Lajmet

Lajmet

Shtyhet afati i konkursit për pranimin e studentëve për vitin e ri akademik 2018/2019

Vushtrri, 28 shtator 2018 – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP)  rishpallet konkursit për pranimin e studentëve  për vitin e ri akademik 2018/2019.


Afati për aplikim është deri më datën 04.10.2018.


Të drejtë aplikimi kanë vetëm  zyrtarët nga Dogana e Kosovës  dhe zyrtarët  nga Menaxhimi Emergjent i Kosovës. Aplikimi bëhet  online  në adresën elektronike.


Për më shumë kliko më poshtë

 

KONKURSI

MANUALI

LINKU PËR APLIKIM: http://smu.aksp-ks.net:8090/

 

Këshilli Ekzekutiv i Ekipeve Vepruese për Siguri në Bashkësi mbajti takimin radhës

Vushtrri, 18 shtator 2018 –  E organizuar nga Programi Ndërkombëtar për Trajnim dhe Asistencë të Hetimit të Krimeve (ICITAP), Këshilli Ekzekutiv i Ekipeve Vepruese për Siguri në Bashkësi, sot në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP)  mbajti takimin e radhës ku u diskutua për parandalimin e ekstremizmit dhe dhunës në familje. 

 

Në këtë takimi për veç ekipeve vepruese për siguri në bashkësi nga të gjitha komunat e Kosovës, morën pjesë edhe Ministri i Punëve të Brendshme Bejtush Gashi, Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, Menaxherja e Programit ICITAP Kimberly Riffe, Kryeshefja Ekzekutive e Inspektoratit Policor të Kosovës Miradije Kelmendi, Drejtoresha e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë Afërdita Mikullovci, Këshilltarja e Lartë në ICITAP Drita Perezic, Lulzim Fushtica  koordinator nacional për strategjinë për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit 2015/2020, si dhe zyrtarë të lartë nga institucionet e Kosovës.

 

Ministri i Punëve të Brendshme Bejtush Gashi  gjatë takimit tha se si ministri janë të angazhuar  maksimalisht në përmbushjen e obligimeve dhe krijimin e një ambienti të sigurt për qytetarët e Kosovës. 


“Ne jemi të vetëdijshëm për vështirësitë , më gjithë atë ky aktivitet dhe ky angazhim i juaj  çdo ditë e më shumë po jep rezultate. Angazhimi i juaj i  përditshëm, shqetësimet që lidhen me pjesën e sigurisë e bënë më të lumtur jetën familjare, fqinjësore si dhe bashkësinë ku ju jetoni. Gjithashtu është frymëzuese të shihen edhe raportet dhe bashkëpunimi mes policisë dhe komunitetit, i cili jep rezultate të drejtpërdrejta në sigurinë që është interes i të gjithëve”, u shpreh Gashi duke thënë se kur ekziston bashkëpunimi zgjidhja e problemeve është më e lehtë. 


Duke falënderuar të gjitha komunat si dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Akademisë Ismail Smakiqin që vazhdimisht po mbështesin këto aktivitete ministri Gashi tha se ICITAP ka qenë dhe mbetet një ndër akterët më të rëndësishëm për  ministrinë dhe policinë. 


“Ky program është një nga shembujt e shumtë të këtij bashkëpunimi, ne kemi edhe partnerë tjerë që ndihmojnë ministrinë siç është OSBE, UNDP”, u shpreh Gashi duke thënë se një nga shqetësimit më të cilat përballemi drejtpërdrejtë janë edhe problemet që lidhen me financimin e këtyre aktiviteteve. 


Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri duke falënderuar ICITAP-in për organizimin e këtij aktiviteti tha se po punon për një ambient të sigurt për të gjithë qytetarët e komunës. 


Kryetari Tahiri duke falënderuar drejtorin Smakiqi për ofrimin e kushteve për zhvillimin e këtyre aktiviteteve që janë më interes për qytetarët tha se kontributi i së cilit në luftimin e kësaj dukurie është shumw i rëndësishëm. 



“Tema si ekstremizmi i dhunshëm, dhuna në familje apo tema të tjera të  rëndësishme që të trajtohen sot janë të rëndësishme,  nuk mund që të ballafaqohen më to vetëm institucionet, është i domosdoshme angazhimi i të gjithëve sepse nga ekstremizmi i dhunshëm pësojmë të gjithë. Kontributi i secilit anëtarë të komunitetit është jetik që ne si shoqëri të jemi të suksesshëm në ballafaqimin më këto dukuri që nuk janë vetëm në Kosovës, sot ekstremizmi i dhunshëm është dukuri që  shqetëson të gjitha shoqëritë moderne”, tha Tahiri


Më këtë rast kryetari Tahiri ofroi mbështetje të plotë Këshillit Ekzekutiv si dhe ekipeve vepruese për siguri në bashkësi në Komunë. 


Ndërkaq Menaxherja e Programit ICITAP Kimberly Riffe duke falënderuar të gjithë përkrahësit për realizimin e këtij aktiviteti tha se qëllimi i takimit është për të ndihmuar komunitetin në zgjedhjen e problemeve në parandalimin e dhunës familjare. 




Mbështetje në maksimum dha edhe Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi duke thënë se Akademia e Kosovës për Siguri Publike ka kënaqësinë të jetë nikoqire e aktiviteteve  të Ekipeve Vepruese për Siguri në Bashkësi.


“Misioni i Akademisë është ofrimi i trajnimeve dhe arsimit të lartë për zbatuesit e ligjit, mirëpo Akademia  është e gatshme që të ofroj mbështetje së cilit që punën për sigurinë e vendit. Akademia ka eksperienca të bashkëpunimit me komunitete të cilat mbështeten nga partnerët tanë ICITAP dhe OSBE etj. Ne si personel i Akademisë kemi qenë dhe jemi të gatshëm që të bashkëpunojmë më komunitet për parandalim e ekstremizmit dhe dhunës në familje”, u shpreh Smakiqi duke thënë se Akademia do të vazhdoj edhe në të ardhmen të mbështes këto aktivitete.

Drejtoresha e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë Afërdita Mikullovci tha se Policia e Kosovws  është duke u përkushtuar që të ofroj siguri të gjithë qytetarëve pa dallim. 

Mikullovci tha se policia përmes organizimeve dhe aktiviteteve tw ndryshme  është duke bërë përpjekje për parandalimin e ekstremizmit dhe dhunës në familje. 


Kryeshefja Ekzekutive e Inspektoratit Policor të Kosovës, Miradije Kelmendi tha se IPK ka pas dhe ka  bashkëpunim të mirë  më të gjitha institucione ku përmes organizimeve të përbashkëta ka pas takime të shumtë për t’ju ofruar qytetarëve mundësi që të paraqesin shqetësimet e tyre. “Jemi të interesuar që bashkëpunimin ta vazhdojmë edhe në të ardhmen”, tha Kelmendi.


Lulzim Fushtiza koordinator nacional për strategjinë për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit 2015/2020, duke falënderuar ICITAPIN dhe gjithë akterët ndërkombëtarë për përkrahje ka folur rreth përmbajtjes se kësaj strategjie 

Fushtica tha se duke e parë që radikalizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm që shpie në terrorizëm është shfaqur si një kërcënim global as Kosova nuk ka mbetur imune nga sfida globale dhe rreziqeve si ajo e radikalizmit të dhunshëm dhe ekstremizmit. 

Duke u vlerësuar si një hap i rëndësishëm nxërja e  kësaj strategji për ta ruajtur sigurinë në vend, Fushtica tha se për ta parandaluar radikalizmin e dhunshëm qeveria do të bashkëpunojë më partnerët në vend, rajon dhe më gjerë. 


Duke treguar se strategjia përmban shumë aktivitete që ndërlidhen me parandalimin  e ekstremizmit të dhunshëm, Fushtica tha se në bashkëpunim më Ministrinë e Arsimit do të trajnohen 22 mësimdhënës për identifikimin e hershëm të radikalizmit. 


“Asgjë nuk mund të përfundohet pa një përkrahje të vazhdueshme trekëndëshi si është  qeveri, pushteti lokal dhe policia”, u shpreh Fushtica. 


Të pranishmit, të gjithë ata që janë duke u marr më luftimin e ekstremizmit dhe parandalimin e dhunës në familje i falënderoi  edhe Këshilltarja e Lartë në ICITAP Drita Pereziç 

 

Shpallen rezultatet e studentëve të pranuar në Fakultetin e Sigurisë Publike

Vushtrri , 17 shtator  2018 -   Pas vendimit të Bordit të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, shpallen rezultatet e studentëve të  suksesshëm   të  cilët kanë fituar të drejtët për të studiuar në Fakultetin e Sigurisë Publike në vitin e ri akademik 2018/2019.

LISTA E KANDIDATEVE

 

Rishpallet konkursi për pranimin e studentëve në vitin e parë akademik 2018/2019

Vushtrri, 17 shtator 2018 – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP)  rishpallet konkursit për pranimin e studentëve  për vitin e ri akademik 2018/2019. Të drejtë aplikimi kanë vetëm  zyrtarët nga Dogana e Kosovës  dhe zyrtarët  nga Menaxhimi Emergjent i Kosovës. Aplikimi bëhet  online  në adresën elektronike. 


Për më shumë kliko më poshtë


KONKURSI

MANUALI

LINKU PËR APLIKIM: http://smu.aksp-ks.net:8090/
 

Komiteti Drejtuese i Projektit të Binjakëzimit mbajti takimin e radhës

Vushtrri,  12 shtator 2018  – Komiteti  Drejtuese i Projektit të Binjakëzimit që ka për qëllim përkrahjen e  mëtejme të  arsimit  në fushën e sigurisë publike, sot në  Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), mbajt takimi i tij të radhës ku u raportua për ecurinë e projektit për tre mujorin e fundit të këtij viti. Ekspertët raportuan se të tri komponentët  që janë zhvilluar në këtë tre mujor janë realizuar më sukses.  

 
Në takim të pranishëm ishin Drejtori  i  Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, Massimiliano Prozzo  nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Udhëheqësja e Projektit të Binjakëzimit  Krista Haak,  Ritva Vahakoski eksperte e projektit të binjakëzimit,  u/d i Dekanit të Fakultetit të Sigurisë Publike Nexhat Jasahri, Nderim Gërguri  nga  Ministria e Punëve të Brendshme, Tringë Sokoli nga Ministria e Integrimeve Evropiane, Milorad Corac nga Policia e Kosovës,  Adem Shala  nga Shërbimi Sprovues i Kosovës, Bujar Mustafa nga Inspektorati Policor i Kosovës, Bashkim Arifi nga Dogana e Kosovës, Iset Lahu nga Agjencioni i Menaxhimit të Emergjent si dhe zyrtarë tjerë të Akademisë.

Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi duke folur për  rrjedhat e projektit  u shpreh i lumtur që projekti deri me tani u realizua me sukses.

Drejtori Smakiqi  falënderoi të gjithë agjencionet për bashkëpunimin e vazhdueshëm që janë duke e bërë në realizimin e projektit  të binjakëzimit.

Në takim drejtori Smakiqi vlerësoi se gjatë periudhës  të  projektit të binjakëzimit në Akademi është shënuar progres ku janë realizuar disa projekte të mëdha që janë më interes për AKSP-në dhe për zbatuesit e ligjit.

“Në Akademi janë shënuar një mori suksesesh si Akreditimin i Akademisë nga ana e autoritetit Kombëtarë të Kualifikimeve për akreditim institucional dhe validim të programeve profesionale dhe mbajtja e trajnimeve të shumta që janë duke u realizuar” , u shpreh Smakiqi.

Ai vlerësoi lartë realizimin e komponentës një që ka të bëjë më zhvillimin e strukturave të qëndrueshme të trajnimit profesional që përfaqësojnë të gjitha agjencitë e sigurisë publike të koordinuar  nga Akademia, komponentin dy që ka të bëjë me ngritjen dhe avancimin e mëtutjeshëm të  programit Bachelor në AKSP si dhe komponentin tre për kontributin rreth funksionalizimit të plotë të  Institutit për Hulumtim dhe Zhvillim në Akademi për të mirën e të gjitha agjencioneve të sigurisë publike.

Ndërsa, Krista Haak, udhëheqëse e projektit të binjakëzimit  duke falënderuar të gjitha akterët për bashkëpunim  vlerësoi se deri në këtë fazë projekti është realizuar më sukses.

Haak tha se gjatë kësaj periudhe fokusi kryesor ka qenë në trajnimet të cilat kanë qenë të nevojshme që të bëhet implementimi i korrikulës  për trajnimin profesional në nivelin e lartë arsimorë.

“Instruktorët të korrikulës profesionale prej gjashtë agjencive janë trajnuar që të sigurohet implementimi i korrikulës, gjithashtu të arriturat e mësimit si dhe metodat e mësimit dhe mësimdhënies.  Trajnimi për module të korrikulave është mbajtur dhe përveç kësaj trajnimi i fundi E-learning për stafin akademikë është mbajtur. Akademia ka shumë mundësi të mira që të përdorë E-learnig me kapacitet të plotë në të ardhmen”, u shpreh Haak duke u shprehur e lumtur së stafi i Akademisë dhe agjencioneve  janë shprehur të gatshëm të marrin pjesë në aktivitetet e ndryshme hulumtuese.

Haak tha se të gjitha këto të arritura janë rezultat i bashkëpunimit tw vazhdueshëm i të gjithë hisedarëve që kanë marrë pjesë në realizimin e planit.

Vlerësim pozitive për ecurinë e projektit nga dhënë edhe Massimiliano Prozzo  nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Prozzo tha se deri me tani nuk ka pasur asnjë pengesë dhe është bërë një punë shumë e suksesshme në praktikë.

“Është një konsensus  i përgjithshëm lidhur më vlerësimin pozitivë të këtij projekti  është një storie e suksesshme. E kam pas një sqarim nga kolegët e mijë dhe nga përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës se projekti ka arritur të gjitha rezultatet në të gjitha aktivitet e realizuar sipas planit”, u shpreh Prozzo.

Duke ofruar përkrahje në realizimin më sukses të projektit vlerësim pozitivë dhanë edhe përfaqësuesit e ministrive dhe të agjencioneve të sigurisë publike që ishin të pranishëm në këtë takim.

Prezantimin e raportit tre mujori të projektit të binjakëzimit e bëri, Ritva Vahakoski, këshilltare rezidente e binjakëzimit.

Vahakoski  gjatë prezantimit para të pranishmëve ka bërë sqarimin e secilit komponent.
 

U mbajt takimi i radhës i Bordit të Akademisë

Vushtrri, 11 shtator 2018 - Sot në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike u mbajt  takimi i rregullt i Bordit të Akademisë.

Në këtë takim morën pjesë  Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, u.d Dekani i Fakultetit të Sigurisë Nexhat Jashari, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Sprovues të Kosovës Bajram Bujupi  njëherit  edhe kryesues i bordit,  Kryeshefe Ekzekutiv e Inspektoratit Policor të Kosovës Miradije Kelmendi,  Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Kosovës  Bahri Berisha,  Drejtori i Përgjithshëm i  Shërbimit Korrektues të Kosovës  Nehat Thaqi,  Drejtor i Përgjithshëm  i Agjencisë për Menaxhimin Emergjent Fadil Kodra, Drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri në OSBE Ake Roghe , Krista Haak udhëheqëse e projektit nga shtetet anëtare, Ritva Vahakoski Këshilltare Rezidente e Projektit të Binjakëzimit, Drita Perezic nga ICITAP, si dhe zyrtarë të lartë nga institucionet  përkatëse.

Në fjalën e tij hyrëse kryesuesi i Bordit Bajram Bujupi duke përshëndetur të pranishmit ai i uroi punë të mbarë Drejtorit të sapoemëruar në Policisë së Kosovës Rashit Qalaj  si dhe bashkëpunim si anëtarë i rregullt në Bordin e Akademisë.

Tema me rendësi në këtë takim ishin raporti  mbi zhvillimin e konkursit të pranimit të studentëve në programin bachelor dhe propozim ndryshimi i kuotave dhe nën-kuotave për institucionet e sigurisë publike në studime bachelor për vitin akademikë 2018/19, shqyrtimi i raportit gjashtë mujorë të punës së AKSP, janar- qershor 2018 si dhe themelimi i grupit punues për përcaktimin e trajnimeve obligative për personelin trajnues të Akademisë.

Gjatë këtij takimi  Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për siguri Publike Ismail Smakiqi prezantoi raportin gjashtë mujorë të punës së AKSP.


Puna dhe suksesi i Akademisë u vlerësua  lartë nga të pranishmit në këtë takim.
 

Zëvendëskomandanti i KFOR-it Csomboki vizitoi Akademinë

 Vushtrri, 04 shtator –   Zëvendëskomandanti i KFOR-it, gjeneral brigade Janos Csomboki shoqëruar nga nënkolonel  Antonello Catalano  dhe Tomics Batary  vizituan Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, ku u  priten nga Drejtori i Departamentit të Trajnimeve Kastriot Jashari, Drejtori i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përbashkëta Rrahim Rexha dhe Udhëheqësi i Divizionit për Marrëdhënie më Jashtë Avni Istrefi.

Qëllimi i kësaj vizite ishte të diskutohet  rreth mundësisë së bashkëpunimit  në zhvillimin  trajnimeve për zyrtarët e sigurisë në vend.

Drejtorin e Departamentit të Trajnimeve Kastriot Jashari, e informoi delegacioni për misionit dhe aktiviteteve që zhvillohen në Akademi.

Më këtë rast Jashari bëri një prezantim të detajuar rreth strukturës së trajnimeve, rreth  bashkëpunimit që ka Akademia ka më CEPOL-in dhe më organizata tjera ndërkombëtare të sigurisë  si dhe për proceset nëpër të cila është duke kaluar AKSP.  

Tutje, Jashari u shpreh i gatshëm që Akademia të vazhdojë bashkëpunimin më KFOR-in për realizimin e trajnimeve në fushën e sigurisë.

Ndërsa, zëvendëskomandanti i KFOR-it, gjeneral brigade Janos Csombok uroi Akademinë për të arriturat, ndërkohë që u shpreh i gatshëm për bashkëpunim  rreth realizimit të trajnimeve për organizatat e sigurisë në vend.


Në fund delegacioni vizitoi ambientin e Akademisë ku patën mundësi të shoh më për së afërmi se ku zhvillohen planet dhe trajnimet.







Një delegacion nga KFOR-i me mision në Kosovë vizitoi Akademinë

Vushtrri, 28 gusht  2018- Një  delegacion i KFOR-it në Kosovë i kryesuar nga nënkolonel  Antonello Catalano vizitoi sot Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, të cilët u priten nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, Dekani i Fakultetit të Sigurisë Nexhat Jashari, Këshilltarja  Rezidente e Projektit të Binjakëzimit Ritva Vähäkoski   si dhe menagjmenti i lartë i Akademisë.

Gjatë  këtij takimit, Drejtori Smakiqi e  njoftoi delegacionin e KFOR-it për  zhvillimet në Akademi, duke u fokusuar në trajnimet profesionale të zyrtarëve të sigurisë publike dhe në arsimin e lartë. Delegacioni u informua edhe për historikun e Akademisë,  për projektin e binjakëzimit që ka për qëllim forcimin e mëtutjeshëm të arsimit në fushën e sigurisë si dhe për bashkëpunimin ndërkombëtar.

Drejtori  Smakiqi foli gjithashtu për bashkëpunimin e AKSP-së me KFOR-in, ku i falënderoi për kontributin e dhënë në trajnimin e pjesëtarëve të sigurisë publike. Në funde ai kërkoi që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ndërsa KFOR-i shprehen interesimin e tyre lidhur me trajnimin e pjesëtareve të sigurisë e në veçanti të Policisë së Kosovës, duke theksuar se ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Në fund, delegacioni  vizitoi objektet përcjellëse, ku përmes prezantimeve nga instruktorët u informuan lidhur me pjesën praktike ku pjesëtarët e sigurisë publike zhvillojnë trajnimet.

Regjistri i rezultateve të kandidatëve pjesëmarrës në provimin pranues në Fakultetin e Sigurisë Publike në AKSP per vitin akademik 2018/2019

Vushtrri, 27 gusht 2018 – Regjistri i rezultateve të kandidatëve pjesëmarrës në provimin pranues në Fakultetin e Sigurisë Publike në AKSP per vitin akademik 2018/2019


KLIKO KETU
 
Vendimi i Komisionit ad hoc për shqyrtimin e ankesave

Regjistri i rezultateve të kandidatëve pjesëmarrës në provimin pranues në Fakultetin e Sigurisë Publike në AKSP për vitin akademik 2018/2019

 

Publikohen rezultatet preliminare për pranimin e studentëve në Fakultetin e Sigurisë Publike për vitin akademik 2018/2019

Vushtrri, 16 gusht 2018 -Më datën 15.08.2018 në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri u mbajt provimi pranues për pranimin e studentëve për vitin e parë akademik 2018/2019. Për 65 vende të studentit, provimit pranues iu nënshtruan 137 kandidat nga gjashtë Agjenci të Sigurisë Publike.

 

Komisioni përzgjedhës për pranimin e studenteve, pas vlerësimit të testeve publikon rezultatet preliminare për pranimin e studentëve në Fakultetin e Sigurisë Publike për vitin e parë akademik 2018/2019.

 

Kandidatët të cilët nuk pranohen në vitin e parë të studimeve mund të paraqesin ankesë pran Komisionit të Ankesave në AKSP, nga data 17.08.2018 deri me datën 21.08.2018

 

Listën e rezultateve preliminare të zyrtarëve të cilët kanë aplikuar  për studime në Fakultetin e Sigurisë Publike e gjeni më poshtë.

 

KLIKO KETU 

Adrian Shtuni vizitoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike

Vushtrri, 09 gusht 2018 –  Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) sot e vizitoi Adrian Shtuni, konsulent në organizatën Hedayah në Washington D.C. të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku u taku me Drejtorin e Departamentit të Trajnimeve Kastriot Jashari, Dekanin e Fakultetit të Sigurisë Publike Nexhat Jashari si dhe me Drejtorin i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përbashkëta Rrahim Rexha.

Qëllimi i kësaj vizite ishte njohja më për së afërmi me zhvillimet në Akademi si dhe të diskutohet  rreth mundësisë së bashkëpunimit  në mes të dyja palëve.


Drejtori i  Departamentit të Trajnimeve Kastriot Jashari duke u shprehur i lumtur rreth vizitës e njoftoi Shtunin për  rolin, veprimtari  si dhe për proceset nëpër të cilat po kalon Akademia.

Jashari po ashtu e njoftoi delegacionin edhe për trajnimet dhe aktivitet tjera që kanë të bëjnë me fushën e sigurisë përfshirë të gjitha periudhat që nga themelimi e deri më sot.
Gjithashtu drejtori  Jashari foli edhe për edukimin e kadetëve, për Projektin e Binjakëzimit si dhe pwr bashkëpunimin dhe marrëdhëniet ndërkombëtare që ka Akademia.

Ndërsa Adrian Shtuni, konsulent në organizatën Hedayah në Washington D.C. të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u shpreh i gatshëm për bashkëpunim rreth ofrimeve të trajnimeve  në theks të veçantë për trajnimin e zyrtarëve të sigurisë publike. 

Të dyja palët u pajtuan që të angazhohen në intensifikimin e bashkëpunimit për plotësimin e nevojave rreth trajnimeve në fushën e sigurisë

 

NJOFTIM LIDHUR ME KONFERENCËN

Vushtrri, 6 gusht 2018 – Më datën 28 qershor 2018, Akademia  e Kosovës për Siguri Publike, ka bërë ftesë për pjesëmarrje në konferencën e dytë shkencore ndërkombëtare me titull “Institucionet arsimore të sigurisë publike, faktor kyç në forcimin e rendit dhe sigurisë”, e cila do të mbahet në Akademi nga 7 - 8 nëntor 2018.


Në vazhdim të këtij njoftimi, Këshilli Organizator i Konferencës njofton të interesuarit për datat e reja të rëndësishme dhe informatat tjera të rëndësishme, siç janë: kushtet e pjesëmarrjes në konferencë, standardet dhe struktura e punimit (për botimet e Akademisë nga konferencat dhe aktivitetet tjera profesionale dhe hulumtuese) dhe për Bordin Shkencor. 


Datat e reja të rëndësishme:

Dorëzimi i abstrakteve deri më 30 gusht 2018 

Njoftimi i pranimit të abstrakteve 05 shtator 2018 

Dorëzimi i punimeve deri më 20 tetor 2018 

Njoftimi i pranimit të punimeve 1 nëntor 2018 

Datat e mbajtjes së e konferencës 7 - 8 nëntor 2018


Për më tepër informata klikoni këtu:

 

Informata  të përgjithshme 

Ftesa për konferencë

Standardet dhe struktura e punimit


Të interesuarit për të marrë pjesë në konferencë: akademikë, studentë, hulumtues dhe profesionistë tjerë, ftohen që të prezantojnë punimet e tyre në fushën e sigurisë publike. Konferenca do të mbahet në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze, me mundësinë e përkthimit simultan në gjuhët e lartpërmendura.