Lajmet
Lajmet
Bordi i Akademisë mbajti takimin e radhës
Vushtrri, 10 korrik 2019 – Bordi i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike mbajti sot takimin e radhës ku u diskutuan disa pika që kanë të bëjnë më arsimimin në fushën e sigurisë.
Në këtë takim morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Sprovues të Kosovës Bajram Bujupi, Kryeshefja Ekzekutive e Inspektoratit Policor të Kosovës Miradije Kelmendi, Drejtori i Përgjithshëm i Doganës se Kosovës Bahri Berisha, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës Nehat Thaqi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë për Menaxhimin Emergjent Fadil Kodra, Dekani i Fakultetit të Sigurisë Bejtush Gashi, Drita Perezic nga ICITAP, si dhe zyrtarë të lartë nga institucionet përkatëse..
Gjatë takimit, anëtarët e bordit kanë diskutuar për përcaktimin e kuotave për institucionet e sigurisë publike në studimet themelore bachelor për vitin akademik 2019/20 në Fakultetin e Sigurisë Publike në Akademi.
Në fillim të takimit anëtarët e bordit propozuan dhe e votuan për kryesues të bordit Nehat Thacin Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Në vazhdim të takimit të Bordit të AKSP-së drejtori Smakiqi i njoftoi anetaret rreth ecurisë së punës së grupit punues për analizimin, zbërthimin dhe hartimin e rekomandimeve konkrete për implementimin e politikave të përbashkëta për realizimin e fushëveprimit të ligjit të AKSP-së për përmbushjen e standardeve të akreditimit.
Drejtori Smakiqi e njoftoi Bordin e AKSP-së për komunikimin për mes shkresave me Autoritetin Kombëtar të Kualifikimeve, gjegjësisht kërkesën e Autoritetit për plotësimit të kushteve të dhëna nga AKK për të gjitha programet profesionale, me qëllim të validimit të këtyre programeve profesionale dhe akreditimit të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike.
Anëtarët e Bordit gjatë diskutimeve theksuan domosdonë e plotësimit të këtyre kushteve nga ana e Akademisë dhe Agjencive të Sigurisë Publike duke u zotuar në avancimin edhe të më tejmë të Akademisë si institucion përgjegjëse për ofrimin e trajnimeve dhe arsimit të lartë për të gjitha institucionet e sigurisë publike.
Drejtori Smakiqi po ashtu njoftoi Bordin e AKSP-së rreth pjesëmarrjes në konferencën vjetore të IADLEST në SHBA si dhe rreth takimit të zhvilluar me Northwestern University (SHBA) lidhur me krijimin e Programit Studimor të Masterit nga fusha e Menaxhmentit - Lidershipit i cili do të bazohet në programin e “Shkollës së Stafit Policor dhe Komandës”.
Ideja e krijimit të Programi Studimor të Masterit – nga fusha e Menaxhmentit (Lidershipit)” i cili do të bazohet në programin gjegjësisht kurikulen e kursit të “Shkolla e Stafit Policor dhe Komandës”, ka lindur në vitin 2017, gjatë mbajtjes të trajnimit dhjetë javor të Shkollës së Stafit dhe Komandës Policore, në periudhën 20 shkurt deri më 18 maj 2017, i cili në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike u mbajt për të pestën herë me radhë.
“Kurse gjatë zhvillimit të punimeve të konferencës në Milwaukee, Drejtori Ekzekutiv i Qendrës për Siguri Publike të Universitetit Northwestern David Bradford shprehi gatishmërinë për përkrahjen e Akademisë në krijimin e një “Programi Studimor të Masterit – nga fusha e Menaxhmentit (Lidershipit)” i cili do të bazohet në programin gjegjësisht kurikulen e kursit të ‘Shkolla e Stafit Policor dhe Komandës’”, tha drejtori Smakiqi
Një delegacion nga shteti i Katarit vizitoi Akademinë
Vushtrri, 02 korrik 2019 – Akademinë e Kosovës për Siguri Publik (AKSP) sot e vizitoi një delegacion nga Ministria e Brendshme e shtetit të Katarit, i udhëhequr nga Kolonel Ali Hassan Al-Kubaisi, drejtor i Departamentit të Krimeve Ekonomike dhe Elektronik ku u takuan më Drejtorin e Përgjithshëm të Akademisë Ismail Smakiqi.
Delegacioni gjatë vizitës ishte i shoqëruar edhe nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme Abduselami Shkodra si dhe Amir Ahmeti ushtrues detyre i ambasadorit të Kosovës në shtetin e Katarit.
Delegacioni nga Katari ishe i përbërë edhe nga kolonel Mohammed Ahin Ali -Ahin drejtor gjeneral i Mbrojtjes Civile, kapiten Issa Saleh Abdullah Al- Khualifi drejtor gjeneral i Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë Publike, toger Saud Mohammed Saud Al -Dulaimi nga Instituti Policor për Trajnime dhe toger Khalid Mohammed Al-Sahl nga Departamenti për Bashkëpunim Ndërkombëtar.
Qëllimi i vizitës ishte që të njihen për së afërmi më punën fushë veprimtarinë e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike.
Gjatë takimi mes të dyja palëve u bisedua rreth gjetjes së mënyrë së bashkëpunimit në fushën e sigurisë mes Akademisë së Kosovës dhe Akademisë së Sigurisë Publike të Katarit.
Më ketë rast zëvendësministri i Punëve të Brendshme Abduselami Shkodra, e falënderoi drejtorin Smakiqi për pritje, ndërkohë që e përgëzojë për punën e bërë në Akademi.
“Drejtori Smakiqi është meritor për zhvillimin e Akademisë, zhvillimin e kuadrove këtu, por është meritor edhe për krijimin e bashkëpunimit më partnerët ndërkombëtarë”, tha Shkodra i cili më këtë rast u shpreh i gatshme për Bashkëpunim me shtetin e Katarit.
Ndërsa, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi e njoftoj delegacionin për të arriturat e saj, për sfida si dhe për zhvillimin e trajnimeve që bëhen në AKSP.
Drejtori Smakiqi e njoftoi delegacionin për zhvillimet dhe për proceset e rëndësishme të Akademisë, për funksionimin e Fakultetit të Sigurisë, për dy projektet e binjakëzimit të cilat tashmë kanë përfunduar më sukses.
Po ashtu në kuadër të kësaj vizite delegacioni u njoftua edhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm që ka Akademia më akademitë policore evropiane dhe më gjerë.
Duke e njoftuar delegacionin për bashkëpunimin ndërkombëtarë që ka Akademia, drejtori Smakiqi u shpreh i gatshëm për bashkëpunim me shtetin e Katarit, konkretisht me Akademinë e Sigurisë Publike atje. Siç tha ai bashkëpunimi mund të jetë në shkëmbimin e përvojave mes dy akademive në fushën e sigurisë për zyrtarët e agjencioneve të sigurisë publike.
“Një bashkëpunim i tillë është i mirëseardhur”, u shpreh Smakiqi.
Kurse delegacioni nga Katari shfaqen interesimin e tyre rreth procesit të regrutimit të zyrtarëve të sigurisë publike në Kosovë si dhe rreth zhvillimit të trajnimeve në Akademi. Edhe delegacioni në fjalë shfaqen interesimin e tyre për bashkëpunim.
“Ky është vetëm fillimi i bashkëpunimit dhe ndërtimit të urave bashkëpunuese. Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë më ju në shkëmbimin e përvojave në fushën e sigurisë”, tha Kolonel Ali Hassan Al-Kubaisi, drejtor i Departamentit të Krimeve Ekonomike dhe Elektronik.
Në fund delegacioni bëni një vizitë nëpër ambientin e Akademisë.
Në seminarin në Oranienburg të Gjermanisë morën pjesë 14 zyrtarë nga Kosova
Vushtrri, 01 korrik 2019 - Një delegacion i përbërë nga zyrtarët e lartë të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), duke përfshirë edhe stafin akademik tw Fakultetit të Sigurisë Publike pranë Akademisë dhe ligjërues të angazhuar nga Policia e Kosovës si nga pjesa e trajnimeve profesionale, ashtu edhe nga ajo e studimeve të larta, morën pjesë në seminarin “Sjellja në situata të jashtëzakonshme”.
Seminari në fjalë u mbajt nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara të Policisë së Shtetit të Brandenburgut në Oranienburg të Gjermanisë, në kuadër të bashkëpunimit që ka AKSP me këtë institucion përmes programit Erasmus+, përkatësisht përmes Mobilitetit Ndërkombëtar të Kredive (ICM) të këtij programi.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi të AKSP-së me këtë Universitet nga Gjermania, bazuar në financimin përmes programit Erasmus+, është arritur që përveç 14 zyrtarëve në fjalë, të dërgohen në të njëjtin seminar edhe 35 zyrtarë të tjerë të Policisë së Kosovës, qoftë studentë të Fakultetit të Sigurisë Publike të AKSP-së, apo edhe zyrtarë policorë të ndërlidhur me sistemin e trajnimit dhe arsimit në kuadër të Akademisë.
Në Akademi përfundoi trajnimi “Shkolla e Stafit Policor dhe Komandës”
Vushtrri, 28 qershor 2019 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), dyzet e dy oficer dhe zyrtar të lart të agjencive të sigurisë publike të Kosovës sot përfunduan trajnimin “Shkolla e Stafit Policor dhe Komandës”, i organizuar dhe mbajtura nga “Qendra për Siguri Publike të Universiteti Northwestern” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Në ceremoninë e diplomimit morën pjesë Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës Philip S. Kosnett, Ministri i Punëve të Brendshme Ekrem Mustafa, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj, Udhëheqësja e Programit të ICITAP-it për Kosovë Kimberley Riffe , zyrtarë të lartë të agjencioneve të sigurisë publike në Kosovë si dhe përfaqësues të Universitetit “Northwestern”.
Në trajnimin “Shkolla për Stafin Policorë dhe Komandës” i cili mbahet për herë të gjashtë, përveç dy udhëheqësve të lartë të Akademisë e kanë ndjekur edhe zyrtarë nga Policia e Kosovës, Inspektorati Policor, Shërbimit Korrektues të Kosovës, Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, zyrtarë nga Forca e Sigurisë së Kosovës si dhe Dogana e Kosovës.
Të pranishmit vlerësuan lartë mbajtjen e këtij trajnimi duke thënë se zyrtarët pjesëmarrës kanë pasur mundësi të përforcojnë njohurit e tyre në fusha e sigurisë publike.
Ndryshe gjatë këtij trajnimi pjesëmarrësit kanë ndjekur tetë modulet të cilat ndihmojnë zyrtarët në avancimin e punës së tyre dhe të organizatave të tyre; lidershipi, alokimi i burimeve, sjellja organizative, trafiku dhe etika, buxhetimi, vendimmarrja, menaxhimi i projektit etj.
Trajnimi i cili ka zgjatur dhjetë javë është organizuar nga ICITAP-i dhe Ambasada Amerikane në Kosovë, ndërsa ligjërues në këtë trajnim ishin profesor nga Universiteti Northwestern.
Në fund u shpërndan certifikata për pjesëmarrësit e trajnimit,
Në Akademi u mbajt “Miniolimpiada 2019” për persona me nevoja të veçanta
Vushtrri, 21 qershor 2019 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot u mbajt “Miniolimpiada 2019”, për persona me nevoja të veçanta e organizuar nga Komiteti Para Olimpik i Kosovës dhe Organizata e Prindërve dhe Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara e mbështetur nga OSBE-ja dhe Akademia.
Në ceremoninë e hapjes së miniolimpiadës morën pjesë kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, Ministrja e Pushtetit Lokal Adriana Hodžić, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, Drejtor i Departamentit të Sigurisë Publike të OSBE Ake Roghe, kryetarja e Komitetit Paralimpik Njomza Emini, Drejtor i Departamentit të Sportit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Iber Alaj, Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri, Udhëheqësi i HANDIKOS-it Afrim Maliqi, ambasadorë të shteteve evropiane në Kosovë si dhe përfaqësuesit e OPFAKKOS-it.
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës Kadri Veseli në ceremoninë e hapjes së kësaj miniolimpiade u shpreh i gatshëm që personat më nevoja të veçantë t’i përkrahë në çdo fushë.
“Ne jemi këtu për të dëshmuar përkrahjen për ju. E dimë që ka sfida, por bashkërisht do ta keni përkrahjen e fuqishme nga ne”, tha Veseli.
Kryetari Veseli tha se këto kategori do të inkurajohen dhe do të kenë hapësirë edhe në institucionet publike. “Vendi ynë është shumë i vogël, por mundësitë janë shumë të madha që të jetojmë më mirë, që të kem hapësirë më shumë”, tha Veseli.
Më këtë rast kryetari Veseli iu uroi suksese garuesve që do të marrin pjesë në lojërat olimpike. “Unë pres që në garat para olimpike të merrni pjesë dhe të jeni kampion”, u shpreh Veseli.
Ndërsa kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se kanë bërë disa punë të mira për personat me nevoja të veçanta, deri sa u shpreh se nuk do të ndalet duke ofruar mbështetje në të gjitha fushat për këto kategori.
“Kam qenë pjesëmarrës disa herë në aktivitetet e organizuara nga ju dhe se çdoherë ka qenë motivim për mua për të parë energjinë dhe entuziazmin e juaj”, u shpreh Haradinaj.
Kryeministri Haradinaj iu uroi pjesëmarrësve suksese në garat e tyre dhe i ftoj që ta dëshmojnë më të mirën, atë shpirtin garues, shpirtin sportiv, duke i uruar fitoren.
Kryeministri Haradinaj tha se Qeveria ka bërë disa punë të mira sa i përket personave me nevoja të veçanta, sidomos ligjin për kujdesin për paraplegjikët e Kosovës, por premtoj se nuk do të ndalet më kaq në këtë drejtim, për t’i përkrahur këto kategori. “Ju uroj suksese, ndërsa më të mirëve fitoren”, tha kryeministri Haradinaj.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, duke iu uruar mirëseardhje pjesëmarrësve në Akademi, theksoi se miniolimpiada për persona me aftësi të kufizuara është një ngjarje mjaft me rëndësi e cila ju mundëson të pranishmeve të zhvillojë disa aktivitet sportive.
“Stafi i Akademisë çdo herë shërben vullnetarisht që pjesëmarrësit në miniolimpiad të realizojnë aktivitet e tyre sportive. Më këtë rast falënderoi vullnetarët e shumtë të angazhuar nga Institucione vendore dhe ndërkombëtare”, tha drejtori Smakiqi.
Duke e cilësuar miniolimpiaden si njërin ndër aktivitetet mjaftë të rëndësishme, drejtori Smakiqi foli edhe për misionin, trajnimet dhe proceset nëpër të cilët është duke kaluar Akademia. “Akademia do të vazhdoi me përkushtim të përmbush misionin e saj, të ofroi të gjitha llojet e trajnimeve dhe arsim të lartë për të punësuarit në agjentë e sigurisë publike”, u shpreh Smakiqi duke folur edhe për vlerat dhe bashkëpunimet ndërkombëtare që ka Akademia.
Më rastin e mbajtës së miniolimpiades drejtori Smakiqi iu dëshiroj gara të suksesshme pjesëmarrësve.
Drejtorit i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE, Ake Roghe, tha se lojërat olimpike janë një ngjarje shumë e rëndësishme ku kanë mundësi të marrin pjesë shumë persona që të tregojnë aftësitë e tyre në lojëra të ndryshme. Roghe tha se ky komunitet është i veçantë dhe përmes këtij eventi duhet që t’iu garantohet mbështetja e duhur. “Kjo është një ngjarje e mrekullueshme, është inspiruese dhe një shembull i mirë”, tha Roghe.
Ministrja e Pushtetit Lokal, Adriana Hodziq, u shpreh se të gjithë duhet të angazhohen që personat me nevoja të veçanta të kenë qasje si të gjithë qytetarët e tjerë të Kosovës.
“Garat e organizuara për personat me nevojat të veçanta më një numër kaq të madh janë rast se dëshmohet fakti se personat me nevoja të veçanta janë plotësisht të barabartë më gjithë qytetarët e Kosovës. Nevojat e tyre janë të njëjta sikurse nevojat e gjithë të tjerëve dhe prandaj të gjithë institucionet duhet të angazhohen që edhe këta persona të kenë qasje si gjithë qytetarët tjerë”, u shpreh ministrja Hodziq.
Ndërsa, presidentja e Komitetit Paraolimpik, Njomza Emini, tha se viti 2019 do të jetë i veçantë për këtë komitet dhe theksoi se janë të gatshëm për t’u anëtarësuar në organizatat ndërkombëtare.
“Viti 2019 do të jetë i veçantë për faktin se ky vit e gjen komitetin paraolimpik të pranuar me të drejtat e plota në të gjithë organizmat ndërkombëtarë. Ne kemi aplikuar në komitetin paraolimpik, jemi në proces dhe uroj që këtë viti të jemi të pranuar ndërkombëtarisht”, u shpreh Emini.
Ndryshe në miniolimpiada zhvillohen gara hendboll, basketboll, pikado, futboll, shah, pingpong, vrapim me karrocë, shenjëtari etj. Ky aktivitet tashmë është tradicional dhe kjo është hera e pesëmbëdhjetë që mbahet në Akademi
Udhëheqësit e Lartë të AKSP-së dhe PK-së morën pjesë në konferencën vjetore të IADLEST në Milwaukee, Wisconsin, SHBA
Milwaukee, 12 qershor 2019 - Në qytetin Milwaukee, Wisconsin të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga data 10 deri 12 u mbajt konferenca vjetore e Asociacionit Ndërkombëtar të Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit (International Association of Directors of Law Enforcement Standardsand Training - IADLEST).
Në këtë konferencë morën pjesë udhëheqës të lartë, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, drejtori i Departamentit për Planifikim Strategjik dhe Çështje Ligjore Shpend Shabani. Ndërsa nga Policia e Kosovës, drejtor i Divizionit për Personel dhe Administratë, kolonel Hilmi Pacolli, drejtoresha e Drejtorisë për Mbështetje të Trajnimeve te Specializuara dhe Avancuara, kolonele Zylfije Krasniqi si dhe zyrtarja e ICITAP-it Remzije Ibrahimi, një herit koordinatore nga ICITAP-i në Policinë e Kosovës.
Konferenca IADELEST u ofron anëtarëve të saj mundësinë për t'u takuar, për të shkëmbyer ide, për të kërkuar këshilla dhe për të krahasuar progresin. Të gjithë pjesëmarrësit në konferencën vjetore janë anëtarë të IADLEST. Drejtori Smakiqi është anëtar i këtij asociacioni që nga viti 2011 kur është anëtarësuar në IADLEST ( i përkrahur nga ICITAP-i) dhe merr pjesë për herë të gjashtë në konferencën vjetore IADELEST.
Në konferencën vjetore në Milwaukee, marrin pjesë drejtorët e standardeve të akademive policore nga 40 shtete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe drejtorët e akademive policore dhe sigurisë publike nga disa vende të botës, në mesin e të cilëve drejtorët e akademive policore dhe të sigurisë publike nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut e të tjera.
Në ditën e parë të Konferencës, pjesëmarrësit patën rastin të dëgjojnë në dy seanca plenare folësin kryesor togerin Brajan Murphy, i cili siç tha ai në gushtin e vitit 2012 u qëllua 15 herë nga një sulmues në tempullin “sik” në Wisconsin të SHBA-ve ku në ketë rast sulmuesi vrau pesë dhe plagosi dy veta . Togeri Brajan Murphy i mbijetoi plagëve të rënda në trup dhe kokë dhe gjatë dy seancave në konferencë shpjegojë ngjarjet e zhvillimit të asaj dite. Togeri Murphy foli për rëndësinë e trajnimit të oficerëve policorë duke i inkurajuar pjesëmarrësit e konferencës të vazhdojnë me punën e tyre në ngritjet e cilësisë të trajnimeve të oficerëve policor të vendeve të tyre.
Konferenca vazhdoi punimet dhe për dy ditë me radhë të ndarë në “tryeza të rrumbullakëta” dhe ligjërata të ndryshme.
Drejtori Smakiqi me anëtarët e delegacionit nga Akademia dhe Policia e Kosovës, zhvilluan takime me pjesëmarrësit e konferencës nga vendet e regjionit, drejtorët e standardeve të akademive amerikane dhe vendeve tjera pjesëmarrës në konferencë.
Gjatë punimeve të konferencës drejtori Smakiqi dhe delegacioni nga Akademia dhe Policia e Kosovës u takua me Drejtorin Ekzekutiv të Qendrës për Siguri Publike të Universitetit Northwestern David Bradford dhe Cameron Fisher, ish udhëheqës i Programit të ICITAP-it në Kosovë dhe mbajtës i leksioneve të kësaj qendre, i cili ka mbajtur dy javë leksione në kursin dhjet javor “Shkolla e Stafit Policor dhe Komandës” i cili aktualisht është duke u mbajtur për herë të gjashtë në AKSP. Në takim Bradford dhe Fisher arriten pajtueshmëria për përkrahjen e Akademisë në krijimin e një “Programi Studimor të Masterit – nga fusha e Menaxhmentit (Lidershipit)” i cili do të bazohet në programin gjegjësisht kurikulen e kursit të “Shkolla e Stafit Policor dhe Komandës”.
Pajtueshmëria e përkrahjes të Akademisë në krijimin e “Programi Studimor të Masterit” nga Universitetit Northwestern, vjen si rezultat i bisedimeve më shumë se dy vjeçare të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike dhe Universitetit Northwestern si dhe kërkesës të Agjencive të Sigurisë Publike gjegjësisht rrethe 200 oficer të Policisë së Kosovës dhe zyrtar të lartë të Agjencive tjera të Sigurisë Publike të cilin e kanë ndjek dhe diplomuar kursin “Shkolla e Stafit Policor dhe Komandës”.
Krijimi i Programi Studimor Mastrit në AKSP është përkrahur edhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Sigurisë në Tiranë Bilbil Memaj, i cili ka shprehur interesim për ndjekjen e këtij programi të masterit nga studentët e shtetit shqiptar si dhe mundësisë të mbajtjes të leksioneve në këtë program nga mësimdhënësit me kompetencë shkencore të Akademisë së Sigurisë në Tiranë.
Cikli i krijimit deri në akreditim të programit master gjegjësisht fillimi i këtij programi do të jetë periudha 2019 – 2021, ashtu si parashihet edhe në Strategjinë Zhvillimore të AKSP-së 2019 – 2022.
Studentet e Universitetit Utah Valley vizituan Akademinë
Vushtrri 11 qershor 2019 - Një delegacion i Universitetit “Utah Valley”, nga Iowa e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sot qëndruan për vizitë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, ku u prit nga drejtori i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përbashkëta Rrahim Rexha, Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Bejtush Gashi si dhe stafi tjetër akademik.
Drejtori Rexha fillimisht ju dëshiroj mirëseardhje delegacionit, ndërkohë që i informoi për zhvillimet në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.
Gjatë këtij takimi Rexha foli për trajnimet që mbahen në akademi ku marrin pjesë të gjithë zbatuesit e ligjit, për projektet që ka realizuar Akademia , projekt këto që kanë të bëjë më fushën e sigurisë publike. Po ashtu delegacioni u informua edhe për bashkëpunimin ndërkombëtar që ka Akademia me vende të ndryshme evropiane dhe me gjerë.
Ndërsa, Profesor John Fisher në Universitetin Utah Valley nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës i cili po qëndron në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike tha se Akademia ka shënuar progres në realizimin e projekteve të saj. Fischer gjatë qëndrimit të tij në Akademi ka vlerësuar lartë punën që bëhet këtu.
Ficher ka folur edhe për bashkëpunimin me stafin mësimdhënës të Fakultetit të Sigurisë Publike të AKSP-së, shkëmbimin e përvojave etj.
Profesor Ficher u shpreh i gatshëm për bashkëpunim më Akademinë edhe në të ardhmen.
Delegacionin e studenteve nga Universiteti i Utah Valley nga Iowa e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e përshëndeti edhe Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Bejtush Gashi. Edhe Dekani Gashi shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim edhe në të ardhmen në fushën arsimit për siguri publike.
Ndërsa delegacioni u ndan të kënaqur me vizitën në Akademi , ku interesimi i tyre ishte lidhur me trajnimet dhe zhvillimet tjera në Akademi.
Në fund delegacioni të shoqëruar nga menaxhmenti i lartë i Akademisë vizituan instruktoren në Akademi dhe u informuan me punën praktike që zhvillojnë pjesëtarët e sigurisë publike.
Ambasadori Kosnett vizitoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike
Vushtrri, 06 qershor 2019 – Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Philip Kosnett, sot vizitoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike ku u prit nga Drejtori i Përgjithshëm Ismail Smakiqi dhe nga stafi i Akademisë.
Ambasadori Kosnett i cili ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Alison Kosnett u njoftuan për proceset nëpër të cilat është duke kaluar Akademia.
Më këtë rast Drejtori i Përgjithshëm Ismail Smakiqi i falënderoj Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përkrahjen e vazhdueshme që kanë bërë dhe po vazhdojnë ta bëjnë ndaj Akademisë, për mes organizimit të trajnimeve dhe dhurimit të donacioneve të shumta.
Ndërkohë drejtori Smakiqi e njoftoi ambasadorin Kosnett për trajnimet që ofron Akademia për gjithë zbatuesit e ligjit në Kosovë.
“Ndihem i nderuar që ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Philip Kosnett na vizitoi, ndërkohë që e njoftoi ambasadorin se gjatë këtyre viteve Akademia është përkrahur me këshilltarë të lartë, zyrtarë të ICITAP-it, ekspertë të fushave të sigurisë publike në fushën e trajnimeve për zbatuesit e ligjit”, u shpreh Smakiqi.
Ambasadori u njoftua për donacionet që SHBA ka dhuruar Akademisë siç janë Qyteza Simuluese, Pajisjet e Simulimit të Trajnimit me Armë Zjarri (FATS), tabelat e mençura si dhe përkrahjen e Akademisë dhe agjencive të sigurisë publike në ngritjen e kapaciteteve njerëzore përmes trajnimeve të ndryshme.
Smakiqi tha se ICITAP realizon trajnime të specializuara dhe të avancuara për agjencitë e sigurisë publike.
“Njëri nga trajnimet më të njohura është ‘Shkolla e Stafit dhe Komandës Policore’ i cili është duke u zhvilluar aktualisht në Akademi, në të cilin janë duke marrë pjesë zyrtarë të lartë policorë nga Policia e Kosovës, zyrtarë udhëheqës nga agjencitë e sigurisë publike”, u shpreh Smakiqi.
Gjithashtu në kuadër të kësaj vizite ambasadori Kosnett u njoftua edhe për proceset nëpër të cila po kalon Akademi e në theks të veçantë për akreditimin ndërkombëtar të Akademisë nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit (IADLEST) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Një delegacion nga qyteti i Norwalk të Iowa -së vizitoi Akademinë
Vushtrri, 08 maj 2019 – Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Ismail Smakiqi priti në takim një delegacioni nga qyteti i Norwalk të Iowa së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), i kryesuar nga shefi i policisë së Norwalk Greg Staples, Jaki Lingingston anëtare e Këshillit të Qytetit Norwalk dhe Ryan Coburn shefi i zjarrfikëseve. Po ashtu delegacioni u shoqërua edhe nga nënkryetari i Komunës së Vushtrrisë Besim Muzaqi.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi duke përshëndetur të pranishmit ai i informoi delegacionin me zhvillimet e përgjithshme të Akademisë.
Smakiqi tha se Akademia ka raporte shumë të mira me SHBA dhe falë ndihmës së saj, Akademia sot vazhdon bashkëpunimin në fusha të ndryshme, në trajnimin e pjesëtarëve të sigurisë publike në Akademi.
Më tej gjatë këtij takimi Drejtori Smakiqi e informoi delegacionin me zhvillimet e fundit në Akademi si dhe për akreditimin Ndërkombëtar të Akademisë nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ( IADLEST) etj.
Drejtori Smakiqi e njoftoi delegacionin edhe për projektet e financuara nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë siç janë donacionet e shumta, organizimi i trajnimeve etj.
Smakiqi e falënderoi SHBA-në për përkrahjen që po i jep Akademisë në realizimin e misionit të saj, ndërkohë që u shpreh i gatshëm që bashkëpunim me qytetin e Norwalkut të Iowa- së të vazhdoj më tutje.
Ndërsa delegacioni i qytetit të Norwalkut të Iowa-së nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), u interesuan rreth procesit të trajnimeve qe mbahen në Akademi, nderkohë që u shprehen të hapur për bashkëpunim me Akademinë në fushën e trajnimeve për zbatuesit e ligjit.
Gjatë kësaj vizite delegacioni i dhuroi drejtorit Smakiqi një çek më vlerë 1200 dollar për ta pajisur sallën e fitnesit më mjete sportive.
Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike u mbajt ceremonia e përfundimit të pjesës teorike të programit profesional për 16 kadetët e Inspektoratit Policor të Kosovës
Vushtrri, 30 prill 2019 – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot gjashtëmbëdhjetë kadetët përfunduan pjesës teorike të programit profesional për Inspektor i Inspektoratit Policor të Kosovës.
Në këtë ceremoninë morën pjesë, Ministri i Punëve të Brendshme Ekrem Mustafa, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, Kryeshefja Ekzekutive e Inspektoratit Policor të Kosovës Miradije Kelmendi, Kimberly Riffle, Menaxhere e Programit të ICITAP –it në Kosovë si dhe Shpresa Muharremi përfaqësues e OSBE-së në Akademi.
Ministri i Punëve të Brendshme Ekrem Mustafa tha se ndjen kënaqësinë që merr pjesë në këtë ceremoni të diplomimit inspektorëve të ri të Kosovës. Ai përgëzoi për punën që po bën Akademia e Kosovës për Siguri Publike në sferën e trajnimeve dhe përgatitjes së lartë profesionale jo vetëm për inspektorët e rinj por edhe për policët e rinj.
“Jam këtu për t’iu thënë se vullneti im dhe ndihma ime si ministër nuk do të mungojë asnjëherë sidomos kur kemi të bëjmë me një institucion të rëndësisë së veçantë për Republikën e Kosovës siç është Inspektorati Policor i Kosovës. Në këtë rast mbikëqyrja dhe kontrolli policor nga njerëz kompetent, të pajisur me dije adekuate profesionale dhe më avancime shkencore ndikon në tërësi në kontrollin dhe balancën mes pushteteve gjegjësisht mes shumë institucioneve shtetërore”, tha Mustafa.
Gjithashtu me këtë rast ai përgëzoi edhe stafin e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike dhe specialistët nga vendi dhe nga organizatat perëndimore që po kontribuojnë çdo ditë e më shumë që të arrihen standardet evropiane në fushën e sigurisë publike dhe zbatimit të ligjit.
“Ashtu siç keni qenë të suksesshëm në pjesën teorike në fund uroj që t’ia dilni me rezultate pozitive edhe në pjesën praktike gjatë punës në terren”, përfundoi fjalën e tij ministri Mustafa.
Kurse, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi vlerësoi se kjo është një ngjarje shumë e rëndësishme për Akademinë dhe vendin në përgjithësi.
“Kjo ceremoni renditet në ngjarjen e radhës e cila shënon historinë e Akademisë dhe të Sigurisë Publike në Kosovë në përgjithësi, për arsye se 16 kadetët e Inspektoratit Policor të Kosovës, të parët kanë filluar të ndjekin një program profesional të validuar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, të parët po përfundojnë pjesën teorike të këtij programit dhe të parët do të certifikohen në profesionin e tyre me një program të akredituar”, u shpreh Smakiqi duke thënë se Akademia ka bërë dhe është duke bërë punë mjaftë të madhe për trajnimin e pjesëtarëve të fushës së sigurisë.
“Kemi bërë një rrugë të gjatë dhe shumë punë që nga dita e fillimit të krijimit të programeve profesionale, validimin e këtyre programeve dhe akreditimin e Akademisë nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve. Në muajin prill të vitit 2018, Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve ka akredituar Akademinë dhe ka validuar programet profesionale; ‘Polic i Ri’, ‘Inspektor i IPK’, ‘Zyrtar Doganor’, ‘Zyrtar Korrektues dhe Zyrtar Sporovues’, kurse nga muaji prill i këtij viti është validuar edhe programi profesional Zjarrfikës”, tha Smakiqi.
Më këtë rast drejtori Smakiqi foli edhe për trajnimet tjera që janë duke u mbajtur aktualisht në Akademi si trajnimi bazik i kadetëve të Policisë së Kosovës, kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës, trajnimi “Shkolla për stafin policor dhe komandues”, etj.
“Aktualisht në Akademi trajnohen ose ndjekin mësime më shumë se 800 kadet, pjesëmarrës në trajnime ose student”, tha Smakiqi.
“Një veçori e këtij trajnimi është se Akademia dhe Inspektorati Policor i Kosovës përmes këtij programi kanë jetësuar praktikisht misionin e Akademisë, të përcaktuar me Ligjin e AKSP-së, i cili përcakton Akademinë institucion përgjegjës për zhvillimin e trajnimeve dhe jo vetëm”, u shpreh Smakiqi .
Drejtori Smakiqi i ka uruar kadetët për të arriturat e tyre gjatë trajnimit dhe suksese në punë.
Ndërkaq Kryeshefja Ekekutive e Inspektoratit Policor të Kosovës Miradije Kelmendi tha se ky moment është shumë i rëndësishëm pasi që trajnimi dhe certifikimi i tyre kadetëve bëhet në bazë të programeve të validuara nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve.
“Rruga për të arritur deri në këtë moment ka qenë e vështirë dhe plotë sfida. Duke shpresuar se keni arritur të absorboni tërë potencialin e nevojshëm për ushtrimin e aktivitetit ligjor, vlerësojmë së sfidat e ardhshme në karrierën tuaj do t’i tejkaloni me një përkushtim dhe profesionalizëm, në arritjen më sukses të misionit të rëndësishëm të përcaktuar me ligj. Qytetarët e Republikës së Kosovës presin që me punën tonë të kontribuojmë në drejtim të sigurimit të një policie të përgjegjshme, demokratike dhe profesionale, që respekton të drejtat dhe liritë e njeriut. Ju duhet të jeni shembull i sjelljes, disiplinës dhe përkushtimit, në zbatim të ligjit dhe në shërbim të qytetarëve, jo vetëm këtu, jo vetëm në punë, por kudo që jeni dhe gjatë gjithë kohës”, tha Kelmendi duke vlerësuar se Inspektoratit Policor i Kosovës do të pasurohet edhe me tutje më përkushtimin dhe profesionalizmin e inspektorëve të rinj.
Ndërsa Kimberly Riffle menaxhere e programit të ICITAP-it tha se duhet te merrni punën seriozisht, t’i shërbeni vendit me nder dhe ti kryeni detyrat me integritet të lartë dhe të përmirësoni punën në shtetin tuaj.
“Kemi nderin të ndajmë sukseset tuaja sot nesër dhe në të ardhmen me ju, profesioni juaj është më rëndësi të lartë që të siguroni se zbatimi i ligjit duhet të bëhet me standarde të larta”, përfundoi Kimberly.
Në emër të gjeneratës të kadetëve të Inspektoratit Policor të Kosovës, të pranishmit i përshëndeti kadeti Hazer Mallaku. Mallaku falënderoi të gjitha institucionet të cilat kanë kontribuar për përfundimin me suksese të pjesës teorike të programit profesional për inspektor të Inspektoratit Policor të Kosovës; Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, instruktorët e IPK-së, ekspertët e angazhuar nga agjencitë e ndryshme si dhe ekspertët nga OSBE, Agjencia Kundër Korrupsionit, Prokuroria e Shtetit, Gjykata Themelore e Prishtinës.
Akademia e Kosovës për Siguri Publike nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Akademinë e Sigurisë Publike të Shqipërisë
Vushtrri, 25 prill 2019 – Sot u nënshkrua vazhdimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit në mes Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) dhe Akademisë për Siguri Publike të Shqipërisë (ASPSH). Nënshkrimi i marrëveshjes u bë në ambientin e AKSP-së nga Drejtori i Përgjithshëm i AKSP-së Ismail Smakiqi dhe Drejtori i Përgjithshëm i ASPSH-së Bilbil Mema.
Gjatë nënshkrimit u tha se qëllimi i marrëveshjes është përcaktimi i bashkëpunimit reciprok në mes të dy institucioneve për të përkrahur objektivat strategjike në fushat e trajnimit, studimit, hulumtimit dhe zhvillimit si dhe në marrëdhëniet me publikun.
Për nderë të delegacionin nga Shqipërisë fillimisht u organizua parada e mëngjesit së gjeneratës së 54 të kadetëve të Policisë së Kosovës. Delegacioni ishte i kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Sigurisë Publike Bilbil Mema i shoqëruar nga Gentian Shehaj, Drejtor i Drejtorisë së Planizimit dhe Kontrollit, Ilirjan Mandro Dekan i Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit dhe Ahmet Matoshi Shef i Burimeve Njerëzore.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi falënderoi Shqipërinë dhe drejtorin Mema për gatishmërinë e tyre për bashkëpunim.
Smakiqi duke folur rreth bashkëpunimit që ka AKSP më Akademitë e shumta në rajon, Evropë dhe më gjerë tha se Akademia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë një bashkëpunim të ngushtë duke shkëmbyer përvoja të shumta në fushën e sigurisë publike.
Drejtori Smakiqi duke folur para kadetëve tha se Akademia gjatë vitit që e lamë pas ka shënuar suksese të mëdha.
“Viti 2018 për Akademinë e Kosovë për Siguri Publike ishte vit i shkëlqyeshëm, pas një procesi të gjatë të vlerësimeve nga ekipet e ekspertëve të agjencive kombëtare dhe ndërkombëtare, Akademia e Kosovës fitoi akreditimin kombëtare, Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve dhe Akreditim Ndërkombëtar nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimeve të Zbatimit të Ligjit ‘IADlEST’ të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, u shpreh Smakiqi duke e njoftuar delegacionin se programi studimor bachellor i sigurisë publike është akredituar në vitin 2014 dhe u ri akreditua në vitin 2017 nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës.
“Në prill të vitit të kaluar Autoriteti Kombëtarë i Kualifikimeve ka akredituar Akademinë dhe ka validuar programet profesionale, polici i ri, inspektor i IPK-së, zyrtar doganor, zyrtar korrektues dhe zyrtar sprovues”, tha Smakiqi i cili foli edhe për akreditimin ndërkombëtar të Akademisë nga IADLEST-i i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ndërsa duke folur për trajnimet e shumta që po mbahen në Akademi Smakiqi njoftoi delegacionin në fjalë se në Akademi aktualisht janë duke vijuar trajnimin bazik 418 kadetë të Policisë së Kosovës, 120 kadetë të Shërbimit Korrektues si dhe 16 kadetë të Inspektoratit Policor të Kosovës.
Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Sigurisë së Shqipërisë Bilbil Mema përgëzoj drejtorin Smakiqi për punën rreth zhvillimit të Akademisë.
Mema duke folur për bashkëpunimin që kanë të dyja vendet tha se Akademia e Kosovës për Siguri Publike ka shënuar ndryshime të mëdha pozitive.
Ai vlerësoi se bashkëpunimi është një frytë i rezultateve të mira për të dy institucionet.
“Bashkëpunimi ka qenë në nivel të larta, do të propozoja që në kuadër të këtij bashkëpunimi të kemi bashkëpunimin në nivelin e kursantëve, kadetëve, studentëve drejtpërdrejtë, pasi që duhet të njihemi sa më afër më kërkesa, nevojat të mënyrës se si qasen studimet tek ju dhe tek ne. Kjo është e mirë që të bëhet përmes një program ndoshta dhjetë ditë dhe programi të mos jetë spontanë, por të jetë si një matricë bashkëpunimi, pasi që ne duhet ta bëjmë motiv studimi”, u shpreh Mema duke thënë se bashkëpunimi duhet të jetë shumë i hapur që ta ndihmojmë njëri tjetëri edhe në pamjen e qasjeve të ndryshme, qasjes akademike që bënë Akademia e Kosovës për Siguri Publike. Drejtori Mema u shpreh i gatshëm edhe për bashkëpunimi në shkëmbimin e përvojave mes pedagogëve të të dy akademive.
Drejtori Mema vlerësoj lartë të arriturat e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike. “Më vjen mirë që ju keni bërë ndryshime pozitive dhe ne jemi të gatshëm që të vijmë këtu dhe të mësojmë nga ju sepse ka shumë gjëra që keni ma pozitive se sa ne”, tha Mema. Ndryshe Mema u shpreh i gatshëm për bashkëpunimin me AKSP-në.
Ndërsa Dekani i Fakultetit të Siguri Publike në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike Bejtush Gashi vlerësoj lartë nënshkrimin e marrëveshjes mes AKSP-së dhe ASPSH-së. Ai falënderoi delegacionin në fjalë për bashkëpunim e ndërsjellët në shkëmbimin e përvojave mes studentëve dhe pedagogëve të të dy institucioneve.
Ndërkaq përfaqësuesi i Policisë së Kosovës në AKSP Agron Rrukiqi falënderoi Shqipërinë për përkrahje, ndërsa vlerësoj se nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimin mes dy institucioneve është shumë i rëndësishëm për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.
Ndryshe në marrëveshje thuhet se institucionet deklarojnë përkrahjen e tyre për përftime të përbashkëta dhe gatishmërinë e tyre për të kontribuar në rritjen e ligjeve kulturore , arsimore hulumtuese dhe zhvillimin ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë; Zhvillimin dhe bashkërendimin e arsimit në tri nivele – arsimin profesional, arsimin e vazhdueshëm profesional dhe arsimin e lartë; Lidhjen e hulumtimit siç është shkëmbimi e informatave dhe rezultateve, vizitat e personelit hulumtues dhe ofertat për financim të hulumtimit nga Bashkimi Evropian dhe agjencitë tjera ndërkombëtare në fushat e policimit, sigurisë së brendshme dhe zbatimit të ligjit; Shkëmbimi dhe vizitat e personave për këshilla dhe bashkërendim të standardeve, kurseve dhe zhvillim të kurrikulës dhe çështje të tjera arsimore dhe pedagogjike. Përkrahjen e mentorimit, këshillimit dhe trajnimit për personelin akademik, profesional dhe administrativ.
Këmbimin e programeve të trajnimeve dhe programeve studimore në fushën e sigurisë publike; Bashkëpunimi në zhvillimin e didaktikës dhe metodologjisë pedagogjike në fushat ekzistuese dhe të reja të sigurisë së brendshme në të gjithë nivelet e arsimit; Bashkëpunimi dhe këshillimi në zbatimin e platformave të reja elektronike për të përkrahur proceset e mësimit dhe trajnimit, duke përfshirë zgjedhjet e mësimit elektronik dhe teknologjitë inovative të të mësuarit.
Këshillimi, përkrahja dhe trajnimi në arsimin e vazhdueshëm profesional brenda fushës së sigurisë së brendshme, përfshirë përgatitjen e instruktorëve dhe materialeve të trajnimit, bashkëpunimit rreth hulumtimit dhe zhvillimit, shkëmbimi akademik ndërmjet dy institucioneve do të inkurajohet brenda kornizës së marrëveshjes së përgjithshme dhe do të përdoret për hulumtim të mëtejmë dhe zhvillim të trajnimeve dhe studimeve në fushat e definuara të interesit të përbashkët etj.
Akademia e Kosovës për Siguri Publike nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Akademinë e Sigurisë Publike të Shqipërisë
Vushtrri, 21 gusht 2019 - Akademinë e Kosovës për Siguri Publike e vizitoi Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës z. Kadri Veseli, i cili u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, Dekani i Fakultetit Bejtush Gashi, Drejtorët e Departamenteve të Akademisë si dhe udhëheqësit e Departamentit të Trajnimeve të Policisë së Kosovës në Akademi.
Drejtori Smakiqi njoftoi Kryetarin e Kuvendit të Kosovës z. Veseli për aktualitetet në Akademi, ku është duke u zhvilluar Trajnimi Profesional për Policë të Ri, të cilin e ndjekin 416 kadet të Policisë së Kosovës. Gjithashtu ai shtoi se gjatë vitit 2019 në Akademi kanë përfunduar trajnimet profesionale 17 kadet të Inspektoratit Policor të Kosovës si dhe 119 kadet të Shërbimi Korrektues i Kosovës, po ashtu në Fakultetin e Sigurisë Publike ndjekin studimet 240 student, tha Smakiqi.
Drejtori Smakiqi e informoi z. Veseli për Akreditimin Ndërkombëtar të cilin e fitoi Akademia nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit (IADLEST) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në maj të vitit 2018, pas vlerësimit gati një vjeçar nga ekipi i ekspertëve i këtij Asociacioni. Të gjitha Programet Profesionale janë akredituar në Autoritetin Kombëtar të Kualifikimeve, kurse Programi Studimor është akredituar dhe Ri akredituar nga Agjencia e Akreditimit e Kosovës, përfundoi Smakiqi.
Ndërsa Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës z. Kadri Veseli, i inkurajoi kadetët e Policisë së Kosovës për vendimin e tyre që të i bashkëngjiten Policisë së Kosovës, e cila ka kredibilitetin e institucionit më të besueshëm në Kosovë dhe regjion. Ju po ashtu ndjekëni trajnimin në një Akademi e cila ka programe të akredituara dhe e cila prinë në regjion për cilësi.
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës z. Kadri Veseli vizitoi edhe hapësirat e Akademisë duke takuar dhe biseduar me zyrtar të Akademisë, të Agjencive të Sigurisë Publike, student dhe kadet të agjencive.