}

NewsArticle

02/06/2011

Fëmijët nga Kuvendi Komunal i Pejës vizituan QKSPEZH-in

Vushtrri, 02 qershor ’11 – Një delegacion i fëmijëve pranë Kuvendit Komunal në Pejë sot vizitoi Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim  (QKSPEZH) ku u prit nga stafi i qendrës. Vizita e delegacionit e përbërë prej 15 fëmijëve kishte për qëllim që të njihen me për se afërmi  me ambientin, punën dhe trajnimet që mbahen në QKSPEZH. Fëmijët gjatë kësaj vizite u informuan për të gjitha aktivitetet dhe trajnimet që mbahen nga Policia e Kosovës, Dogana e Kosovë, Agjensioni i Menaxhimit të Emergjencave dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës. Fëmijët patën rastin që të bëjnë pyetje dhe të shprehin interesimin e tyre se si shkon procedura që të behësh pjesëtar i sigurisë publike në Kosovë. Ata vizituan njërën nga  klasat ku zhvillohej mësimi nga pjesëtarët e Policisë së Kosovë dhe parashtruan pyetje të shumta që ishin në interes të tyre. Fëmijët u interesuan edhe për masat që Policia e Kosovës merr për mbrojtjen e të drejtave të tyre.Fëmijët u ndan të kënaqur më vizitën e tyre në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim.  


  • Share:

Lexo lajme tjera:

Kryqi i Kuq i Kosovës vizitoi Qendrën e Kosovës për Siguri Publike
Kryqi i Kuq i Kosovës vizitoi Qendrën e Kosovës për Siguri Publike

Vushtrri, 17 maj 2011- Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) sot e vizitoi sekretarja e Kryqit të Kuq të Kosovës znj. Feride Hyseni. Delegacioni i Kryqit të Kuq të Kosovës u prit nga Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës z. Sheremet Ahmeti dhe menaxhementi i lartë i qendrës. Temë diskutimi në këtë takim ishte nënshkrimi i një memorandumi të përbashkët në ngritjen e bashkëpunimi mes QKSPEZH-it dhe KKK-së. Gjatë takimit të dy palët u ndan të kënaqur dhe shprehen gatishmërinë që ky memorandum të arrihet sa më parë.
 

Lexo më shumë
Qendrën e Kosovës për Siguri Publike e vizitoi  KFOR-i Francez
Qendrën e Kosovës për Siguri Publike e vizitoi KFOR-i Francez

Vushtrri, 03 qershor ’11-  Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës se Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim z. Ahmeti priti në takim një delegacion nga kontigjenti i KFOR-it Francez i kryesuar nga Komandanti  Kolonel Michel Georges.
Fillimisht z. Ahmeti iu uroi mirëseardhje e më pas i informoi me punën, trajnimet dhe aktivitetet tjera të cilat zhvillohen në Qendër nga katër agjencionet e sigurisë publike në Kosovë. Gjithashtu z. Ahmeti delegacionin e  informoi  edhe për konceptin, vizionin, fazën e tranzicionit, akreditimit, legjislacionit, por edhe për sukseset dhe të arriturat e Qendrës së Kosovës për Siguri Publike.
“Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike trajnohen pjesëtarë të sigurisë publike jo vetëm nga Republika e Kosovës, por edhe nga vendet e rajonit. Qëllimi ynë është që Qendra të marrë karakter regjional në Evropën Juglindore për studime në fushën e sigurisë publike, tha kryeshefi Ahmeti.Kryeshefi Ahmeti  foli edhe për ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë  në ngritjen dhe kapacitetet e Qendrës  dy partnerët kryesor OSBE-ja dhe ICITAP.Z.Ahmeti  falënderoi edhe KFOR-in për bashkëpunimin e mirë qe kanë pasur deri me tani në ngritjen e sigurisë së përgjithshme në  Kosovë.

Ndërsa Komandanti i i Kontigjentit të KFOR-it Francez Kolonel Michel Georges falënderoi për pritjen si dhe shprehu bindjen se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen në ruajtjen e rendit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Në fund të takimit delegacioni i KFOR-it bëri edhe një vizitë objekteve dhe pajisjeve me të cilat trajnohen pjesëtaret e sigurisë publike.

 



 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës