}

NewsArticle

03/06/2011

Qendrën e Kosovës për Siguri Publike e vizitoi KFOR-i Francez

Vushtrri, 03 qershor ’11-  Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës se Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim z. Ahmeti priti në takim një delegacion nga kontigjenti i KFOR-it Francez i kryesuar nga Komandanti  Kolonel Michel Georges.
Fillimisht z. Ahmeti iu uroi mirëseardhje e më pas i informoi me punën, trajnimet dhe aktivitetet tjera të cilat zhvillohen në Qendër nga katër agjencionet e sigurisë publike në Kosovë. Gjithashtu z. Ahmeti delegacionin e  informoi  edhe për konceptin, vizionin, fazën e tranzicionit, akreditimit, legjislacionit, por edhe për sukseset dhe të arriturat e Qendrës së Kosovës për Siguri Publike.
“Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike trajnohen pjesëtarë të sigurisë publike jo vetëm nga Republika e Kosovës, por edhe nga vendet e rajonit. Qëllimi ynë është që Qendra të marrë karakter regjional në Evropën Juglindore për studime në fushën e sigurisë publike, tha kryeshefi Ahmeti.Kryeshefi Ahmeti  foli edhe për ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë  në ngritjen dhe kapacitetet e Qendrës  dy partnerët kryesor OSBE-ja dhe ICITAP.Z.Ahmeti  falënderoi edhe KFOR-in për bashkëpunimin e mirë qe kanë pasur deri me tani në ngritjen e sigurisë së përgjithshme në  Kosovë.

Ndërsa Komandanti i i Kontigjentit të KFOR-it Francez Kolonel Michel Georges falënderoi për pritjen si dhe shprehu bindjen se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen në ruajtjen e rendit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Në fund të takimit delegacioni i KFOR-it bëri edhe një vizitë objekteve dhe pajisjeve me të cilat trajnohen pjesëtaret e sigurisë publike.

 



 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Fëmijët nga Kuvendi Komunal i Pejës vizituan QKSPEZH-in
Fëmijët nga Kuvendi Komunal i Pejës vizituan QKSPEZH-in

Vushtrri, 02 qershor ’11 – Një delegacion i fëmijëve pranë Kuvendit Komunal në Pejë sot vizitoi Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim  (QKSPEZH) ku u prit nga stafi i qendrës. Vizita e delegacionit e përbërë prej 15 fëmijëve kishte për qëllim që të njihen me për se afërmi  me ambientin, punën dhe trajnimet që mbahen në QKSPEZH. Fëmijët gjatë kësaj vizite u informuan për të gjitha aktivitetet dhe trajnimet që mbahen nga Policia e Kosovës, Dogana e Kosovë, Agjensioni i Menaxhimit të Emergjencave dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës. Fëmijët patën rastin që të bëjnë pyetje dhe të shprehin interesimin e tyre se si shkon procedura që të behësh pjesëtar i sigurisë publike në Kosovë. Ata vizituan njërën nga  klasat ku zhvillohej mësimi nga pjesëtarët e Policisë së Kosovë dhe parashtruan pyetje të shumta që ishin në interes të tyre. Fëmijët u interesuan edhe për masat që Policia e Kosovës merr për mbrojtjen e të drejtave të tyre.Fëmijët u ndan të kënaqur më vizitën e tyre në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim.  


Lexo më shumë
Filloi trajnimi armët e shkatërrimit në masë
Filloi trajnimi armët e shkatërrimit në masë
Vushtrri, 06 qershor ’11- Pas trajnimeve të shumta që po mbahen në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim sot filloi trajnimi mbi hetimet  e armëve të shkatërrimit në masë,  trajnim ky i organizuar nga International Criminal Investigative Training Assistance Program (ICITAP). Pjesëmarrësit të cilët vijojnë këtë trajnim janë pjesëtarë të  Policisë së Kosovës, Dogana e Kosovës dhe prokuror. Në këtë trajnim janë duke marrë pjesë edhe pjesëtarë të sigurisë publike nga Republika e Shqipërisë.
 Ligjërues në këtë trajnim janë instruktor të FBI  nga Shtete e Bashkuara të Amerikës.
“Qëllimi i këtij trajnimi është aftësimi dhe profesionalizimi i pjesëtarëve të sigurisë publike në ruajtjen e rendit dhe sigurisë së përgjithshme për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, than pjesëmarrësit. Ky trajnim do të zgjasë një javë.  

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës