Përkrahja gjuhësore

Divizioni i Përkrahjes Gjuhësore në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) ushtron një sërë detyrash me qëllim të sigurimit të komunikimit efektiv, integritetit akademik dhe zhvillimit profesional brenda institucionit.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore përfshijnë:

  1. Ofrimi i shërbimeve të përkthimit, lekturimit dhe korrekturës në gjuhën shqipe, angleze dhe serbe;

  2. Ofrimi i shërbimeve të përkthimit verbal në trajnime dhe aktivitete tjera që zhvillohen në Akademi;

  3. Ofrimi i shërbimeve të përkthimit të formës konsekutive dhe simultane;

  4. Përkthimin me shkrim i plan-programeve (kurrikulave) dhe materialeve tjera në Akademi;

  5. Lekturimi dhe korrektura e plan-programeve, testeve dhe materialeve tjera;

  6. Arkivimi i materialeve të përkthyera dhe të lekturuara në formë elektronike;

  7. Përkthimi verbal në terrene, poligon të tipit të mbyllur dhe të hapur si dhe në salla sportive për trajnimet që zhvillohen nga Akademia;

  8. Ofrimi i përkthimit në takimet e niveleve të ndryshme, ceremonitë, seminaret dhe aktivitetet tjera të cilat zhvillohen nga Akademia;

  9. Sigurimi i cilësisë së përkthimit;

  10. Sigurimi që të gjitha materialet e përkthyera dhe të redaktuara të jenë në përputhje me politikat institucionale