}

NewsArticle

26/05/2026

Kryeministri Kurti dhe Ministri Sveçla vizituan Akademinë e Kosovës për Siguri Publike

Vushtrri, 26 maj 2026 - Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, dhe Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, u pritën sot në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike nga u.d. Drejtori i Përgjithshëm i AKSP-së, z. Shpend Shabani.

Në këtë vizitë morën pjesë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Kolonel Gazmend Hoxha dhe Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Fehmi Hoti.

Gjatë takimit prezantues, Drejtori i Përgjithshëm i AKSP-së prezantoi zhvillimin institucional të Akademisë, modelin unik të integruar të trajnimit dhe arsimit në siguri publike, të arriturat kryesore institucionale, proceset e akreditimit vendor dhe ndërkombëtar, zhvillimin e programeve akademike dhe profesionale, si dhe orientimet strategjike të Akademisë për periudhën e ardhshme.

Në kuadër të prezantimit u theksua roli i AKSP-së si institucion i vetëm publik në Republikën e Kosovës i specializuar në trajnimin profesional dhe arsimin e lartë në fushën e sigurisë publike, duke ofruar programe trajnuese dhe akademike për Policinë e Kosovës, Shërbimin Korrektues të Kosovës, Shërbimin Sprovues të Kosovës, Doganën e Kosovës, Agjencinë e Menaxhimit Emergjent dhe Inspektoratin Policor të Kosovës.

Kryeministri Kurti vlerësoi progresin dhe zhvillimin institucional të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, duke theksuar se: “Akademia duhet të fuqizohet dhe të zhvillohet jo vetëm si institucion mbështetës për mekanizmat e sigurisë, por edhe në dimensionin e saj akademik dhe hulumtues, përmes analizave strategjike, studimeve profesionale dhe kontributit në hartimin e politikave të sigurisë. Mbështetja jonë në të gjitha këto drejtime do të vazhdojë të jetë e plotë dhe e parezervë, me synim forcimin e mëtejmë të Akademisë si institucion i rëndësisë së veçantë për sigurinë dhe zhvillimin institucional të Republikës së Kosovës”.

Ndërsa Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, vlerësoi rolin dhe rëndësinë e Akademisë në zhvillimin profesional dhe institucional të mekanizmave të sigurisë publike, duke ritheksuar mbështetjen për avancimin e mëtejmë të AKSP-së.

Në pjesën e dytë të vizitës, Kryeministri Kurti dhe Ministri Sveçla së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të AKSP-së dhe PK-së zhvilluan drekë të përbashkët me kadetët e Gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës, ndër të cilët janë edhe dy djemtë e zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës, Sokol Enver Zymeri dhe Jetlum Afrim Bunjaku.

Vizita vazhdoi në Simulatorin e Trajnimeve me Armë Zjarri, ku u prezantuan kapacitetet trajnuese dhe investimet në zhvillimin profesional të ins


  • Share:

Lexo lajme tjera:

Delegacioni nga AKSP qëndroi në një mobilitet në Universitetin e Zjarrfikjes të Polonisë përmes programit Ersasmus+
Delegacioni nga AKSP qëndroi në një mobilitet në Universitetin e Zjarrfikjes të Polonisë përmes programit Ersasmus+

Vushtrri, 22 maj 2026 - Një delegacion i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), i përbërë nga dr. Anita Zenuni, u.d. Prodekane e Fakultetit të Sigurisë Publike (FSP) të AKSP-së, Skender Agaj, zyrtar i lartë për marrëdhënie shumëpalëshe, prof ass. dr. Halil Asllani, nga FSP dhe Valdet Surdulli, zyrtar i lartë i Divizionit për Përkrahje Studentore, gjatë kësaj jave, përkatësisht nga 18 - 22 maj 2026, morën pjesë në mobilitetin e stafit në Universitetin e Zjarrfikjes në Varshavë të Polonisë, aktivitet ky i zhvilluar përmes bashkëpunimit të të dyja institucioneve në kuadër të programit Erasmus+ të BE-së. Ekipi nga Kosova u prit dhe u shoqërua nga Olimpia Mnich, Koordinatore e Universitetit për programin Erasmus+ dhe Major dr. Szymon Ptak, Zëvendës Koordinator.

 

Gjatë këtij qëndrimi, zyrtarët nga AKSP prezantuan historikun, gjendjen aktuale, të arriturat dhe perspektivën e AKSP-së, si dhe patën mundësi që të mësonin nga prezentimet e të tria institucioneve nga Polonia, Ukraina dhe Uzbekistani. Ata vizituan Njësinë e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit në kuadër të Universitetit të Zjarrfikjes, Shpëtimin Mjekësor Emergjent, studio prej nga mësohet komunikimi me publikun në rast krizash emergjente, laboratorin e inxhinierisë elektrike, laboratorin e pajisjeve të shpëtimit, si dhe zhvilluan një vizitë në Qendrën e Trajnimit për Shpëtim, Logjistikë dhe Bazë Zhvillimi në Nowy Dwór Mazowiecki, qendër ku mbahen ushtrimet dhe trajnimet praktike në kuadër të Universitetit të Zjarrfikjes, ku u pritën nga kolonel MSc. inxh. Grzegorz Bełtowski, Menaxher i saj.

 

Në të gjitha këto takime dhe vizita, zyrtarët nga Akademia i njoftuan partnerët polakë në lidhje me sistemin e zjarrfikjes e shpëtimit në Kosovë dhe trajnimit e arsimit në këtë fushë, duke potencuar marrjen e përvojave dhe ekspertizave polake në rastet e hapjes së mundësive për zhvillim dhe investime në këtë fushë në Kosovë, ku partnerët polakë u shprehën të gatshëm për të ndarë ato përvoja.

 

Përveç kësaj, zyrtarët nga Akademia u interesuan edhe për aspekte praktike të menaxhimit të përgjithshëm dhe atij financiar të fondeve të Erasmus+ dhe marrjen e praktikave nga partneri polak, Universiteti i Zjarrfikjes, kurdoherë që do të jetë e mundshme që fonde të tilla të menaxhohen nga AKSP-ja për projektet që ajo do t’i zhvillojë në të ardhmen në kuadër të programit Erasmus+.

 

Përveç takimeve dhe aktiviteteve të organizuara nga Universiteti i Zjarrfikjes së Polonisë, pjesëmarrësit nga Kosova shfrytëzuan rastin ta zhvillojnë një takim zyrtar edhe me Shefin e Misionit të Konsulatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Varshavë, Ambasadorin Drilon Gashi.

Ai i njoftoi zyrtarët e AKSP-së për marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet të dyja shteteve, Kosovës dhe Polonisë, si dhe për përpjekjet e tij për ngritjen dhe intensifikimin e këyre marrëdhënieve në fusha të ndryshme.

 

Përderisa zyrtarët e Akademisë e njoftuan Ambasadorin Gashi me konceptin e Akademisë, bashkëpunimin e deritashëm dhe në të ardhmen me Universitetin e Zjarrfikjes në Poloni si dhe idetë dhe mundësitë për intensifikimin e bashkëpunimit me institucionin në fjalë dhe institucione të tjera nga Polonia.

 

Në fund të vizitës, zytarët e Akademisë e ftuan Ambasadorin Gashi për një vizitë në Akademi kurdo që ai do të jetë në Kosovë.

 

Përveç delegacionit nga Kosova, të pranishëm në këtë vizitë ishin edhe përfaqësues nga Universiteti Shtetëror i Sigurisë së Jetës i Lvivit nga Ukraina dhe Universiteti Shtetëror Teknik i Karshi nga Uzbekistani, me të cilët u ra dakord për gjetjen e mënyrave të bashkëpunimit në të ardhmen.

 

Mobiliteti në fjalë është realizuar përmes programit Erasmus+ të Bashkimit Evropian, përkatësisht Marrëveshjes Ndër-Institucionale ndërmjet AKSP-së dhe Universitetit të Zjarrfikjes në Poloni, e cila në fillim është nënshkruar në vitin 2016 dhe është ripërtërirë edhe më tutuje.

 

 

 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës