}

NewsArticle

06/06/2011

Filloi trajnimi armët e shkatërrimit në masë

Vushtrri, 06 qershor ’11- Pas trajnimeve të shumta që po mbahen në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim sot filloi trajnimi mbi hetimet  e armëve të shkatërrimit në masë,  trajnim ky i organizuar nga International Criminal Investigative Training Assistance Program (ICITAP). Pjesëmarrësit të cilët vijojnë këtë trajnim janë pjesëtarë të  Policisë së Kosovës, Dogana e Kosovës dhe prokuror. Në këtë trajnim janë duke marrë pjesë edhe pjesëtarë të sigurisë publike nga Republika e Shqipërisë.
 Ligjërues në këtë trajnim janë instruktor të FBI  nga Shtete e Bashkuara të Amerikës.
“Qëllimi i këtij trajnimi është aftësimi dhe profesionalizimi i pjesëtarëve të sigurisë publike në ruajtjen e rendit dhe sigurisë së përgjithshme për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, than pjesëmarrësit. Ky trajnim do të zgjasë një javë.  

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Qendrën e Kosovës për Siguri Publike e vizitoi  KFOR-i Francez
Qendrën e Kosovës për Siguri Publike e vizitoi KFOR-i Francez

Vushtrri, 03 qershor ’11-  Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës se Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim z. Ahmeti priti në takim një delegacion nga kontigjenti i KFOR-it Francez i kryesuar nga Komandanti  Kolonel Michel Georges.
Fillimisht z. Ahmeti iu uroi mirëseardhje e më pas i informoi me punën, trajnimet dhe aktivitetet tjera të cilat zhvillohen në Qendër nga katër agjencionet e sigurisë publike në Kosovë. Gjithashtu z. Ahmeti delegacionin e  informoi  edhe për konceptin, vizionin, fazën e tranzicionit, akreditimit, legjislacionit, por edhe për sukseset dhe të arriturat e Qendrës së Kosovës për Siguri Publike.
“Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike trajnohen pjesëtarë të sigurisë publike jo vetëm nga Republika e Kosovës, por edhe nga vendet e rajonit. Qëllimi ynë është që Qendra të marrë karakter regjional në Evropën Juglindore për studime në fushën e sigurisë publike, tha kryeshefi Ahmeti.Kryeshefi Ahmeti  foli edhe për ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë  në ngritjen dhe kapacitetet e Qendrës  dy partnerët kryesor OSBE-ja dhe ICITAP.Z.Ahmeti  falënderoi edhe KFOR-in për bashkëpunimin e mirë qe kanë pasur deri me tani në ngritjen e sigurisë së përgjithshme në  Kosovë.

Ndërsa Komandanti i i Kontigjentit të KFOR-it Francez Kolonel Michel Georges falënderoi për pritjen si dhe shprehu bindjen se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen në ruajtjen e rendit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Në fund të takimit delegacioni i KFOR-it bëri edhe një vizitë objekteve dhe pajisjeve me të cilat trajnohen pjesëtaret e sigurisë publike.

 



 

Lexo më shumë
Kolonel Lamplot nga Akademia e Sigurisë në Austri vizitoi QKSPEZH-in
Kolonel Lamplot nga Akademia e Sigurisë në Austri vizitoi QKSPEZH-in
Vushtrri, 07 qershor ’11 - Një delegacion i Akademisë së Sigurisë nga Austria sot vizitoi Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) ku u prit nga menaxhementi i lartë i qendrës. Delegacioni i kryesuar nga kolonel Peter Lamplot dhe Heinz Schneider u njoftuan me të gjitha të arriturat e qendrës, konceptin, vizionin dhe trajnimet të cilat mbahen në Qendër nga gjitha agjencionet si  Policia e Kosovës, Agjencioni për Menaxhimin e Emergjencave, Shërbimit Korrektues dhe Dogana e Kosovës. Gjatë takimit i cili kishte karakter njoftues u bisedua  edhe për format dhe mundësitë e bashkëpunimit bilateral mes Austrisë dhe Kosovës sidomos sa  i përket fushës së sigurisë.Drejtori i Departamentit të Administratës së Përgjithshme, Halim Shala ka shprehur falënderimin e tij për bashkëpunimin e mirë mes QKSPEZH-it dhe Akademisë së Sigurisë në Austri. Shala tha se QSKPEZH është e gatshme që të shkëmbej përvoja me gjitha akademitë policore evropiane.Ndërkaq edhe  kolonel Peter Lamplot gjatë  vizitës së tij në QKSPEZH ka prezantuar plan programin e Akademisë së Sigurisë në Austri dhe mënyrën se si funksionon kjo akademi. Ai më këtë rast ka shprehur gatishmërinë e tij për shkëmbimin e përvojave mes Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim dhe Akademisë së Sigurisë në Austri. Në fund delegacioni nga Austria kanë vizituar e gjithë ambientin e Qendrës.


Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës