Lajmet
Lajmet
Mbahet trajnimi “Bashkëpunimi ndërkombëtar i zbatimit të ligjit për luftimin e krimit të organizuar”
Prishtinë, 16 maj 2022 – Në kuadër të projektit Partneriteti i Ballkanit Perëndimor kundër Krimit dhe Terrorizmit (WB PaCT), Agjencia e Bashkimit Evropian për Trajnim në zbatimin e Ligjit (CEPOL) e përkrahur nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), është duke mbajtur trajnim “Bashkëpunimi ndërkombëtar i zbatimi i ligjit për luftimin e krimit të organizuar”, ku përfitues janë të gjitha institucionet që merren me zbatimin e ligjit në Kosovë, konkretisht ata që janë përgjegjës për sigurinë publike në vend.
Qëllimi i trajnimi është shkëmbimin e përvojave dhe avancimi i bashkëpunimit në mes zbatuesve të ligjit dhe prokurorëve përgjatë hetimeve dhe luftës kundër krimit të organizuar. në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Në hapjen e këtij trajnimi të pranishmit vlerësuan se trajnimi “Lufta kundër krimit të organizuar” është shumë i rëndësishëm për institucionet e sigurisë publike në Kosovë.
Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Dejan Janković duke përshëndetur të pranishmit falënderoi CEPOL-in për organizimin e trajnimit. Janković tha se Policia e Kosovës ka kapacitete të plota që të jetë një partner kredibil për sigurinë rajonale. ‘Këtë trajnim e konsideroj shumë të rëndësishëm dhe shpresoj që ky trajnim do të na ndihmoj të marrim rezultate sa më të mira”, tha Janković
Ndërsa Massimiliano Prozzo nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë falënderoi CEPOLI-n dhe EUROPOLI-n për organizimin e trajnimit dhe gjithë pjesëmarrësit për bashkëpunim. Prozzo në fjalimin e tij gjatë hapjes së këtij trajnim tha se luftimi i krimit të organizuar është prioritet i Bashkimit Evropian. “BE-ja është e gatshme të mbështetës çfarë do veprimi kur bëhet fjalë për luftimin e krimit të organizuar”, u shpreh Prozzo duke thënë se bashkëpunimi mes institucioneve të BE-së dhe agjencive për zbatimin e ligjit do të fuqizohet për të zhvilluar përgjigje gjithëpërfshirës kundër krimit të organizuar.
Peter Krajnyak, Menaxher i Projektit Partneriteti i Ballkanit Perëndimor kundër Krimit dhe Terrorizmit (WB PaCT), falënderoi të pranishmit për pjesëmarrje në trajnim po ashtu falënderoi institucionet e sigurisë publike konkretisht Policinë e Kosovës për bashkëpunim. Krajnyak vlerësoi se gjatë këtyre ditëve pjesëmarrësit do të kenë mundësi të shkëmbejnë përvojat e tyre gjatë luftimit të krimit të organizuar.
Në këtë trajnim i cili ka filluar me datën 16 maj 2022 dhe i cili do të vazhdojë deri më datën 20 maj 2022 janë duke marrë pjesë pjesëmarrës nga Policia e Kosovës, Doganat e Kosovës, Gjyqtarë, Njësia e Inteligjencës Financiare, Administrata Tatimor e Kosovës si dhe nga organizata dhe mekanizmat ndërkombëtar me mision në Kosovë si Zyra e BE-së në Kosovë, EULEX, përfaqësuesi nga projekti “CSC” në kuadër të IPA-2019.
Ndryshe projekti Partneriteti i Ballkanit Perëndimor kundër Krimit dhe Terrorizmit (WB PaCT), përveç Kosovë ky projekt do të implementohet për 36 muaj, nga 19 tetori 2020 deri më 18 tetor 2023 edhe në Shqipëri, Bosnjë e Hercegovinë, Mal të Zi, Maqedoni Veriore dhe Serbi. Qëllimi i projektit është ngritja e kapaciteteve të autoriteteve në Ballkanin Perëndimor për të luftuar krimin e organizuar dhe terrorizmin, duke përfshirë parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm përmes ngritjes së bashkëpunimit brenda regjionit dhe me BE-në.
Një delegacion nga Universiteti Utah Valley i SHBA –ve vizitoi Akademinë
Vushtrri, 11 maj 2022 – Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) Kastriot Jashari, sot u takua më një grup studentësh nga Universiteti Utah Valley i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) të cilët ishin të shoqëruar nga Chris Lindquist professor në këtë Universitet.
Në takim të pranishëm ishin edhe Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Bejtush Gashi dhe menxhmenti i lartë i Akademisë.
Qëllimi i vizitës së delegacionit në fjalë ishte që të informohen më për së afërmi me punën në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.
Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm në Akademi Kastriot Jashari fillimisht ju dëshiroj mirëseardhje delegacionit, ndërkohë që i informoi për zhvillimet në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.
Gjatë këtij takimi Jashari foli për trajnimet që mbahen në Akademi ku marrin pjesë të gjithë zbatuesit e ligjit, për projektet që ka realizuar Akademia, projekt këto që kanë të bëjë më fushën e sigurisë publike. Po ashtu gjatë takimit temë diskutimi ishte edhe bashkëpunimin ndërkombëtar që ka Akademia më Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe më vende të ndryshme evropiane.
Jashari duke i informuar delegacioni për projektet që ka për qëllim t'i realizoi në të ardhmen, u shpreh i gatshëm që bashkëpunimi më Universiteti Utah Valley i Shteteve të Bashkuara të Amerikës të vazhdojë edhe më tutje.
“Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtarë Akademia ka fituar përvoja të mira dhe si rezultat i këtij bashkëpunimi Akademia e Kosovës për Siguri Publike ka arritur të fitoj edhe akreditim ndërkombëtar, siç është ajo nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit (IADLEST) nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bashkëpunim më institucionet e sigurisë së SHBA-ve ka qenë dhe është i mirëseardhur dhe i domosdoshëm për Akademinë”, u shpreh Jashari.
Gjithashtu delegacionin nga Universiteti i Utah Valley i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i ka përshëndetur edhe Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Bejtush Gashi. Dekani Gashi e informoj delegacionin rreth projekteve që synohet të arrihen në të ardhmen në Fakultetin e Sigurisë Publike, siç është hapja e programit master etj.
Po ashtu edhe dekani Gashi shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim edhe në të ardhmen në fushën arsimit për siguri publike.
Ndërsa, Chris Lindquist profesor në Universitetin Utah Valley nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke vlerësuar lartë punën që është bërë deri me tani tha se Akademia ka shënuar progres në realizimin e projekteve të saj.
Edhe delegacionin në fjalë u shpreh i gatshëm për bashkëpunim më Akademinë edhe në të ardhmen.
Gjatë takimit interesimi i studentëve te Universitetit Utah Valley ishte lidhur me trajnimet dhe zhvillimet tjera në Akademi.
Në fund delegacioni të shoqëruar nga menaxhmenti i lartë i Akademisë vizituan kampusin e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike.
Një delegacion nga Universiteti Policor Gjerman vizitoi Akademinë
Vushtrri, 27 prill 2022 - Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) sot e vizitoi një grup studentësh nga Universiteti Policor Gjerman i udhëhequr nga Zëvendës Presidentin i këtij universiteti Uwe Marquardt dhe Dietmar Langrock nga Departamenti për Misionet e Policisë Ndërkombëtare të Ministrisë Federale të Brendshme dhe Komunitetit, të shoqëruar nga zyrtarë gjermanë të EULEX dhe UNMIK.
Delegacioni gjerman u prit nga Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë, Kastriot Jashari, me bashkëpunëtorë. Delegacioni u njoftua për historinë e themelimit dhe zhvillimit të AKSP-së si institucioni i vetëm publik për trajnimin dhe arsimin e zyrtarëve të sigurisë publike, pastaj për strukturën organizative, sfidat aktuale dhe planet për të ardhmen.
“Është kënaqësi të mirëpres një delegacion të këtillë shumë të rëndësishëm nga Gjermania, një shtet mik i Kosovës dhe të ndaj me ju angazhimet e deritashme dhe idetë për të ardhmen, të cilat nuk do të realizoheshin po të mos kishim bashkëpunimin e thellë me institucionet e sigurisë publike të Kosovës dhe veçanërisht përkrahjen dhe ndihmën nga të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë, si Brenda ashtu edhe jashtë Kosovës”, tha ndër të tjerash Jashari.
Edhe Zëvendës Presidenti Marquardt shprehu kënaqësinë e tij për vizitën në Akademi dhe i njoftoi të pranishmit për funksionimin dhe sfidat e Universitetit Policor Gjerman. Ai ndau edhe përvojën e tij që kishte qenë më përpara në Kosovë, duke u shprehur entuziast për tërë këtë zhvillim dhe avancim që ka arritur Akademia në veçanti dhe institucionet e sigurisë publike në përgjithësi. Kjo vizitë në Akademi u aranzhua nga Misioni OSBE-së në Kosovë ku i pranishëm ishte edhe Edward Anderson, Drejtor i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike, me bashkëpunëtorë.
Drejtori Anderson shprehu nivelin e lartë profesional dhe të përgjegjësisë që tashmë kanë arritur institucionet e sigurisë publike të Kosovës, duke shtuar se Akademia është një shembull i përkryer i avancimit dhe zhvillimit, tregimi i suksesshëm i të cilës duhet ndarë me të gjithë.
Mysafirët nga Gjermania patën rastin të vizitojnë hapësirat e Akademisë, duke përfshirë edhe ndërtesën e re të Fakultetit të sigurisë Publike dhe sistemin e Simulimit të Trajnimit me Armë Zjarri (FATS). Të dyja palet u pajtuan për një thellim të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve përkatëse nga Kosova dhe nga Gjermania.
Në Akademi u mbajt tryeza shkencore me temën “Kosova përballë sfidave aktuale të sigurisë”
Vushtrri, 31 mars 2022- “Siguria është parakushti themelor i ekzistencës dhe zhvillimit të njeriut dhe shoqërisë”, kështu u vlerësua sot gjatë tryezës të mbajtur në Akademinë e Kosovë për Siguri Publike, ku temë kryesore për diskutim ishte “Kosova përballë sfidave aktuale të sigurisë”. Tryeza e cila është organizuar nga Fakulteti i Sigurisë Publike kishte për qëllim trajtimin shkencor të kësaj teme, duke u fokusuar në rreziqet aktuale, faktorët të cilët mund të ndikojnë në sigurinë e përgjithshme të vendit.
Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) Kastriot Jashari, duke përshëndetur të pranishmit tha se është shumë më rëndësi organizimi i kësaj tryeze në këtë kohë kur bota po ballafaqohet më sfida rreth fushës së sigurisë. Ai tha se diskutimet shkencore që do të bëhen gjatë kësaj tryeze do t’i kontribuojnë konceptit të sigurisë publike.
Ndërsa Dekani i Fakulteti të Sigurisë Publike Bejtush Gashi i cili foli rreth temës “Kosova udhëkryq strategjik ndaj kërcënimeve, sfidat dhe përballja me rreziqet”, tha se faktorët kryesor për destabilizimin e sigurisë në botë janë pandemia dhe lufta në Ukrainë.
Gashi tha se Kosova është ndër vendet më të ekspozuara ndaj kërcënimeve hibride në Evropë. “Kjo vjen pjesërisht për shkak të pozicionit gjeografik dhe trendit global e kryesisht për shkak të së kaluarës së afërt dhe raporteve me fqinjin e saj verior Serbinë”, u shpreh dekani Gashi duke thënë që siguria e shteti nuk vihet në dyshim, pasi që institucionet e sigurisë në Kosovës dhe prania ushtarake e NATO-s janë faktor garantues për sigurinë në vend.
Dekani Gashi tha se synimi i institucioneve të Kosovës duhet të jetë që NATO të ketë prani të përhershme në Kosovë, jo përmes ushtrive të huaja, por që kapacitetet vendore të sigurisë të ngritën, në veçanti Forca e Sigurisë së Kosovës të jenë pjesë e NATO-s.
“Bota sot po përjeton një situatë komplekse të mbushur me sfida, kërcënime e rreziqe. Lufta në Ukrainë ka potencialin që t’i ndezë konfliktet e ngrira në periferinë e kontinentit, përfshirë të tjerat në hapësirën post-sovjetike dhe në Ballkanin Perëndimor. Politika e bashkëpunimit dhe integrimi në institucionet ndërkombëtare të sigurisë, me theks të veçantë integrimi në NATO, si mjet për arritjen e stabilitetit në vend dhe rajon, përbën objektivin dhe zgjidhjen strategjike themelore për sigurinë e Kosovës dhe mbrojtjen e interesave kombëtare”, tha Gashi.
Kurse prof.dr.Ibrahim Gashi gjatë tryezës paraqiti ekspozenë e tij e cila kishte të bëjë me luftën në Ukrainë dhe refleksionet e saj të mundshme në Ballkan.
“Në këtë linje ekspozea ime do të sjellë informacione në formën e argumenteve se një eskalim i situatës së sigurisë në Ballkan si refleksion i luftës në Ukraine, nuk duket si opcion real, përtej retorikes kërcënuese dhe disa veprimeve sporadike në mbështetje të kësaj retorike”, u shpreh Gashi duke thënë se Rusia ka bërë dhe po vazhdon të bëjë propaganda për ta shtrirë ndikimin e saj në Ballkan.
“Edhe aktualisht propaganda ruse në Ballkan po vazhdon aktivitetin e saj. Ajo madje po luan fort me sentimentin e opinionit serb lidhur, fushatën e NATO-s kundër Serbisë në vitin 1999, pikërisht me rastin e përvjetorit të fillimit të sulmeve të NATO-s më 24 mars 1999”, tha Gashi duke paraqitur kështu disa argumente që ka përdorur Rusia për të bërë propaganda kundër Ballkanit Perëndimor.
Sefer Isufi kolonel në Forcën e Sigurisë së Kosovës foli rreth objektivave strategjike të Ministrisë së Mbrojtës në gjeopolitikën dhe mjedisin e ri të sigurisë. Isufi tha se ministria ka punuar dhe është duke punuar në ngritja e aftësive dhe kapaciteteve operacionale, njerëzore, profesional dhe teknologjike.
Prof.dr.Besfort Rrecaj ka folur për sfidat dhe mundësitë e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, siç janë Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) Bashkimi Evropian (BE), Këshilli i Evropës (KE) si dhe NATO.
Ndërkaq prof..dr. Vilard Bytyqi u paraqit me prezantimin e tij “Krimi i organizuar në Kosovë; Një kërcënim në rritje për sigurinë”.
Në debatin rreth temës “Kosova përballë sfidave aktuale të sigurisë” mori pjesë edhe Rabit Konjufca këshilltar politikë në Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës, duke dhënë kështu kontribut më komentet e tij rreth temës për sigurinë aktuale në Kosovë.
Të pranishëm në këtë tryezë ishin edhe studentët e Fakulteti të Sigurisë Publike të cilët diskutuan dhe shtruan pyetje rreth anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe organizatat tjera ndërkombëtare. Të pranishmit thanë se anëtarësimi i Kosovës në NATO do të ishte zgjidhje për mbrojtjen e interesave kombëtare.
Më datën 31 mars mbahet tryezë shkencore me temën “Kosova përballë sfidave aktuale të sigurisë”
Vushtrri, 25 mars 2022 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publik (AKSP) më datën 31 mars 2022 në ora 10:00 mbahet tryezë shkencore me temën “Kosova përballë sfidave aktuale të sigurisë”, tryeza organizohet nga Fakulteti i Sigurisë Publike.
Në këtë tryezë do të marrin pjesë studiuesit e fushës së sigurisë, marrëdhënieve ndërkombëtare, ekonomike, politike, sociale etj.
Qëllim i tryezës është paraqitja e prezantimeve dhe pikëpamjeve rreth sfidave dhe kërcënimeve aktuale për sigurinë, paqen si dhe perspektiven e sektorit të sigurisë në Kosovë.
Konkluzionet që do të dalin nga kjo tryezë do të jenë një kontribut i çmuar për institucionet e sigurisë publike dhe institucionet tjera që përballen me sfidat aktuale në fushën e sigurisë.
Prandaj për të dhënë kontribut në këtë fushë, ftoheni të merrni pjesë në këtë tryezë shkencore të organizuar nga Fakulteti i Sigurisë Publike.
Ju faleminderit për interesimin tuaj.
Përfaqësues nga Akademia morën pjesë në konferencën “Rrjetëzimi i bashkëpunimit në kuadër të arsimit në zbatimin e ligjit”
Vushtrri, 18 mars 2022 – Në konferencën “Rrjetëzimi i bashkëpunimit në kuadër të arsimit në zbatimin e ligjit”, që u mbajt në Shqipëri, morën pjesë përfaqësuesit nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Ismail Smakiqi ish drejtor i përgjithshëm i Akademisë dhe Avni Istrefi udhëheqës i Divizionit për Marrëdhënie me Jashtë. Qëllimi i konferencës ishte diskutimi rreth vizionit të se ardhmes të arsimit në fushën e sigurisë dhe zbatimit të ligjit në Shqipëri.
Në këtë konferencë që temë diskutimi ishte fuqizimi i kapaciteteve dhe efiçiencës në Akademinë e Sigurisë e cila u organizua nga Projekti i Binjakëzimit për Akademinë e Sigurisë së Shqipërisë, të pranishëm ishin përfaqësues, ekspert dhe zyrtarë nga institucione e fushës së sigurisë nga Shqipëria (Ministria e Brendshme, AS, Policia e Shtetit, MZSH, etj), Finlanda (nga POLAMK, JAMK, HAUS) dhe Estonia (EASS).
Në kuadër të kësaj konference, ish Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi bëri një prezantim rreth zhvillimeve në fushën e trajnimeve dhe arsimit të lartë në Akademi gjatë periudhës së zbatimit të projekteve të binjakëzimit, periudhës 2012-2019.
Smakiqi i cili njëheri ishte edhe udhëheqës i dy projekteve të binjakëzimit në Akademi përmendi disa të arritura që janë bërë gjatë kësaj periudhe, siç: është themeluar arsimi i lartë; është dizajnuar programi studimor 4 vjeçar bachelor (BA) në siguri publike sipas standardeve më të larta të BE-së, bazuar në sistemin e Bolonjës; është arritur akreditimi institucional dhe programit në përmes ekspertëve të nivelit vendor dhe ndërkombëtare; krijimi i programeve të reja profesionale (VET) për të gjitha agjencitë e sigurisë publike të Kosovës si palë e interesit me AKSP-në; akreditimi institucional dhe validimi i programeve profesionale në nivel vendor nga Autoriteti Kombëtarë i Kualifikimeve si dhe arritja e çmimit ndërkombëtar të akreditimi nga IADLEST Shteteve të Bashkuara si “Qendër e Ekselencës” etj.
Gjatë kësaj konferencë Akademia e Kosovës për Siguri Publike është marrë model për realizimin me sukses të dy projekteve të binjakëzimit IPA1 e realizuar gjatë periudhës 2012-2014 dhe IPA2 e realizuar gjatë periudhës 2016 dhe 2019, projekte këto të financuar nga Komisioni Evropian dhe të zbatuara nga Finlanda dhe Estonia.
Rektori i Akademisë së Sigurisë së Shqipërisë Bilbil Mema duke prezantuar vizionin e Akademisë së Sigurisë në Shqipërisë me temën “Vizioni i së ardhmes në arsimin e zbatimit të ligjit në Shqipëri”, vlerësoi lartë të arriturat e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike. Mema tha se Akademia e Kosovës për Siguri Publike është një shembull shumë i mirë për tu ndjekur nga Akademia e Sigurisë së Shqipërisë për vizionin e së ardhmes, ku sipas rektorit Mema në këtë drejtim duhet të reflektojnë akterët vendimmarrës nga Shqipëria për vizionin e së ardhmes së arsimit në zbatimin e ligjit në Shqipëri në përgjithësi, dhe atë në Akademinë e Sigurisë në veçanti.
Pjesëmarrësit në konferencën e mbajtur në Tiranë nga institucionet respektive POLAMK, EASS, JAMK, HAUS nga Finlanda dhe Estonia, kanë vlerësuar se bashkëpunimi ndërkombëtar mes institucioneve të arsimit në zbatimin e ligjit dhe sigurisë publike është më se i nevojshëm për ngritjen e kapaciteteve në zbatimin e ligjit që në të ardhmen zbatuesit e ligjit të jenë në nivelin e duhur për tu përballuar me problemet, rreziqet e kohës nga aspekti i sigurisë publike.
Në Akademi përfundoi trajnimi “Programi për Aftësimin e Instruktorëve”
Vushtrri, 11 mars 2022 – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), gjashtëmbëdhjetë (16) zyrtarë për Mbrojtje nga Zjarri dhe Shpëtim nga Republika e Shqipërisë, sot përfunduan trajnimin “Programi për Aftësimin e Instruktorëve”. Trajnimi është mbajtur në kuadër të bashkëpunimit në fushën e sigurisë mes Akademisë së Kosovës për Siguri Publike dhe Akademisë për Siguri nga Shqipëria.
Në ceremoninë e diplomimit të tyre morën pjesë Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Kastriot Jashari, drejtori i Trajnimeve dhe Mbështetjes Logjistike së Akademisë së Sigurisë nga Shqipëria Arben Cara si dhe zyrtarë tjerë nga Akademia dhe nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent në Kosovë.
Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Kastriot Jashari, gjatë ceremonisë së certifikimit tha se trajnimet e tilla ndikojnë pozitivisht në ngritjen e kapaciteteve të pjesëtarëve të institucioneve të sigurisë publike. “Nga trajnimet e tilla pjesëmarrësi përfitojnë njohuri të reja ku do të sjellin vlera të reja për organizatën e tyre ku punojnë. Ne jemi munduar që për gjatë kësaj periudhe të mbajtjes së trajnimeve të jemi përputhje më nevojat tuaja që ju të mund t’i realizon gjatë punës suaj në Shqipëri”, u shpreh Jashari.
Zv/drejtori Jashari u zotua se Akademia do të vazhdojë bashkëpunimi edhe me tutje më Akademinë e Sigurisë në Shqipëri.
Ndërsa drejtori i Trajnimeve dhe Mbështetjes Logjistike të Akademisë së Sigurisë së Shqipërisë Arben Cara u shpreh i lumtur që mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të zyrtarëve për Mbrojtje nga Zjarri dhe Shpëtimi, të cilët përfunduan trajnimin në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.
Cara shfaqi shpresë se bashkëpunimi në fushën e sigurisë publike si trajnimet e tilla dhe shkëmbimi i përvojave të vazhdojë edhe më tutje.
Ndryshe këta janë instruktoret e parë në Republikën e Shqipërisë për Mbrojtje nga Zjarri dhe Shpëtim të cilët u çertifikuan në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.
Qëllimi i trajnimit ishte përforcimi i aftësive të akterëve relevantë që në mënyrë efikase ta kryejnë punën e tyre. Trajnimi ka zgjatur një muaj dhe ligjërues në këtë trajnim ishin instruktorët e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike.
Në Akademi përfundoi projekti për dygjuhësi për Policinë e Kosovës
Vushtrri, 10 mars 2022 – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) sot përfundoi projekti për dygjuhësi për Policinë e Kosovës, projekt ky i cili ka për qëllim avancimin e komunikimit ndërmjet zyrtarëve policor dhe komuniteteve që jetojnë në Kosovë. Projekti në fjalë është financuar nga Qeveria e Zvicrës.
Në përmbylljen e këtij projekti mori pjesë zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike Kastriot Jashari, ambasadori i ambasadës së Zvicrës në Kosovë Thomas Kolly, shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë Michael Davenport, Komisioneri për Gjuhë në Qeverinë e Kosovës Slaviša Mladenovi, zëvendës Drejtori i Policisë së Kosovës Dejan Jankovic si dhe përfaqësues të tjerë vendor dhe ndërkombëtarë.
Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike Kastriot Jashari duke përshëndetur të pranishmit vlerësoj lartë realizimin e projektit për dy gjuhësi i realizuar nga OSBE dhe i financuar nga ambasada e Zvicrës.
Zv/drejtori Jashari tha se projektin për dygjuhësi do t’i kontribuoj në punën e tij secilit zyrtarë të Policisë së Kosovës. “Është nder të marr pjesë në këtë ceremoni për një çështje kaq të rëndësishme siç është përdorimi i dygjuhësisë, ky projekt është shumë i rëndësishëm jo vetëm për Akademinë, por edhe për tërë Kosovën në përgjithësi”, u shpreh Jashari.
Më këtë rast zv/drejtori Jashari falënderoi misionin e OSBE-së për ndihmën e vazhdueshme që po i jep Akademisë. “Misioni i OSBE-së asnjëherë nuk është ndalur së përkrahuri Akademinë në shumë fusha e dimensione në përgjithësi, por edhe në aspektin e promovimit të përdorimit të dygjuhësisë gjatë zbatimit të mandatit të saj ligjor në veçanti duke dhuruar kështu donacione dhe duke realizuar trajnime të shumta në ketë fushë”, u shpreh Jashari.
Edhe zëvendës Drejtori i Policisë së Kosovës Dejan Jankovic ka falënderuar misionin e OSBE-së në Kosovë për zbatimin e këtij projektit dhe për ndihmën e vazhdueshme që po i bënë Policisë së Kosovës. “Jam i nderuar që marr pjesë në ceremoni zyrtare të organizuar nga misioni i OSBE-së në Kosovë për dorëzimin e mjeteve dygjuhëshe për Policinë e Kosovës. Kjo vjen pas përfundimit të tetë seminareve të mbajtura në bashkëpunim të ngushtë me Zyrën e Komisionerit të Gjuhëve, që prezantuan mjetet dygjuhëshe, këto mjete përfshijnë një manual dygjuhësh për kadetët e rinj dhe një platformë celulare shumëgjuhëshe për më shumë se 160 mbikëqyrës oficere trafiku dhe oficerë patrullimi nga çdo drejtori rajonale”, u shpreh Jankovic, duke thënë se këto mjete do të forcojnë komunikimin mes oficerëve dhe komuniteteve që u shërbejnë.
Komisioneri për Gjuhë në Qeverinë e Kosovës Slaviša Mladenovi, bëri prezantimin e mjeteve siç është doracaku dhe aplikacioni në dygjuhësi për Policinë e Kosovës. Po ashtu u prezantua edhe Kodi Penal dhe Ligji për Rendin Publik të cilat janë pjesë e platformës mobile. Komisioneri Mladenovi vlerësoj se këto mjete janë shumë të rëndësishme dhe mundësi e mirë për krijimin dhe forcimin e besimit ndërmjet policisë dhe komuniteteve.
Kurse, ambasadori i Ambasadës së Zvicrës në Kosovë Thomas Kolly duke marrë shembull Zvicër në të cilin fliten disa gjuhë, ai tha se realizimi i këtij projekti krijon besueshmëri mes Policisë së Kosovës dhe komuniteteve. Tutje ambasadori Kolly tha se realizimi i projektit të dygjuhësisë i bënë komunitetet të ndjehen të barabarta.
Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë Michael Davenport ka uruar zv/drejtorin e Akademisë Kastriot Jashari për pozitën e tij të re, ndërkohë që shprehi gatishmërinë e tij për bashkëpunim të mëtutjeshëm. Davenport vlerësoj se investimi i Qeverisë së Zvicrës në këtë projekt është shumë i rëndësishëm për komunitete që jetojnë në Kosovë.
Ambasadori i OSBE-së Davenport tha se ky projekt do ta lehtësoj shumë punën e Policisë së Kosovës duke ngritur kështu nivelin e komunikimit më komunitetet.
Ndryshe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë më mision në Kosovë ka realizuar tetë punëtori ku janë paraqitur mjete të komunikimit dygjuhësor me qëllim të avancimit të komunikimit ndërmjet të Policisë së Kosovës dhe komuniteteve që jetojnë në Kosovë.
Riakreditohet Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP)
Vushtrri, 3 mars 2022 – Këshilli Drejtues i Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve me datë 22 shkurt 2022 mori vendim për riakreditimin e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike si institucioni i akredituar për Aftësim, Arsim Profesional me këto kualifikime: Zyrtar Doganor, Zyrtar Policor; Zyrtar Sprovues, Zyrtar Korrektues, Inspektor i Inspektoratit Policor të Kosovës si dhe Zjarrfikës.
Në vendim thuhet se riakrerditohet Akademia e Kosovës për Siguri Publike për periudhën tre vjeçare përkatësisht nga data 27.07.2021 deri më datën 23.07.2024 me kualifikimet e aprovuara në Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve.
Për më gjerësisht shih: VENDIMIN
Kastriot Jashari emërohet Zëvendësues i Drejtorit të Përgjithshëm në Akademi
Vushtrri, 28 shkurt 2022 - Kastriot Jashari emërohet Zëvendësues i Drejtorit të Përgjithshëm në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP). Këtë vendim e ka marrë ministri i Punëve të Brendshme në Republikën e Kosovës Xhelal Sveçla.
Ndryshe, Kastriot Jashari deri më tani ishte drejtor i Departamentit për Trajnime dhe Përkrahje Arsimore në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.
KFOR-i dhuron një donacion Policisë së Kosovës
Vushtrri, 14 janar 2022 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot KFOR-i dhuroi një set pajisje për ndihmë të parë që do t’ju shërbej zyrtarëve të sigurisë publike gjatë trajnimeve në Akademi.
Ky donacion i cili është i dedikuar për Njësinë e Trajnimeve Taktika Mbrojtëse dhe Aftësive Fizike për Policinë e Kosovës ka vlerën rreth 15.000 euro.
Në ceremoninë e pranimit të këtij donacioni morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Arton Berisha, Zëvendësdrejtori i Policisë Dejan Jankoviq si dhe zyrtarë tjerë të sigurisë.
Dorëzimin e donacionit e bëri zëvendëskomandantin i KFOR-it Gen Luca Piperin
Drejtori i përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Arton Berisha e falënderoi KFOR-in për donacionin dhe për mbështetjen e vazhdueshme që iu bënë institucioneve të sigurisë në Kosovë.
Më këtë rast drejtori Berisha falënderoi KFOR-in që është i përkushtuar për sigurinë e qytetarëve të Kosovës si dhe për ndihmën në ndërtimin e kapaciteteve të institucioneve të sigurisë përmes trajnimeve, projekteve dhe donacioneve të shumta.
Edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës Dejan Jankovc falënderoj KFOR-in për mbështetjen e vazhdueshme dhënë Policisë së Kosovës, qoftë me trajnime apo pajisje dhe aparatura të punës për njësi të ndryshme të PK-së.
Jankovic vlerësoj se këto pajisje janë shumë të nevojshme për Policinë e Kosovës.
Zëvendëskomandanti i KFORI-it Gen Luca Piperin vlerësoj lartë punën që bëhet në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, ndërkohë që u shpreh i lumtur për dhurimin e këtij donacioni. Ai tha se KFOR-i edhe në të ardhmen do të vazhdoj bashkëpunim më institucionet e sigurisë në vend.
Në Akademi u mbajt takimi i bordit
Vushtrri, 28 dhjetor 2021 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot u mbajt takimi i rregullt i bordit të Akademisë ku u diskutua rreth aktiviteteve dhe trajnimeve që janë zhvilluar gjatë këtij viti që po e lemë pas.
Në takim morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë për Siguri Publike Arton Berisha, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti, Drejtori i Përgjithshëm i Inspektoratit Policor të Kosovës Kushtrim Hodaj, Zëvendësues i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës Ali Gashi, Zëvendësuese e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Sprovues të Kosovës Metije Ademi, Drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE Edward Anderson, Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Bejtush Gashi si dhe zyrtarë tjerë nga institucionet e sigurisë publike.
Temë me rendësi në këtë takim ishte trajnimet e përfunduara në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike gjatë vitit 2021, gjithashtu pikë e rendit të ditës ishte diskutimet rreth planit të trajnimeve që do të mbahen gjatë vitit 2022.
Gjatë këtij takim anëtaret e bordit vlerësuan se në Akademi gjatë vitit që po e lemë pas është bërë një punë shumë e madhe. Anëtarët e bordit vlerësuan se edhe për kundër virusit “COVID 19” në Akademi janë realizuar shumë trajnime dhe shumë aktivitete që lidhen më fushën e sigurisë publike, gjithmonë duke u respektuar masat mbrojtës kudër “COVID 19”.
Tutje pos tjerash gjatë mbledhjes u shqyrtuan edhe kërkesat e studentëve të Fakultetit të Sigurisë Publike, kërkesa këto që kanë të bëjnë me orarin e ligjëratave.
Po ashtu anëtarët e bordit të Akademisë u njoftuan edhe për themelimin e grupit punese për hartimin dhe kompletimin e dokumentacionit përkatës për hapjen e programin master “Siguria Publike” në Fakultetin e Sigurisë Publike që është në kuadër të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike.
Në fund anëtarët e bordit falënderuan stafin e Akademisë për bashkëpunim gjatë gjithë kohës.