Lajmet
Lajmet
Në Akademi përfundoi trajnimi “Përdorimi i mjeteve themelore për shuarjen e zjarrit”
Vushtrri, 28 prill 2023 – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot përfundoi trajnimi “Përdorimi i mjeteve themelore për shuarjen e zjarrit”.
Trajnimi në të cilin pjesëmarrës ishin zyrtarë të Komunitetit Lokal për Siguri Publike është organizuar nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) dhe e mbështetur nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).
Në ceremoninë e diplomimit morën pjesë ambasadori i OSBE –së në Kosovë, Michael Davenport, Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Kastriot Jashari, Drejtori I Përgjithshëm i Agjencionit të Menaxhimit Emergjent Shefki Avdullahu dhe zyrtarë tjerë të institucioneve të sigurisë publike në vend.
Pjesëmarrësit e trajnimit i përshëndeti ambasadori i OSBE-së Michael Davenport. Ai shprehi gatishmërinë e tij që OSBE edhe me tutje do të përkrah organizimin e trajnimeve të tilla dhe aktivitete tjera.
Suksese në punën e tyre pjesëmarrësve në trajnim iu dëshiroj edhe Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë Kastriot Jashari.
Trajnimi “Përdorimi i mjeteve themelore për shuarjen e zjarrit” ka zgjatur tri ditë.
Një delegacion nga Akademia Policore e Kroacisë vizitoi AKSP-në
Vushtrri, 04 prill 2023 – Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot e vizitoi një delegacioni nga Akademia Policore e Kroacisë (APK), i kryesuar nga Lidija Pentavec, udhëheqëse e shërbimi për zhvillimin e arsimit policor dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në këtë Akademi.
Pentavoc ishte e shoqëruar nga Aleksandar Čubrilo dhe Maja Pažanin, zyrtar policor në Departamentin për Zhvillimin e Arsimit Policor dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Akademinë Policore të Kroacisë.
Delegacionin e priti zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Kastriot Jashari, e cili pasi iu dëshiroi mirëseardhje delegacionit i njoftoi me të arriturat dhe aktivitetet e Akademisë.
Gjithashtu, gjatë takimit delegacioni kroat u njoftua me stafin, trajnimet, shkollimet, bashkëpunimin dhe aktivitet tjera të AKSP-së.
Jashari, duke folur rreth bashkëpunimit ndërkombëtarë që ka Akademia, ai u shprehu nevojën për thellimin e bashkëpunimit me qëllim të ngritjes dhe avancimit të trajnimeve në fushën e sigurisë publike për zbatuesit e ligjit.
Jashari, tha se bashkëpunim në mes dy akademive, Akademisë Policore të Kroacisë dhe Akademisë së Kosovës për Siguri Publike është i domosdoshëm dhe i mirëseardhur.
Më këtë rast, gjatë takimit në emër të delegacioni nga Akademia Policore e Kroacisë, Aleksandar Čubrilo, zyrtar policor në Departamentin për Zhvillimin e Arsimit Policor dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, bëri një prezantim përmes të cilit informoi zyrtaret e AKSP-së lidhur me funksionimin dhe zhvillimet në Akademinë Policore të Kroacisë.
Në fund të takimit të dyja palët shprehen interesim për të përfituar nga përvoja e njërës dhe palës tjetër. Delegacioni kroat shfaqi shpresën që shumë shpejtë të dyja institucionet e sigurisë publike APK dhe AKSP të realizojnë disa projekte të përbashkëta që lidhen më trajnimet në fushën e sigurisë publike.
Akademia e Kosovës për Siguri Publike nënshkroi protokoll marrëveshjen më Akademinë Diplomatike të Kosovës
Vushtrri, 01 mars 2023 – Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) nënshkroi protokoll marrëveshjen me Akademinë Diplomatike të Kosovës të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Kjo marrëveshje u nënshkrua mes zëvendësuesit të Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë Kastriot Jashari dhe zëvendësuesit të Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë Diplomatike ambasadorit Beqir Ismaili.
Qëllimi i marrëveshjes në fjalë është bashkëpunimi afatgjatë dhe i qëndrueshëm ndërmjet dy institucioneve.
Po ashtu në këtë marrëveshje parashihet edhe përkrahja e objektivave strategjike në fushën e trajnimeve, avancimin e vazhdueshëm të tyre dhe programeve relevante.
Gjithashtu qëllimi i protokoll marrëveshjeje është ofrimi i programeve të caktuara të ngritjes së kapaciteteve njerëzore, duke ofruar kështu trajnimeve në fushat e sigurisë publike për zyrtarë nga shtete të huaja.
Akademia e Kosovës për Siguri Publike e cila mision ka ofrimin e trajnimeve për gjithë zyrtaret e sigurisë publike në vend, ofron edhe trajnime në fushën e sigurisë publike për zyrtarë të shteteve të huaja.
Të dyja palët, drejtori Jashari dhe drejtori Ismaili gjatë nënshkrimit të protokoll marrëveshje u dakorduan se mbajtja e trajnimeve të fillojë shumë shpejt.
Ndryshe, Akademia e Kosovës për Siguri Publike ka bashkëpunim të ngushtë me Akademinë Diplomatike të Kosovës së Ministrisë së Punëve të Jashtme që nga data 27 gusht 2021.
Përfaqësues nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s vizituan Akademinë
Vushtrri, 23 shkurt 2023 – Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Kastriot Jashari sot u takua më një delegacion nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë i udhëhequr nga Alessandro Bianciardi, zëvendës Udhëheqës për Bashkëpunim.
Përveç Bianciardi, pjesë e delegacionit ishte edhe Johan Van de Velde, udhëheqës ekipi, Teodora Andreeva, menaxhere programi dhe Joseph M. Bolcar, këshilltar për menaxhimin emergjent në Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s (NLAT).
Duke iu dëshiruar mirëseardhje, zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë, Kastriot Jashari, e njoftoi delegacionin për zhvillimet e fundit në Akademi, si janë diplomimi i gjeneratës së 46 të kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK) si dhe diplomimi i gjeneratës së 57 të kadetëve të Policisë së Kosovës (PK).
Delegacioni u njoftua edhe për bashkëpunimin ndërkombëtarë që ka Akademia.
Kurse, zëvendësuesi i Drejtorit të Departamentit të Trajnimeve dhe Përkrahjes Arsimore, Shaban Bajrami, i njoftoi përfaqësuesit nga Zyra e BE-së dhe ata të NLAT për llojet e trajnimeve që mbahen në Akademi, për të gjitha institucionet e sigurisë publike në Kosovë.
Duke folur për numrin e trajnimeve Bajrami tha se, nga 161 lloje të trajnimeve që mbahen në Akademi, 24 prej tyre janë të destinuara vetëm për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave (AME), në disa prej të cilave përveç zyrtarëve të AME-së, mund të marrin pjesë edhe zyrtarë të institucioneve të tjera.
Nga ana e tij, Alessandro Bianciardi, zëvendës Udhëheqës për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së në Kosovë, u shprehur i kënaqur për vizitën e tij në Akademi.
Bianciardi, gjatë fjalimit shfaqi interesimin e tij rreth trajnimeve në lidhje me mbrojtjen civile, kontrollin e vërshimeve eventuale dhe në ndotjen e ambientit.
Ndërsa, Joseph M. Bolcar, këshilltar për Menaxhimin Emergjent në Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s (NLAT), vlerësoi lartë të arriturat e Akademisë, të cilat u pasqyruan gjatë takimit.
Ai u fokusua në përkrahjen që duhet dhënë shërbimit të zjarr fikjes dhe shpëtimit. Bolcar, foli për një koordinim të përbashkët në të ardhmen ndërmjet Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME) dhe Qendrës së Trajnimit Ndërkombëtar për Kërkim dhe Shpëtim (SAR) të FSK-së në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.
Gjatë takimit, palët u shpreh të gatshëm që ta thellojnë bashkëpunim edhe në të ardhmen në fushën e trajnimeve, sidomos ato që kanë të bëjnë më menaxhimin emergjent.
Një delegacion nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara “LAUREA” vizitoi Akademinë
Vushtrri, 14 shkurt 2023 – Një delegacion nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara “LAUREA” në Finlanda i kryesuar nga drejtori për hulumtim dhe ekspertiza, Isto Mattila, sot vizitoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP).
Vizita është realizuar në kuadër të bashkëpunimit që kanë këto dy institucionet, Universiteti “LAUREA” dhe Akademia.
Delegacioni u prit nga zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë, Kastriot Jashari dhe stafin menaxhues.
Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e avancimit të bashkëpunimit, me theks të veçantë në projekte të përbashkëta në fushën e hulumtimit, zhvillimit dhe inovacionit si dhe mundësinë e mobilitetit të stafit dhe studentëve.
Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm në Akademi, Kastriot Jashari, e informoi delegacionin për zhvillimet e fundit në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.
Jashari foli edhe për trajnimet që mbahen në Akademi ku marrin pjesë të gjithë zbatuesit e ligjit, për projektet që ka realizuar Akademia, projekt këto që kanë të bëjë më fushën e sigurisë publike.
Po ashtu, temë diskutimi ishte edhe bashkëpunimin ndërkombëtar që Akademia ka më vende të ndryshme evropiane në fushën e sigurisë publike.
Delegacioni nga Universiteti “LAUREA” në Finlandë, ishte në përbërje të Isto Mattila, drejtor për hulumtim dhe ekspertiza, Harri Haapaniemi, udhëheqës i programit për hulumtim dhe siguri, hulumtimi i lartë dhe ekspertiza; Tuomas Tammilehto, ekspert për hulumtim dhe zhvillim dhe ekspertiza, Petteri Partanen, ekspert për hulumtim dhe zhvillim dhe ekspertiza dhe Sari Heikkilä, ekspertiza, mirëqenia dhe shërbimet sociale.
Gjatë këtij takimi anëtarët e delegacionit bënë disa prezantime me temwn: Menaxhimi i kufijve, politikat e BE-së, Kriminologjia dhe Etika, fondet e projekteve të BE-së; Menaxhimi i kufijve, trafikimi. Tw pranishmit vlerwsuan se këto tema janë në interes të dy institucioneve Akademisë dhe Universiteti “LAUREA”.
Diplomoi gjenerata e 57 e kadetëve
Vushtrri, 13 shkurt 2023 – Policisë së Kosovës nga sot iu shtuan edhe 433 zyrtar policor, të cilët sot në mënyrë ceremoniale bënë betimin e tyre për t’i shërbyer vendit dhe çdo qytetari të Republikës së Kosovës.
Gjatë ceremonisë së diplomimit kadetët e sapo diplomuar morën urime nga të gjithë krerët e shtetit.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, i përgëzoi kadetët që kanë shprehur gatishmërinë që të marrin një detyrë kaq të rëndësishme për t’i shërbyer shtetit, duke krijuar kështu siguri për gjithë qytetarët e vendit.
“Policia buron nga qytetarët dhe gjithnjë është në shërbim të qytetarëve. Ju keni zgjedhur një profesion që kërkon guxim, disiplinë, vullnet dhe përkushtim për rend dhe ligj”, u shpreh Osmani.
Presidentja, Osmani ka deklaruar se këta kadetë janë ata që garantojnë siguri dhe mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim.
“Ju jeni ata që garantoni të gjithë qytetarët pa dallim të ndihen të sigurt dhe secili prej tyre do të trajtohet më dinjitet dhe më respekt” , tha presidentja Osmani.
Kurse, kryeministri i Republikës së Kosovës Albini Kurti, gjatë ceremonisë së diplomimit të kadetëve tha se prioriteti i qeverisë është mbrojtja dhe siguria e vendit.
“Të gjithë jemi krenar që sot Policia e Kosovës mbron jetën dhe pronën e gjithë qytetarëve tanë pa dallim dhe zbaton ligjshmërinë në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, tha Kurti.
Duke numëruar të arriturat e policisë, kryeministri Kurti tha se policia qëndron e palëkundur në misionin e ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike. “Jemi të lumtur që policia renditet ndër tri institucionet më të besueshme për qytetarët. Kolegët tuaj, zyrtaret policor, veçanërisht këto dy vitet e fundit me angazhimin e tyre kanë treguar se nuk bëjnë kompromis me bandat dhe krimin. Janë sulmuar, janë plagosur, por nuk janë dorëzuar, përkundër kësaj ata janë akoma aty në krye të detyrës”, ka thënë Kurti.
Kryeministri iu drejtua kadetëve të cilët diplomuan që t’i qëndrojnë besnik betimit të tyre dhe vendit.
Edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kadetëve të sapo diplomuarve iu uroi suksese në punën e tyre.
“Ju keni zgjedhur një profesioni kaq të lartë dhe fisnik. 433 vajza, e djem të ri po i bashkohen Policisë së Kosovës, institucionit kyç të shtetit tonë për tu angazhuar në mbrojtjen e integritetit dhe sovranitetit të vendit dhe luftimin e pa kompromis të krimit e korrupsionit ”, u shpreh Sveçla duke kërkuar nga kadetët që t’i shërbejnë vendi me ndershmëri.
Ambasadorët e shteteve të QUINT-it në OSBE vizituan Akademinë
Vushtrri, 07 shkurt 2023 – Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot e vizitoi një delegacion i ambasadorëve permanent të shteteve të QUINT-it në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Vjenë të Austrisë.
Delegacioni në fjalë u takuan më ministrinë e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, më zëvendësuesin e Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë, Kastriot Jashari, si dhe më drejtoret e institucioneve të sigurisë publike në Kosovë.
Qëllimi i vizitës së ambasadorëve të QUINT-it ishte që të njihen më për se afërmi mbi të arriturat e Akademisë.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, vlerësoj lartë punën në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike dhe në Policinë e Kosovës.
“Jam i lumtur që takohemi në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike e cila është ngritur dhe vazhdon të forcohet falë stafit, ndihmës dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm nga aleatët tanë. Nga kjo akademi kanë ndalur ndër vite gjenerata të shumta të cilat falë dijes dhe përvojës që kanë fituar këtu, sot shërbejnë denjësisht dhe më përkushtim në institucionet e Republikës së Kosovës”, u shpreh Sveçla.
Ministri Sveçla, tha se prioriteti i Qeverisë së Kosovës është siguria për qytetarët e Kosovës, luftimin e korrupsionit, kontrabandës dhe gjitha dukurive që cenojnë sigurinë e qytetarëve.
“Angazhohemi që këto prioritet të përbashkëta të realizohen që qytetarëve tanë t’ju ofrojmë mbrojte dhe siguri pa dallim etnie, moshe gjinie apo përkatësie fetare. Policia e Kosovës ka shënuar suksese të shumta në shkatërrimin e grupeve kriminale, luftimin e narkotikëve kontrabandës, trafikimin me qenie njerëzore dhe në shumë aktivitet tjera”, tha ministri Sveçla.
Ministri Sveçla e falënderoi OSBE-në për mbështetjen e vazhdueshme ndaj institucioneve të sigurisë publike në Kosovë.
Edhe zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, Kastriot Jashari, u shpreh i lumtur që ambasadorët e shteteve të QUINT-it vizituan Akademinë. Jashari gjatë këtij takimi i njoftoi ambasadorët për misionin dhe të arriturat e Akademisë
“Akademia e Kosovës për Siguri Publike është një institucion që në bazë të legjislacionit në fuqi ofron trajnime dhe arsim të lartë dhe njëkohësisht organizon takime dhe aktivitete të ndryshme për të gjithë zbatuesit e ligjit në Kosovë”, u shpreh Jashari.
Më këtë rast Jashari falënderoi Qeverinë e Kosovës, ministrinë Sveçla, për mbështetjen në rrugëtimin e Akademisë. Drejtori, Jashari tha se falë bashkëpunimit të ngushtë me institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare siç është OSBE-ja, Akademia sot ka arritur të jetë institucioni i vetëm i sigurisë i akredituar nga ndërkombëtaret.
“Çmimet na bëjnë më të motivuar që të vazhdojmë më objektivat tona, siç janë që trajnimet dhe arsimi i lartë të jenë sa më cilësor. OSBE është një nga partnerët tanë, kemi një bashkëpunim shumë korrekt, e falënderoi që po jap kontribut për vite me radhë me donacion dhe fusha tjera në sigurinë publike në Kosovë”, tha Jashari.
Dejan Jankoviç, zëvendësdrejtor i Përgjithshëm në Policinë e Kosovës, duke folur në emër të policisë tha se OSBE është partnere e pandashme me institucionet e sigurisë publike.
“Rruga drejtë krijimit të Policisë së Kosovës nuk ka qenë e lehtë, duke pasur parasysh kohën dhe mundësitë që kanë pasur vendet tona në atë kohë, por me ndihmën e partnerëve tanë ndërkombëtarë, në veçanti me kontributin e OSBE-së kemi arritur të krijojmë një institucion kredibil policor më të gjitha kapacitet e nevojshme për përmbushjen e të gjitha obligimeve tona ligjore”, tha Jankoviç.
Jankoviç tha se Policia e Kosovës ka kryer me sukses të gjitha detyrat e saja dhe ky sukses siç tha ai është fal bashkëpunimi dhe mbështetjes së vazhdueshme të OSBE-së.
Ndërsa, ambasadori i OSBE-së, Michael Davenport, duke u shprehur i lumtur për bashkëpunimin që ka OSBE më institucionet e sigurisë në Kosovë tha se Akademi ka arritur rezultate të shumta në rrugëtimin e saj.
“Akademia ka arritur që të bëhet një institucion i suksesshëm i akredituar nga vendoret dhe ndërkombëtaret më të cilin OSBE-ja ka krenarinë që të gëzojë partneritetin e saj që nga themelimi”, tha Davenport.
Ambasadori Davenport tha se Akademia jep një kontribut shumë të vlefshëm në zhvillimin e kapaciteteve në fushën e sigurisë publike. Ambasadori u shpreh i lumtur që OSBE-ja ka përkrahur Akademinë dhe institucionet tjera në realizimin e aktiviteteve të tyre në fushën e sigurisë.
Ndryshe delegacioni i ambasadorëve që ishte i përbërë nga ambasadorja Christine Fages, përfaqësuese permanente e Francës në OSBE, ambasadorja Gesa Bräutigam, përfaqësuese permanente e Gjermanisë në OSBE, ambasadori Stefano Baldi, përfaqësues permanent i Italisë në OSBE, ambasadori Neil Bush, përfaqësues permanent i Mbretërisë së Bashkuar në OSBE dhe ambasadori Michael R. Carpenter, përfaqësues permanent i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OSBE vizituan gjithë kampusin e Akademisë.
Në Akademi diplomuan 46 kadetë të SHKK-së
Vushtrri, 27 janar 2023 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), diplomoi gjenerata e 42 e kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), ku nga sot këtij shërbimi ju bashkuan edhe 46 zyrtarë të rinj.
Gjatë ceremonisë së diplomimit kadetët morën përkrahje dhe urime të shumta nga të pranishmit.
Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës të Sigurisë Publike, Kastriot Jashari, tha se Akademia do të vazhdojë të ofroj trajnimi për gjithë zyrtarët e sigurisë publike.
“Në emër të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, kadetëve iu uroj përfundimin e trajnimit profesional të Shërbimit Korrektues të Kosovës. Akademia në bazë të vizionit dhe misionit të saj ofron trajnime për të gjitha institucionet e sigurisë publike”, tha Jashari.
Drejtorit Jashari tha se korrikulat, programet trajnuese që janë trajnuar kadetët e Shërbimit Korrektues të Kosovës krahasohen më programe ndërkombëtare.
“Nga sot ju jeni zyrtarë korrektues me certifikatat që lëshohen nga Akademia përmes një bashkëpunimi të shkëlqyer që kemi pasur më shërbimin korrektues, ky bashkëpunim nuk do të mund të arrihej pa përkrahjen e dy ministrave, ministres Albulena Haxhiu dhe ministrit Xhelal Sveçla”, u shpreh Jashari i cili tha se gjatë këtyre shtatë muajve sa ka zgjatur trajnimi qëllimi kryesor ka qenë mësimdhënia dhe mësimnxënia.
“Uroi që aftësitë, shkathtësitë dhe kompetencën që e keni fituar gjatë trajnimit të mos vije në shprehje që ta përdorni, mirëpo, po erdhi në shprehje jam i bindur që do t’i përdorni në mënyrë më profesionale përballë çdo sfide më të cilat ju mund të ballafaqoheni”, tha Jashari.
Ndërsa, Albulena Haxhiu ministre e Drejtësisë, gjatë ceremonisë së diplomimit të kadetëve të Shërbimin Korrektues të Kosovës, tha se aspiratat për të ndërtuar një sistem më efikas me institucione më të përgjegjshme që shërbejnë drejtë dhe më profesionalizëm për rezultojnë më sukses.
Haxhiu tha se zyrtari korrektues është përgjegjës për sigurinë e të dënuarve dhe atyre që janë në paraburgim. Po ashtu ministrja Haxhiu tha se zyrtaret korrektues japin kontribut të jashtëzakonshëm edhe në risocializimin dhe riedukimin e personave që kanë rënë ndesh me ligjin.
“Këto misionet e shenjta mund të kryhen më sukses vetëm nga zyrtaret profesional, të cilët kryejnë detyrat duke respektuar të drejtat dhe liritë e secilit në mënyrë të barabartë, pa diskriminime në bazë të racës, gjinisë, gjuhës, moshës, fesë, etnisë, gjendjes ekonomike, orientimit seksual apo ndonjë statusi tjetër personal”, tha ministrja Haxhiu.
Ministrja Haxhiu tha se gjatë këtij mandatit dy vjeçar janë bërë reforma të mëdha në Shërbimin Korrektues të Kosovës.
“Për herë të parë Shërbimi Korrektues i Kosovës trajtohet më ligj të veçantë, ligj ky i cili parasheh trajtim të dinjitetshem të zyrtarëve të SHKK-së”, tha Haxhiu duke iu uruar të sapo diplomuarve suksese në punën e tyre.
Ajo tha se Ministria e Drejtësisë do të përcjell me vëmendje zhvillimet në SHKK duke quar përpara reformat. Haxhiu po ashtu tha se nuk do të toleron asnjë shkelje që bie ndesh me ligjin.
Edhe, Jeta Tela, shefe e kabinetit të ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Svecla uroi kadetët e Shërbimit Korrektues të Kosovës për diplomimin e tyre.
“Sot, këtij profesioni fisnik po i bashkohen edhe 46 vajza e djem në të mirë të sigurisë publike, për të quar përpara angazhimin e gjithmbarshëm në fushën e rritjes dhe përmirësimit të sigurisë publike”, u shpreh Tela duke thënë se Ministria e Punëve të Brendshme ka prioritet luftimin e krimit dhe korrupsionit.
“Padyshim që ju dhe ata të cilët ushtrojnë këtë profesion do të jeni pjesë e këtij misioni. Shërbimi të cilët ju po i bashkëngjitni është një hallkë tepër e rëndësishme e sigurisë publike. Ju jeni ata që në rrethana jo të lehta duhet ta kryeni punën duke respektuara parimet kushtetuese, po ashtu të siguroheni që trajtimi i të dënuarve të bëhet në mënyrë më humane”, u shpreh Tela para kadetëve të SHKK-së.
Tutje, ajo tha se Ministria e Punëve të Brendshme përmes Akademisë së Kosovës për Sigurisë Publike do të vazhdojë përkushtimin në ngritjen e vazhdueshme të nivelit të trajnimeve dhe të edukimit në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.
Edhe zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit të Korrektues të Kosovës, Sami Gashi, kadetëve të iu uroj suksese gjatë kryerjes së punës së tyre.
“Vendimi i juaj për të shërbyer në Shërbimin Korrektues të Kosovës është vendim për t’i shërbyer sigurisë dhe qytetarëve të vendit. Nga ju kërkohet që të kryeni detyrën në përputhje me kushtetutën dhe ligjet e vendit tonë”, tha Gashi.
Në ceremoni e diplomimit morën pjesë përfaqësues tjerë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.
Përfaqësuesi i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s Bolcar, vizitoi Akademinë
Vushtrri, 21 dhjetor 2022 – Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) sot e vizitoi përfaqësuesi i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s Joseph M. Bolcar këshilltar për menaxhimin e emergjencave, ku u taku me zëvendësuesin e Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë, Kastriot Jashari.
Gjatë këtij takimi u diskutua rreth zhvillimeve të fundit në Akademi, konkretisht për zbatimin e kurrikulës për trajnimet në fushën e emergjencave (zjarrfikëse) .
Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë, Kastriot Jashari, e njoftoi Bolcar për të arriturat e përgjithshme, pwr shkollimin në Fakultetin e Sigurisë Publike, bashkëpunimin ndërkombëtar si dhe për bashkëpunimin me KFOR-in që ka Akademia.
Duke folur për proceset e rëndësishme nëpër të cilat ka kaluar Akademia, Jashari tha ky institucion është në funksion të trajnimit dhe arsimimit të lartë për të gjithë zbatuesit e ligjit në institucionet e sigurisë.
Në fund zv/drejtori Jashari e falënderoi Bolcar për vizitën dhe për mundësinë e thëllimit të bashkëpunimit mes Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s dhe Akademisë së Kosovës për Siguri Publike.
Gjatë vizitës së tij përfaqësuesi i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s Joseph M. Bolcar vizitoi kampusin e AKSP-së.
Qeveria e Luksemburgut dhuroi donacion Akademisë së Kosovës për Siguri Publike
Vushtrri, 12 dhjetor 2022 – Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot ka pranuar donacion, pajisje të ndihmës së parë, nga Qeveria e Luksemburgut.
Këto pajisje u cilësuan si shumë të nevojshme për Akademinë dhe për zyrtaret e sigurisë publike të cilët trajnohen në Akademi.
Ky donacion është dëshmi për thellimin e bashkëpunimit në mes të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike dhe Qeverisë së Luksemburgut, respektivisht ambasadën e Luksemburgut në Kosovë.
Më rastin e pranim dorëzimit të këtij donacion, u tha se pajisjet janë moderne të cilat do të përdorën për nevojat e zbatuesve të ligjit gjatë zhvillimit të trajnimeve në fushën e ndihmës së parë.
Seti i pajisjeve që i është dhuruar Akademisë përfshinë; Tre defibrilatorë të jashtëm, tri kabinete të ndihmës së parë, të cilat vendosen në muri, dhe tre CPR maska për ndihmën e parë.
Gjatë pranim dorëzimit të pajisjeve, palët nga Akademia dhe ajo nga Luksemburgu janë dakorduar që bashkëpunimi të vazhdojë edhe më tutje, duke zhvilluar kështu aktivitete dhe duke realizuar projektet të ndryshme në kuadër të interesave të përbashkëta.
Në Akademi është duke u realizuar projekti hetimi dhe rritja e sigurisë nga sulmet kibernetike
Vushtrri, 6 dhjetor 2022 – Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Kastriot Jashari, priti sot në takim një delegacion nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, në përbërje të të cilit ishin Remzije Potoku, specialiste për politika të arsimit në këtë ambasadë, Gresë Koca, asistente e angazhimit publik dhe Nora Nimani Musa, koordinatore e programit të Këshillave Amerikanë për Arsim Ndërkombëtar në Kosovë.
Qëllimi i vizitës ishte prezantimi rreth ecurisë së Projektit të eksplorimit të hetimit kibernetik dhe rritjes së sigurisë kibernetike të zbatimit të ligjit në Kosovë.
Ky projekt është duke u zbatuar qe dy javë në Akademi përmes programit të specialistëve Fullbright të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga profesori Michael Losavio nga Universiteti Lousville i SHBA-ve.
Gjatë këtij takimi u diskutua rreth bashkëpunimit dhe partneritetit reciprok në mes të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike dhe ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë në fushën e arsimit. Fokus i këtij takimi ishin projektet e planifikuara që do të realizohen në Akademi tani dhe në një të ardhme të afërt.
Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Kastriot Jashari, i dëshiroi mirëseardhje delegacionit, ndërkohë që i informoi për zhvillimet në Akademi.
Gjatë këtij takimi Jashari foli për trajnimet që mbahen në Akademi për projektet që janë realizuar, konkretisht rreth projektit të eksplorimit të hetimit kibernetik dhe rritjes së sigurisë kibernetike të zbatimit të ligjit në Kosovë, i cili është duke u realizuar në përkrahje të ambasadës së SHBA-ve në Kosovë.
Ai me këtë rast falënderoi të gjithë mekanizmat e ndërlidhur të SHBA-ve për realizimin e këtij projekti. Jashari falënderoi edhe Muhamed Gërxhaliun, ekspert i jashtëm i cili është i angazhuar vullnetarisht për këtë projekt dhe grupin punues përkatës të Akademisë.
Duke folur për bashkëpunimin që Akademia ka me ambasadën amerikane në Kosovë, konkretisht me ICITAP-in, Jashari tha se ndihma e SHBA-ve është e nevojshme për vendin tonë, ndërkohë shfaqi shpresën se bashkëpunimi me SHBA-të do të vazhdojë edhe më tutje.
“Falënderoj Shtetet e Bashkuara të Amerikës për kontributin e dhënën në Akademi. Akademia është në funksion të trajnimit dhe arsimimit të lartë për të gjithë zbatuesit e ligjit në institucionet e sigurisë”, tha Jashari.
Ndërsa, Remzije Potoku, specialiste për politika të arsimit në këtë ambasadë vlerësoi lartë punën në realizimin e këtij projekti, duke arritur që shumë shpejt të përfundohet kurrikula për hetimin dhe sigurinë kibernetike në nivelin fillestar si trajnim për të gjithë zbatuesit e ligjit në Kosovë. Ajo më tej shprehu përkrahjen e ambasadës së SHBA-ve në Kosovë për zgjerimin e këtij projekti dhe inkurajoi zyrtarët e lartë të Akademisë, të pranishëm në këtë takim, që të aplikojnë dhe të përfitojnë sa më shumë nga projektet e SHBA-ve në fushën e arsimit që i dedikohen Kosovës.
Kurse, Nora Nimani Musa koordinatore e programit të Këshillave Amerikanë për Arsim Ndërkombëtar në Kosovë, foli për ecurinë e inicimit, realizimit dhe zhvillimit të këtij projekti.
Përfaqësuesit nga Akademia morën pjesë në Konferencën ndërkombëtare “Arsimi i sigurisë dhe arsimi në siguri”
Estoni, 01 dhjetor 2022 – Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) është shembull për të mirë në rajon dhe Evropë se si realizohen projekte në mënyrë kaq të suksesshme, kështu u vlerësua në konferencën ndërkombëtare “Arsimi i sigurisë dhe arsimi në siguri”, e cila u mbajt në Tallinn të Estonisë.
Në këtë konferencë, e cila u organizua nga Akademia e Estonisë e Shkencave të Sigurisë, kanë marrë pjesë dy përfaqësues të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike: Vilard Bytyqi, profesor në Fakultetin e Sigurisë Publike dhe Skender Agaj, zyrtar për marrëdhënie me jashtë.
Gjatë kësaj konference, në njërin sesion të së cilës u diskutua roli i arsimit në fushën e sigurisë dhe bashkëpunimin ndërkufitar, të pranishmit vlerësuan se Akademia e Kosovës për Siguri Publike si rezultat i punës në zbatimin e projekteve që i dedikohen arsimit dhe sigurisë, sot ofron trajnime dhe arsim cilësor.
Përfaqësuesit e Akademisë në konferencë janë paraqitur më temën “Përvoja e një partneri të jashtëm në zhvillimin e sigurisë së brendshme përmes bashkëpunimit ndërkombëtar”. Në këtë prezantim u fol rreth përvojës që Akademia ka marrë gjatë të dyja projekteve të binjakëzimit të financuara nga BE-ja dhe të implementuara nga Estonia dhe Finlanda, projekte të cilat kishin për qëllim fuqizimin e arsimit në fushën e sigurisë publike.
Në kuadër të kësaj konference, përfaqësuesit nga Akademia, Bytyqi dhe Agaj, vizituan qendrën studimore të policisë në Paikuse, ku u njoftuan me pasqyrën e kurrikulave, modelin e arsimit të integruar dhe trajnimeve të përbashkëta, terrenet e trajnimit dhe metodologjitë përkatëse, bashkëpunimin me organizatat partnere etj.
Përveç pjesëmarrësve nga Kosova, në këtë konferencë morën pjesë edhe përfaqësues nga CEPOL-i, Finlanda, Gjermania, Holanda, Polonia etj.
Përndryshe, Akademia e Kosovës për Siguri Publike ka bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Sigurisë nga Estonia që nga 5 shtatori 2013, kur ka nënshkruar marrëveshje të bashkëpunimit reciprok.
Po ashtu të dyja institucionet bashkëpunojnë edhe nëpërmes programit Erasmus+, ku ka shkëmbim përvojash mes studentëve, mësimdhënësve dhe stafit administrativ nga Estonia dhe Kosova