe Inspektoratit Policor të Kosovës.
“OSBE ka vazhduar të jetë ofruesi i vetëm dhe më i madh ndërkombëtar i trajnimeve për sigurinë publike dhe Agjencitë e zbatimit të ligjit, duke u përpjekur të mbështesë punën e Akademisë. Mesatarisht që nga viti 2006 misioni ka ofruar afër 60 trajnime të specializuara dhe të avancuara profesionale për cdo vit\", tha ai duke thënë se OSBE-ja bashkëpunojë me të gjitha palët e interesit, për të siguruar që kjo Akademi të ofrojë cilësi të konsiderueshme dhe të sigurojë shërbimet më të mira të mundshme të sigurisë.
Edhe Menaxherja e Programit të ICITAP-it në Kosovë Kimberly Riffe vlerësoj lartë punën e Akademisë për gjatë këtyre 20 viteve. Riffe tha se ICITAP do të vazhdojë ta përkrah Akademinë edhe më tutje.
Ajo tha se akreditimi ndërkombëtarë i Akademisë është një arritur e madhe, ndërsa vlerësoj se hapi tjetër i madh është që Akademia të ri akreditohet.
Riffe tha se Akademia duhet të vazhdojë që të punojë më përkushtimin të ofroj trajnime në fushën e sigurisë për të gjithë zbatuesit e ligjit.
Kurse Steve Bennett e cili ishte drejtori i parë i Akademisë e cila atëherë është quajtur Shkolla e Shërbimit Policor të Kosovë, tha se për këto vite Akademia ka përparuar shumë.
“Jam shumë i emocionuar, kjo ditë ma kujton të kaluarën time. Nuk besoj që janë shtatë janë më mijëra që kanë kontribuar në arritjen këtu dhe meritat e tyre që kanë punuar gjatë gjithë kohës. Ky ka qenë një përkushtim ekipor, grupor dhe përkrahja e institucioneve financiare kanë bërë të mundur këto arritje. Jam shumë krenar për këtë. Me duket vetja siku prind kur e shoh se çka ka ndodhur këtu. Ndihemi krenar që kam qenë këtu që nga fillimi, që nga lindja e Akademisë, mirëpo kjo është rritur dhe është bërë profesionistë dhe po njihet ndërkombëtarësh”, u shpreh Bennett.
Ndërkaq ish drejtori i Policisë së Kosovës dhe i Akademisë, Sheremet Ahmeti ka falënderuar të gjitha ata që kanë kontribuar në zhvillimin e shtetit. “Nuk duhet harruar ndihmën e madhe që OSBE-ja dha vazhdimisht në ngritjen dhe përkrahjen në të gjitha kapacitet e Policisë së Kosovës. Përshëndes të gjithë ata që kanë ndihmuar në ngritjen e kapaciteteve të të gjithë zyrtarëve të sigurisë publike. “Nuk ka asgjë më të shenjtë së sa t'i shërbesh vendit tanë, qytetarëve të vendit”, tha Ahmeti
Në fund Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi ka nda mirënjohje partnerëve të Akademisë OSBE-së dhe ICITAP-it, si dhe ish udhëheqësve të AKSP-së. Për të shënuar 20 vjetorin e themelimit të Akademisë u prezantua edhe një dokumentarë ku u pasqyruan të gjitha zhvillimet që kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe.
27 punonjës të IPK-së u trajnuan nga agjentë të FBI për luftim të korrupsionit
Vushtrri, 29 gusht 2019 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), përfundoi trajnimi i realizuar nga ICITAP-i amerikan ku morën pjesë 27 punonjës të IPK-së.
Ky trajnim është vazhdimësi e përkrahjes së IPK-së nga ICITAP-i amerikan në fuqizimin e kapaciteteve profesionale në fushën e hetimeve.
Ligjërues të këtij trajnimi ishin ekspertë të lartë të FBI-së (Federal Bureau of Investigation – Byroja Federale e Hetimeve) nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në ceremoninë e diplomimit mori pjesë edhe Kryeshefja e IPK-së znj. Miradije Kelmendi e cila në fjalën e saj të rastit falënderoi ekspertët dhe zyrtarët e ICITAP-it për kontributin e tyre në rritjen e profesionalizmit në IPK.
Pjesë e ceremonisë ishin gjithashtu edhe udhëheqësja e programit të ICITAP-it në Kosovë znj. Kimberly Rife dhe Drejtori i AKSP-së z. Ismail Smakiqi të cilët vlerësuan lart rëndësinë e fuqizimit të kapaciteteve të IPK-së në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Rihapet konkursi për pranimin e studentëve në Fakultetin e Sigurisë Publike
Vushtrri, 27 gusht 2019 – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), rihapet konkursi për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve bachelor, në Fakultetin e Sigurisë Publike për vitin akademik 2019/2020.
Konkursi mbyllet më datën 05.09.2019
Më gjerësisht lexo: Konkursi
Manuali
Linku për aplikim: http://smu.aksp-ks.net
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës Kadri Veseli vizitoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike
Vushtrri, 21 gusht 2019 - Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot e vizitoi Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës Kadri Veseli, i cili u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Bejtush Gashi, drejtorët e departamenteve të Akademisë si dhe udhëheqësit e departamentit të trajnimeve të Policisë së Kosovës në Akademi.
Drejtori Smakiqi e njoftoi kryetarin e Kuvendit të Kosovës Veseli për aktualitetet në Akademi, ku është duke u zhvilluar trajnimi profesional për Policë të Ri, të cilin e ndjekin 416 kadet të Policisë së Kosovës. Gjithashtu ai shtoi se gjatë vitit 2019 në Akademi kanë përfunduar trajnimet profesionale 17 kadet të Inspektoratit Policor të Kosovës si dhe 119 kadet të Shërbimi Korrektues i Kosovës, po ashtu siç tha drejtori Smakiqi në Fakultetin e Sigurisë Publike ndjekin studimet 240 student.
Drejtori Smakiqi e informoi Veseli për akreditimin ndërkombëtar të cilin e fitoi Akademia nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit (IADLEST) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në maj të vitit 2018, pas vlerësimit gati një vjeçar nga ekipi i ekspertëve i këtij Asociacioni. Të gjitha Programet Profesionale janë akredituar në Autoritetin Kombëtar të Kualifikimeve, kurse Programi Studimor është akredituar dhe Ri akredituar nga Agjencia e Akreditimit e Kosovës, përfundoi Smakiqi.
Ndërsa kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës Kadri Veseli, i inkurajoi kadetët e Policisë së Kosovës për vendimin e tyre që të i bashkëngjiten Policisë së Kosovës, e cila sic tha ai e ka kredibilitetin e institucionit më të besueshëm në Kosovë dhe regjion. “Ju po ashtu ndjekeni trajnimin në një Akademi e cila ka programe të akredituara dhe e cila prinë në regjion për cilësi”, tha kryetari Veseli.
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës Kadri Veseli vizitoi edhe hapësirat e Akademisë duke takuar dhe biseduar me zyrtar të Akademisë, të Agjencive të Sigurisë Publike, student dhe kadet të agjencive.
Shpallen rezultatet e studentëve të pranuar në Fakultetin e Sigurisë Publike
Vushtrri, 15 gusht 2019 - Komisioni përzgjedhës për pranimin e studenteve, pas vlerësimit të testeve publikon rezultatet për pranimin e studentëve në Fakultetin e Sigurisë Publike për vitin akademik 2019/2020.
Lista: Kliko këtu
Shtyhet afati për regjistrimin e studentëve në vitin e parë të studimeve, për vitin akademik 2019 – 2020
Vushtrri, 31 korrik 2019 – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, shtyhet afati për regjistrimin e studentëve në vitin e parë të studimeve bachelor në Fakultetin e Sigurisë Publike, për vitin akademik 2019 – 2020.
Konkursi për regjistrimin e studentëve mbetet i hapur deri me datën 10.08.2019.
Ndërsa, provimi pranues do të mbahet në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, më datën 15.08.2019 duke filluar prej orës 10:00.
Aplikimi bëhet online në adresën elektronike http://smu.aksp-ks.net
Dokumentet duhet të dorëzohen në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, në objektin e ri Fakulteti i Sigurisë Publike, nr. i Zyrës 111.
Më gjerësisht lexo: Konkursi
Manuali
Linku për aplikim: http://smu.aksp-ks.net
Në Akademi diplomoi gjenerata dyzetenjë e Shërbimit Korrektues të Kosovës
Vushtrri, 30 korrik 2019 – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) sot diplomuan njëqindenëntëmbëdhjetë kadetë të Shërbimit Korrektuese të Kosovës.
Në ceremoninë e diplomimit morën pjesë Ministri i Ministrisë së Drejtësisë Abelard Tahiri, Kryetari i Këshillit Prokurorial Bahri Hyseni, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës Nehat Thaqi, Kryeshefja e Inspektoratit Policor të Kosovës Miradije Kelmendi, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Kosovës Bahri Berisha, Përfaqësuesi i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Methew Jones, Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Agjencisë se Menaxhimit Emergjent Shefki Abdullahu si dhe përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.
Në fjalën e tij, ministri Tahiri ka theksuar se pjesë e trashëgimisë së tij, krahas ligjeve vitale për qytetarët, është pikërisht avancimi në sistemin korrektues të Republikës së Kosovës.
\"Infrastruktura ka shënuar përmirësim të plotë dhe vazhdon të përmirësohet edhe sot. Qendra të reja janë hapur e ato të vjetrat janë rinovuar. Kemi menaxhim efikas të procedurave standarde të veprimit, dhe kemi ulur për herë të parë në një nivel të plotë, dukuritë negative brenda burgjeve. Sot Qendrat Korrektuese, nuk janë as për së afërmi ato që kanë qenë dikur, dhe të njëjtat i kemi vendosur në një kurs të pakthyeshëm drejt avancimit, standardeve dhe respektimit të ligjit\", ka thënë ministri Tahiri.
Ministri Tahiri ka uruar gjeneratën e re të kadetëve, duke kërkuar nga ta që të përkushtohen në zbatimin e ligjit.
\"Ngjashëm do të definohet nga përkushtimi juaj për t'i dhënë njeriut dinjitetin që i takon, pavarësisht faktit se ai mbahet në korrektim. Dhe në mes të kësaj pune, përkushtimi juaj, është ai që do bëjë diferencën, në rast se Qendrat tona Korrektuese do jenë referencë e sundimit të ligjit, apo degradimit të tij. Prandaj, për fund, duke ju dëshiruar sukses në karrierë, avancim dhe ngritje profesionale në të ardhmen, ju ftoj që të jepni maksimumin tuaj që këtij segmenti të rëndësishëm të zbatimit të ligjit, t'i jepni dimension kuptimplotë, efikas e të përgjegjshëm\", ka thënë ministri Tahiri.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi u shpreh i lumtur që kadetët e sapo diplomuar të Shërbimit Korrektues të Kosovës janë të parët që përfunduan programin profesional të validuar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve. Smakiqi tha se këto programe janë hartuar bazuar në kompetencat e nevojshme për punë profesionale të zbatuesve të ligjit në vendet e tyre të punës.
“Kjo ceremoni renditet në ngjarjen e radhës e cila shënon historinë e Akademisë, për arsye se 119 kadetët e Shërbimit Korrektues të Kosovës, të parët po përfundojnë një Program Profesional të validuar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, në Akademinë e akredituar - institucion përgjegjës për ofrimin e këtyre trajnimeve për të gjitha institucionet e sigurisë publike”, tha Smakiqi.
Drejtori Smakiqi duke uruar Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës Nehat Thaqi, për përfundimin e Trajnimit Profesional të 119 zyrtarëve korrektues tha: “ I nderuari drejtor Thaçi iu ftoj ju dhe kolegët e agjencive të punojmë së bashku në ngritjen e cilësisë së trajnimeve në Akademi, me synimin e fundit të ngritjes të shërbimeve të sigurisë për qytetarët e Republikës së Kosovës”.
Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës Nehat Thaçi tha se është detyrë dhe përgjegjësi e madhe t’i shërbesh vendit.
“Të jesh pjesëtarë i Shërbimit Korrektues të Kosovës për veç që është privilegj për t’i shërbyer vendit, është detyrë të shërbesh për siguri duke garantuar të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët e vendit, pra edhe atyre që janë të privuar nga liria duke respektuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, u shpreh Thaçi duke thënë se puna e pjesëtarëve të sigurisë publike është një punë e shenjtë.
“Më punën dhe përkushtimin tonë së bashku do të ngritim imazhin e Shërbimit Korrektues të Kosovës”, tha Thaçi.
Kadetët në ceremoninë e diplomimit i përshëndeti edhe përfaqësuesi i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Methew Jones, i cili përgëzoi Akademinë dhe Shërbimin Korrektues të Kosovës për diplomimin e gjeneratës së dyzetenjë të zyrtarëve korrektues. Jones kujtoj kohën e themelimit të Akademisë me gjeneratat e para të kadetëve të Policisë së Kosovës dhe progresin e arritur gjatë këtyre viteve në Akademi dhe Agjencitë e Sigurisë Publike.
U hap konkursi për pranimin e studentëve në Fakultetin e Sigurisë Publike për vitin akademik 2019/2020
Vushtrri, 18 korrik 2019 – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) , u hap konkursi për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve bachelor, në Fakultetin e Sigurisë Publike për vitin akademik 2019/2020.
Të drejtë aplikimi në këtë konkurs kanë zyrtarët e Policisë së Kosovës, Doganës së Kosovës, Shërbimit Korrektues të Kosovës si dhe zyrtarët nga Shërbimi Sprovues i Kosovës.
Aplikimi bëhet online në adresën elektronike: http://smu.aksp-ks.net:8090/
Dokumentet duhet të dorëzohen në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, në Objektin e ri Fakulteti i Sigurisë Publike Nr. i Zyrës 111.
Më gjerësisht lexo: Konkursin
Linku për aplikim: http://smu.aksp-ks.net