Lajmet
Lajmet
Anëtarët e Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes vizituan Akademinë
Vushtrri , 22 qershor 2021 – Komisioni Parlamentar për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes i kryesuar nga Bekë Berisha kryetar i komisionit, sot vizitoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike ku u priten nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Arton Berisha .
Qëllimi i vizitës ishte që të njihen me për se afërmi me punën dhe aktivitetet në Akademi.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Arton Berisha i informoj anëtarët e komisionit për aktivitetet, arritjet dhe sfidat nëpër të cilat është duke kaluar Akademia.
Duke folur para ligjvënësve drejtori Berisha vuri në pah zhvillimet e fundit në Akademi siç janë mbajtja e trajnimit bazikë të gjeneratës së 56 të Policisë së Kosovës si dhe procesin e
ri-akreditimit të programit të Fakultetit të Sigurisë Publike.
Duke folur rreth trajnimeve drejtori Berisha i informoi deputetet se në Akademi trajnohen pjesëtarë të sigurisë publike jo vetëm nga Republika e Kosovës, por edhe nga vendet e rajonit.
Me këtë rast, delegacioni u informua edhe për bashkëpunimin që Akademia ka më të gjitha institucionet e sigurisë qofshin ato vendore apo ndërkombëtare.
Ndërsa deputetet e Kuvendit të Republikës së Kosovës gjatë takimit vlerësuan se Akademia e Kosovës për Siguri Publike është vend adekuat për të ofruar trajnime për pjesëtaret e sigurisë publike.
Deputetet u interesuan rreth zhvillimeve të trajnimeve në Akademi si dhe rreth procesit mësimor në Fakultetin e Sigurisë Publike që është në kuadër të Akademisë. Po ashtu gjatë kësaj vizite anëtarët e komisionit shtruan pyetje edhe rreth sjelljes së zyrtarëve të Policisë së Kosovës gjatë ushtrimit të detyrës së tyre si dhe rreth instruktorëve që mbajnë trajnime në Akademi.
Në fund para anëtarëve të komisionit parlamentarë për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, kadetët demonstruan disa ushtrime të taktikave mbrojtëse.
Shefi i misionit të OSBE-së diplomati Michael Davenport vizitoi Akademinë
Vushtrri, 16 qershor 2021 – Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Arton Berisha, priti sot në takim shefin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë më mision në Kosovë, diplomatin Michael Davenport.
Qëllimi i vizitës ishte që të njihet më për se afërmi më punën, misionin dhe zhvillimet në Akademi.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Arton Berisha e njoftoi delegacionin e OSBE-së për aktivitetet, trajnimet aktuale që janë duke u mbajtur në Akademi si dhe për ato që do të mbahen në të ardhmen e afër.
Duke e falënderuar ambasadorin Davenport për vizitën, drejtori Berisha foli para delegacionit edhe për proceset që ka kaluar Akademia në realizimin e projekteve gjatë periudhës së pandemisë.
“Edhe pse ka qenë një situatë jo e mirë për shkak të COVID 19, Akademia ka realizuar po thuajse të gjitha projektet e saj, gjithmonë duke i respektuar masat e caktuar nga Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës”, tha Berisha.
Drejtori Berisha e falënderoi ambasadorin dhe OSBE-në për ndihmën dhe mbështetjen që ja bënë Akademisë në vazhdimësi.
Berisha u shpreh i gatshëm që bashkëpunimi më OSBE-në të vazhdojë edhe me tutje.
“Akademia ka shënuar progres falë mbështetjes së partnerëve tanë ndërkombëtarë siç janë OSBE, ICITAP si dhe punës së palodhshme të stafit”, u shpreh Berisha
Ndërsa, shefi i misionit të OSBE-së në Kosovës Michael Davenport e falënderoi drejtorin Berisha për pritjen.
Davenport e vlerësoi lartë punën që është bërë deri me tani në Akademi.
Ambasadori Davenport tha se bashkëpunimi mes OSBE-së dhe Akademisë ka qenë dhe do të vazhdojë edhe me tutje në fushën e sigurisë publike.
“Ju sugjerojmë që ju të vazhdoni edhe me tutje me punën e mirë që e bëni. Marrëdhënia e OSBE-së më Akademinë ka qenë speciale në të kaluarën dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, tha Davenport.
Davenport vlerësoj se Akademia është një institucion shumë i rëndësishëm për Kosovën dhe për zyrtaret e sigurisë publike.
Gjatë vizitës në Akademi, ambasadori Davenport vizitoi edhe kadetët e gjeneratës së 56 të Policisë së Kosovës, ku më këtë rast kolonel Agron Rukiqi e njoftoi për mbarëvajtjen e trajnimit profesional “Polic i Ri” të kësaj gjenerate.
Gjithashtu ambasadori e përgëzoj Akademinë dhe agjencionet e sigurisë publike për punën e përbashkët që e bëjnë.
Ndërkaq, Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Bejtush Gashi e njoftoi delegacionin e OSBE-së me proceset e fakultetit.
“Fakulteti i Sigurisë Publike u themelua me qëllim të avancimit të zyrtarëve të sigurisë publike dhe mund të themi se kemi arritur ti përmbushim objektivat tona”, u shpreh Gashi duke thënë se fakulteti pretendohet që në të ardhmen të jetë i hapur edhe për studimet master.
Në takimin me ambasadorin Davenport morën pjesë edhe përfaqësuesit e agjencioneve të sigurisë publike në Akademi.
Shefi i ri i OSBE-së Michael Davenport gjatë vizitës së tij në Akademiishte i shoqëruar nga zëvendës drejtori i Departamentit për Rend dheSiguri Publike në OSBE Zoran Mitrevski dhe Shpesa Muharremi zyrtare elartë në OSBE.
Ndryshe delegacioni i OSBE-së vizitoi kampusin e Akademisë ku u njoftua me gjitha kapacitet e infrastrukturës që ka Akademia
Studentët e UBT-së vizituan Akademinë
Vushtrri, 09 qershor 2021 - Një grup i studentëve të Kolegjit Universitar të Biznesit dhe Teknologjisë (UBT) të udhëhequr nga profesor Arian Kadriu, sot vizituan Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) ku u takuan me Dekanin e Fakultetit të Sigurisë Publike (FSP) Bejtush Gashin, prodekani Nexhat Jasharin dhe stafin tjetër të FSP-së.
Qëllimi i vizitës ishte që studentët të njihen më për se afërmi me funksionimin e Fakultetit të Sigurisë Publike.
Gjatë kësaj vizite para studentëve të UBT-së u bë një prezantim për rolin, misionin e Akademisë dhe për programin studimor të FSP-së.
Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Bejtush Gashi para studentëve bëri një përmbledhje në pika të shkurta rreth historikut dhe sfidave më të cilat janë përballur gjatë procesit deri në hapjen e Fakultetit të Sigurisë Publike.
Dekani Gashi duke folur rreth programit të arsimit të lartë në fushën e sigurisë publike për të gjithë zbatuesit e ligjit, tha se programi i cili zbatohet në Fakultetin e Sigurisë Publike është në përputhje me procesin e Bolonjes, përkatësisht me standardet evropiane. “Është program që më parë nuk kishte ekzistuar jo vetëm në Akademi, por as në Kosovë dhe në Regjion”, tha Gashi.
Studentet e UBT-së gjatë kësaj vizite patën rastin të shkëmbejnë përvoja dhe të shtjellojnë çështje të ndryshme me stafin akademik të Fakultetit të Sigurisë Publike.
Kadetët dhe stafi i Akademisë dhuruan gjak
Vushtrri, 18 maj 2021 – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot një numër i madh i kadetëve të Policisë së Kosovës, instruktorëve dhe stafi i Akademisë në mënyrë vullnetare dhuruan gjak.
Në Akademi u zhvillua një aksioni një ditorë i dhurimit të gjakut në mënyrë vullnetare, ku gjatë këtij aksioni u mblodhën mbi 100 doza gjak.
Personeli mjekësor i Transfuzionit Kombëtar të Gjakut dhe ai i Akademisë vlerësuan lartë këtë aksioni dhe falënderuan të gjitha ata që në mënyrë vullnetare iu përgjigjen këtij aksioni.
Aksioni humanitar i dhurimit të gjakut është realizuar në bashkëpunim me Shërbimin Shëndetësor të Policisë së Kosovës, Transfuzionin e Gjakut nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës dhe me ekipin mjekësor të AKSP-së.
Drejtori Berisha u takua me Atasheun e Ambasadës së SHBA-së DOJ-ICITAP-it në Kosovë, znj. Kimberly Riffe
Vushtrri, 03 mars 2021 - Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) Arton Berisha u takua sot me Atasheun e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë DOJ-ICITAP-it në Kosovë, znj. Kimberly Riffe, ku tema e diskutimit ishte thellimi i bashkëpunimit ndërmjet Akademisë dhe ICITAP-it.
Gjatë takimit hyrës, Drejtori Berisha siguroi se misioni dhe vizioni i Akademisë do të vazhdojë t'i ruaj standardet e larta të trajnimit dhe arsimit të lartë për të gjithë zyrtarët e sigurisë publike.
Duke shprehur angazhimin e tij për ta vazhduar bashkëpunimin në të ardhmen, Drejtori Berisha e falënderoi ICITAP-in dhe Drejtoreshën Riffe për mbështetjen e vazhdueshme që Ambasada Amerikane i ka dhënë Kosovës, në veçanti Akademisë.
Berisha tha se ICITAP ka qenë një partner afatgjatë dhe ka ndihmuar Akademinë në realizimin e qëllimeve dhe standardeve të tyre.
“Pa kontributin e ICITAP-it nuk do të ishte e mundur të mendohet zhvillimi i kësaj Akademie deri në këtë stad, apo nivel të lartë të arritjes se standardeve ndërkombëtare. ICITAP-i vazhdimisht e ka ndihmuar Akademinë nëpër të gjitha fazat e saj të zhvillimit dhe ende vazhdon të përkrahet fuqishëm, për çka edhe ju jemi shumë mirënjohës”, u shpreh Berisha, duke thënë se Akademia ende ka nevojë për ndihmë nga partnerët e saj ndërkombëtarë siç është ICITAP-i.
Më tej, gjatë takimit, Atasheu i DOJ-ICITAP-it në Kosovë, znj. Kimberly Riffe u informua për procesin e ri-akreditimit përmes planeve të IADLEST-it dhe zbatimit të tyre.
Ndërsa Atasheu i Programit të DOJ-ICITAP-it në Kosovë shprehu gatishmërinë e saj për ta vazhduar mbështetjen për Akademinë përmes programit ICITAP-it në zbatimin e trajnimeve për zyrtarët për siguri publike, ajo gjithashtu theksoi rëndësinë e ndërtimit të kapaciteteve për zbatimin e ligjit në mënyrë që të rritet mjedisi i sigurt dhe besimi i ndërsjellë ndërmjet komuniteteve që jetojnë në Kosovë.
\\\"Qëllimi i ICITAP-it është që ta ndihmojë Akademinë për ti forcuar aftësitë e tyre për ti ngritur shkathtësitë e studentëve të saj në Policinë e Kosovës, Shërbimin Korrektues të Kosovës, Inspektoratin Policor, etj. Përgjegjësia juaj për zhvillimin e tyre është thelbësore për suksesin e tyre. AKSP-ja mund ti festoj arritjet e veta në fitimin e akreditimit ndërkombëtar duke i zhvilluar dhe ngritur aftësitë dhe njohuritë e institucioneve të cilave u shërbejnë, dhe ne shohim se kjo do të vazhdojë dhe përmirësohet edhe në të ardhmen\\\", tha znj. Riffe.
Drejtori Berisha u takua me drejtorin Anderson
Vushtrri, 03 mars 2021 – Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot e vizitoi drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë më mision në Kosovë Edward Anderson, ku u prit nga drejtori i Përgjithshëm Arton Berisha. Gjatë takimit të dyja palët u zotuan se do të vazhdojnë bashkëpunimin edhe më tutje në realizmin e projekteve të Akademisë që lidhen më fushën e trajnimeve për zbatuesit e ligjit.
Drejtori i Përgjithshëm Arton Berisha falënderoi OSBE-në për përkrahjen e dhënë Kosovës në ndërtimin e institucioneve të sigurisë.
Po ashtu drejtorit Berisha vlerësoj se me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë siç është OSBE janë realizuar shumë projekte që lidhën më fushën e sigurisë.
Berisha foli edhe për proceset nëpër të cilat është duke kaluar Akademia, ndërkohë që shprehi gatishmërinë e plotë për bashkëpunim me OSBE-në dhe gjitha agjencionet e sigurisë publike.
Ndërsa, drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE Edward Anderson e konfirmoi se përkrahja e OSBE-së ndaj Akademisë nuk do të mungojë asnjëherë, duke theksuar se sektori i sigurisë publike ka një rëndësi të veçantë për vendi.
U mbajt mbledhja e radhës së Bordit të Akademisë
Vushtrri, 23 shkurt 2021 – Bordi i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike sot mbajti takimin e radhës ku u diskutua rreth planit të trajnimeve për pjesëtarët e sigurisë publike, trajnime që do të mbahen gjatë vitit 2021.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Arton Berisha, duke përshëndetur anëtarët e bordit, tha se qëllimi i planit të trajnimeve është planifikimi, organizimi dhe implementimi i analizës së nevojave të trajnimeve për institucionet e sigurisë publike.
“Plani i trajnimeve është një dokument unik i përfshirjes së të gjitha trajnimeve të planifikuara në baza vjetore përmes së cilës arrihet një pasqyrë mbi fushat e trajnimit, kohëzgjatjen e trajnimit, grupet e synuara dhe hapësirat e zhvillimit të trajnimit”, tha Berisha.
Drejtori Berisha duke folur rreth trajnimeve vlerësoj se plani në fjalë përmbush nevojat e adresuara për pjesëmarrje në trajnimet e parapara dhe të planifikuara bazuar në interesat e institucioneve përkatëse të sigurisë publike.
“Plani i trajnimeve paraqet koordinim dhe bashkëpunim në mes të Akademisë, institucioneve të sigurisë publike dhe partnerëve ndërkombëtarë në fushën e trajnimeve, përmes së cilit rritet efikasiteti i zyrtarëve të sigurisë publike në përditshmërinë e zbatimit të detyrave të tyre”, u shpreh Berisha
Gjithashtu në këtë mbledhje u shqyrtua edhe raporti vjetor i punës së Akademisë gjatë vitit që e lamë pas.
Drejtori i Përgjithshëm Arton Berisha tha se edhe përkundër situatës se pandemisë Covid 19, Akademia ka arritur që t’i realizoj po thuajse të gjitha aktivitetet e parapara, gjithmonë duke respektuar masat e përcaktuara për mbrojtje nga Covidi.
Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës Nehat Thaçi përgëzoj Akademinë për punën e bërë deri me tani.
Në mbledhjen e bordit të Akademisë u shqyrtua edhe miratimi i kurrikulave të trajnimeve profesionale të institucioneve të sigurisë publike.
Po ashtu gjatë mbledhjes u rizgjodh kryesues i Bordit të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Nehat Thaçi.
Gjatë takimit foli edhe Drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE Edward T. Anderson i cili tha se OSBE ka një bashkëpunim të mirë më Akademinë dhe më institucionet tjera të sigurisë publike. Anderson tha se OSBE është e gatshme të ofroj ndihmë Akademisë dhe gjitha institucioneve të sigurisë publike në Kosovë.
Në takim morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Arton Berisha, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës Nehat Thaçi – kryesues i Bordit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë për Menaxhimin Emergjent Fadil Kodra, Ud/Drejtori i Përgjithshëm i Doganës se Kosovës Bajram Rexha, Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Sprovues të Kosovës Kadri Haliti, Kryshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës Kushtrim Hoda, Drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE Edward T. Anderson, zyrtarja e lartë nga kjo organizatë Shpresa Muharremi si dhe zyrtarë tjerë nga Institucionet e Sigurisë Publike dhe Akademisë.
U mbajt mbledhja e radhës së Bordit të Akademisë
Vushtrri, 23 shkurt 2021 – Bordi i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike sot mbajti takimin e radhës ku u diskua rreth planit të trajnimeve për pjesëtarët e sigurisë publike që do të mbahen gjatë vitit 2021.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Arton Berisha, duke përshëndetur anëtarët e bordit, tha se qëllimi i planit të trajnimeve është planifikimi, organizimi dhe implementimi i analizës së nevojave të trajnimeve për institucionet e sigurisë publike.
“Plani i trajnimeve është një dokument unik i përfshirjes së të gjitha trajnimeve të planifikuara në baza vjetore përmes së cilës arrihet një pasqyrë mbi fushat e trajnimit, kohëzgjatjen e trajnimit, grupet e synuara dhe hapësirat e zhvillimit të trajnimit”, tha Berisha.
Drejtori Berisha duke folur rreth trajnimeve vlerësoj se plani në fjalë përmbush nevojat e adresuara për pjesëmarrje në trajnimet e parapara dhe të planifikuara bazuar në interesat e institucioneve përkatëse të sigurisë publike.
“Plani i trajnimeve paraqet koordinim dhe bashkëpunim në mes të Akademisë, institucioneve të sigurisë publike dhe partnerëve ndërkombëtarë në fushën e trajnimeve, përmes së cilit rritet efikasiteti i zyrtarëve të sigurisë publike në përditshmërinë e zbatimit të detyrave të tyre”, u shpreh Berisha
Gjithashtu në këtë mbledhje u shqyrtua edhe plani vjetor i punës së Akademisë gjatë vitit që e lamë pas. Drejtori i Përgjithshëm Arton Berisha tha se edhe përkundër situatës se pandemisë Covid 19, Akademia ka arritur që t’i realizoj po thuajse të gjitha aktivitetet e parapara, gjithmonë duke respektuar masat e përcaktuara për mbrojtje nga Covidi.
Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës Nehat Thaçi përgëzoj Akademinë për punën e bërë deri me tani.
Në mbledhjen e bordit të Akademisë u shqyrtua edhe miratimi i kurrikulave të trajnimeve profesionale të institucioneve të sigurisë publike.
Po ashtu gjatë mbledhjes u rizgjodh kryesues i Bordit të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Nehat Thaçi.
Gjatë takimit foli edhe Drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE Edward T. Anderson i cili tha se OSBE ka një bashkëpunim të mirë më Akademinë dhe më institucionet tjera të sigurisë publike. Anderson tha se OSBE është e gatshme të ofroj ndihmë Akademisë dhe gjitha institucioneve të sigurisë publike në Kosovë.
Në takim morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Arton Berisha, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës Nehat Thaçi – Kryesues i Bordit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë për Menaxhimin Emergjent Fadil Kodra, Ud/Drejtori i Përgjithshëm i Doganës se Kosovës Bajram Rexha, Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës Kadri Haliti, Kryshef Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës Kushtrim Hoda, Drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE Edward T. Anderson si dhe zyrtarë tjerë nga Institucionet e Sigurisë Publike dhe Akademisë.
Akademisë iu dhurua donacion mbi 400 libra pune për mësimin e gjuhës shqipe dhe serbe
Vushtrri, 19 shkurt 2021 – Mbi 400 kopje libra të punës “Programi i Mbështetjes për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike” për mësimin e gjuhës shqipe dhe serbe ju dhuruan Akademisë sot donacion, nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë në bashkëpunim me Misionin e Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) si dhe Zyrës së Komisionerit për Gjuhë në Kosovë.
Në ceremoninë e donacionit të librave të punës dhe kursit online për mësimin e gjuhës shqipe dhe serbe morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Arton Berisha, Zëvendës ambasadori i Ambasadës së Britanisë në Kosovë Jacob Webber, Komisioneri për Gjuhë Slaviša Mladenović, Drejtori i Drejtorisë për Trajnime Themelore të Policisë së Kosovës Agron Rukiqi si dhe zyrtarë tjerë të lartë nga Ambasada, IOM, Zyra e Komisionerit për Gjuhë, Akademia etj.
Qëllimi i këtij donacion është që të ndihmojë zyrtarët e sigurisë publike të mësojnë gjuhën shqipe dhe gjuhën serbe në mënyrë që ta kenë sa më të lehtë komunikimin.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Arton Berisha e falënderoj Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Misionin e IOM-it në Kosovë dhe Zyrën e Komisionerit për Gjuhë pranë zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës për donacionin e dhënë. Drejtori Berisha tha se ky donacion është shumë i rëndësishëm për Akademinë dhe për zyrtarët e sigurisë publike në Kosovë.
“Librat e punës dhe kursi online për pjesëtarët shqipe folës të Policisë së Kosovës të cilët nuk e flasin gjuhën serbe si dhe për ata serbisht folës që nuk e flasin gjuhën shqipe do të jetë një ndihmë dhe kontribut i madh në aspektin e përmirësimit të komunikimit ndëretnik në Kosovë”, u shpreh Berisha duke thënë se mësimi i gjuhës shqipe dhe asaj serbe i ndihmon zyrtarët e sigurisë publike në kryerjen e detyrës së tyre në mënyrë sa më efikase.
“Kjo njëkohësisht do të kontribuojë edhe në zvogëlimin e të gjitha llojeve të krimit më të cilat ballafaqohen çdo ditë zyrtarët e Policisë së Kosovës, pasi që aftësitë për komunikim në nivelin e nevojshëm janë çelës për një angazhim sa më efikas dhe efektiv të policisë në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive të saj”, tha Berisha.
Ai tha se Akademia e Kosovës për Siguri Publike është e përkushtuar vazhdimisht në ngritjen e nivelit dhe rritjen e cilësisë edhe në trajnimet profesionale, por edhe në arsimin e lartë, jo vetëm për zyrtarët e Policisë së Kosovës, por edhe për të gjitha të tjerët nga fusha e zbatimit të ligjit, siç janë doganierët, korrektuesit, sprovuesit, inspektorët policorë dhe ata të menaxhimit emergjent.
“Akademia do të angazhohet për ngritjen e nivelit të aftësive komunikuese të zbatuesve të ligjit nga të gjitha grupet etnik në Kosovë pa dallim”, tha Berisha.
Berisha tha se donacioni i librave të punës dhe kursit online është shumë i nevojshëm në këto kohë pandemie, i rëndësishëm dhe i domosdoshëm në epokën kur komunikimi është çelësi i suksesit.
Zëvendës Ambasadori i Mbretërisë së bashkuar në Kosovë Jacob Webber tha se që nga viti 2017 Ambasada dhe IMO kanë shfrytëzuar trajnimet në platformën online për mësimin e gjuhës shqipe dhe gjuhës serbe. Ai vlerësoj se numri i atyre për të mësuar gjuhën shqipe dhe gjuhën serbe është në rritje.
Duke folur rreth projektit që ka për qëllimi mësimin e dy gjuhëve në fjalë, gjuhës shqipe dhe asaj serbe ambasadori Webber tha se mosnjohja e gjuhëve ndermjet komuniteteve ndikon në cilësinë e punës dhe zhvillimit të jetës. Më këtë rast ambasadori Webber shprehi gatishmërinë që ta përkrah Akademinë dhe institucionet tjera publike në avancimin dhe njohjen e gjuhëve të njëri tjetrit.
Ndërsa Komisioner për Gjuhë në Qeverinë e Kosovës Slaviša Mladenović vlerësoj në mënyrë pozitive bashkëpunim me Akademinë.
“Dorëzimi i këtyre librave për përmirësimin e gjuhës për kadetët e Akademisë së Sigurisë nuk do më thënë që diçka i mungon institucioneve ose Akademisë. Në fakt kjo shihet si diçka pozitive që Akademia dhe institucionet sigurisë publike janë gati më qenë edhe ma mirë në zbatimin e mandatit të tyre”, tha Mladenović.
Mladenović tha se programi në fjalë u mundëson komunikim më të mirë anëtareve të institucioneve të sigurisë publike më qytetarët e komuniteteve tjera. “Kjo do të mundësoi funksionimin e plotë të dy gjuhësisë në institucionet e Kosovës. Ky është një imazh pozitive për institucionet dhe për Akademinë”, tha Mladenović
Akademia nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi më Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë
Vushtrri, 01 shkurt 2021 – Akademia e Kosovës për Siguri Publike, sot nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë. Marrëveshja ka për qëllim bashkëpunimin afatgjatë dhe të qëndrueshëm ndërmjet dy institucioneve për të përkrahur objektivat e tyre strategjike në fushën e arsimit të lartë, hulumtimit dhe zhvillimit, aktiviteteve studentore dhe programeve relevante për komunitetin.
Marrëveshja u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Arton Berisha dhe nga rektori i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë Alush Musaj.
Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes të dyja palët drejtori Berisha dhe rektori Musaj vlerësuan se kjo marrëveshje do të ndikoj pozitivisht në rritjen dhe fuqizimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve Akademisë dhe Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë.
Fushat më të cilat kanë lidhur marrëveshje bashkëpunimi dy institucionet në fjalë janë; Shkëmbimin akademik, përfshirë ligjëratat, ligjëratat ftuese nga profesorët vizitues, etj; Ofrimin e vlerësimeve të jashtme për aktivitetet e përzgjedhura akademike/ profesionale në AKSP dhe anasjelltas; Angazhimin e personelit në ligjërimin e lëndëve shkencore dhe në komisionet vlerësuese gjatë përzgjedhjes së personelit akademik sipas nevojës së palëve; Bashkëpunimin në zhvillimin e përbashkët të projekteve mes menaxhmentit dhe personelit akademik të institucioneve partnere; Bashkëpunimin në projekte ndërkombëtare si Erasmus+, Horizon 2020, IPA, HERAS, etj; Shkëmbimin e informacioneve shkencore dhe teknike sipas legjislacionit në fuqi; Zhvillimin e përbashkët të aktiviteteve akademike dhe profesionale, përfshirë hulumtimin, trajnimet, punëtoritë, seminaret dhe konferencat; Bashkëpunimin në zhvillimin e programeve të përbashkëta studimore Bachelor dhe Master dhe programeve të trajnimit që i shërbejnë komunitetit; Realizimin e programeve të përbashkëta hulumtuese nga studentët; Bashkëpunimi dhe këshillimi në zbatimin e platformave të reja elektronike për të përkrahur proceset e mësimit dhe trajnimit, duke përfshirë E-learning dhe teknologjitë tjera inovative të të mësuarit etj.
U mbajt konferenca e III shkencore “Sfidat e funksionimit të institucioneve të sigurisë publike në rrethana të pandemisë COVID 19”
Vushtrri, 29 janar 2021 – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), u mbajt konferenca e tretë shkencore ndërkombëtare me temën “Sfidat e funksionimit të institucioneve të sigurisë publike në rrethana të pandemisë COVID 19”, e organizuar nga Fakulteti i Sigurisë Publike në Akademi.
Të gjithë pjesëmarrësit prezantuan modelet që kanë përdorur vendet prej nga vijnë ata për parandalimin e përhapjes së virusit COVID 19. Po ashtu në këtë konferencë u paraqiten edhe vështirësitë që institucionet e sigurisë kanë pasur dhe kanë gjatë kësaj periudhe pandemie.
Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike, Bejtush Gashi, duke falënderuar pjesëmarrësit në këtë konferencë, tha se mbajtja e kësaj konference është shumë e rëndësishme për të debatuar rreth sfidave më të cilat ballafaqohen institucionet e sigurisë publike në këtë kohë pandemie.
“Në këtë konferencë subjekt kryesor janë ‘Sfidat e funksionimit të institucioneve të sigurisë publike në rrethana pandemie COVID 19’, duke gërshetuar fusha më rëndësi të veçantë duke parë modele të funksionimit të institucioneve të sigurisë publik, arsimore dhe trajnuese të vendeve të ndryshme në rrethana pandemie, por edhe përvojat apo sfidat e kaluara dhe aktuale në rrethana të pandemisë globale COVID 19”, u shpreh dekani Gashi duke thënë se pandemia COVID 19 ka krijuar gjendje sfiduese në të gjitha fushat, veçanërisht sipas tij në fushën e sigurisë publike.
“Aktualisht shtetet përballen me një stagnim apo edhe lëndim të një mori procesesh, sepse janë shkaktuar dëme të madha ekonomike, sociale e politike. Kufijtë shtetëror janë pothuajse të mbyllur, ekonomitë janë në stagnim, gjendje e jashtëzakonshme është në të gjitha shtetet , qytetarët ende janë në izolim dhe pandemia ende paraqet kërcenim vdekjeprurës për njerëzit”, tha Gashi.
Përveç problemeve tjera që lidhen me sfidat që kanë pasur institucionet e sigurisë gjatë kësaj kohe pandemie, Dekani Gashi foli edhe rreth zhvillimit të teknologjisë i cili vlerësoj si një nder çështjet mjaftë të rëndësishme në këtë periudhë izolimi.
“Ndikimi i gjithë këtyre zhvillimeve të lartcekura dhe virusi COVID 19 i kanë dhënë një kahja të re gjithashtu dhe arsimit të lartë, ku metoda e imponuar online e ligjëratave ka rezultuar të jetë tejet sfiduese dhe për një kohë të shkurtër të aplikimit të saj lë për tu dëshiruar”, tha Gashi.
Dekani Gashi vlerësoj se konkluzionet e dala nga konferenca në fjalë do të jenë një kontribut i çmuar për institucionet e sigurisë publike dhe institucionet tjera në parandalimin dhe tejkalimin e sfidave të kësaj pandemie.
Pjesëmarrësit e konferencës së tretë shkencore ndërkombëtare i përshëndeti edhe drejtori i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme Rrahim Rexha.
Rrexha vlerësoj lartë se mbajtja e një konferencë të tillë në këtë situatë pandemie është mjaftë e rëndësishme për institucionet e sigurisë.
Rexha tha se gjatë kësaj konferencë do të mësojmë modele të reja se si vendet tjera eliminojnë sfidat për të parandaluar përhapjen e virusit COVID 19. Ndërkohë që u shpreh se Akademia do të ofroj përkrahje gjithmonë institucioneve të sigurisë publike në vend.
Konferenca u zhvillua në katër sesione shkencore në të cilën morën pjesë studiues nga Kosova, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania, Hungaria etj ku prezantuan punimet e tyre të cilat arritën ti përmbushin me sukses qëllimet e kësaj konference.
Në këtë konferencë e cila u mbajt online pjesëmarrës ishin; Bejtush Gashi dekan i Fakultetit të Sigurisë Publike në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, Rrahim Rexha drejtor i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme, Bilbil Mema drejtor i Akademisë së Sigurisë në Shqipëri, Peter Ruzsonyi dekan i Fakultetit të Zbatimit të Ligjit në Universitetin e Shërbimit Publik në Hungari, Nikola Dujovski dekan i Fakultetit të Sigurisë të Universitetit “St Kliment Ohridski” në Maqedoninë e Veriut, John Fisher udhëheqës i Departamentit të Shërbimeve të Emergjencës në Universitetin Valley në Utah në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Carsten Twelmeier udhëheqës i Bashkëpunimit ndërkombëtarë në Universitetin Policor Gjerman si dhe përfaqësues nga institucionet e sigurisë publike në Kosovë rajon dhe më gjërë.